Home Blog Page 5917

Rrahje në Suharekë

0

Policia ka bërë të ditur se në  Suharekë, një person i gjinisë mashkullore ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull, shkruan PrizrenPress.

Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt. /PrizrenPress.com/

Policia konfiskon revole në Prizren

0

Policia ka bërë të ditur se në Prizren, përkatësisht në rrugën “8 Marsi”, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar një armë  (revole) me një karikator me gjashtë fishek të kalibrit të panjohur dhe 47 fishekë cal. 7.65 mm, shkruan PrizrenPress.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Vjedhje e rëndë në Malishevë, arrestohet një person

0

Me datë 10 qershor ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Malishevë. Policia e Kosovës pesë ditë më vonë më 15 qershor ka arrestuar një person si të dyshuar lidhur me këtë rast, shkruan PrizrenPress.

“Lidhur me rastin pas hetimeve te zhvilluara me date 15.06.2017 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

Prizreni, komuna me më së shumti vota të pavlefshme

0

Mbi 52 mijë fletëvotimeve janë shpallur si të pavlefshme në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor, njofton Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve,

Komunat në të cilat ka pasur më së shumti vota të pavlefshme janë Prizreni, Podujeva, Drenasi, Lipjani, Mitrovica

Më poshtë mund të shihni Komunat me numrin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme.

Prizreni, 5045 të pavlefshme, të vlefshme 55.535

Ferizaj, 3342 të pavlefshme, të vlefshme kanë qenë 42.070

Podujevë, 3066 të pavlefshme, të vlefshme 32.204

Gjakovë, 2161 të pavlefshme, të vlefshme kanë qenë 36.370

Drenas, 2446 të pavlefshme, të vlefshme kanë qenë 18.428

Gjilan, 2647 të pavlefshme, të vlefshme kanë qenë 41.300

Lipjan, 2403 të pavlefshme, të vlefshme kanë qenë 23.528

Mitrovicë, 2392 të pavlefshme, të vlefshme kanë qenë 26.906

Pejë, 2376 të pavlefshme, të vlefshme kanë qenë 40.194

Prishtinë, 4337 të pavlefshme, të vlefshme kanë qenë 86.321

Deçan, 1208 të pavlefshme, të vlefshme kanë qenë 15.406

Skenderaj, 1966 të pavlefshme, të vlefshme 18.018

Klinë, 1216 të pavlefshme, të vlefshme 14.128

Suharekë, 1341 të pavlefshme, të vlefshme 24.078

Vushtrri, 1776 të pavlefshme, të vlefshme 25.927

Zvecan, 152 të pavlefshme, të vlefshme 3.465

Shtime, 769 të pavlefshme, të vlefshme 10.023

Ranillug, 247 të pavlefshme, të vlefshme 2.593

Kaçanik, 991 të pavlefshme, të vlefshme 11.822

Partesh, 156 të pavlefshme, të vlefshme 2.238

Istog, 927 të pavlefshme, të vlefshme 15.735

Novobërdë, 416 të pavlefshme, të vlefshme 4.415

Mitrovica e Veriut, 349 të pavlefshme, të vlefshme 6.406

Malishevë, 1738 të pavlefshme, të vlefshme 19.186

Leposaviq, 325 të pavlefshme, të vlefshme 6.372

Gracanicë, 1172 të pavlefshme, të vlefshme 8.044

Fushë Kosovë, 848 të pavlefshme, të vlefshme 13.282

Dragash, 677 të pavlefshme, të vlefshme 11.105

Hani i Elezit, 216 të pavlefshmen, të vlefshme 2.995

Junik, 104 të pavlefshme, të vlefshme 1.918

Kamenicë, 975 të pavlefshme, të vlefshme 15.153

Kllokot, 100 të pavlefshme, të vlefshme 1.691

Mamusha, 92 të pavlefshme, të vlefshme 1.602

Obiliq, 1181 të pavlefshme, të vlefshme 10.154

Rahovec, 1223 të pavlefshme, të vlefshme 19.189

Zubin Potok, 234 të pavlefshme, të vlefshme 4.870.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile numri i madh i votave të pavlefshëm është shpëtuese.

Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, duke përmendur disa arsye për numrin e madh të votave të pavlefshme, si kryesoren përmend edhe zhgënjimin e qytetarëve më partitë politike.

“Faktori kryesor është zhgënjimi që e kanë qytetarët me partitë politike në Kosovë. Pra qytetarët janë aq të zhgënjyer sa shkojnë deri në vendvotim por nuk e votojnë asnjërin subjekt por i prishin fletëvotimet e tyre. Edukimi i dobët i votuesve si nga KQZ ashtu edhe nga subjektet politike mund të jetë faktori tjetër kryesor në këtë aspekt”, ka thënë Ismaili për lajmi.net.

Ai ka përmendur edhe prishjen më qëllim të votës nga vetë votuesit, në mënyrë që vota e tyre mos të keqpërdoret nga të tjerët, nëse ata nuk votojnë vetë.

Sipas Ismalit mund të ketë ndodh që edhe komisionarët i kanë prishur votat ose i kanë shënuar si të pavlefshme edhe pse në fakt janë të vlefshme.

Edhe Demokracia në Veprim e cila ka monitoruar procesin zgjedhor, e ka quajtur shqetësuese numrin e votave të pavlefshme.

“Numri i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme është shqetësues, veçanërisht kur marrim në konsideratë faktin që ka trend të rritjes së këtyre fletëvotimeve, përkundër që sistemi zgjedhor ka mbetur i njëjtë. KQZ duhet që sa më parë të bëjë hulumtimin dhe analizimin e shkaqeve që kanë çuar në rritjen e numrit të këtyre fletëvotimeve të pavlefshme përmes hapjes së kutive”, ka vlerësuar DnV.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se koha e shkurtër për informim të qytetarëve për të votuar ka ndikuar që të ketë numër të madh të votave të pavlefshme.

Ndërsa, që KQZ kishte ndarë 235 mijë euro për fushatë vetëdijesuese për mënyrën votimit. Në zgjedhjet e 11 qershorit 40.02 përqind e qytetarëve më të drejtë vote kanë dalë në zgjedhje. /lajmi.net/

U jep ryshfet zyrtarëve doganor, arrestohet shqiptari në Vërmicë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Vërmicë pasi i njëjti u ka dhënë ryshfet 10 euro zyrtarëve doganor me qëllim të mos kontrollimit të automjetti, shkruan PrizrenPress.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Merr veturën në shfrytëzim dhe nuk e kthen më

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar në Suharekë, i ka dhënë në shfrytëzim veturën të dyshuarit mashkull, mirëpo i njëjti nuk e ka kthyer më, shkruan PrizrenPress.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka marr në shfrytëzim në kohë të caktuar veturën, por i njëjti nuk e ka thyer”, njofton PK-ja.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com/

Vrasje në Rahovec, arrestohen tre persona

0

Me datë 17 maj një person është vrarë në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Policia e Kosovës një muaj më vonë më 15 qershor ka arrestuar tre persona si të dyshuar lidhur me këtë rast, shkruan PrizrenPress.

“Lidhur me rastin pas hetimeve te zhvilluara me date 15.06.2017 janë identifikuar dhe arrestuar tre te dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë që arsyet e vrasjes ende nuk dihen. /PrizrenPress.com/

 

Sot mbahet “Rock për Rock”

0

“Rock për Rock” nuk ndalet me gjithë mungesën e përkrahjes financiare. Koncerti i vetëm i këtij lloji në Kosovë e vazhdon traditën duke hapur dyert e skenës për grupet e reja.

Tashmë është akorduar për edicionin e 16-të që do të mbahet sot (e premte) në Prishtinë. Janë shtatë bende nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia që do të përballen me rock. Do të sjellin nga dy këngë origjinale.

“Sore Mountain”, “Syrgjyn”, “Joker” dhe “Into Thin Air” janë bendet nga Tirana që do të garojnë me “505” e “Jutbina” nga Mitrovica dhe “Flonid Aliu & Band” nga Kumanova. Edhe këtë vit është skena në teatrin “Oda”që pret të elektrizohet nga rockerët.

Më shumë se një muaj ka qenë afati që bendet të konkurrojnë për t’iu futur garës. Dy kompozime origjinale, një incizim demo dhe interpretimi live, kanë qenë edhe këtë vit kushtet për të dalë në skenën e “Rock për Rock”. Mysafir special i edicionit të sivjetmë është grupi “Laser Rats” nga Prishtina dhe fituesi e edicionit të kaluar “Frisson”.

Meta sulmon Bashën, lavdëron Berishën

0

Presidenti i Shqipërisë dhe themeluesi i LSI-së në Shqipëri, Ilir Meta, ka sulmuar me akuza liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, derisa ka lëvduar ish-liderin e po të njëjtës parti, Sali Berishën, derisa ka mbajtur një tubim në në Sheshin “Nënë Tereza”.

“Kam një mesazh edhe për Lulin dhe shpresoj ta dëgjojë mirë. Nuk i blen dot t’i demokratët duke u thënë hidhini triskat e LSI se ajo i fiton votat me vende pune. Ti nuk e ke humbur votën e PD për shkak se ke humbur vendet e punës. Unë i njoh demokratët, kam luftuar ashpër me ta dhe kam bashkëpunuar si burrat me ta, jo në errësirë”, ka deklaruar Meta.

“I mirë i keq, Sali Berisha cilido ka mendimin e tij, por demokratët ishin mësuar me një lider me karakter dhe nuk duan një lider vetëm me stomak”.

“Dy herë në një vit e kam shpëtuar, jo thjesht PD nga shkatërrimi, poshtërimi dhe degradimi i saj. E para tek reforma në drejtësi. Pa vendosmërinë parimore të Ilir Metës, PD do të ishte përçarë, poshtëruar dhe tharë në çadër që përpara një viti”, deklaroi ish-kryetari i LSI-së, tashmë President i zgjedhur.

Pas iftarit drejt në spital!

0

Këtyre ditëve në repartin e Ndihmës së shpejtë në Tetovë janë shtuar radhët e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore sidomos në mbrëmje. Sipas mjekëve në këtë repart, ndihmë kërkojnë personat e moshës madhore, sidomos ata që agjërojnë, shkruan gazeta KOHA në Maqedoni.

Mjekët thonë se brenda një orari në mbrëmje ka rreth 80 pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore, pjesa dërmuese për shkak të problem që u shfaqjes pas ngrënies së iftarit. “Viteve të fundit gjithnjë muaji i Ramazanit është në muajt e verës dhe me një kohëzgjatje rreth 18 orëve e më shumë.

Prandaj, në periudhën para iftarit dhe pas saj kemi më shumë pacient. Këtë vit gjendja nuk është alarmante. Numri është konstant që nga fillimi i këtij muaji, nga 60 deri në 80 pacientë, brenda 12 orëve. Megjithatë, në këtë numër përfshinë edhe rastet tjera që kërkojnë ndihmë, gjegjësisht pacientët me sëmundje të ndryshme dhe ato me sëmundje kronike”, thotë Gëzim Nuredini, kryeshef i Ndihmës së Shpejtë në Tetovë.

Në ndërkohë, ai nënvizon se në këtë periudhë pritet që më shumë të ketë problem edhe te pacientët tjerë për shkak të temperaturave dhe moskujdesit ndaj ushqimit. Disa ditë me radhë ka shumë pacientë që kanë bark-qitje dhe vjellje. “Kemi pacient të cilët për shkaqe të ndryshme kanë barkqitje. Kjo vërehet gjatë këtyre ditëve kur kemi rritje të temperaturave, po ashtu kemi pacient me vjellje. Një situatë e këtillë presim që të jetë më shumë prezent në periudhën që vjen. Shkaqet janë rritjet e temperaturës, higjiena e hapësirës ku përgatitet ushqimi, higjiena e duarve. Këshilla është që vendi ku përgatitet ushqimi të ketë kushte higjienike. Ushqimi që ruhet në vende të ndryshme ka rrezik që pas një kohe të gjatë të kontaminohet. Higjiena e duarve është e rëndësishme. Për fat të mirë, organizmi i njeriut është shumë i fortë dhe bën rezistencë ndaj shumë ushqimeve, të cilët shiten në vende të ekspozuara dhe mund të kenë baktere të ndryshme, pluhur dhe papastërti. Në këtë drejtim kemi edhe prodhimet e mishit, të cilët qëndrojnë në temperature të larta, pastaj nxirren në temperature të ulëta dhe këto nuk janë ushqime të sigurta për t’u konsumuar”, tha për KOHA, Nuredini.

Problem në vete në këtë kohë është se në rrugët e Tetovës dhe në periferi shiten shumë pemë, perime, prodhime të tjera të paambalazhuara mirë. Mjekët thonë se edhe organizmi i njerëzve është bërë më shumë imun ndaj këtyre dukurive. “Organizmi ynë është mjaft i rezistueshëm ndaj këtyre dukurive të moskujdesit gjatë ekspozimit të artikujve ushqimorë, sepse secili artikull ushqimorë e ka temperaturë e tij ku duhet të mbahet. Edhe lëngjet po ashtu nuk duhet që të mbahen një kohë të gjatë në temperatura të larta, sepse edhe ato prishen prandaj duhet vende të posaçme ku kërkohen që të mirëmbahen të njëjtat.

Një kujdes duhet t’i kushtohet edhe vendit ku blihen ushqimet. Po ashtu çdo ushqim i përgatitur me vezë është rrezik për të pasur komplikime të ndryshme deri në çrregullime me vjellje dhe barkqitje. Po ashtu në këtë periudhë duhet që qytetarët të kenë kujdes edhe me sasinë e ushqimit që e konsumojnë”, deklaroi kryeshefi Nuredini. Përndryshe, deri më tash ende nuk ka asnjë informatë nga inspektorati i ushqimit në Tetovë se a janë kryer kontrolle ndaj shitësve që ekspozojnë prodhimet e tyre në rrugë.