14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 5941

Qytetarët mbjellin pisha në gropat në rrugët e Dragashit

0

Sipas një fotografie të dërguar në KALLXO.com nga një qytetar i Dragashit, dikush ka mbjellë një pishë në gropën në mes të një rruge në këtë zonë.

Një qytetar i komunës së Dragashit ka zgjedhur një mënyrë kreative për të protestuar dhe për të kritikuar autoritetet lokale dhe qendrore për gropat e mëdha në rrugët e kësaj ane.

Sipas një fotografie të dërguar në KALLXO.com nga një qytetar i Dragashit, dikush ka mbjellë një pishë në gropën në mes të një rruge në këtë zonë.

Qytetari që e ka dërguar fotografinë nuk ka treguar se në cilën rrugë saktësisht ka ndodhur ky “pyllëzim”.

KALLXO.com ka raportuar edhe për një rast tjetër të mbjelljes së pishave në gropat në mes të rrugës.

Pas raportimit të këtij rasti kishin reaguar Komuna e Vitisë, ku kishte ndodhur “pyllëzimi” dhe Qeveria qendrore, të cilat kishin nisur mbushjen e gropave.

Përgatitjet përfundimtare për festivalin “Hasi Jehon”

0

Festivali folklorik “Hasi Jehon”, i cili organizohet tradicionalisht në fshatin Gjonaj të Hasit, edhe këtë vit do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm.
Drejtori i këtij manifestimi gjithëkombëtarë, Haziz Hodaj ka thënë se përgatitjet për këtë festival tashmë janë në përfundim e sipër dhe se organizatorët me të drejtë presin performanca shumë kualitative nga Shoqëritë Kulturo – Artisike, grupet folklorike dhe individët që janë kualifikuar e do të prezantohen në skenën e këtij festivali.

“Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për organizimin sa më të mirë të këtij manifestimi tradicional për promovimin e vlerave kulturore dhe tradicionale mbarëshqiptare”, tha Hodaj.

Ai tha se, është një numër i konsiderueshëm i ShKA-ve që kanë shprehur interesimin për të marr pjesë, “por nuk mund t’i pranojmë të gjitha”.

“Jemi fokusuar te ato ShKA-të të cilat kultivojnë folklor burimor sepse karakteri i Festivalit tonë është i tillë”,transmeton TVPZ.

“Për herë të parë në këtë festival, do të marrin pjesë ShKA “Rexho Mulliqi” nga Presheva.

Festivali, do begatohet edhe me një grup shqiptarësh nga Suedia, pasi që është konfirmuar pjesëmarrja e Ansamblit “Dardania” nga ky shtet skandinav.

Edhe në këtë edicion, do të organizohet ekspozita e prodhimeve të bukës si zeje tradicionale hasjane, si dhe ekspozita e veshjeve hasjane, si veshje karakteristike.

Festivali mbahet me 4,5 dhe 6 maj./PrizrenPress.com/

Arrestohet një burrë në Rahovec, jetonte me një të mitur

0

Gjatë ditës së djeshme në Rahovec është arrestuar një i dyshuar shkali, pasi i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën po ashtu ashkalike e moshës nën 16 vjeçare.

Në raportin policor thuhet se e mitura ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari menjëherë është dërguar në mbajtje.

Punëtori për t’u shpëtuar shefave hidhet nga kati i dytë në Prizren

0

Është raportuar se në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren me datë 8 prill është rrëmbyer një mashkull.

Sipas raportit policor, dy të dyshuar e kanë mbajtur një punëtor pa dëshirën e tij në një lokal të firmës së tyre.

Viktima ka arritur të arratiset nga të dyshuarit duke kërcyer nga kati i dytë i objektit ku ata po e mbanin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast i është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë intervistuar e më pas janë dërguar në mbajtje.

Instrumenti muzikor ndihmon fëmijët në aspektin mësimor

0

Kitaristi Naser Dula, ka thënë se muzika ka shumë rëndësi për fëmijët.

“Instrumentet më të dëshirueshme tek fëmijët janë kitara dhe pianoja. Për fëmijët është më rëndësi se ata krijojnë edukatë nga muzika’, ka thënë Dula sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovës”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij instrumenti muzikor ndihmojnë shumë fëmijët në aspektin mësimor. Ai ka thënë se mosha ideale për mësimin e instrumentet muzikore është klasa shtatë vjeçare apo klasa e dytë shkollore. Sipas tij që nga fëmijëria e hershme është mirë që në shtëpi fëmijët të kenë një instrument muzikor vetëm si dekor.

Dula ka thënë se sot fëmija ka hapësirë të madhe për mësim dhe edukim. “Sot ka shumë mundësi për të shikuar TV, por varet prej dëshirës së fëmijës”, ka thënë ai.

Dula ka thënë se investimi tek fëmijët në edukim për muzikë, është një investim kapital dhe është mundësi e mirë që ata fëmijë të mësojnë në muzikë. Ai ka thënë se Kosova ka kuadro të muzikës. Ai ka thën se si shkolla që ai menaxhon organizon festivalin e fëmijëve. /RTKlive/

Pas Dautit, edhe Zafa: Nëse Ramushi ekstradohet në Serbi, s’do të ketë qetësi!

0

Deklarata e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me kërcënimet me luftë ndaj Serbisë, nëse Ramushi ekstradohet në Beograd, ka nxitur reagime të shumta në vend dhe më gjerë. I të njëjtit mendim është edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës. Bëhet fjalë për Zafir Berishën e NISMA-s i cili konsideron se është e padrejtë kjo çfarë po i bëhet gjeneralit të UÇK-së.

“Reagimi i Dautit ka qenë i natyrshëm pasi po flitet për vëllain e vet. Nuk po besojë se bash tragjike ka qenë deklarata e tij. Mirëpo, natyrshëm nëse Ramushi ekstradohet në Serbi themi se nuk do të jetë gjithçka në rregull siç është aktualisht”, ka thënë ai.

Më tej, deputeti i partisë së Fatmir Limajt thotë se nuk e kanë ndërmend ta ulin kurrizin para Serbisë dhe serbëve që janë në Qeveri dhe institucione të Kosovës. “Mendojë se rasti i Ramushit është bërë boll më me lojëra të pista që bëjnë politikanët idiotë të Kosovës dhe një pjesë e ndërkombëtareve me ndjenja të shqiptarëve”, ka thënë ai për “Indeksonline”

Ndryshe, deputeti, Daut Haradinaj ka thënë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë. “Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, tha ai.

Ndërkaq kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuqiç, ka thënë se është e rëndësishme që tensionet të largohen dhe të mos provokohet situata më tej.

“Nuk është lehtë të dëbohen serbet nga shtëpitë e tyre, ata as nuk mund të tremben apo fiksohen nga deklarime të tilla. Është e rëndësishme që të kihet kujdes dhe të shmanget ndonjë incident”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/

Kjo është kënga më e re e Remzie Osmanit (Video)

0

Këngëtarja e njohur e këngës shqipe, Remzie Osmani ka publikuar këngën e saj më të re bashkë me videoklip.

Projekti më i ri i Osmanit është një baladë dhe mban titullin “Një pjesë e shpirtit”.

Për muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge është përkujdesur Artan Kastrati derisa tekstin ë ka shkruar Agron Jashari dhe Ylber Aliu, njofton Klan Kosova.

Videoklipin e kësaj balade të këngëtares Remzie Osmani e ka realizuar EMF Creative.

Kjo këngë e Osmanit vjen pas disa muajsh kur ajo edhe kishte publikuar këngën e saj të fundit.

Opozita në Shqipëri protestë kombëtare ditën e zgjedhjeve

0

Ditën e zgjedhjeve në 7 Maj, në Kavajë, opozita do të organizojë një protest me mbështetës nga e gjithë Shqipëria. Protesta pritet të jetë një kundërpërgjigje për procesin e zgjedhjeve që mazhoranca ka vendosur të zhvillojë duke shpërfillur opozitën.

Në një reagim zyrtar të PD-së thuhet se “Koalicioni opozitar i mbledhur sot, konfirmon qëndrimin për mosregjistrim në KQZ deri në arritjen e një pakti politik, për krijimin e qeverisë teknike që do të sigurojë zgjedhje të lira, dhe koalicioni opozitar vendosi mbajtjen e një proteste të madhe kombëtare më 7 Maj në Kavajë”.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë procesi zgjedhor në Kavajë më 7 Maj, nëse opozita do të organizojë një protestë të madhe në Kavajë me mbështetës të saj nga e gjithë Shqipëria, shkruan Lapsi.

Jonida Vokshi sot ka ditëlindjen, bën plot…

0

Ajo është një nga moderatoret më të bukura dhe më të njohura shqiptare dhe duket se për të dita e sotme do të jetë mjaft e veçantë për të.

Bukuroshja Jonida Vokshi feston ditën e saj të lindjes dhe duket se nuk kompleksohet që të tregoj edhe moshën e saj, përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.

“Mosha e femrës nuk thuhet…iku dhe 31-shi ndihem kaq mirë,”-përfundon postimi i Vokshit. Në foton e publikuar ajo shfaqet pikërisht në çastin e fikjes së qirinjve të tortës së ditëlindjes.

FOTO/ Jonida Vokshi sot ka ditëlindjen, bën plot...

Era Istrefi bëhet brune (Foto)

0

Këngëtarja Era Istrefi njihet për ndryshimet drastike që bën në dukjen e saj, ajo së fundi ka ndryshuar ngjyrën e flokëve.

Nga bionde ajo është shndërruar në brune.

Më mirë bionde apo brune, vlerësojeni ju se si duket më bukur Era.

Image