14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 5943

Misteri i Bllokut të Shënimeve të Pistës: Ku u zhduk ai? (Video)

0

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari ekskluziv “Vrasja me shumë pista” kushtuar vrasjet misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK’së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Në këtë dokumentar jepen detajet e zhdukjes së bllokut të shënimeve të Elis Pistës.

Kush e mori atë dhe pse ai mund të jetë çelës për zbardhjen e këtij rasti?

Shikojeni videon e mëposhtme.

Rasti Pista: Janë intervistuar 84 dëshmitarë dhe të dyshuar (Video)

0

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari ekskluziv “Vrasja me shumë pista” kushtuar vrasjet misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK’së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Ky mund të jetë prej rasteve ku janë marrë në pyetje mësë shumti dëshmitarë dhe të dyshuar.

Por cili është rezultati?

Klikoni në videon e mëposhtme.

Ja si ndodhi vrasja e Elvis Pistës (DETAJET)

0

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari ekskluziv “Vrasja me shumë pista” kushtuar vrasjet misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK’së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

A ishte një person apo më shumë persona që e kryen vrasjen e Elivis Pistës?

Zona Express sjell detajet e Kallëzimit Penal, të hartuar nga Prokuroria vitin e kaluar dhe i cili vazhdon të jetë në sirtar.

Klikoni në videon e mëposhtme për detaje.

E dhimbshme: Këto ishin fjalët e fundit të Elvis Pistës (Video)

0

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari ekskluziv “Vrasja me shumë pista” kushtuar vrasjet misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK’së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Në këtë dokumentar tregohen detaje shumë interesante të një prej atentateve më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës.

Fjala është për vrasjen e Elis Pistës.

Në çastet e fundit të jetës ai kishte pyetur diçka bashkëshorten.

Për çfarë bëhet fjalë?

Shikojeni videon e mëposhtme.

Investim 700 mijë euro, Malisheva pa stadium (VIDEO)

0

Rreth 700 mijë euro u dhanë brenda 6 vjetëve për stadiumin e Malishevës, por kjo komunë vazhdon mos ta ketë atë, njofton Klan Kosova.

Opozita akuzon qeverisjen e kaluar komunale për korrupsion në këtë projekt, ndërsa të tashmen se po i mbron veprimet e të parës.

Këtë e mohojnë drejtuesit aktual të kësaj komune.

Drenica merr pikë në Prizren

0

Takimi ndërmjet dy skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës, Lirisë dhe Drenicës, ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, pati raste të shumta, sidomos nga skuadra vendase, mirëpo golat munguan përgjatë 90 minutave. Golit më së shumti Liria iu afrua në minutat 31’ dhe 63’, kur goditjet e afrikanit Chibueze Odi dhe Blendi Memaj, u ndalën në shtyllë.

Chibueze Odi pati edhe dy raste të tjera shënimi, por në asnjërin prej tyre nuk arriti ta mposht portierin e Drenicës, Sadiku. Në pjesën e dytë Drenica u mundua ta gjej golin duke e inkuadruar në lojë golashënuesin Granit Arifaj, por as ai nuk arriti të bëjë diçka më shumë se bashkëlojtarët e tij.

Në minutën 71’ Liria mbeti pa kapitenin Robert Gjeraj, i cili u largua nga loja detyrimisht për shkak të lëndimit, ndërsa vendin e tij e mbuloi Elbasan Gashi. Deri në fund të takimit vendasit rrezikuan edhe me Liridon Fetahaj, por as mundi i tij nuk dha rezultat dhe kështu takimi përfundoi pa gola.

Ky rezultat i shkoi përshtati më shumë Drenicës, e cila vazhdon ta ruaj distancën prej katër pikëve me Lirinë, ndërsa kjo e fundit as pas ndeshjes së shtatë rresht nuk arrin ta gjej rrugën e ×tores. Javën e ardhshme Liria është mysa×re e Besës, ndërsa Drenica udhëton në Ferizaj./borozani/

Peja fiton ndeshjen e mbetur ndaj Bashkimit

0

Në duelin e mbetur nga xhiroja e XIV, Peja e mposhti Bashkimin në palestrën sportive “Karagaç”. Në këtë takim të dyja skuadrat ishin me plot mungesa për shkak të rregullave të FBK-së në lidhje me lojtarët e ardhur apo larguar pas datës kur është dashur të luhej xhiroja e XIV, e këto mungesa më pak u vërejtën te pejanët, të cilët takimin e mbyllën me fitore.

Ndeshja ishte krejtësisht e barabartë dhe tejet dramatike deri në sekondat e fundit. 40 sekonda para fundit, dy gjuajtjet e lira të sakta të Leonard Mekajti dhanë epërsinë 1 pikëshe pejanëve, e në akcionin e Bashkimit, Popovic nuk ishte i saktë për tre pikë, duke i mundësuar Pejës edhe një akcion, akcion në të cilin Alban Veseli ×toi dy gjuajtje të lira.

Prej tyre, ai u tregua i saktë në njerën prej tyre, por kjo mjaftoi që ndeshja të mbyllej me ×toren e pejanëve 62-60, me Kayel Locken e mysa×rëve që nuk ishte i saktë për 3 pikë 3 sekonda pa përfunduar takimi.

Më i dalluari te Peja ishte Noah Dahlman, i cili sonte ishte i vetmi lojtar i huaj në ekipin pejan. Dahlman takimin e mbylli me 22 pikë, derisa te prizrenasit u veçuan Gazmend Sinani me 20 pikë dhe Kayel Locke me 17 sosh. Përveç takimit më pak që e patën sot, Peja e Bashkimi do ta luajnë mes vete edhe takimin e mbetur nga xhiroja e XXI. Ky takim zhvillohet në Prizren në një datë të pacaktuar ende./borozani/

Që nga Pshtriku

0

Skender Berisha

Rezet dynden nga Pshtriku
qekure ndriti per shpirtin
njeri erdhi
tjetri iku

nuk e di ku mbeti
ai turri qe mefiku
kur nuk piku
tash gjykoj me veti

nje gur s’u hodh kah e liga
tash s’perton e derton
deri vone
e hon me hon

ti e di sa je i vone

9 prill 2017

Stresi ndahet nga e dashura, shpërthen në ofendime ndaj saj

0

Postimet e Stresit në rrjetet social me dedikime të veçanta dashurie kanë vulosur thashethemet për lidhjen e tij, pak kohë më parë, por reperi asnjëherë nuk zbuloi emrin e vajzës që i rrëmbeu zemrën në atë kohë.

Megjithatë disa postime në Insta Story me nota nervozizmi, të cilat Stresi ja dedikon dikujt që e njeh mirë,tregojnë për një raport të prishur.

‘Të njoh si atleten që kam veshur, debile”, shkruan ai në njërën nga fotot, ndërsa më pas si për të konfirmuar që është ndarë ka bërë një tjetër postim në të cilën shkruan:’Kur je single , të kap budallëku”

La Zvicrën për Kosovën, Kuka fiton medalje në Itali

0

Loriana Kuka, xhudistja e re kosovare, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë në Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë.

Kuka, e cila më parë kishte përfaqësuar Zvicrën në xhudo dhe kishte marrë nënshtetësi kosovare vitin e kaluar, arriti këtë sukses pas katër luftërave.

Kjo është medalja e katërt këtë javë për xhudon kosovare, shkruan Gazeta Online Insajderi.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ditë më parë fituan të artat në Turneun në Turqi, ndërsa Flaka Loxha siguroi të bronztën në Itali në kategorinë deri 57 kilogramë.

Loriana Kuka është mbesa e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.