Home Blog Page 5944

Malishevë: Dorëzon vullnetarisht revolen

0

Policia ka bërë me dije se në Shkozë të Malishevës ka ndaluar të dyshuarin mashkull dhe gjatë intervistimit ka pranuar se posedon armë dhe në mënyrë vullnetare ka dorëzuar revolen, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Prizren: Vetëdorëzohen të dyshuarit për armëmbajtje pa leje

0

Për mbajte pa leje të armëve me 26 maj të këtij viti, Policia e Kosovës ka njoftuar se një ditë më parë dy të dyshuar të gjinisë mashkullore, janë vetë dorëzuar në stacionin policor në Prizren

“Më 02.06.2017 janë vetë dorëzuar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë”, njofton PK-ja, përcjellë PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Do të votoj kundër teje….

0

Nga Faik Krasniqi

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votojë kundër teje se më shkatërrove vendin. Shkatërrove të ardhmen e fëmijëve, të rinjve, shkatërrove të ardhmen e popullit tim. Do të votojë kundër teje se në kurriz të popullit tim u bëre i pasur. Do të votojë kundër villave dhe makinave tua luksoze, që i bleve në kurrizin tonë. Do të votojë kundër luksit tënd. Do të votojë kundër mendjemadhësisë së gruas tënde të llastuar, që bën shtatë palë qejfe me paratë e popullit tim. Do të votojë kundër teje se e varfërove popullin tim. Do të votojë kundër teje se për fajin tënd po ikin të rinjtë. Do të votojë kundër teje se e keqpërdore postin që ta besuam. Do të votojë kundër arrogancës tënde. Do të votojë kundër mendjemadhësisë tënde. Do të votojë kundër idiotizmit tënd. Do të votojë kundër teje se e shkatërrove drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, kulturën. Shkatërrove fabrikat, ekonominë, bujqësinë. Shkatërrove tokat, fushat, pyjet. Shkatërrove shkollat, spitalet. Shkatërrove gjithçka. Do të votojë kundër teje se je hajn, kriminel e bandit. Do të votojë kundër injorancës tënde. Do të votojë kundër premtimeve të tua të gënjeshtra. Do të votojë kundër teje, se faji yt mbetëm të izoluar. Do të votojë kundër krimeve të tua. Do të votojë kundër teje për rastin Stenta. Do të votojë kundër teje për hir të jetimëve. Do të votojë kundër teje se je i poshtër, je pis, je vrasës, je bandit, je qelbësirë, je gënjeshtar. Do të votojë kundër surratit tënd të neveritshëm. S ‘dua të ta shoh më surratin në TV. Do të votojë kundër teje që mos të vish më në Kuvend, në Qeveri dhe në asnjë instistucion tjetër.

NISMA prezantoi projektin e saj në lagjen “Arbana” të Prizrenit

0

Kandidatet për deputet të NISMA për Kosovën për zgjedhjet e 11 qershorit, u pritën përzemërsisht nga qytetartë e lagjës “Arbana” të Prizrenit, me ç’rast para qindra të pranishmëve prezentuan edhe projektin e NISMA për Kosovën.

Kryetari i Degës së NISMA-s në Prizren, njëherit kandidat për deputet, Zafir Berisha kërkoi nga të pranishmit që të jenë pjesë e ekipit të NISMA-s për zgjedhjet e 11 qershorit, me qëllimin që të hapet një dritare e shpresës, për zhvillimin ekonomik dhe perspektivë europiane.

Sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, foli për rëndësinë e votës dhe kërkoi masovikisht të dilet në zgjedhjet e 11 qershorit dhe të përkrahet projekti i NISMA-s dhe kryetarit të saj, Fatmir Limaj.

Albulena Balaj-Halimaj kandidate për deputete e cila vjen nga lagja “Arbana”, tha se ndjehem e nderuar që do ta përfaqesoj Arbanën, Prizrenin dhe Kosovën në përgjithësi.  /PrizrenPress.com/

ShBA paralajmëron Pekinin për ishujt e Detit të Kinës Jugore

0

SHBA nuk do të pranojë militarizimin kinez të ishujve të bërë nga njeriu në Detin e Kinës Jugore, ka paralajmëruar sekretari amerikane i mbrojtjes, James Mattis.

Duke folur në konferencën e sigurisë në Singapor, ai tha se këto lëvizje dëmtojnë qëndrueshmërinë e rajonit.

Pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore të pasur me resurse janë kontestuar nga një sërë shtetesh.

Në të njëjtën kohë, gjenerali Mattis vlerësoi përpjekjet e Pekinit për të kufizuar aktivitetin raketor dhe bërthamor të Koresë së Veriut.

Komentet e tij vijnë pak pasi Këshilli i Sigurisë i OKB-së zgjeroi grupin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, në përgjigje të një sërë testimesh raketore të bëra këtë vit.

Turqia dorëzohet, i jep Shqipërisë të gjithë tapitë dhe tahiret e perandorisë

0

Sipas drejtorit të Arkivit Qendror të Shtetit Ndoji, është duke u negociuar me arkivat osmane për t’u marrë tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare gjatë periudhës osmane.

Dhe pse duhet thënë se me ndryshimin e kohës këto tapi kanë ndryshuar, ato me patjetër do kenë rëndësi për karakterin studimor të asaj periudhe, që duhet thënë se ha shumë vend diskutimi. Pronat në Shqipëri janë thembra e Akilit e disa qeverive, e këto regjistra kuptohet se nuk e zgjidhin, por ato do japin në kohë të vjetra, realisht pronarët e tyre.

Ndërkohë plot 2 dy vjet i është dashur drejtorit të arkivave shqiptare, Gjet Ndoj, t’i mbush mendjen autoriteteve turke për t’i dhënë Shqipërisë 57 tahiret (regjistra). Regjistrat, si quhen sot, janë pjesë specifike e 980 syresh për të gjithë perandorinë dhe që përmbajnë të dhëna bazike për vendin.

Së fundmi, në një takim në Stamboll, mbështetur edhe nga TIKA, struktura turke për promovimin e kulturës vendase, drejtori shqiptar ka pasur mirëkuptimin e palës turke dhe respektivisht Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ugur Unal dhe nëndrejtorit z. Sebahattin Bayram, që kanë krijuar lehtësirat për fillimin e hartimit të modaliteteve nga ku duhet të fillohet nga puna me shfrytëzimin e arkivave për dokumentet e tjera historike. Ndërkohë që të dy vendet do të shkëmbejnë specialistët në mënyrë që të krijohet një trafik shkëmbimi elektronik i materialeve, si edhe për t’u hapur studiuesve një rrugë të re dhe shumë efikase por edhe bashkëpunimin e ndihmën reciproke.

“Secili regjistër syresh arrin deri në 400 faqe dhe ka të dhëna interesante për trevat e shqiptarëve. Ato tashmë janë pjesë e arkivit tonë dhe shumë shpejt do të fillojë përgatitja dhe përpunimi i tyre”, thotë Ndoj.

Perandoria Osmane ka një trashëgimi të tërë prej 980 regjistrash në të gjitha trevat deri ku arriti në lulëzimin e vet, që do të thotë në gati katër kontinente.

Duket se përpjekja e palës shqiptare në këtë sfidë të re është konkretizuar pikërisht me këto regjistra. Interesante është se dokumentet do të hedhin dritë edhe për disa nga etërit të pavarësisë shqiptare dhe njerëzit që kanë bërë histori. Mes tyre është Ismail Qemali, ku drejtori Ndoj referon se ka shumë dokumente të panjohura për të për veprimtarinë politike. Ashtu, si shumë dokumente referohen për Bib Dodën, të ashtuquajturin ndryshe edhe princin e trevave katolike të veriut.

Koha e edhe zotësia e palës shqiptare do të tregojë se ta zotë do të jemi të përtypim këtë material historik të dorës së parë. / KultPlus.com

Vritet një 20 vjeçar (Foto/Emri)

0

Djali i një bosi të mafias mund të kalojë gjithë jetën në burg pasi vrau shokun e tij më të mirë pasi ai thjesht ‘pëlqeu’ një fotografi të të dashurës së tij në Facebook.

20 vjeçari Francesco Prestia, u la i vrarë në një fushë ullinjësh në Mileto të Italisë me tre plumba nëVrasësi i tij është 15 vjeçari Alex Pititto, ndali i bosit Salvarore Pittito, i njohur si ‘El Tio’ ose ‘Xhaxhi’.

Pititto e pa ‘liken’ në facebook si shenjë ‘të mos respektit’.

Pas kësaj ai ishte dorëzuar në polici.

Pianistja Artemida Qarri – Haxhiaj sonte mban koncert në Prizren

0

Koncerti recital i pianistes kosovare Artemida Qarri-Haxhiaj i cili do mbahet sonte nga ora 19:00 në Prizren, do të përmbyll mini-turneun e artistes nëpër Kosovë.

Qarri-Haxhiaj do të paraqitet para publikut të Prizrenit në sallën e shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” derisa do të interpretojë vepra nga Scarlatti, Schumann, Rachmaninoff dhe Ibrahimi.

Ky koncert organizohet pas atyre të mbajtura në Gjakovë e Prishtinë në kuadër të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM ndërsa është përkrahur nga shkolla e muzikës “Lorenc Antoni”.

Artemida dallohet si pianiste solistike me një karakter virtuoz. Pjesëmarrëse e rregullt në festivalet e muzikës klasike ne vend. Ka pasur bashkëpunime edhe me Korin e Filarmonisë së Kosovës në drejtim të dirigjentit Rafet Rudi. Prej vitesh dhe aktualisht është prof. e rregullt në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” të kryeqytetit si dhe bashkëpunëtore në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Prishtinë.

Qarri – Haxhiaj së shpejti do të paraqitet edhe me dy koncerte të tjera në Tiranë dhe Durrës. /PrizrenPress.com/

Dhunë familjare në Suharekë

0

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Suharekës e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gjinoc në një shtëpi është duke u ushtruar dhunë familjare.

Për shkak të lëndimeve, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Suharekës e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren, shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka nisur me hetimin e rastit.

Gjatë intervistave është arritur deri tek informacioni se i dyshuari është në posedim të armëve. Pasi që disa nga armët klasifikohen si luftarake është informuar ekipi i de minimit të FSK-së dhe KFOR-it amerikan të cilët i kanë marrë me vete 6 granata dore; një minë tromblonike; 120 fishekë 7.9mm.

Po ashtu për shkaqe sigurie janë sekuestruar edhe dy pushkë gjahu të cilat kishin leje.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

NISMA, sot e shpallë të hapur fushatën në Prizren

0

Nisma për Kosovën, sot e shpallë të hapur fushatën zgjedhore në Prizren.

Tubimi mbahet në ora 14:00 në sheshin “Shatërvan”.

Pjesëmarrës do të jetë edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj. /PrizrenPress.com/