5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 5953

Lirohet nga paraburgimi i akuzuari për narkotikë

0

Pas një kohe të gjatë në paraburgim është liruar nga kjo masë sigurie i akuzuari për narkotikë Nazim Fanaj

Pas pranimit të fajësisë, i akuzuari Nazim Fanaj u lirua nga paraburgimi, duke iu caktuar masa për paraqitjen në stacionin policor në Prizren.

Në këtë gjykim, Nazim Fanaj, Arsim Fazliu dhe Naser Miftari akuzohen që me bashkëpunim kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në seancën e sotme, Fanaj i cili gjendej në paraburgim që nga nëntori i vitit 2015, e pranoi fajësinë, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë Fazliu dhe Miftari u deklaruan të pafajshëm për veprat penale për të cilat ngarkohen.

Avokati i të akuzuarit Fanaj, Arsim Bilalli, i propozoi trupit gjykues që të mbrojturit të tij t’i hiqet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri si rezultat i pranimit të fajësisë dhe pendesës së thellë.

Këtë propozim prokurorja e rastit, Javorka Prlinçeviq e konsideroi si të bazuar.

Si rezultat, trupi gjykues mori aktvendim që Fanajt t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe atij kjo masë t’i zëvendësohet me paraqitje në stacionin policor.

Më tutje, prokurorja Prlinçeviq bëri të ditur provat e propozuara në aktakuzë, të cilat do t’i paraqesë në seancat e radhës.

Këto prova përfshijnë raportin e ekspertizës së forenzikës, raportin nga vendi I ngjarjes së bashku me fotografitë edhe CD, transkriptet e përgjimeve telefonike dhe mesazhet e shkruara në mes të të dyshuarve.

E për këto prova, avokati i Naset Miftarit, Selman Bogiqi, tha se nuk e formojnë figurën e veprës penale.

“Në këtë aktakuzë nuk ka dhënë asnjë fakt relevant apo provë se i mbrojturi im së bashku me Arsim Fazliun kanë kryer veprën penale”, shtoi Bogiqi.

Kësaj iu bashkëngjit edhe avokati Behar Ejupi, i cili tha se i mbrojturi i tij nuk i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet, si dhe theksoi se “në fjalën hyrëse nuk dëgjuam nga prokuroria që do të kemi ndonjë provë e cila do të vërtetojë dyshimin e bazuar mirë”.

Ndërkaq seanca e radhës do të mbahet në muajin maj, ku edhe do të prezantohet CD-ja, provë të cilën do ta paraqesë prokurorja Prlinçeviq.

Në bazë të aktakuzës, Nazim Fanaj së bashku me Arsim Fazliun dhe Naser Miftarin pas një marrëveshjeje paraprake gjatë kohës që Nazim Fanaj ka qëndruar në restorantin “Univers” në Vërmicë, personi NN e ka vendosur sasinë e narkotikut në bagazhin e veturës së Fanajt, të cilin paraprakisht e kishte marrë në kompaninë Rent a Car “Prizreni”.

Më pas, sipas aktakuzës, Fanaj ishte nisur me makinë, së bashku me narkotikët në bagazh të cilët kishte pasur t’ia dorëzonte të akuzuarve Arsim Fazliut dhe Naser Miftarit të cilët po e prisnin në qytetin e Podujevës.

Pasi Fanaj kishte qenë në vëzhgim të policisë, ai u ndalua nga zyrtarët policorë në fshatin Sllatinë, ndërsa gjatë kontrollit të makinës kishin gjetur 16 paketime të mbushura me marijuanë me peshë rreth 15 gramë.

Nazim Fanaj akuzohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Ndërkaq, të akuzuarit Fazliu e Miftari, ngarkohen me veprën penale organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope, pasi që prokuroria pretendon se kanë angazhuar Nazim Fanajn që ta bëjë transportimin e marijuanës. /Kallxo.com/

Gjobë për trajnerin dhe ndihmës-trajnerin e Yllit

0

Në përballjen të cilën Rahoveci e mposhti Yllin për herë të parë në Superligë, janë shqiptuar gjoba dhe suspendime të konsiderueshme.

Së paku, kështu ka bërë të ditur Informatori i 24-të i Superligës, ku trajneri i Yllit, Beqir Berisha, sipas Nenit 50.2 dënohet me 150 euro, ndihmës-trajneri Arbnor Rifati sipas Nenit 50.3 dënohet me 300 euro dhe suspendim për ndeshjen e radhës.

Njejtë, edhe klubet janë dënuar. Ylli dhe Rahoveci, secila me nga 300 euro për shkak të hudhjes së gjësendeve të forta, derisa sjellja e shikuesve vendas është
cilësuar si jo e mirë. /Borozani.com/

Zidane i zemëruar me futbollistët

0

Zinedine Zidane ka thënë se është nervozuar shumë me mënyrën se si skuadra pësoi dy gola të shpejtë ndaj Leganes të mërkurën.

Lideri i ligës po udhëhiqte me tre gola epërsi pas 23 minutash lojë, për të pësuar dy gola të shpejtë para fundit të pjesës së parë.

Alvaro Morata kompletoi tregolëshin pas pushimit, për të thelluar dallimin, por Zidane nuk ishte i kënaqur me paraqitjen.

“E nisëm mirë, shënuam gola të shpejtë dhe e vendosëm rezultatin si donim ne. Por më vonë ata u përgjigjën, për shkak të mungesës së koncentrimit”.

“Kur kjo ndodhi isha i zemëruar. E lamë kundërshtarin të kthehet në lojë dhe kjo nuk duhet të ndodhë kurrë”.

Shkëndije Mujaj tregon organin gjenital (Foto+16)

0

Shkëndije Mujaj ka vazhduar përsëri me provokimet e saj nëpër rrjetet sociale

Kësaj radhe këngëtarja, e cila famën e mori pikërisht shkaku i këtyre fotografive, ka treguar në mënyrë dy dimensionale 50 për qind të pjeshkës së saj.

Poshtë fotos ajo ka shkruar: Çka me duhesh ti?

Ndoshta këngëtarja ka aluduar kështu në ndonjë aventurë të saj të vogël, duke i dhënë kështu lamtumirë të dashurit të saj.

Alarm! Bota po shkon drejt një epidemie globale

0

Ekspertët e shëndetit publik besojnë se ne jemi në rrezik më të madh se kurrë për të përjetuar shpërthime në shkallë të gjerë dhe pandemi globale si ato që kemi parë më parë: SARS, gripi i derrit, Ebola dhe Zika.

Jimmy Whitworth, profesor i shëndetit publik ndërkombëtar në London School of Hygiene & Tropical, thotë se “Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për qindra shpërthime të vogla çdo muaj, dhe ne jemi duke hetuar për një shpërthim më të madh. Ka pak vite që shpërthimet ndodhin gjatë gjithë kohës, në të gjithë vendin”.

7 arsyet pse bota do të përballet me një epidemi që mund të kthehet në tragjedi:

1. Rritja e popullsisë dhe urbanizimi (Ju jetoni, hani, punoni dhe shkoni më pranë njerëzve, dhe me këtë vijnë mundësi më të mëdha që sëmundjet të përhapet përmes ajrit, mushkonjave apo ujit të ndotur)

2. Shkatërrimi i mjedisit (Numri i njerëzve rritet, kështu që popullatat zgjerohen në territore të pabanuar më parë. Në territore të reja vjen kontakti me kafshët e reja dhe, infeksioneve të reja.)

3. Ndryshimet klimaterike (Ndryshimi i klimës rezulton në një numër më të madh të përmbytjeve, duke sjellë më shumë mundësi për sëmundje si kolera.)

4. Rritja e turizmit (Me njerëz që lëvizin gjatë gjithë kohës mundësitë janë më të mëdha që infeksionet të pëhapen me shpejtësi.)

5. Konfliktet ushtarake (Në qoftë se një vend është në prag të shkatërrimit nga trazirave civile, do të favorizojw epideminë.)

6. Numri i pakët i personelit mjekësor në rajonet e shpërthimit të epidemisë (Sistemet e dobëta shëndetësore, vendet ku shpërthimet kanë më shumë gjasa të ndodhin kanë më pak mjekët dhe infermieret për të trajtuar popullsinë.)

7. Shpejtësia e marrjes së informacionit (Nivele të reja të komunikimit sjellin nivele të reja të frikës dhe mënyra të shumta për të përhapur atë)

UEFA jep nga 1 milionë euro për çdo Federatë

0

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin bëri të ditur në kongresin e Helsinkit se çdo federatë futbolli në kontinent do të përfitojë 1 milionë euro ndihmë financiare.

“Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”, u shpreh Ceferin.

Jiddu Krishnamurti, “Zoti” që hoqi dorë…

0

Charles Leadbeater dhe Annie Besant ishin ndjekës të devotshëm të Shoqërisë Teozofike të Londrës, dhe ndërkohë që shkruajtën disa libra goxha të çuditshëm, ata rekrutuan gjithashtu simbolin teozofist të hyjnisë, në formën e një djali 14-vjeçar të quajtur Jiddu Krishnamurti.

Krishnamurti po luante në plazh në vendlindjen e tij, në Indi, kur e gjeti Leadbeateri. Ky i fundit, një njeri mendjemprehtë, shpalli se tek ky djalë ai vuri re mishërimin e ardhshëm të Lordit Maitreia.

Lordi Maitreia njihet më së shumti si një term budist për një mishërim të ardhshëm të Budës, por me kalimin e shekujve, pak nga pak është shndërruar në një fjalë që nënkupton mishërimet hyjnore. Ndërkohë që budistët besojnë se ai do të rikthehet me interpretimet më të pastër të veprave dhe mësimeve të Budës, të tjerë kanë hequr paralele mes Maitreias dhe Antikrishtit. Për teozofistët, ai është Krishti dhe mësuesi i botës.

Krishnamurti u shpall mishërimi i Lordit Maitreia në vitin 1909, dhe ai u bë gjithashtu kryetar i organizatës së quajtur Urdhëri i Yllit të Lindjes. Numri i ndjekësve të tij u rrit shumë dhe ai ishte shumë popullor. Megjithatë, në vitin 1929, ai e shpërbëu organizatën, mohoi që të ishte Lordi Maitreia dhe riktheu gjithcka që bezimtarët kishin dhuruar për kauzën. Por nuk u zhduk. Në vend të kësaj, udhëtoi nëpër botë, jo si krijesa hyjnore që kishin parë Leadbeateri dhe Besanti, por si një folës pasionant dhe avokat i ndryshimit.

Përkundër dëshirave të tyre, ai vendosi të mos lidhej me asnjë shtet, fe apo organizatë, duke thënë se pikërisht këto emërtime e kanë ndarë njerëzimin dhe kanë shkaktuar konflikte. Ai vinte theksin në faktin që njerëzit nuk identifikohen pikësëpari si të krishterë, myslimanë, amerikanë, apo si pjesëtarë të cdonjërës prej organizatave. ata janë pikësëpari njerëz./Bota.al

Ju prezantojmë gjoksin gjigant të Kallashit (Video)

0

Valltarja dhe këngëtarja Donjeta Kosumi – Kallashi ka prezantuar sot me një video gjoksin e saj gjigant.

E…ky aset i këngëtares duket se është më i pëlqyeri nga djemtë.

Aq seksi duket Kallashi në këtë video saqë meshkujt do të mahnitën me gjoksin e saj. /GazetaExpress/

Willie Nelson flet për albumin e tij të ri

0

Willie Nelson ka bërë premierën e këngëve kryesore nga albumi i tij God’s Problem Child, që pritet të publikohet së shpejti.

Ai mbrëmë në Nashville, gjatë një sesioni intervistimi për SiriusXM foli për disa detaje dhe karakteristika të këtij albumi.

Nelson në këto kënëgë ishte ballafaquar me tregimet e tij mbi të qenit afër vdekjes (përmes këngës ‘Ende Jo i Vdekur’).

Këngëtari që do t’i mbushë 84 vjet më 29 prill, u mahit se ai kënaqet me thashethemet mbi vdekjen e tij sepse “të gjithë janë shumë të lumtur kur e shohin atë”.

Por këngëtari i ishte qasur vdekshmërisë së tij në një mënyrë më serioze në këngën e tij ‘Old Timer’, të shkruar nga Donnie Fritz dhe Lenny Le Blanc, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë art dhe detaje mbi Willie Nelson , prisni albumin e tij më të ri që del në shitje më 28 prill.

Inspektori i SIA-së: Konkursi për mësimdhënës në Suharekë kishte mangësi

0

Inspektori i Sektorit të Inspektimit për Arsim (SIA) në Prizren, Qemajl Bytyqi, gjatë gjykimit të drejtorit në Drejtorinë Komunale për Arsim (DKA) në Suharekë, Sherif Berisha, tha se pas inspektimit që kanë bërë në atë drejtori, kanë gjetur se konkursi për mësimdhënës ka mangësi.

Bytyqi këtë deklaratë e ka dhënë të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ishte ftuar të dëshmonte në rastin ndaj Berishës, i cili po akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dëshmitari Bytyqi deklaroi se DKA-së i kishin dhënë afat për të evituar mangësitë e konkursit, por pas inspektimit të serishëm është vërejtur se ato parregullsi nuk janë evituar.

I njëjti tha se në konkursin për mësimdhënës, nuk ishte përcaktuar lloji i lëndës për të cilën kërkohet mësimdhënësi, por se ishte cekur në përgjithësi që kandidati duhet të posedojë diplomë të fakultetit të bujqësisë. Sipas deklarimit të tij, DKA-ja ka pasur afat të ankesës brenda 8 ditëve por të njëjtën nuk e shfrytëzuar.

Në këtë seancë ka dëshmuar edhe Fatmire Elshani, nga ankesa e të cilës edhe ka filluar ky rast penal. Ajo ka thënë se kishte konkurruar në konkursin për mësimdhënës në shkollën profesionale “Abdyl Rama” në fshatin Shirokë të Suharekës, por megjithëse kishte pasur përgatitjen e duhur profesionale, nuk ishte pranuar në punë. Ajo pastaj kishte bërë padi civile të cilën padi edhe e ka fituar në shkallë të parë, por vendimi është ankimuar nga DKA-ja dhe ende gjendet në Gjykatën e Apelit.

Para dëgjimit të dëshmitarëve, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka lexuar aktakuzën, për të cilën i akuzuari Berisha është deklaruar edhe një herë i pafajshëm.

Në fjalën hyrëse, prokurorja Gashi deklaroi se pas administrimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, do të vërtetohet se i akuzuari ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Berisha, avokati Brahim Sopa, tha se rasti penal ndaj klientit të tij është i parakohshëm pasi që një procedurë gjyqësore është duke u zhvilluar sa i përket këtij rasti. Ai ka thënë se edhe një shkresë e Ministrisë së Arsimit e mbështet idenë se kallëzimi penal i bërë nga SIA ka qenë i parakohshëm, pasi që nuk janë shterur të gjitha mjetet juridike.

Gjatë kësaj seanca, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Xheladin Osmani ka bërë edhe leximin e shkresave të lëndës. Ndërkaq, seancën për dëgjimin e të akuzuarit, e caktoi për 15 maj 2017, në ora 9:30.

Në dhjetor 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Sherif Berishës, të cilin e ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Berisha, në cilësinë e drejtorit të DKA-së në Suharekë, nuk ka respektuar një rekomandim të SIA-s në Prizren, për anulimin e konkursit për mësimdhënës.

SIA kishte rekomanduar që konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve për shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” në Suharekë, të anulohet dhe të ri-shpallet në afat prej 8 ditësh.

Sipas organit të akuzës, me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ka shkelur rëndë të drejtat e personave tjerë, konkurrues në konkursin në fjalë.

Berisha poashtu është duke u gjykuar edhe në një rast tjetër penal, në të cilin akuzohet se ka punësuar, pa konkurs, rreth 9 mësimdhënës, në shkollat e Komunës së Suharekës./etimiperdrjtesi/