Home Blog Page 5954

Anton Quni: Do të fitojë ushtria e Ibrahim Rugovës

0

Kandidati për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit do të fitojë ushtria e Ibrahim Rugovës.
Këto komente ai i bëri gjatë një tubimi parazgjedhor.

 

Instituti IFIMES, fuqitë botërore kanë vendosur: Shkon Thaçi, vjen Kurti?

0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka vlerësuar se “ekziston plani i vendeve udhëheqëse në botë që nga skena politike në Kosovë të eliminojnë shumicën e liderëve të tashëm, ndër ta edhe presidentin aktual Hashim Thaçi”.
Në analizën “Kosova: Paralajmërimi ndryshimeve tektonike në skenën politike”, IFIMES, përkujton se ende nuk është funksionalizuar Gjykata Speciale, edhe pse Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2014 ka miratuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes Kosovës dhe EULEX-it, sipas së cilës parashihet formimi i Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale.

“Pa zbardhjen të vërtetës nuk do të ketë vendosje të rendit dhe pajtim në Kosovë. Pas nënshrkimit të Marrëveshjes së Brukselit, plani i vendeve udhëheqëse botërore është që nga skena politike në Kosovë të eliminojnë shumicën e liderëve të tanishëm, ndër ta edhe presidentin aktual Hashim Thaçi”, thuhet në analizën e Institutit në Lubjanë.

Në analizën, të cilën e ka publikuar portali “Mondo” duke cituar Tanjugun, thuhet se “për shkak të gjendjes katastrofike në gjyqësorin e Kosovës është e pamundur të procesohen kryerësit e krimeve të luftës dhe bartësit e krimit të organizuar dhe korrupsionit”

“Foleja e krimit në Kosovë është në Agjencinë e Privatizimit, në sektorin e tenderëve, në kompanitë publike, kontrollin e doganave. Kriminaliteti ekonomik i ka rrënjët qysh nga qeveria në ekzil”, vlerëson IFIMES, transmeton Telegrafi.

Analiza përkujton se në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2014, Thaçi kishte premtuar 200 mijë vende të reja pune, kurse Isa Mustafa 120 mijë, “por në vend të vendeve të reja të punës ndodhi vala masive e eksodit nga Kosova për në vendet e Evropës Perëndimore”.

“Qeveria aktuale në katër vitet e fundit nuk arriti të zgjidh asnjë nga çështjet kryesore për Kosovën, kurse kishte hapur tri çështje kyçe për përparimi të Kosovës: ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në analizë.
IFIMES vlerëson se “autoritetet udhëheqëse kanë arritur sukses të papërfillshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Sipas vlerësimeve të analistëve, Kosova praqet një parajsë të llojit të vet për kriminelët për shkak të funksionimit të dobët të institucioneve dhe lidhjeve të fuqishme të strukturave politike dhe kriminale. Është ilustruar rasti i Naser Kelmendit, ndaj të cilit po udhëhiqet një proces gjyqësor në Prishtinë, për shkak të akuzave për vrasje. Përndryshe Kelmendi është njëri nga dilerët kryesor të drogës në Evropë, i cili për shkak të kësaj ndodhet në listën e zeze amerikane”, thotë Instituti IFIMES, transmeton Telegrafi.

Lidhur me formimin e koalicioneve parazgjedhore në Kosovë, IFIMES thotë se sipas hulumtimit të opinionit publik, beteja politike do të zhvillohet në mes Lëvizjes vetëvendosje dhe koalicioneve të mbledhura nga LDK dhe PDK.

“Votuesit e papërcaktuar janë të mendimit se duhet të dënohet pushteti aktual (PDK-LDK) gjë që do të mund të sillte tek çrregullimet tektonike në skenën politike dhe ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes dhe liderit të saj jo formal Albin Kurtit… Një situatë e tillë do të mund të sillte edhe deri te eliminimi i plotë i Presidentit Thaçi, i cili për këtë shkak edhe ka hyrë në koalicion me Ramush Haradinajn (AALK) dhe Fatmir Limajn (NISMA), kundërshtarët e tij 00më të zemëruar politikë, në mënyrë që të shpëtojë atë që do të mund të shpëtohej dhe me këtë të tregojë se të vetmin qëllim e ka mbetjen në pushtet”, vlerëson instituti.

“Për këtë shkak nuk duhet të befasojë suksesi i ardhshëm i Vetëvendosjes”, thotë IFIMES, duke shtuar se gjithashtu nuk duhet të befasojë as mundësia që një ditë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ta përmbyllin Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Kurti u premton veteranëve një muze të Luftës së UÇK-së

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim me veteranët u ka premtuar një muze të Luftës së UÇK-së. Këtë kërkese nga veteranët ai e ka cilësuar si të drejtë sepse sipas tij liria dhe republika janë të themeluara mbi atë luftë çlirimtare.

Kujtesën për të ne duhet ta institucionalizojmë, ashtu siç bëjnë gjithë vendet e qytetëruara, ka thënë tutje Kurti.

“Muzeun e Luftës së UÇK-së do ta bëjmë, që brezat e ardhshëm ta dinë e ta nderojnë sakrificën e çlirimtarëve, e mos ta njohin UÇK-në prej bëmave të turpshme të fare pak vetave që erdhën në pushtet pas luftës dhe e harruan misionin e saj”, ka thënë Kurti në FB.

Nezir Çoçaj: Hasi mbështetë PDK-në

0

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Nezir  Çoçaj, beson se Hasi, do të vazhdojë të mbështesë PDK-në.

Ai, në kuadër të parafushatës, ka zhvilluar dy takime në fshatin Gjonaj.

“Në vazhdën e takimeve dhe tubimeve në të gjitha lokalitetet e fshatrat, mbrëmë bashkëbisedova me banorë të dy lagjeve në Gjonaj. Përveç, diskutimeve rreth brengave e nevojave të përditshme, bashkërisht biseduam edhe rreth konceptit tonë politik për zhvillimin e mëtutjeshëm të Prizrenit dhe Kosovës”, shkruan ai në Facebook.

“Hasi fuqishëm e ka dëshmuar përkrahjen për Partinë Demokratike, gjë të cilën duhet t’a bëj edhe me 11 eershor”/PrizrenPress. com/

 

Alush Shala i kundërpërgjigjet Haxhi Avdylit: Mos u merrëni më fjalë të rrugëve ! (Foto)

0

Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Prizren, Alush Shala i është kundërpërgjigjur akuzës së kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit, për blerjen e votave.

Ai ka ftuar Avdylin, që nëse ka fakte, rastet e tilla t’i denoncoi në organet e drejtësisë.

“Më duket e pandershme që një kryetar partie dhe një kandidat për deputet me u marrë me fjalë të rrugaçëve “, shkruan Shala në Facebook.

“Ose denoncoi në organet e drejtësisë, sepse ndryshe mund t’ju llogarisim të padenjët për Parlament”.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka akuzuar PDK-në se ka filluar t’i blejë votat për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai, tregon se shuma që PDK-ja, po ofron për qytetarët për një votë është 20 euro.

Këtë “fakt”, e mbështet në deklaratën e një qytetari.

“Në takimet e përditshme me qytetarë, njëri nga qytetarët na tregoi se njëri nga kandidatët për deputetë të PDK-së më ofroi 20 euro për votë të fotografuar, por unë s’pranova…”, citon Avdyli deklaratën e një qytetari,shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, Alush Shala thotë se ka informacione të ndryshme për Haxhi Avdylin.

“Për ju ç’ka nuk më kanë thënë , por unë nuk merrem me fjalë të rrugëve”, shprehet ai.
Shala dyshon në LDK-në.

“ Si po duket po mendoni ju me I ble votat, por ruani paret se edhe tetë vjet keni me qenë në opozitë”./PrizrenPress.com/

Sondazhi i fundit: PDK-AAK-NISMA 40.82%, LDK-AKR-Alternativa 30.22%, VV 19.45

0

Një sondazh i bërë nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale – Prishtinë, e nxjerr fitues fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit koalicionin PDK-AAK-NISMA me 40.82 për qind të votave, kurse koalicionin LDK-AKR-Alternativa e radhit në vendin e dytë me 30.22 për qind, ndërsa Lëvizje vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.
Sonadazhi i Instituti t për Hulumtime dhe Analiza Sociale – Prishtinë është bërë në 7 qendrat kryesore të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë), kurse si mostër marë 3500 respodentë , sipas metodës së rastësisë, transmeton Telegrafi.

Në bazë të këtij sondazhi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-NISMA do të dilte fitues i zgjedhjeve me 40.82 %, koalicioni LDK-AKR-Alternativa e dyta 30.22 % qind, ndërsa Lëvizje vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Për të parë sondazhin e plottë t ëInstituti t për Hulumtime dhe Analiza

Serbia, sy e vesh kah Ramush Haradinaj

0

Nëse Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve të 11 qershorit, kjo do të shkaktonte vështirësi dhe probleme në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Ajo shtoi se Serbia është e angazhuar për paqe dhe stabiliteti, dhe se do të vazhdojë që përmes procesit të dialogut t`i zgjidh çështjet dhe problemet e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Në fakt, prej se Ramush Haradinaj është nominuar si kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në Serbi nuk rreshtin deklarimet nga zyrtarët e lartë të këtij shteti, për mundësin e fitores së Haradinajt.

Këtë shqetësim nuk e ka fshehur as vet presidenti serb, Aleksandër Vuciq, duke thënë se me fitoren e Haradinajt mund të dëmtohet procesi i dialogut.

Haradinaj ka triumfuar kundrejt Serbisë në betejën e fundit me drejtësinë në Francë.

Beteja e Mileskës

0

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi” )

28 maj 1999

Në këtë ditë zhvillohet Beteja e Mileskës që gjendet ndërmjet fshatrave: Randubravë, Reti, Reti e Ulët, Nagafc, Krushë e Vogël, Krushë e Madhe, Brestos, Hoçë e Vogël e Hoçë e Madhe të Anadrinit të Rahovecit.

Në këtë operacion, pothuajse të fundit të brigadave 123 e 124 “Gani Paçarizi” përjetësohen: Bedri Bajram Berisha, i lindur më 20 tetor 1977 në Valljakë të Klinës, Habib Jakup Gashi i lindur më 26 tetor të vitit 1978 në Nagafc të Anadrinit, Ismail Malush Gashi i lindur më 21 dhjetor të vitit 1967 në Krushë të Madhe, Mensur Sefer Zyberaj, i lindur më 7 korrik të vitit 1965 në Drenofc të Zatriqit, Kurtish Bajram Hasani i lindur më 13 nëntor të vitit 1957 në Randubravë të Anadrinit.
Po në këtë betejë, ndër më të përgjakshmet plagosen edhe: prof. Rexhe Krasniqi, i Prizrenit, Selim Gashi i Hoçës së Vogël , Isa Gashi dhe Nazmi Hoti t’Krushës së Madhe.

Edhe në Frontin e Koshares ka luftime. Aty përjetësohen luftëtarët: Imer Isak Kryeziu i lindur më 25 korrik të vitit 1955 në fshatin Pagarushë dhe Sinan Haradin Morina, i lindur më 16 korrik të vitit 1968 në Rixhevë të Klinës.

Po në këtë ditë, të vitit 1999 ka luftime të përgjakshme kundër forcave serboçetnike edhe në Zonën Operative të Drenicës dhe përjetësohen: Isuf Shaban Aliçkaj, i lindur më 4 mars të vitit 1978 në Llaushë të Skënderajt, Mustafë Mursel Haxhiu i lindur më 11 qershor të vitit 1945 në Trimor të SKënderajt,

Në fshatin Pasomë përjetësohet Arsim Arif Tahiri, i lindur më 2 nëntor të vitit 1979 në Pasomë, ndërsa në Zmiq edhe luftëtari Bekim Ahmet Doroci i lindur më 1 shtator të vitit 1974 në Braboniq, në Kodër-Kelenë përjetësohet Ramadan Qerkin Peci, i Mitrovicës. Në Frontin e Jezercit, kah Mollapolci përjetësohet Alush Faik Mustafa i lindur më 25 shtator të vitit 1976 në Reçak, e në Belaj të Shtimes, Istref Ramadan Emini i lindur më 18 shtator të vitit 1978 në Belaj.

Po në këtë ditë, në Pollatë të Besianës përjetësohet Hasan Sejdi Dema, i lindur më 10 shtator të vitit 1970 në Pollatë, por në Osdrin, edhe Menhend Dervishaj, i vëllaj i Mentorit dhe i Menderesit të rënë më parë dëshmorë, kështu kjo familje nga Ffashni i Burimit, çdo gjë që pati i dha Kosovës.

Po në këtë ditë, në afërsi të fshatit Samadraxhë, të Therandës nuk ndalen luftimet e përgjakshme. Këtu përveç dëshmorëve të datës 27 maj, u përjetësuan edhe Avni Rexhep Hodaj, i lindur 20 tetor të vitit 1976 në Samadraxhë të  Therandës.

“Aty nisi, aty mbaroi,
Aty krisi, aty pushoi
Pushk’ e top n’ Breg të Drinit
Zjarr e flak n’ Rrafsh t’ Dukagjinit”.

27 dhe 28 maj

Në këtë ditë, më 28 maj të vitit 1998, forcat serboçetnike për ta shuar e bërë rrafsh me tokë, Rrafshin e Dukagjinit, ndërmarrin edhe një ofensivë mbi Strellcin e Epërm, por thehen duke bartur edhe turpin por edhe shkatërrimi, ndërsa në Deçan gjatë luftimeve përjetësohet Isa Lush Kuqi, i Deçanit, i lindur më 10. 05. 1955.
Në fshatin Drenofc të Zatriqit dhe në Burimin e Epërm të Anadrinit organizohet përcjellja e fundit e luftëtarëve: Feim Avdi Gashi, Sakip Xhemajli Bellaqa dhe Përparim Ali Thaçi të përjetësuar më 27 maj të vitit 1998 në “Pritën e Përudhës”.

Në fshatin Thanë të Klinës, përjetësohet dësshmori Skënder Ymer Ademi, i lindur më 3 tetor të vitit 1947 në Thanë të Klinës.

Në mbrëmjen e 27 majit të vitit 1999, komandantët e kopmpanive të Zonës Operative të Pashtrikut, konstatuan se në afërsi të “Vidhishteve” pranë aksit rrugor Rahovec-Therandë janë përjetësuar dy luftëtarë më të rinj: Bujar Shefqet Thaçi, i lindur më 15. 12. 1978 në fshatin Reti të Rahovecit dhe Valon Metë Myrtaj, i lindur më 14. 04. 1978 në fshatin Uçë të Burimit

Avdullah Hoti sot takon elektoratin e Hasit

0

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdulla Hoti, sot do të takohet me elektortin e Hasit.

Takimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Reshat Çoçaj” në Gjonaj, ora 18:00.

Gjyqtarët dhe prokurorët të filtrohen

0

Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit duhet të jenë një ndër prioritetet e legjislativit të ardhshëm me bazë ligjore për të arritur reforma në këtë sistem, në mënyrë që parësore të jetë forcimi dhe zbatimi i ligjit, dhe sidomos edhe pavarësimi i gjyqësorit dhe prokurorisë nga gjyqtarë e prokurorë të papërgjegjshëm. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe derisa, sipas tyre, një prej shpresave kryesore, pra për Kosovën, mbeten zgjedhjet e datës 11 qershor të këtij viti, që nëse ndryshohet raporti i forcave apo nëse vijnë në pushtet forca të reja, të cilat deri më tani nuk kanë qenë, ata besojnë se ky është i vetmi shpëtim për sistemin politik, por edhe për sistemin juridik të Kosovës.

Pra, a duhet që përbërja e re e Kuvendit të Kosovës të diskutojë më tepër për drejtësinë dhe reformat në drejtësi dhe që institucionet e vendit ta kenë interes parësor forcimin e zbatimit të ligjit, pavarësimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, për shkak se nëse kemi drejtësi të pavarur me kuadro me profesionalizëm cilësor, atëherë detyrimisht edhe njerëzit e politikëspushtetit do të silleshin dhe do të vepronin me përgjegjshëm me pushtetin politik dhe pasurinë e shtetit?

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se papërgjegjshmëria e pushteteve, pra ndërhyrjet, ndikimi dhe kontrolli evident për kaq kohë ndaj drejtësisë në tërësi ka bërë që të mos mund të kemi, siç tha, shtet të së drejtës të pavarur dhe sundim të ligjit. Andaj, sipas tij, me këto ndërhyrje nga politika sikur edhe në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i është bërë kështu në vazhdimësi shërbimi më i keq i mundshëm sistemit të drejtësisë në vend dhe sundimit të ligjit, derisa Kelmendi thotë se thjesht pa sundim të ligjit si kusht edhe për integrime në Bashkimin Evropian nuk mund të jemi të standardizuar në BE. ”

Prandaj, shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit duhet të jenë një ndër prioritetet e legjislativit të ardhshëm me bazë ligjore për të arritur reforma në këtë sistem, në mënyrë që parë- sore të jetë forcimi dhe zbatimi i ligjit, sidomos edhe pavarësimi i gjyqësorit dhe prokurorisë nga gjyqtarë e prokurorë të papërgjegjshëm”, u shpreh Kelmendi.