15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 5971

Analistët: Riformatimi i Qeverisë, proces i dështuar

0

Njohësit e rrethanave politike në vend, Imer Mushkolaj dhe Artan Muhaxhiri, janë shprehur të pakënaqur me ndryshimet brenda kabinetit qeveritar.

Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se deri më tani nuk ka pasur ndryshime thelbësore në Qeverinë e Kosovës, por vetëm akomodim të figurave partiake dhe interesave individuale. Sipas Mushkolajt e Muhaxhirit, riformatimi në përgjithësi ka qenë një proces i dështuar.

“Kohën e fundit zëvendësministrat janë liruar nga pozitat kryesisht për të kandiduar për kryetarë komunash. Këto lëvizje nuk kanë të bëjnë fare me riformatim. Janë lëvizje taktike të partive në koalicion. Përndryshe, riformatim thelbësor nuk ka pasur. Lëvizjet që kanë ndodhur kanë pasur më tepër të bëjnë me akomodimin e figurave partiake dhe interesave individualë sesa që janë bërë me qëllim përmirësimin e qeverisjes”, ka deklaruar Mushkolaj.

Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se deri më tani nuk ka pasur riformatim thelbësor të Qeverisë. Sipas tij, çështja e riformatimit ka qenë një lloj joshjeje për t’i plotësuar apetitet e strukturave partiake. /Epoka e re

Në Prizren jemi të parët

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka bërë me dije se ky subjekt politik është i pari në këtë qytet.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë një sondazh i brendshëm i Nismës tregon se ky subjekt politik është para PDK-së dhe LDK-së rreth 6 për qind në Prizren. Duke u shprehur i bindur në fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Prizren, Berisha ka thënë se qytetarët e kësaj komune ndryshimet pozitive i shohin vetëm me triumfin e Nismës.

Sipas Berishës, me fitoren e tij Prizrenin do t’ua kthejë qytetarëve. Ai ka bërë me dije se Nisma po forcon degët e saj pasi, sipas tij, Kosova ka hyrë në një vit zgjedhor.

“Mosfunksionimi i koalicionit qeverisës PDK-LDK-Lista Serbe na jep të kuptojmë se zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të kemi shumë shpejt”, ka thënë Berisha. /Epoka e re

Zgjedhjet, në maj ose në qershor

0

Zgjedhjet e parakohshme nacionale mund të organizohen në fund të muajit maj ose qershor të këtij viti. Kështu së paku vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët konsiderojnë se fushata për zgjedhje të parakohshme tashmë ka filluar.

Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e partive opozitare qëndrojnë prapa asaj se vendi duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje, ata të partive në pushtet thonë se në zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse krerët e PDK-së dhe LDK-së bien në ujdi për një gjë të tillë.

Por megjithëkëtë, partitë e dy taborëve shprehen të gatshme për zgjedhje, pa marrë parasysh se kur mbahen ato.

Nga ana tjetër, analistët politikë shprehen optimistë se pas zgjedhjeve nacionale do të ketë ndryshime në rezultate sado që, sipas tyre, një gjë e tillë nuk është aq e lehtë për t’u arritur. /Zeri

Barça-Dybala, vështirë të ndodhë

0

Barcelona po e ndjekë Paulo Dybalan por e ka pranuar se është vështirë që ta transferojnë sulmuesin e Juventusit.

Sekretari teknik i kampionit aktual spanjoll, Robert Fernandez, ka diskutuar për sfidën e rekrutimit të lojtarëve si Dybala i Juves, dhe Verratti i PSG-së, shkruan Goal.

Katalunasit shpresojnë në blerjen e Dybalas, si zëvendësim potencial për Neymarin, pas spekulimeve se Manchester United po i ofron 200 milionë euro për të.

Problem në nëshkrimin me Dybalan mund të sjellë edhe Real Madridi, që po tenton po ashtu ta marrë yllin argjentinas.

Daut Haradinaj: Rahoveci e përkrah Smajl Latifin për kryetar të komunës

0

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka bashkëbiseduar më banorët e fshtatit Fortesë të Rahovecit. Me këtë rast, Haradinaj ka bërë të ditur se banorët e Rahovecit do ta përkrahin Smajl Latifin si kryetar të kësaj komune.

Postimi i plotë i tij:
Sonte kisha nderin të bashkëbisedoi me banorët e fshatit Fortes të Rahovecit, fshat i cilli humbi mbi 68 banorë me 25 mars të ’99-ës.
Një pritje e tillë rrall me ka ra me pa!
Diskutuam përplot tema nacionale por e veçantë ke menaxhimi i dobët i sektorit të bujqësisë nga niveli lokal dhe ai qendrorë.
Të gjithë ata burra u zotuan se do përkrahin Smajl Latifin për kryetar të komunës dhe AAK’n në perspektivë.
Do të jemi të zëshëm në rritjen e përkrahës për këtë zonë e cila pos vuajtjeve dhe sakrificës po e dëshmon se është zemra e bujqësisë në Kosovë.
DH

Pllana, libër për Aushvicin e Krushës së Madhe

0

Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare është bërë promovimi i monografisë “Djaloshi me dy zemra” (Aushvici i Krushës së Madhe), i shkruar nga Nusret Pllana, njofton Klan Kosova.

Autori me këtë vepër tha se synon t’i tregojë botës për gjenocidin që serbët kanë kryer ndaj shqiptarëve.

Pllana paralajmëroi edhe një libër tjetër, veçse tashmë me dëshmitarët okularë të krimeve në Krushë.

Me 24, 25 dhe 26 mars të vitit 1999 në Krushë u vranë dhe u masakruan 241 qytetarë. 206 nga Krusha si dhe 35 të tjerë që ato ditë ishin strehuar në Krushë.

Shkrime të lashtë që janë deshifruar vonë: Libri egjiptian i magjisë

0

Në vitin 2014, pas disa dekadash përpjekje, studiuesit më në fund deshifruan kodeksin egjiptian, dhe ata u mrekulluan kur zbuluan se ishte një libër formulash magjike. Faqet e ilustruara shumë bukur përmbajnë formula magjie për egjiptianë që kërkonin dashurinë, suksesin në biznes, një kurë për errësimin e arsyes, apo për të kryer ekzorcizma.

Në varësi të humorit, ka zgjedhje për të përdorur një magji ose për të bërë paqe me një armik, ose për ta goditur atë. Dorëshkrimi 1300 vjeçar përmend Jezusin, si dhe një figurë të ngjashme me perëndi që e quan “Baktiota”. Disa prej fjalëve lidhen madje me një lëvizje fetare të zhdukur, Setianët, që në këtë kodeks i referohen Setit (biri i tretë i Adamit dhe Eveës) si “Krishti i gjallë”. Mund të tingëllojë sikur egjiptianët ishin konfuzë nga pikëpamja fetare gjatë kësaj periudhe, por studiuesit besojnë se dokumenti shënon tranzicionin e një shoqëri, që zhvendosej, nga sisteme të tjerë besimi, në Kristianizmin ortodoks. Cilido që e zotëronte dhe e përdorte librin mbetet mister. Askush nuk e di origjinën e tij. “Libri i Fuqisë së Ritualit” (si e quajnë studiuesit) ka lënë megjithatë një të dhënë. Stili koptik i shkrimit të çon në Egjiptin e sipërm, ndoshta edhe në qytetin e lashtë të Hermopolisit./bota.al

Nga dështime në klasikë

0

Të bësh karrierë si shkrimtar nuk është edhe aq e thjeshtë. Në botën e letërsisë, shumë shkrimtarë kanë pritur edhe gjithë jetën për të marrë vlerësimin që meritojnë. Disa madje nuk janë vlerësuar kurrë sa kanë qenë në jetë. Një gjë që ndodh në të gjitha fushat e artit; me vdekjen e një artisti duket sikur bota kujtohet për ekzistencën e tij dhe vendos t’i japë edhe një shans.

Libra që sot i njohim si klasikë, kur janë botuar nuk janë pritur mirë as nga kritika, as nga publiku.

Aventurat e Hakëlbëri Hinit – Mark Twain

E kishit imagjinuar ndonjëherë një realitet ku libri “Aventurat e Hakëlbëri Finit” të ishte një dështim? Përveç polemikave që shkaktoi për shkak të përmbajtjes, të cilat vazhdojnë edhe sot, shumica e kritikëve e konsideruan një roman të dobët.

Më e mira e botëve – Aldous Huxley

Krijimi i një realiteti të së ardhmes tani duket brilant dhe gati parashikues, por kur ky libër u botua u përjashtua nga kritika, madje pati nga ata që e cilësuan si propagandistik. Për fat të mirë, Huxley jetoi aq gjatë për të shijuar suksesin e mëvonshëm të romanit.

Kryezoti i unazave – J.R.R. Tolkien

Është e vështirë të fitosh vlerësimet e kritikës kur shkruan romane fiksioni, edhe J.R.R. Tolkien nuk ia arriti kësaj. Të paktën në fillim.

Mobi Dik – Herman Melville

Romani i rëndësishëm amerikan nuk u konsiderua edhe aq i rëndësishëm kur u publikua fillimisht. Libri i Melville u publikua fillimisht në Angli, ku shumica e kritikëve e injoruan. Të njëjtën gjë bënë edhe kritikët në Amerikë. Vetëm pas vdekjes së autorit, “Mobi Dik” u shit në të gjithë botën dhe sot me të drejtë ka statusin e klasikut.

Lartësi të stuhishme – Emily Brontë

Kritikët ishin të dyzuar për librin e Brontës; shumë prej tyre ishin konfuzë në lidhje me historinë dhe personazhet. U desh të kalonte goxha kohë që “Lartësi të stuhishme” të konsiderohej klasik. Më mirë vonë se kurrë!

Chelsea, 200 milionë euro për të mbajtur Hazardin

0

Eden Hazard duket se do të jetë telenovela e radhës në merkaton e verës. Mesfushori anësor kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe është një dëshirë e kahershme e trajnerit Zinedine Zidane.

Klubi madrilen e pati kërkuar edhe vitin e kaluar belgun, por ky i fundit vendosi të qëndrojë te Chelsea. Tashmë gjendja ka ndryshuar, edhe pse “Blutë” janë drejt fitimit të titullit kampion, shkruan Telesport.

“Marca” shkruan se lojtari do ta detyrojë klubin e tij së paku të dëgjojë ofertën nga Madridi.Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, raportohet se do të shpenzojë 200 milionë euro në merkato për të bindur Hazard-in se skuadra vitin tjetër do të rivalizojë edhe në Premier League, dhe në Champions League.

Synimet janë James Rodriguez, Romelu Lukaku, Alvaro Morata dhe Tiemoue Bakayoko. Natyrisht, lista mund të ketë edhe emra të tjerë, por ajo që vlen më shumë është dëshira e yllit Hazard. Nëse ai joshet nga Zidane, manjati rus do të ngelte me gisht në gojë, edhe pse me xhepat plot

Prizren: Ish-drejtori i ndërmarrjes “AgroKosova Holding” dënohet me 1 vit burgim efektiv

0

Ish drejtori i ndërmarrjes “AgroKosova Holding” Habib Usaj, është dënuar me një vit burgim efektiv, për veprat penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomike.

Shpallja e aktgjykimit është bërë në Gjykatën Themelore në Prizren, nga kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, i cili ka thënë se i akuzuari Usaj, është gjetur fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari dënohet me tetë muaj burgim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe gjashtë muaj burgim për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi, ndërsa i është shqiptuar dënimi unik prej 12 muajve burgim.

Poashtu i akuzuari është obliguar që të paguajë taksën gjyqësore prej 400 euro në emër të shpenzimeve të procedurës.

Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

Habib Usaj, akuzohej se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo tjetrin, ka nënshkruar dy kontrata me kompaninë “Euro Test” nga Novi Pazari për shitjen e verës prej 1.000.000 litrash. Sipas aktakuzës, në njërën kontratë është shënuar çmimi i shitjes prej 0.17 euro, për litër, ndërsa në tjetrën 0.20 euro për litër, duke mos paguar tatimin në fitim ne shumë prej 5.085.40 euro,

Poashtu, Usaj, akuzohej se me rastin e dhënies së pagës mujore, për zyrtarin Giancarlo Koliotassis, nuk e ka paguar tatimin, me çka i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, në shumën prej 4.692.50 euro./betimiperdrejtesi/