17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Prizren: Ish-drejtori i ndërmarrjes “AgroKosova Holding” dënohet me 1 vit burgim efektiv

Ish drejtori i ndërmarrjes “AgroKosova Holding” Habib Usaj, është dënuar me një vit burgim efektiv, për veprat penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomike.

Shpallja e aktgjykimit është bërë në Gjykatën Themelore në Prizren, nga kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, i cili ka thënë se i akuzuari Usaj, është gjetur fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari dënohet me tetë muaj burgim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe gjashtë muaj burgim për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi, ndërsa i është shqiptuar dënimi unik prej 12 muajve burgim.

Poashtu i akuzuari është obliguar që të paguajë taksën gjyqësore prej 400 euro në emër të shpenzimeve të procedurës.

Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

Habib Usaj, akuzohej se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo tjetrin, ka nënshkruar dy kontrata me kompaninë “Euro Test” nga Novi Pazari për shitjen e verës prej 1.000.000 litrash. Sipas aktakuzës, në njërën kontratë është shënuar çmimi i shitjes prej 0.17 euro, për litër, ndërsa në tjetrën 0.20 euro për litër, duke mos paguar tatimin në fitim ne shumë prej 5.085.40 euro,

Poashtu, Usaj, akuzohej se me rastin e dhënies së pagës mujore, për zyrtarin Giancarlo Koliotassis, nuk e ka paguar tatimin, me çka i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, në shumën prej 4.692.50 euro./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Lajmet e Fundit