17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 5983

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Durrësit

0

Fakulteti Juridik i Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike i Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike.

Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Prof. Ass. Dr. Arif Riza, Dekan i Fakultetit Juridik në UPZ dhe Prof. Asoc. Dr. Andon Kume, Dekan në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në UAMD.

Dekanët e të dy fakulteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje të rëndësisë së veçantë e cila do të kontribuon në zhvillimin e njësive akademike në dy universitetet.

“Marrëveshja u arrit për bashkëpunim për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor si dhe eficencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve bachelor e master, organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj.”, shkruan në komunikatë.

Delegacioni nga Fakulteti Juridik i UPZ gjatë kësaj vizite në Shqipëri kanë vizituar edhe Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës ku janë takuar më mësimdhënës të këtij fakulteti. /PrizrenPress.com/

Vdes Chuck Berry, pioneri i Rock ‘n’ Roll

0

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare legjenda e muzikës rock and roll Chuck Berry.

Një nga themeluesit e rokenrollit është gjetur i vdekur mesditën e së shtunës. Policia tha se kanë marrë njëoftimin se rreh orës 12.40 sipas kohës lokale në shtëpi kanë gjetur një person pa shenja jete.

Karriera e Chuck Berryt ka zgjatur më shumë se shtatë dekada.

Një nga hitet me të njohura të Berryt është “Johnny B. Good”.

https://youtu.be/ZFo8-JqzSCM

Në Prizren mbahet për herë të parë gara ndërkombëtare “Kangaroo”

0

Në Prizren është mbajtur për herë të parë gara ndërkombëtare “Kangaroo”, pyetjet e së cilës kryesisht testojnë logjikën e nxënësve.

Në rajonin e Prizrenit u testuan mijëra nxënës nga klasa e dytë deri në të 12, ani se nga kjo e fundit mori pjesë vetëm një nxënës, njofton Klan Kosova.

Nxënësit nuk kanë ankesa në vështirësi të zgjidhjeve të detyrave, por nuk kanë as aspirata fituese.

Organizator i kësaj gare ndërkombëtare, e cila mbahet në më shume se 70 vende të botës, janë ATOM-i dhe Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me shoqatën franceze “Kangaroo”.

Nezir Çoçaj zgjedhet kryetar i Degës së PDK-së në Has

0

Nezir Çoçaj është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Has.

“Falënderoj për besimin e dhënë të gjithë anëtarësinë dhe delegatët, njëkohësisht ju shpreh mirënjohje për kontributin e përditshëm në forcimin e Partisë Demokratike, duke uruar për suksese të përbashkëta në të ardhmen si në Prizren ashtu edhe në mbarë Kosovën”, shkruan Çoçaj në Facebook.

Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Has është mbajtur sot, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese, si Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia”/PrizrenPress.com/

Prizren: Shtyhet shqyrtimi fillestar ndaj 20 policëve të akuzuar për ryshfet

0

Të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar ndaj 20 policëve të akuzuar për marrje të ryshfetit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo për arsye se të njëjtit nuk janë furnizuar me provat mbi të cilat mbështetet aktakuza.

Lidhur me këtë, prokurori Genc Nixha ka deklaruar se për shkak të volumit të madh të shkresave dhe numrit të madh të të akuzuarve, nuk ka mundur që të përgatisë kopjet e  shkresave për të gjithë, andaj ka kërkuar që shqyrtimi të shtyhet.

Me këtë propozim janë pajtuar edhe mbrojtësit e të akuzuarve, andaj kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, këtë shqyrtim e ka shtyrë për 5 prill, në ora 13.

Sejrani poashtu ka vendosur që ndaj të akuzuarve të vazhdojë masën e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila i akuzon policët, Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gerguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj, se kanë marrë ryshfet si policë trafiku.

Sipas aktakuzës së ngritur me 2 mars të këtij viti, të akuzuarit në fjalë, gjatë dhjetorit 2016, duke patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë ryshfet nga shkelësit e rregullave të komunikacionit, për të mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Në aktakuzë përshkruhet se si këta policë, duke vepruar në grup prej 2 dhe 3 zyrtarësh, brenda orarit të punës, kanë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme shuma të të hollave deri rreth 400 euro e pastaj të hollat i kanë ndarë mes veti, në mënyrë proporcionale./betimierdrejtesi/

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj policit të akuzuar për 50 euro ryshfet

0

Mungesa e dy dëshmitarëve Argjend Gashi dhe Shaban Desipojci, u bë shkak për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor ndaj policit të akuzuar për marrje të ryshfetit, Elmi Krasniqi. Seanca e cila ishte paraparë të mbahej të martën, u caktua të mbahet me 14 prill, në ora 14:00.

Lidhur me mungesën e dëshmitarëve në fjalë, kryetari i trupit gjykues, Skender Qoqaj, konstatoi se dëshmitari Gashi më 1 mars 2017 e ka njoftuar gjykatën se gjendet në një udhëtim jashtë shtetit.

Ndërkaq, për dëshmitarin Desipojci, u konstatua se i njëjti e ka pranuar ftesën e rregullt të gjykatës, por nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Ndryshe, i pandehuri Elmi Krasniqi në të gjitha fazat e procedurës, është deklaruar i pafajshëm dhe nuk ka pranuar fajësinë për veprën penale që i ngarkon akti akuzues.

Prokuroria Themelore në Prizren, në fund të tetorit të vitit 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Elmi Krasniqi, të cilin e akuzon se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”. Sipas aktit akuzues, Krasniqi në cilësinë e zyrtarit policor, gjatë patrollimit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndaluar për tejkalim të shpejtësisë  të dëmtuarin Ismet Gjeliloviq.

Gjithnjë sipas akuzës, tani i pandehurit, i ka thënë të dëmtuarit të paguajë gjobën në vlerë 95 euro, me arsyetimin se në rrugën ku lejohet shpejtësia 100 km/h, ka zhvilluar shpejtësinë prej 161 km/h. Mirëpo, këtij të fundit, më pas i pandehuri i kishte thënë se mund t’a mbyllin këtë çështje miqësisht, nëse ai i jep 50 euro. I dëmtuari pasi i ka dhënë të akuzuarit paratë në vlerë prej 50 euro, menjëherë ka shkuar në Stacionin Policor në Malishevë, ku edhe e ka paraqitur rastin.

Keqkuptimet mbi ushtrinë dhe siguria nacionale e Kosovës

0

Lirim KRASNIQI

Kohëve të fundit, pas ‘provokimeve’ të Serbisë dhe valës së pasigurisë e tensionit që ka kapluar politikën e rajonit, dëgjohen zëra të ndryshëm që theksojnë urgjencën e themelimit të ushtrisë së Kosovës, si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të jashtme. Është shndërruar gati në “refren” garancia që sipas këtyre zërave, do t’ijepte ushtria, pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit kundrejt çfarëdo ndryshimi apo ndikimi të jashtëm. Formimi i Ushtrisë së Kosovës që në këtë kohë trumbetohet nga taborë të ndryshme, vjen edhe si inercion i zhvillimeve të jashtme. Përveç këtyre, kjo ka bërë që të krijohet një lloj përshtypje ose imagjinate brenda opinionit të gjerë (me apo pa dashje)për Ushtrinë e Kosovës si një lloj monstrumi alla “king-kong-ian”që do të zhdukte të gjithë “çakejtë” e “hienat” që sillen përreth, mekapacitete të tilla, të afta për t’ju kundërpërgjigjur çfarëdo agresioni, nga cilido armik i rajonit, dhe e cila do të zhbënte automatikisht nevojën e KFOR-it, deri tani garantues i paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Ky këndvështrim ‘hamendësues’ përveç se përshkohet nga naiviteti, është edhe reaksionar nëvetvete. Teoria e realizmit (dominante) në marrëdhëniet ndërkombëtare, e cila është e vetmja qëlegjitimon përdorimin e forcës për ruajtjen e sigurisë së shteteve, sugjeron që në rastet kur një shtet kërcënohet nga jashtë, atëherë, në funksion të sigurisë së tij, ai(shteti) duhet të synoj balancën e fuqisë në raport me armikun. Në këtë rast, i bie që ne si Kosovë, përveç krijimit të ushtrisë do të duhej të synonim balancimin e fuqisë ushtarake me Serbinë.Kufizimet e Kosovës në këtëaspekt janë të shumta dhe nisin që nga raportet e zhdrejta të numrit të popullsisë e madhësisë së territorit me shtetin armik e deri tek pamundësitë financiare nga gjendja e stagnuar e zhvillimit ekonomik(do të duhej mbi 1/3 e buxhetit total për ushtrinë). Në anën tjetër aktualizimi i nevojës urgjente për të pasur forcat e armatosura në këtë kohë është reaksionar sepse vije pas disa ngjarjeve që ngritën tension dhe frikë dhe nuk është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës e tëmirë menduardisavjeçar (afatizuar),e as të koordinuar me aleatët tanë.

Sigurianacionaleështë një nga shqetësimet më të mëdha që tentohet të theksohet së fundmi, por jo vetëm në Kosovë. Koncepti i sigurisë nacionale (shtetërore) është sa i diskutueshëm aq edhe problematik. Përkufizimi më i pranueshëm nëpër qarqet e teoricienëve tëmarrëdhënieve ndërkombëtare e sheh sigurinë kombëtare si mungesë të çfarëdo frike nga sulmi, rrezikimi i interesave ose kërcënimi i shtetit tjetër ose shteteve tjera.Njëgjendje e tillë edhe pseështë subjektivena sugjeron ta konceptojmë sigurinë në raport afirmativ kundrejt pasigurisë e frikës. Në rastin e Kosovës, përkatësisht qytetarëve të saj, mund të themi se gjatë pjesës më të madhe të pasluftës ka pasur një ndjenjë relative sigurie tek pjesa më e madhe e popullsisë. Garant për këtë ka qenë dhe vazhdon të jetë KFOR-i, përmes mandatit që ia jep rezoluta 1244, i cili s’është dukur të jetë i sfiduar nga jashtëndonjëherë, madje edhe tani kur po flasim për tensione, kërcënime e pasiguri, pavarësisht se ky mision(KFOR-i) është neutral karshi statusit tonësi shtet.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ne duhet të flemë të qetë dhe të mos diskutojmë për këtë aspekt. Një nga të mirat e periudhës së pas-pavarësisë në Kosovë, janë pikërisht debatet mbi atë se si duhet të veprojë Kosova në arenën e jashtme dhe çfarë rrugësh duhen ndjekur për arritjen e interesave nacionale. Mirëpo, këto debateshpeshherë rrezikojnë të rrëshqasin në shprehje dëshirash apo keqinterpretime.

Së pari, duhet ta kemi parasysh që Kosova, në bazë të të gjitha parametrave ndërkombëtarë, konsiderohet shtet i vogël. Shtetet e vogla në përgjithësi, mbijetesën fizike dhe atributet themelore të pavarësisë e prosperitetit material, nuk kanë mundësi t’i arrijnë përmes fuqisë së hekurt (hard power), prandaj preferojnë përdorimin e fuqisë së butë (soft power). Fuqia e butë, sipas Joseph Nye, përbëhet nga tri elemente: kultura e një shteti (në vendet ku ajo është atraktive për të tjerët), vlerat e tij politike (në çka ai vend qëndron, sa i përket sistemit politikdhe të vlerave) dhe politika e tij e jashtme (aty ku ai shtet shihet si legjitim dhe ka autoritet moral).Përtej këtyre, shtetet e vogla, në mungesë të kapaciteteve e rrjedhimisht mundësive të imponimit të agjendave të tyre, aktivitetin e jashtëm e koncentrojnë në mbështetjen e normave juridike ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen dhe përfshirjen në aleancat shumë palëshe, me qëllim të ruajtjes së subjektivitetit e bashkë me të edhe të të drejtave të barabarta me akterët tjerë, kryesisht në raport me shtetet më të mëdha.

Evoluimi i marrëdhënieve midis shteteve ka bërë që konceptet e fuqisë së hekurt apo të butë të mos shihen të ndara me thikë, sidomos në përdorimin nga shtetet e vogla. J. Nye ka nxjerrë në pah mundësinë e kombinimit të dy formave të fuqisë, për të krijuar atë që njihet si fuqi e mençur apo e zgjuar (smart power). Kjo ka bërë që disa shtete të vogla, për shkak të kapaciteteve të vogla ushtarake, të mund të përdorin ushtritë e tyre, përmes koalicioneve apo organizatave ndërkombëtare, në misione të përbashkëta, qofshin ato me qëllime ushtarake apo humanitare. Ndërlidhja e këtyre misioneve më pastaj me aktivitetin diplomatik (fuqia e butë) ka ndihmuar në shtyrjen përpara të agjendave nacionale dhe respektimin e atyre shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare. E tëra kjo edhe si rrjedhojë ‘arsyetizimit’ të funksionit të forcave ushtarake.

Në këtë kuptim, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk duhet të shihet vetëmprej ekskluzivitetit të mbrojtjes së territorit. E tashmja dhe e ardhmja e një force të armatosur të Republikës së Kosovës duhet parë brenda ‘ombrellës’ shumëpalësheNATO, si rrugë e vetme e sigurisënacionale e njëkohësisht edhe avancimit të interesave shtetërore. Prandaj nuk mund dhe nuk bën të mendohet procesi i shndërrimit të FSK-së në ushtri duke neglizhuar NATO-n dhe aleatët tanë brenda saj. Përveç kësaj, është në dobi të shteteve të vogla, e në këtë rast edhe shtetit tonë, që platformat e politikës së jashtme dhe çështjeve që lidhen drejtpërsëdrejti me atributet kryesore të shtetit të bëhen me konsensus nacional dhe gjithëpërfshirje. Iniciativat në këtë drejtim, qofshin partiake, qofshin individuale të cilësdo parti apo lider për të cilat nuk krijohet pajtim i gjithmbarshëm nuk shkojnë në dobi të interesave shtetërore.

Trotuare të qasshme për të gjithë në Prizren

0

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK, të shtunën, kanë realizuar performancën publike “Trotuare të qasshme për të gjithë”, përmes të cilit aktivitet kanë reaguar ndaj neglizhencës dhe pasivitetit të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e lëvizjes së lirë në trotuaret dhe rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur një pjerrinë në një trotuar (në Urën e Arastës) në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe lëvizje të lirë dhe më të sigurt brenda zonës urbane.

Në hulumtimet e EC-it, viteve të fundit, qytetarët kanë veçuar si njërin prej shqetësimeve kryesore çështjen e lëvizjes së lirë në trotuare, gjëqë duhet të kenë një adresim nga institucionet përgjegjëse.

Performanca publike “Trotuare të qasshme për të gjithë” është realizuar në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti përfshinë ngritjen e pjesëmarrjes së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe të rinjve në projektimin e “Prizrenit pa pengesa”.

Projekti financiarisht përkrahet nga USAID nga programi E4E, dhe mbikëqyret nga ATRC derisa zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK. /PrizrenPress.com/

 

Të shtëna me armë në Damjan të Hasit, konfiskohet një pistoletë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Damjan të Gjakovës ka arrestuar një person pasi ka shtënë me armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja me të dyshuari mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në ajër”, thuhet në raportin e PK-së, përcjellë PrizrenPress.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishek.

I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Qytetari has në një mjet shpërthyes në Piranë

0

Një qytetar i fshatit Piranë nga komuna e Prizrenit ka raportuar në Polici se kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer, shkruan PrizrenPress.

Pas marrjes së informacionit, njësiti policor ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. /PrizrenPress.com/