17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 5984

Ranieri kthehet në shtëpi

0

Claudio Ranieri është një nga kandidatët më seriozë për të marrë drejtimin e Palermo.

Strategu italian ditë më parë u shkarkua nga posti i trajnerit të Leicester City, pas rezultateve të dobëta në këtë edicion.

Kështu, ai mund të kthehet në Itali për të drejtuar skuadrën nga Stadio Renzo Barbera.

Dy superderbi në çerekfinale

0

Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve do të na sjellë dy superderbi, që konsiderohen si finale para finales. Shorti i hedhur të premten në Nyon ka dhuruar përballjet e gjigantëve evropianë, Real Madrid – Bayern Munich dhe Barcelona – Juventus

Bayern Munich – Real Madrid dhe Juventus – Barcelona janë dy përballjet më interesante të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, pa i nënçmuar në asnjë mënyrë edhe dy çiftet tjera, Borussia Dortmund – Monaco dhe Atletico Madrid – Leicester.

Bayerni, sfidë e vështirë për kampionin aktual

Real Madridi në rrugë për ta mbrojtur titullin e kampionit do ta ketë një pengesë tepër të vështirë, pasi ndeshet me Bayern Munichun, që udhëhiqet nga ish-trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti. Tekniku italian e njeh shumë mirë rivalin, ndërkohë që ka theksuar se kjo sfidë do të jetë e veçantë për të.

“Natyrisht se do të jenë dy ndeshje të veçanta për mua. Të jem kundër Real Madridit do të jetë vërtet emocionuese”, ka thënë Ancelotti.

Megjithatë, ai beson se skuadra e tij jo vetëm që do ta kalojë këtë pengesë, por edhe do ta fitojë trofeun e kësaj gare.

“Ata kanë një trajner fantastik dhe skuadër të shkëlqyeshme. Mirëpo, ne i kemi mundësitë për t’i mposhtur, kemi vetëbesim dhe synimi ynë është ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, është shprehur Ancelotti.

Zidane, përballë mësuesit

Numri një i bankinës së Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i emocionuar që do të jetë rival i Ancelottit, nga i cili thotë se ka mësuar shumë.

“Sferat e ftohta dhe të nxehta? Kjo është qesharake, shikojeni çfarë ndodhi”, ka thënë Zidane, duke replikuar ndaj thashethemeve për short të kurdisur.

Reali në të kaluarën ka pasur fat në short, por kësaj radhe nuk ndodhi diçka e tillë.

“Nuk ka më ndeshje të lehta. Nuk mendoj se Bayerni ka frikë nga Reali. Ata kanë skuadër shumë të mirë, ndërsa mua më tërheqin ndeshjet e tilla të mëdha. Në futboll punojmë për momente të tilla, për ndeshje të tilla”, ka shtuar tekniku francez, duke folur më pas për sfidën me Ancelottin.

“Në një mënyrë do të jetë përballje ndërmjet mësuesit dhe nxënësit. Kam mësuar shumë nga Ancelotti. Njihemi mirë në mes veti dhe gjithçka është e mundur. E dimë se duhet të shënojmë në Munih. Sidoqoftë, gjithçka varet nga ne”, ka thënë Zidane pas tërheqjes së shortit.

Juventusi nuk ka frikë nga Barcelona

Barcelona e pati mposhtur Juventusin dy vjet më parë në finale të Ligës së Kampionëve dhe skuadra italiane e ka rastin t’i “hakmerret”. Megjithëse katalonasit shihen si favoritë për ta fituar garën, kampioni italian nuk llogaritet inferior.

“Do të luajmë kundër njërës nga skuadrat më të mira në botë dhe e dimë se na presin dy ndeshje të vështira. Tani është ndryshe nga e kaluara dhe ne synojmë të triumfojmë“, ka thënë zyrtari i Juventusit, Pavel Nedved menjëherë pas tërheqjes së shortit, ndërsa kapiteni Gianluiggi Buffon ka shkruar: “Për ne nuk ka rëndësi rivali. Është me rëndësi që jemi këtu”.

Edhe kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka shprehur respekt për rivalin, duke thënë se skuadra e tij do ta ketë shumë vështirë.

“Juventusi tash e sa vjet është në formë të mirë. Bëhet fjalë për një skuadër që dominon në ligën e tyre dhe që e ka një trajner shumë të mirë. Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm, prandaj ne duhet ta japim më të mirën në të dyja ndeshjet dhe në këtë mënyrë ta kalojmë këtë pengesë“, ka thënë Iniesta.

Te Borussia, të kënaqur

Ndër të rrallët që janë shprehur të kënaqur pas shortit kanë qenë zyrtarët e Borussia Dortmundit.

“Dëshira jonë ishte të shmangim Bayernin. Mendoj se edhe ta nuk kishin dëshirë të takohen me ne. Shikuar nga ky këndvështrim, shorti ishte i mirë për ne”, ka thënë drejtori i “Milionerëve”, Hans-Joachim Watzke. Borussia do të takohet me Monacon, e cila befasoi duke e eliminuar Manchester Cityn. “E kam shikuar Monacon kundër Cityt dhe e di se goldallimi i tyre në kampionatin francez është plus 58. Do të jetë vështirë dhe në këtë fazë të garave nuk ka rëndësi nëse ndeshjen e parë e luajmë në shtëpi apo si mysafirë“, ka shtuar Watzke.

Prince kishte parashikuar vdekjen e tij

0

Prince e kishte parashikuar vdekjen e tij.

Kështu tha motra e tij Tyke Nelson, e cila tregoi se si po e përgatiste veten për vdekjen, transmeton Klan Kosova.

Ylli i muzikës ndërroi jete më 21 prill 2016, pasi kishte rënë në mbi dozë.

“Para tri vitesh ai më telefonoi dhe më tha se kishte bërë gjithçka çfarë duhej të bënte – dhe po më përgatiste mua për këtë”.

“Ishte shumë e qartë ai donte të ikte. Ishte i lodhur. Ai nuk donte që të qaja, dhe unë nuk kam qarë”.

Nait Hasani: LDK s’ka guxim për të bërë gjëra të mëdha

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë guxim për të realizuar projekte të mëdha.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë duke komentuar mosgatishmërinë e LDK-së për të votuar ligjin për dhënien e mandatit ushtarak Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“LDK gjithmonë ka qenë pjesë e pritjes. Kurrë nuk ka qenë pjesë e guximit për të ndërmarrë veprime. Ne e dimë edhe pacifizmin e LDK-së të viteve të 90-ta kur nuk kanë guxuar të bëjnë asgjë”.

Qindra objekte të rralla të Beatles në ankand

0

Shtëpia e ankandeve “Drouot” do të nxjerrë nesër në ankand qindra pjesë të një koleksionuesi francez, fans i grupit mitik nga Liverpuli.

“Mbi kapakët shoqërues të diskut të parë “Sgt Pepper’s”, duhej të ishte Mahatma Gandhi, por producenti i EMI-t, Joseph Lookwood, nuk dëshironte të kishte probleme me indianët”, thekson koleksionuesi, Jacques Volcouve, i cili vuri në shitje 11 nga fletët shoqëruese në edicionin final, i njohur për galerinë e personazheve që shfaqeshin pas grupit, transmeton atsh.

Një pjesë u vlerësua rreth 10-15 mijë euro.

Fotografi Ian MacMillan, i thirrur për të bërë kapakun shoqërues të “Abbey Road” (1969), ku shihet grupi duke kaluar rrugën në një rrugë këmbësorësh, do të bënte gjashtë foto.

Pesë tirazhe nuk ishin të sukseshme, sepse ”Beatles” nuk ecnin me të njëjtin ritëm. Këto tirazhe janë vlerësuar rreth 10-15 mijë euro.

Dy kapakë shumë të rralla të 33 tureve “The Beatles Yesterday and Today”, publikuar vetëm në SHBA, në vitin 1966, janë vlerësuar 3-6 000 euro./KultPlus.com

Rikthehet Shaqiri

0

Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri do të jetë pjese e Stoke Cityt për ndeshjen ndaj Chelseas, e cila zhvillohet sot nga ora 16:00.

Ai ka kaluar lëndimin dhe do të jetë gati ta ndihmoj skuadrën e Mark Hughes në ndeshje ndaj liderit të Premierligës, shkruan Express.

“Ai ka pasur disa pengesa të vogla. Para këtyre lëndimeve të vogla ai u ringjall dhe u ndjeva se ai u bë me të vërtetë mirë, por u ndalua sërish”, ka deklaruar trajneri i Stokes, Mark Hughes

“Ai është i aftë dhe në dispozicion edhe pse shpresojmë se nuk do të marrë kahja negative në ndeshjen ndaj Chelseas”, ka theksuar ai.

Xherdan Shaqiri ndeshje e fundit për Stoke Cityn e kishte luajtur në janar, në barazimin ndaj Manchester Cityt 1:1.

Ushtri me 8000 ushtarë

0

Tetë mijë pjesëtarë do t’i ketë ushtria e Kosovës, prej të cilëve tre mijë do të jenë rezervë, e cila po synohet të krijohet nëpërmjet një ligji të ri. Buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është  51 milionë euro, përderisa për çdo vit do t’i shtohen edhe nga 5 milionë euro

Ushtria e Kosovës e cila po mëtohet të krijohet nëpërmjet një ligji të ri, të hartuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pritet t’i ketë gjithsej 8 mijë pjesëtarë, 5 mijë prej të cilëve në komponentën aktive dhe 3 mijë në atë rezervë.

Kështu përcakton projektligji i hartuar për transformim të FSK-së në ushtri, të cilin e ka siguruar të plotë gazeta “Zëri”. Në këtë projektligj pos kësaj thuhet se FSK-ja si ushtri do ta ketë për detyrë që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe do të furnizohet me armatim aq sa ia kërkon nevoja.

Nga ana tjetër, zyrtarë brenda Ministrisë së FSK-së kanë thënë për “Zërin” se Qeveria ka ndarë 51 milionë për MFSK-në, ndërkohë që për forcën e re pritet të shtohen nga 5 milionë për çdo vit. Kurse, ekspertët e çështjeve ushtarake dhe atyre të sigurisë konsiderojnë se nisma për krijimin e ushtrisë duhet të çohet përpara, sado që është mjaft e vonuar. Megjithatë, sipas tyre raportet me ndërkombëtarët nuk duhen të cenohen në asnjë mënyrë. /Zëri/

Image

Romët kërkojnë zyrtarizim të gjuhës së tyre në Prizren

0

Shoqëria civile e komunitetit rom në Prizren, kërkon që gjuha rome të bëhet gjuhë zyrtare në komunë, sipas tyre, si gjuhë tradicionale që flitet në këtë qytet që 700 vite.

Në një konferencë për medie, drejtori ekzekutiv i OJQ “Durmish Aslano”, Nexhip Menekshe, dhe ai i “Nevo Koncepti”, Osman Osmani, thanë se gjatë vitit të kaluar dy herë radhazi kanë bërë kërkesë dhe si dhe kanë zhvilluar biseda me zyrtarët më të lartë të komunës së Prizrenit dhe organe të saj për formalizimin e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar tradicional në Prizren.

“Me marrjen e vendimit për masa afirmative ndaj gjuhës rome, në mënyrë që kjo gjuhë të fitojë statusin e gjuhës në përdorim zyrtar, organet komunale të Prizrenit do të ndërmarrin hapa që çojnë drejt respektimit të identitetit gjuhësor të pjesëtarëve të komunitetit rom dhe krijimit të një mjedisi që ata të shprehin dhe të ruajnë identitetin e tyre gjuhësor”, tha Nexhip Menekshe, drejtor ekzekutiv i OJQ “Durmish Aslano”.

Ndërkaq, Osman Osmani, drejtor ekzekutiv i OJQ “Nevo Koncepti”, tha se kësaj inciciative i janë bashkëngjitur edhe intelektualë të komunitetit rom.

“Shpresojmë që organet kompetente komunale së shpejti të marrin vendim pozitiv ndaj kërkesës sonë për mundësi të barabarta të përdorimit të gjuhës rome sikurse etnive tjera në Prizren”, theksoi ai.

Zyrtarisht në komunën e Prizrenit janë të regjistruar rreth 2900 banorë të komunitetit romë, ndërsa edhe dy mijë të tjerë konsiderohen se i përkasin këtij komuniteti por janë të regjistruar si pjesëtarë të komuniteteve të tjera. /TV Prizreni/

Nxënësit e “Ymer Prizreni’’-it vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit

0

Sot, në orën 12:00, Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e shkollës së mesme “Ymer Prizreni” në Prizren.

Vizita kishte karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të shkollës së mesme, nën përcjelljen e mësimdhënëses së kësaj shkolle.

Nxënësit u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj, e cila prezantoi strukturën e gjykatës, punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluar për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët ku edhe vazhduan me diskutimet e hapura.

Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.

Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit. /PrizrenPress.com/

Për Komunën e Prizrenit kështu duket numri romak 40 (Foto)

0

Një ftesë për një mbledhje të kuvendit komunal të Prizrenit, ka ndodhur një gabim kur në shprehje është ardhur të shkruhet numri romak – 40.

Siç shihet në dokumentin në ueb faqen e komunës, bëhet fjalë për mbledhjen e thirrur për datën 9 shkurt 2017, transmeton Klan Kosova.

Ky gabim është bërë, kur administrata ka dashur të ftojë mbledhjen e dyzet me radhë, duke iu referuar këtij numri romak si “XXXX”.

Në fakt numri 40 romak, shkruhet si “XL”.

Kjo është thirrja për mbledhje ku vërehet edhe ky gabim.
prizren