Ushtri me 8000 ushtarë

Tetë mijë pjesëtarë do t’i ketë ushtria e Kosovës, prej të cilëve tre mijë do të jenë rezervë, e cila po synohet të krijohet nëpërmjet një ligji të ri. Buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është  51 milionë euro, përderisa për çdo vit do t’i shtohen edhe nga 5 milionë euro

Ushtria e Kosovës e cila po mëtohet të krijohet nëpërmjet një ligji të ri, të hartuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pritet t’i ketë gjithsej 8 mijë pjesëtarë, 5 mijë prej të cilëve në komponentën aktive dhe 3 mijë në atë rezervë.

Kështu përcakton projektligji i hartuar për transformim të FSK-së në ushtri, të cilin e ka siguruar të plotë gazeta “Zëri”. Në këtë projektligj pos kësaj thuhet se FSK-ja si ushtri do ta ketë për detyrë që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe do të furnizohet me armatim aq sa ia kërkon nevoja.

Nga ana tjetër, zyrtarë brenda Ministrisë së FSK-së kanë thënë për “Zërin” se Qeveria ka ndarë 51 milionë për MFSK-në, ndërkohë që për forcën e re pritet të shtohen nga 5 milionë për çdo vit. Kurse, ekspertët e çështjeve ushtarake dhe atyre të sigurisë konsiderojnë se nisma për krijimin e ushtrisë duhet të çohet përpara, sado që është mjaft e vonuar. Megjithatë, sipas tyre raportet me ndërkombëtarët nuk duhen të cenohen në asnjë mënyrë. /Zëri/

Image

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit