22.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 5989

Paralajmërohet tërmet në Bangladesh

0

Ekspertët lajmërojnë se Bangladeshi pritet të goditet nga një tërmet i tmerrshëm me Magnitudë 9.0 të shkallës Rihter.

Tërmeti masiv, që mendohet se mund të prekë një nga zonat më të populluara në botë dhe mund të rrezikojë jetën e 140 milion njerëzve.

Shkencëtarët besojnë se vija midis dy pllakave tektonike më të mëdha të botë mund të këputet, duke shkaktuar përmbytjet masive dhe duke ndryshuar shtigjet e lumenjve, të cilat furnizojnë rajonin e populluar.

Ekipi e studiuesve kanë vlerësuar se tendosja e plakave ka qenë e vazhdueshme për të paktën për 400 vjet dhe shkëputja e tyre mund të shkaktojë një tërmet deri në 9.0 ballë.

Studimi i publikuar në revistën “Nature Geoscience”, është realizuar nga një ekip ekspertësh amerikanë, të cilët kanë identifikuar një zonë në gadishullin indian, ku njëra prej pllakave tektonike po nënvendoset mbi një tjetër, duke e shkaktuar një fenomen të quajtur zona e subductionit.

Zbulimi i një zone subductioni thonë ekspertët, tregon se në këtë rajon një prej pllakave është në gjendje të lëvizë, kështu ka një rrezik që shtohet.

Sipas specialistëve ky tërmet potencial, mund të japë një paralajmërim shumë të vogël, ose dhe asnjë

Turan drejt Bundesligës

0

Arda Turan pritet të jetë zëvendësuesi i Herikh Mkhitaryanit te Borussia Dortmund.

Skuadra gjermane pas largimit të mesfushorit armen me tipare sulmuese, synon afrimin e mesfushorit turk.

Sipas Fichajes.net, mesfushori i Barcelonës shihet si zëvendësues ideal i armenit, duke parë se turku vështirë se mund të ketë vend në formacionin bazë të klubi katalanas pas ardhjes së Denis Suarez.

Transferimi mund të mbyllet për 30 milionë euro.

Shukri Xhelili kërkon rikthimin në detyrë në Gjykatën Kushtetuese

0

Në Gjykatën Kushtetuese nis shqyrtimi i ankesës së ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili ka ankimuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.

Avokati i Xhelilit, Ferdinand Ndoja, tha se vendimi për shkarkim nga Këshilli i Ministrave është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, pasi individit nuk i është dhënë e drejta e mbrojtjes.

Xhelili u shkarkua nga detyra pak muaj më parë pas publikimit të një video-skandali, ku 56-vjeçari ngacmonte seksualisht një 20-vjeçare në këmbim të një vendi pune.

Për akuzën që i bëhet, Xhelili rrezikon dënim nga 4 deri në 12 vite burg, ose gjobë nga 1 deri në 5 milionë lekë.

Rashica mund të luajë tek Tottenham

0

Tottenham ka nënshkruar me holandezin Mesfushori i talentuar shqiptar, Milot Rashica, do të ketë mundësinë në këtë sezon që të tregojë vlerat para përfaqësuesve të stafit teknik të skuadrës angleze të Chelsea.

Futbollisti shqiptar është pjesë e Vitesses në Holandë, një klub në të cilin Chelsea huazon shumë lojtarë të akademisë së vet në mënyrë që të luajnë rregullisht. Për këtë arsye, ekipi londinez ka monitoruar vazhdimisht Vitessen në vitet e fundit.

Por, këtë sezon, gjërat do të jenë pak më ndryshe, pasi londinezët kanë vendosur që të dërgojnë në Holandë një prej ekspertëve të tyre, trajnerin e ekipit U-21, Andy Myers. 42 vjeçari, i cili ka drejtuar Cheslean në suksesin në UEFA Youth League në sezonin e kaluar, do të jetë pjesë e stafit teknik të Vitesses për një sezon.

Detyra e Myers do të jetë jo vetëm të mbikëqyrë zhvillimin e talenteve të rinj që Chelsea ka huazuar te klubi holandez, por edhe të mbikëqyrë futbollistë cilësorë në Holandë të cilët në të ardhmen mund të bëhen pjesë e bluve, përcjell Panorama Sport.

Kjo është një mundësi e artë për Rashicën që të tregojë vlerat dhe të bindë pjesëtarin e stafit të Chelsea se është gati për hapin e madh në karrierë.

Për futbollistin shqiptar është përfolur për një interesim nga Napoli por ndryshimet e reja në klub mund ta shtyjnë të qëndrojë edhe një vit te Vitesse në Holandë..

Spurs ka kohë që janë të lidhur me transferimin e 22 vjecarit, që ishte golashënuesi më i mirë në edicionin e shkuar në Eredivisie.

Raportet thonë se skuadra ka paguar rreth 19 milionë funte për Janssen dhe sulmuesi do të jetë mbështetje për Harry Kane.

Itali, 4 viktima e dhjetëra të plagosur nga përplasja e dy trenave

0

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur sot në Puglia të Italisë. Ty trena janë përplasur në rrugë Corato-Andria. Sipas mediave italiane në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset dhe ambulancat.

Ndërkohë nga të dhënat paraprake, mediat vendase shkruajnë për katër viktima dhe dhjetëra të plagosur. Ndërsa dëshmitarët flasin për skena apokalipsi.

Policia hekurudhore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Tottenham nënshkruan me Janssen

0

Tottenham ka nënshkruar me holandezin Vincent Janssen.

Spurs ka kohë që janë të lidhur me transferimin e 22 vjecarit, që ishte golashënuesi më i mirë në edicionin e shkuar në Eredivisie.

Raportet thonë se skuadra ka paguar rreth 19 milionë funte për Janssen dhe sulmuesi do të jetë mbështetje për Harry Kane.

Bashkëpunimi i ngushtë i nacionalistit serb me shqiptarët

0

Sinisha Mihajloviq, në kohën sa ishte ylli në Itali, ishte i njohur për qëndrimet politike dhe antishqiptare.Në vitin 1999, gjatë kohës së bombardimeve të forcave të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, ai pati udhëhequr një protestë të futbollistëve serbë që aktivizoheshin në Itali, ku luante edhe vetë me Lazion.Tentoi t’i çonte drejt një bojkoti të ndeshjeve, por ata u kërcënuan nga liga italiane dhe u zmbrapsën.

Ishte rasti më eklatant ku sportistët individualë ishin përzier në çështje politike.Mediat serbe e kanë përshkruar si një atdhetar të madh serb. Edhe vetë ishte deklaruar i tillë. Për “çështje nacionale” kishte përjashtuar nga Përfaqësuesja e Serbisë një lojtar boshnjak, pasi ai nuk kishte pranuar të këndonte himnin e Serbisë.Por, gjërat ndryshojnë si trajner i klubeve italiane.

Ai ka së paku tri përvoja ku ka pasur lojtarë shqiptarë në ekipe dhe të fundit janë shprehur mirënjohës ndaj serbit.Mihajlovic kishte bashkëpunim të mirë me yllin kosovar, Valon Behramin gjatë qëndrimit te Fiorentina, kurse më pas punoi edhe me Shkodran Mustafin te Sampdoria.Kurse, nga ky sezon, Mihajlovic do të ketë nën urdhërua edhe mbrojtësin e Kombëtare shqiptare, Arlind Ajetin, i cili para pak dite u transferua te Torino.

Paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Dragash

0

Personit me inicialet H.S., i dyshuar për vrasjen e para pesë ditëve në Brodosanë të Dragashit, i është caktuar paraburgimi.

Të arrestuarit për këtë vrasje paraburgimin prej një muaji ia caktoi Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren.

H.S. dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

“Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji do të llogaritet prej datës 07.07.2016 ora 19:20 dhe do të zgjasë deri me datën 06.08.2016”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Gjykata tregoi edhe se si ndodhi vrasja e personit me inicialet N.S. në Brodosanë më 7 korrik në orën 15:00.

“Viktima me iniciale N.S. derisa ishte duke qëndruar në automjetin e tij xhip ‘Daihatsu’ dhe i parkuar te pompa e benzinës në fshatin Brodosanë, e thërret të pandehurin që t’i afrohet automjetit. I pandehuri i afrohet automjetit që e kishte të çelur derën e përparme të pasagjerit, e merr revolen nga dora e viktimës me iniciale N.S. dhe shkrep me të një herë në drejtim të viktimës dhe nga plagët viktima vdes në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën e gjykatës. /PrizrenPress.com/

Rryma djeg një çati në Rahovec, s’ka të lënduar

0

Është përfshirë nga zjarri një çati në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Policia e Kosovës përmes një komunikate bën të ditur se njësiti i zjarrfikësve ka arritur që ta lokalizojë dhe ta fikë zjarrin, transmeton Koha.net.

“Shkaktar i shpërthimit të zjarrit dyshohet të jetë një kabllo e rrymës elektrike”, thotë PK.

Vlera e dëmeve të shkaktuara nga zjarri është rreth 8 mijë euro, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Arrestohet një person në Gjonaj të Hasit

0

Policia ka arrestuar një person në fshatin Gjonaj të Hasit.

Arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti përmes rrjetit social Facebook ka kanosur një person tjetër.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/