Paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Dragash

Personit me inicialet H.S., i dyshuar për vrasjen e para pesë ditëve në Brodosanë të Dragashit, i është caktuar paraburgimi.

Të arrestuarit për këtë vrasje paraburgimin prej një muaji ia caktoi Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren.

H.S. dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

“Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji do të llogaritet prej datës 07.07.2016 ora 19:20 dhe do të zgjasë deri me datën 06.08.2016”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Gjykata tregoi edhe se si ndodhi vrasja e personit me inicialet N.S. në Brodosanë më 7 korrik në orën 15:00.

“Viktima me iniciale N.S. derisa ishte duke qëndruar në automjetin e tij xhip ‘Daihatsu’ dhe i parkuar te pompa e benzinës në fshatin Brodosanë, e thërret të pandehurin që t’i afrohet automjetit. I pandehuri i afrohet automjetit që e kishte të çelur derën e përparme të pasagjerit, e merr revolen nga dora e viktimës me iniciale N.S. dhe shkrep me të një herë në drejtim të viktimës dhe nga plagët viktima vdes në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën e gjykatës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit