Home Blog Page 5994

Nga ndryshonte Kanuni i Labërisë nga ai i Lekë Dukagjinit?

0

Sipas Prof. Dr. Ismet Elezit: Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Lekës, pavarësisht se kanë vepruar në kohë e hapësirë të ndryshme, se i pari i referohet nga gojëdhëna shek.XI, kurse të dytët shek XV, se i pari ka vepruar në Jugperëndim të Shqipërisë dhe të dytët në Malësinë e Veriut, kanë shumë norma të ngjashme e të njëllojta, kanë një nënshtrat të përbashkët, janë pjesë përbërëse të Kanunit mbarëpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e përballoi stuhitë e pushtimeve të huaja gjatë shekujve.

Këto ngjasime kanë në themel të tyre etikën, sistemin e vlerave të larta morale dhe parimet kryesore juridike të së drejtës zakonore të tij, lidhjet kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar.

Gjithashtu ngjasime ka në organizimin e brendshëm shoqëror, parashtetëror, mbështetur në lidhjet farefisnore në vëllazëritë e mëdha e të vogla, në institucionin e pleqve e të kuvendeve të burrave, si organizma të vetëqeverisjes vendore, në rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë, të trashëgimisë, të detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e të gjykimit të çështjeve.

Ndër këto dallime thelbësore vërehet zhvillimi më herët i marrëdhënieve kapitaliste në prodhim në Labëri, në krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekës dhe Kanuni i Skënderbeut në Malësitë e Veriut. Nga përcaktimi në analizë të fundit i këtyre marrëdhënieve ekonomike u shfaqën edhe dallimet në strukturën klasore të shoqërisë në Labëri. Në disa fshatra sidomos në Rrëzomë u krijuan shtresa të reja të pasura-agallarët, u forcuan më tej çifligarët, u zgjeruan shtresat e mesme të pronarëve të tokës e të bagëtive, u thellua varfëria e shtresave të ulëta, që përbënin shumicën, veçanërisht në Kurvelesh. Secila prej këtyre shtresave kishte një status të veçantë në Kanun, dhe barazia shoqërore e dikurshme e bashkësisë fisnore (gjinore) gradualisht në shek XVIII-XX-të shkonte duke u kufizuar, ndërsa barazia e gjakut “gjak për gjak” u ruajt edhe në vitet pasardhëse.

Si rrjedhojë e këtyre dallimeve ekonomiko-shoqërore, Kanuni i Labërisë rregullonte marrëdhëniet juridike ndërmjet çifligarëve e çifçinjëve, marrëdhënieve civile e kontraktore të pronarëve të tokës e bujqve, agallarëve pronarëve të kopeve të bagëtive e çobanëve që paraqesin dallime të dukshme të Kanunit të Labërisë nga Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut në Veri të Shqipërisë.

Dallime jo të pakta vërehen edhe në rregullimin e marrëdhënieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mëdha patriakale në Labëri, që nga gjysma e dytë e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin në procesin e shpërbërjes së plotë dhe ua linin vendin vëllazërive, familjeve të mesme e të vogla, të ndara nga trungu prindëror, me ekonomi më vete, të vogël apo të mesme. Tradita gojore dëshmon se familja labe, në shumicën e madhe, përbëhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri në 30 veta, ndryshe nga ajo në Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut, që arrinte deri në 100 veta.

Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavëruese për gruan. Ato nuk i njihnin asaj të drejta në krahasim me burrin, veçse i mbronin nderin e saj.

Nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pas reformave të normave të vjetra, pozita e gruas në Labëri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe në marrëdhëniet martesore që gradualisht u liberalizuan në një masë ose në tjetrën. Marrëdhëniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindëror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pësuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku më fort e diku më pak, gjurmët e patriarkalizmit të kohës së kaluar. Gruaja fitoi disa të drejta e liri, që i mohoheshin më parë. Fëmijët madhorë mund të ndaheshin më lehtë nga trungu prindëror, etj.

Dallime e veçori në Kanunin e Labërisë nga Kanuni i Lekës, apo Kanuni i Skënderbeut ka përsa i përket organizimit të vetëqeverisjes vendore. Në këtë kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derës së Gjonmarkajve, si në Kanunin e Lekës, nuk njihet instituti i bajraktarëve, i krerëve të fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisë së vendit, i kapedanëve, i vegjëlisë dhe i gjyqit të pleqve. Në këtë drejtim ka ushtruar ndikim në Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallëkut të Janinës, nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës.

Veç këtyre, për zëvendësimin e normave të vjetra me norma të reja të Kanunit, merita të mëdha i takojnë përhapjes së arsimit e të kulturës me çeljen e shkollave që në fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore në Labëri etj.

Popullsia e Labërisë, e zonave të vetëqeverisjes vendore, nuk ka qenë krejtësisht e izoluar, e shkëputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.

Kontaktet e Labërisë me shkollat dhe me jetën kulturore të qyteteve kryesore, e posaçërisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete të tjera si Greqia, Turqia e Italia, kanë luajtur rol të madh përparimtar në Labëri. Të gjithë këta faktorë të harrur së bashku vepruan aktivisht në ndryshimin e mentaliteteve të njerëzve, për qytetërimin e shoqërisë dhe, si rrjedhojë edhe për ndryshimet pozitive të normave të Kanunit të vjetër të Labërisë, që pasqyrohen në rregullimin e marrëdhënieve juridike.

Megjithatë, kanuneve shqiptare u përshtatet sentenca e filozofisë së vjetër greke “Jemi bashkë, pse jemi ndryshe”.

Në një masë ose tjetrën kjo sentencë ka vlera edhe për krahasimet e Kanunit të Labërisë me zakonet juridike të Greqisë së vjetër, të përshkruara me mjeshtëri nga Eskili.

Kanunet janë dhe do të mbeten si monumente historike të vlerave kulturore të popullit shqiptar, pasqyra të historisë dhe të karakterit të tij fisnik.

Mbi të gjitha, ngjashmëritë themelore dëshmojnë lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës së tij në përgjithësi dhe të asaj juridike në veçanti, si dhe unitetin e pandashëm të kombit tonë në trojet e tij ilire.

Kanunet shqiptare, bashkë me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrësit, Shkodrës, Tivarit, Drishtit, Budvës) të shek.XIV mbetën pasuri kombëtare, nderim për të parët tanë, të cilët na i lanë këtë trashëgimi të pasur kulturore.

Kanuni i Labërisë, pasuri që vjen nga Iliria

0

Gjatë rrjedhave të historisë, në të gjitha malësitë shqiptare ka vepruar një e drejtë dokësore, pra një ligj popullor. Ato ishin një kompleks ligjesh të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë bashkësitë, pavarësisht nga pozita dhe pozicioni shoqëror. Këto ligje njiheshin me emrin kanun. Kanuni është një kushtetutë e pashkruar.

Sipas prof.dr.Ismet Elezit mendohet që kanuni i Labërisë e ka zanafillën nga ilirët e lashtë. Këtë tezë e mbrojnë shumë studiues të huaj. Ai zbatohej në 165 fshatra të Labërisë dhe sigurisht në qytete si Vlora, Saranda, Gjirokastra, Tepelena dhe Delvina.

Kanuni i Labërisë përbëhej nga sanksionimi i etikës dhe vlerave morale si dhe parimet themelore juridike si mbrojtja e nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, mikpritjes, bujarisë dhe barazisë së njerzve.

Prof.dr. Elezi e vë theksin tek ngjashmëria që ka Kanuni i Labërisë me funksionimin e shoqërisë homerike që është kaq e njohur në veprat e Homerit dhe përkatësisht tek Iliada dhe Odiseu. Ka shumë ngjashmëri dhe me funksionimin e shoqërisë post-homerike. Në këto përfundime kanë dalë të gjithë vizitorët e huaj që vizituan vendin tonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe gjysmën e parë të shekullit XX. Po në këtë përfundim ka dalë dhe studiuesi i famshëm japonez Kazuhiko Yamamato. Në librat e tij ai thekson tezën se struktura homerike është e përbërë nga besa, nderi, miku, gjaku dhe hakmarrja. Pra studiuesi japonez gjen shumë të përbashkëta, duke mbështetur tezën e hershmërisë së popullit shqiptar. Një tezë shumë e rëndësishme që del në përfundimin se popullsia shqiptare ka një histori zhvillimi dhe qytetërimi po aq të lashtë sa ajo e grekërve.

Kanuni i Labërisë mbart në vetvete norma shumë të lashta dhe me karakter primitiv. Ai është studiuar me shumë kujdes sepse përmban norma të së drejtës ilire, të rendit gjinor e farefisnor dhe më pas është pasuruar me norma të të gjitha fazave që ka kaluar historia shqiptare nëpër shekuj.

Zakonet popullore u kthyen në norma juridike të pashkruara.

Në terma më të kuptueshëm ai përmbante fillimisht disa tabu, veprime që nuk duhet të kryheshin nga anëtarët e komunitetit, në asnjë rethanë. Ai shpjegon normat e moralit, norma që tregonin se kush ishte e mira dhe e keqja, si duhet të stimuloheshin veprat e mira dhe si duhet të luftoheshin të këqijat. Me kalimin e kohës të gjitha këto u kthyen në zakone të shqiptarëve.

Vendi ynë ka qenë një territor i pushtuar nga shumë invazorë të huaj. Si është e mundur që shqiptarët nuk zbatonin ligjet e pushtuesve?

Profesor Elezi e ka një përgjigje shkencore. Askush nga të huajt nuk arriti të impononte të drejtën e tij ligjore. Lebërit vazhdonin të qeveriseshin nga e drejta zakonore duke shpërfillur romakët, bizantët dhe turqit. E drejta zakonore asnjëherë nuk u asimilua nga të huajt.

Gojëdhënat popullore rrëfejnë se krijuesi i Kanunit të Labërisë ishte Papa Zhuli që ka jetuar në shekullin XI. Ai ishte një prift i Zhulatit dhe ka jetuar në kohën kur Shqipëria ishte nën pushtimin bizantin. Profesor Elezi ngul këmbë që e drejta zakonore është shumë më e vjetër dhe ndoshta Papa Zuli vetëm mblodhi atë që ishte trashëgimi e lashtë nga ilirët.

Dokumentet e para për Kanunin e Labërisë do të vinin në vitin 1492. Perandoria otomane do njihte Himarën si kryeqendrën e Labërisë. Udhëtarë të huaj të kësaj kohe si Lik, Liri, Hobhans dëshmojnë në veprat e tyre për një kod zakonor që ishte baza e qeverisjes së krahinës.

Në Kanunin e Labërisë ajo që të bën përshtypje është martesa. Sipas këtij kanuni martesa ishte monogame dhe egzogame duke i shpallur luftë çdo lloj martese tjetër. Një vend të rëndësishëm në Kanunin e Labërisë zinin normat e zhvillimit ekonomik të krahinës si dhe ndarja e sinoreve dhe pasurisë. Prona private, format e tjera të pronësisë, trashëgimia trajtohen gjerësisht. Gjithashtu flitet dhe për sanksionet ndaj keqbërësve, atyre që shkelnin besën, marrëdhëniet në familje etj.

Vritet drejtori i një televizioni iranian në Stamboll

0

Drejtori Saeed Karimian i televizionit iranian “GEM TV”, i cili vitin e kaluar është dënuar me gjashtë vjet burg nga gjykata në Teheran, u qëllua për vdekje gjatë ditës së sotme në Stamboll.

Sipas Reuters, ai kishte shkuar në Stamboll bashkë me një bashkëpunëtor të tij për të përcjellë një ngjarje, transmeton Koha.net.

Gjatë udhëtimit, vetura e tyre xhip ishte bllokuar nga persona të panjohur me ç’rast edhe u qëllua me armë zjarri.

Xhipi më vonë është gjetur i braktisur dhe tërësisht i djegur, me trupat jashtë tij.

Berisha: Po bëhemi gati për zgjedhje

0

Megjithëse në opinionin publik po qarkullojnë spekulime, sipas së cilave kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, ka propozuar një opsion të daljes nga kriza politike, nëpërmjet riformatimit të kabinetit qeveritar, zgjerimin e tij me përfshirjen në qeveri edhe të dy partive politike opozitare, AAK-së së Ramush Haradinajt dhe Nismës për Kosovën të Fatmir Limajt, për çka nuk kundërshton as LDK-ja, këto dy subjekte politike opozitare nuk po tregojnë gatishmëri që të pranojnë një formulë të tillë kombinimi politik, që do të mundësonte ratifikimin e demarkacionit dhe funksionimin e Qeverisë me bazë më të gjerë deri në zgjedhjet e rregullta të vitit që vjen.

Pavarësisht mundësisë së hapur që mund të kenë partnerët e koalicionit për një zgjidhje të tillë, pozicionimi i opozitës është kundër një oferte të tillë të mundshme, edhe nëse ajo bëhet zyrtare. Prandaj një pozicionim i tillë i opozitës detyrimisht do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, madje me afatin më të shkurtër të mundshëm që opozita po e sheh qershorin si muaj zgjedhor, nëse koalicioni nuk arrin të sigurojë votat për kalimin e demarkacionit. “Jo absolutisht as që është duke u diskutuar ky opsion dhe as që e ka ndokush ndërmend një formulë të tillë, ne po përgatitemi dhe në bazë të simptomave që janë shumë publike po presim që javën që vjen të prishet koalicioni dhe në pjesën e parë të qershorit të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha deputeti i Nismës, Zafir Berisha.

“Të gjitha përgatitjet organizative por edhe politike nëpër struktura janë duke u fokusuar në elektorat që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë e di që te ne përfoljet janë diçka mjaft të zakonshme, por unë po flas me shumë kompetencë që diçka e tillë, riformatim apo kombinim të qeverisë së asaj natyre nuk do të ketë, aq më pak që kombinimi të jetë me Nismën dhe AAK-në derisa ne çdo ditë po përgatitemi me të gjitha kapacitetet për të shkuar në zgjedhje”, tha Berisha për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Douglas Costa mbetet edhe për një sezon tek Bayerni

0

Douglas Costa kërkohet nga disa top-klube evropiane përfshirë edhe Juventusin e Liverpoolin, por duket se lojtari është vendosur të qëndroj tek ‘Bavarezët’.

“Douglas Costa nuk është menduar asnjë ndryshim gjatë kësaj verë dhe ai dëshiron të qëndrojë në Bayern”, shkruajnë mediat gjermane.

Costa ka qenë prej më të mirëve këtë vit për Bayernin në Bundesliga.

Marinsat amerikanë rikthehen në Afganistan

0

Marinsat amerikanë janë rikthyer në provincën Helmand të Afganistanit.

Tre vjet pasi NATO përmbylli misionin e saj luftarak në Afganistan, marinsat janë dislokuar përsëri në këtë provincë të trazuar, të njohur si rajon i kultivimit të lulëkuqes që përdoret për prodhimin e heroinës.

Marinsat janë kthyer në zonë jo në kapacitete luftarake, por për të stërvitur, këshilluar dhe mbështetur forcat afgane të sigurisë që përleshen me kryengritësit talebanë.

Ata u rivendosën dje në Helmand një ditë pasi Talibani njoftoi fillimin e ofensivës së pranverës kur kryengritësit intensifikojnë luftimet.

Në fillim të këtij muaji ushtria afgane pësoi një goditje të rëndë kur ekstremistë të veshur si ushtarë afganë u futën në një bazë ushtarake dhe vranë 135 vetë, pjesa më e madhe personel ushtarak.

Anaidi i Big Brother tregon të vërtetën për këtë lidhje…

0

Anaid Kaloti, fitues i “Big Brother 6”, ka qenë i ftuar në Fan Club pak minuta më parë ku ka folur për lojën e konkurrentëve aktualë në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Mes opinioneve që ai ka dhënë, moderatorja Albana Osmani e kanë ngacmuar lidhur me marrëdhënien e tij me Joanën, pasi mes tyre ka pasur një histori dashurie gjatë qëndrimit në “Big Brother”.

Gjatë kësaj jave, Joana ka dhënë një intervistë ku ka treguar se i dashuri i saj e kishte tradhtuar dhe ajo e zbuloi vetëm 5 ditë para martesës. Pak më vonë ajo ka postuar një foto me Anaidin, çfarë ka çuar në dyshime se mes tyre mund të ketë ende diçka.

Pas daljes nga “Big Brother”, ndarja mes Joanës dhe Anaidit ishte e menjëhershme. I ngacmuar lidhur me këtë temë, fituesi i “Big Brother 6” është shprehur se mes tij dhe Joanës tashmë nuk ka asgjë.

“Flasim ndonjëherë kur takohemi në rrugë, por vetëm kaq, përshëndetemi. Nuk kemi asgjë që kur kemi dalë nga shtëpia e “Big Brother”, ka mbaruar aty. Na kanë pyetur gazetarët, por jo”,- është shprehur Anaidi, citon blitz.al.

Kujtojmë se pas fitores në “Big Brother”, vetëm një ditë më vonë, Anaidi u paraqit në studion e Fan Club, ku dha deklaratën e papritur se mes tij dhe Joanës gjithçka kishte marrë fund.

Vehapi: Jam i gatshëm të rikandidoj për Rahovecin, nuk shoh konkurrent

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka thënë se është i gatshëm të rikandidoi përsëri për kryetar në këtë komunë në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

“Kjo është pyetje që ndoshta më shumë duhet t’ia bëni subjektit politik, këtu e kemi degën e PDK në Rahovec, është kryesia qendrore, është kryetari i partisë, rregullat statusore, unë jam i gatshëm nëse ata mendojnë që mundem me kryer këtë obligim. Jam i gatshëm me vazhduar”, ka thënë ai.

Ai madje ka deklaruar se nuk e sheh asnjë konkurrent ndaj tij për kryetar në Komunën e Rahovecit.

“Rival janë të gjithë ata që hyjnë në lojë, sepse nuk mund të quhen ndryshe. Përndryshe konkurrent nuk e besoj se është dikush”, ka pohuar ai.

Kryetari Vehapi në një intervistë për Ekonomia Online ka folur edhe për projektet të cilat janë realizuar prej marrjes së mandatit të tij në këtë komunë, duke përmendur infrastrukturën rrugore, atë shkollore si dhe çështjen e subvencioneve dhe grandeve.

“Duke ditur përgjegjësitë dhe obligimet që kanë komunat, ne kemi vazhduar të punojmë kryesisht në fushën e infrastrukturës me rrugë të lokaliteteve të ndryshme, pastaj edhe kanalizimet, kemi punuar pak edhe te çështja e ujësjellësit, janë edhe disa vende të cilat presim këtë vit të bëhet inaugurimi i ujësjellësve, kemi punuar edhe në fushën e infrastrukturës shkollore, kemi ndërtuar dy shkolla. Ndërkaq një tjetër është në ndërtim e sipër në fshatin Kramovik edhe premtimet tjera që janë dhënë në fushatën lokale, por që janë bërë nga niveli qendror në fushën e bujqësisë ato premtime të gjitha janë të realizuara sa i përket fushës së subvencioneve dhe granteve”, ka thënë ai.

Mirëpo, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe projektin për ujërat e zeza për të cilin ka thënë se komuna nuk mund ta përballojë pasi që kushton rreth 10 milionë euro, duke shtuar se ky projekt do të mbetet të realizohet në mandatin tjetër.
“Projektet infrastrukturore të cilat ne i kemi folur në fushatë dhe janë projekte të kushtueshme, sa i përket ujërave të zeza që është një problem në tërë Kosovën edhe në atë drejtim kemi punuar, jemi shumë afër një donacioni austriak për të cilin duhet fillimisht të garantoj niveli qendror, qeveria qendrore, është projekt i cili komunës sonë do t’i kushtojë rreth 10 milionë euro, i cili është i papërballueshëm për buxhetin komunal. Do të shohim mandatin tjetër të rrumbullakohet dhe të përfundohet ky projekt”, ka deklaruar Vehapi.

Imami Irfan Salihu nga Prizreni thotë se boksi është haram (Video)

0

Mbrëmë britanku Anthony Joshua mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko me nokaut në një ndjeshje spektakolare në Londër.
Ndeshja që u zhvillua në Wembley para 90,000 të pranishmëve u bë top lajm në botë, me përdoruesit e rrjeteve sociale që nuk pushuan së shkruari për të.

Por, jo të gjithë e shohin këtë sport si një “gjë të mençur”, shkruan Gazeta Express.

Hoxha i njohur Irfan Salihu, në një video të ripublikuar mbrëmë në një faqe islame, thotë se boksi është “i ndaluar” (haram).

Në video ai tregon arsyet pse boksi është i ndaluar në Islam. Dëgjojeni se çfarë thotë ai:

https://www.facebook.com/TePerfitojmeNgaHoxhallaret/videos/1420410801356993/

Si e krijoi Mendelejevi tabelën periodike në një ëndërr

0

Kimisti Dimitri Mendelev (8 shkurt 1834-2 shkurt 1907) arriti tek një zbulim shkencor nëpërmjet një mënyre te pazakontë, edhe pse iu desh të përballej me shumë vështirësi, ia doli të krijonte tabelën periodike, e cila është themelore për kuptimin tonë mbi kiminë. I lindur në Siberi, një ndër fëmijët e njëmbëdhjetë apo shtatëmbëdjetë -të dhënat biografike variojnë, pasi niveli i vdekshmërisë foshnjore në atë zonë ishtë tejet i lartë – ai u zhyt në tragjedi që në moshë të hershme. Babai i tij ishte profesor i arteve të bukura, filozofisë dhe politikës, por u verbua dhe humbi postin e profesorit. Mamaja e tij u bë shtylla e familjes, duke punuar në një fabrikë xhami. Kur Dimitri ishte 13 vjeç i vdiq babai. Dy vite më vonë, një zjarr shkatërroi fabrikën e xhamit.

Vitet në vijim, e vendosur për të siguruar arsimimin e djalit të saj, mamaja e tij e mori nëpër qytet duke shpresuar që ta fusë në një universitet të mirë. Universiteti i Moskës e refuzoi atë. Së paku, arriti që të regjistrohej në Shën Petërburg, kryeqyteti i atëhershëm i Rusisë.

Universiteti i Shën Petërburgut- alma mater e babait të tij – e pranoi atë dhe familja u zhvendos aty pavarësisht varfërisë së tyre.

Një nxënës me potencial si Mendelev publikoi shkrime që në moshën njëzet vjeçare dhe ishte pjesë e konferencës së parë në botë të kimisë kur ishte 26 vjeç. Në mes të tridhjetave, u mor intensivisht me klasifikimin e 56 elementeve të njohura deri në atë kohë. Ai u mundua të gjente parimin thelbësor që do t’i organizonte ato sipas tipareve të ngjashme duke u bazuar në njohuritë e mëparshme të modeleve të organizimit.

Por më shumë se sa me vullnet, ai arriti në zbulimin e tij të madh krijues  nga një burim i pavetëdijes të cilën T.S Eliot e quajti “sjellja e idesë në realitet” – një mbrëmje shkurti, pas një dite të lodhshme pune, Mendelevit iu shfaq në një ëndërr tabela e tij periodike.

Në librin Ëndrra e Mendelevit: Kërkimi për Elementet shkrimtari Paul Strathern ri-krijoi momentet kulminante nga letrat dhe ditaret e shkencëtarëve, dhe e riimagjinon atë me një dozë të mjaftueshme krijimi letrar:

Sapo  Mendelejevi hodhi sytë në tabelen zbritëse të peshës atomike, ai papritur vuri re diçka që i shtoi rrahjet e pulsit. Disa ngjashmëri dukej sikur përsëriteshin në disa elemente, në atë çfarë dukeshin si interval të rregullta numerike. Këtu ka diçka! Por çfarë? Disa nga intervalet fillonin me një rregullsi të caktuar, por pastaj modelet dukej sikur dilnin nga rregulli. Përveç kësaj, shpejt Mendelejevi u bind që ai ishte në fillimet e një zbulimi të madh. Aty diku kishte një model të caktuar, por ai thjesht nuk mund ta dallonte… duke përballuar lodhjen, Mendelejev vazhdoi të përpiqej, duke mbajtur kokën e tij me duar. Sapo e zuri gjumi, ai pa një ëndërr.

Ëndrra, sigurisht ishte vetëm një funksion i asaj çfarë bën truri i njeriut gjatë gjumit – duke organizuar dhe konsoliduar idetë, imazhet, dhe pjesët e informacionit që zënë trurin tonë kur jemi zgjuar. Ajo me çfarë mendja e zgjuar e Mendelejevit ishte aq e zënë ishte kërkimi i një sistemi klasifikimi që do rendiste elemente. “E kam të formuar në kokën time” ankohej ai, “por nuk mund ta shpjegoj”. Vetëm kur ra sërish në gjendjen e pavetëdijshme të gjumit, pjesët e shpërndara të informacionit u mblodhën në një model dhe ideja e madhe u shfaq vetë.

Vetë Mendelejevi do të tregonte në ditarin e tij :

Pashë në një ëndërr një tabelë ku të gjithë elementët shkonin në vendin e tyre.

Me tu zgjuar, i hodha në një copë letër.

Drafti i tabëles periodike me shkrim dore nga Mendelejev, 1869