14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 5995

Arrestohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Postimi i Policisë në Prizren

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Fsh. Gjinoc, Suharekë 11.03.2017-16:45. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga Gjykata është liruar.

• Vërmicë 11.03.2017-22:16. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren me, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga Gjykata është liruar.

• Aeroporti i Prishtinës 11.03.2017-14:50. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren me, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti është liruar.

Aksident në Vlashnje

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur për shkak mospërshtatjes së shpejtësisë.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë./PrizrenPress.com/

Keqtrajtohet një fëmijë në Suharekë

0

Një fëmijë është keqtrajtuar në Suharekë.

Rasti është lajmëruar nga babai i viktimës.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QMF-Suharekë e më pastaj te psikologu”, raporton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Ushtria dhe pezullimi i dialogut me Serbinë, reagim ndaj Gjykatës Speciale

0

Projektligjin për FSK-në dhe rezolutën për pezullim dialogu analistët e shohin si përpjekje për definim të politikës kosovare dhe reagim ndaj Gjykatës Speciale.

Analisti Belul Beqaj “rebelimin” e Kosovës karshi Perëndimit pas përpjekjeve për transformim të FSK-së pa ndryshime kushtetuese dhe rezolutës së Kuvendit që kërkon suspendimin e dialogut deri në lirim të Ramush Haradinajt, e lidh me paralajmërimin e nisjes së punës së Gjykatës Speciale.

“Të gjitha këto veprime e kanë një zanafillë disavjeçare, por asnjëherë gjatë këtyre viteve nuk janë kontestuar kaq fuqishëm”, thotë analisti Belul Beqaj.

Beqaj shpreh bindjen se me veprimet e fundit nuk po ngrihet ndërgjegjja politike, por po shfaqet frika e të fuqishmëve nga Specialja.

[Kundërshtimet e fundit] burimin e vetëm nuk e kanë në ngritjen e ndërgjegjes politike, por në ndjenjën e rrezikimit personal të disa individëve të ‘fuqishëm’ politikë të përfshirë në listën e personave të dyshuar nga Gjykata Speciale që po bartet tek vartësit e tyre në Parlament, shoqatë të veteranëve dhe parti e disa media”, mendon Beqaj.

Por analisti Naim Rashiti përmend arsye tjera për veprimet e fundit të politikës kosovare.

“Ka të bëjë me zhvilimet e brendshme të viteve të fundit dhe njëlloj reflektimi në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare në veçanti me dialogun me Serbinë. Pritjet nga dialogu me Serbinë ose frustrimi në lidhje me rezultatet është në rritje, me mungesën e avancimit të normalizimit, arrestimin e zotit Haradinaj, një lloj hije e vitit 1999 ende mbetet aty”, thotë Rashiti.

Belul Beqaj shtyrjen përpara të Projektligjit për FSK-në në një kohë kur atij i dolën kundër NATO-ja dhe ShBA-ja, rezolutën për pezullim të dialogut dhe kërkesën për rishqyrtim në Kuvend të Gjykatës Speciale i quan përbuzje të miqësisë me faktorët ndërkombëtarë.

“Dorën në zemër, veprimet e fundit siç janë: rasti me Projektligjin për FSK-në, rivlerësimi i fushëveprimit të Gjykatës Speciale dhe pezullimi i dialogut janë argumente serioze që flasin për përbuzjen e miqësisë me faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë”, thotë Beqaj.

Ndërsa Naim Rashiti këto veprime të politikës kosovare nuk i sheh si rebelim.

“Nuk është rebelim, është ni lloj definimi. Është një lloj rritje e presionit e Prishtinës ndaj gjithë politikës së faktorit ndërkombëtar për të qenë më e pranueshme, më e hapur për interesat e Kosovës”, thotë Rashiti.

Por Beqaj veprimet kosovare që shkaktuan reagimin kundërshtues të perëndimit i lidh “me dëshirën për protagonizëm të Presidentit Thaçi”.

“Ai do të vazhdojë për ta luajtur rolin e ‘kryeprotagonistit politik’ nga i cili, gjoja se, tensionohet dhe shtensionohet gjendja, krijohet kaosi dhe stabiliteti, thellohet kriza apo zgjidhet kriza… me shpresë se në një situatë të tillë ‘kryeprotagonisti’ do të shpëtojë nga Gjykata Speciale”, tha Beqaj për Thaçin.

Presidenti Thaçi më 7 mars ia dorëzoi Kadri Veselit Projektligjin për FSK-në me anë të të cilit Forcës së Sigurisë së Kosovës synohet t’i jepen kompetenca ushtarake.

Pastaj këtë projektligj më 8 mars Kryesia e Kuvendit ia dorëzoi Qeverisë së Kosovës për mendim.

Thaçi veprimin e tij e arsyetoi me pamundësinë që FSK-ja të transformohet me ndryshime kushtetuese, pasi bërjen e FSK-së ushtri e kundërshton Lista Serbe.

FSK-ja mund të transformohet me ndryshime kushtetuese me votat e shumicës së deputetëve të Kuvendit dhe shumicës së deputetëvë të komuniteteve.

Ndaj këtyre veprimeve reaguan NATO-ja dhe ambasada e SHBA-së në Kosovë që thanë se janë për transformim të FSK-në nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Por Thaçi deklaroi dje në RTK se do të japë dorëheqje nësë FSK-ja nuk transformohet.

Edhe Kuvendi i Kosovës para dy ditësh miratoi një rezolutë për Ramush Haradinajn në të cilën u kërkon institucioneve kosovare pezullimin e dialogut të Brukselit Kosovë-Serbi deri në lirimin e Ramush Haradinajt.

Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar me një fletarrest të INTERPOL-it të lëshuar nga Serbia, e cila po kërkon ekstradimin e tij.

Për kërkesën ekstraduese të Serbisë ndaj Haradinajt gjykata në qytetin Colmar të Francës pritet të vendosë më 6 prill.

Edhe rezoluta që kërkon suspendimin e dialogut shkaktoi reagimin kundërshtues të BE-së.

Por këto zhvillime të politikës kosovare në raport me perëndimin, Naim Rashiti nuk i sheh si dëmsjellëse në aspektin afatgjatë.

“Mund të ketë dëme të momentit, por nuk do të ketë degradim të marrëdhënieve të Kosovës me faktorin ndërkombëtar, ngase ashtu-kështu nuk ka kah të shkojë Kosova- e ka vetëm një zgjidhje bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar”, thotë Rashiti. /Kallxo.com

Nisma zgjerohet edhe me dy nëndegë në Has

0

Nisma në Prizren është zgjeruar edhe me dy nëndegë në Has.

Halit Temaj është zgjedhur kryetar i nëndegës në fshatin Kushnin, ndërsa Shefqet Gegollaj në fshatin Lugishtë.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha tha se Nisma, do të vazhdojë shtrirjen edhe në fshatrat e tjera në Has.

“ Edhe në këto dy fshatra në Has u konfirmua përkrahja e pakontestueshme për Nismën, e cila do të sjellë ndryshime në Prizren”, tha Berisha.

Banorët e këtyre dy fshatrave në Has, ndërkaq janë shprehur se Prizreni, mund të ndryshojë vetëm me Zafir Berishën, kryetar./PrizrenPress.com/

Fatmir Limaj e Zafir Berisha, sot takohen me banorët e lagjes “Tusuz”

0

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, takohet sot  me qytetarët e lagjes “Tusuz” në Prizren.

Takimi mbahet në ora 19:00, në shkollën fillore “Xhevat Berisha”.

Limaj në këtë takim, do të debatojë me banorët e kësaj lagjeje për situatën politike në vend.

Ai, shoqërohet nga kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha./PrizrenPress.com/

U përkujtua Beteja e Jeshkovës

0

Është përkujtuar Beteja e Jeshkovës. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja tha se kjo betejë do të mbetet simbol i qëndresës.

“E kemi për obligim që të përkujtojmë gjakun e dëshmorëve të cilët ranë në këtë betejë”, tha Muja.

Ish- komandanti i Brigadës 125, Nehat Basha, tha se brezi i ri duhet të informohet për Betejën e Jeshkovës

Në këtë betejë kanë rënë 21 dëshmorë,/PrizrenPress.com/

Rektori i Univerzitetit Bezmialem Istanbul, vizitoi Spitalin e Prizrenit

0

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdaj me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit Bezmialem Istanbul, Rumeysa Kazancioglu, eksperte e fushës së Hemodializes.

Në takim është diskutuar për mundësit e bashkëpunimit profesional në mes të dy institucioneve.

Avdaj, ka falënderuar Rektorin e Universitetit Bezmialem Istanbul, për vizitën në spitalin e Prizrenit dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të dy anshëm në të ardhmen./PrizrenPress.com/

PDK-ja në Prizren fillon projektin “Programi për liderët e rinj’

0

Në kuadër të aktiviteteve të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, sot filloi  realizimin e projektit: ‘Programi për liderët e rinj’.

“Në kuadër të këtij programi, parashihen të organizohen trajnime, tryeza, debate dhe aktivitete të ndryshme rinore, me qëllim të përgatitjes së të rinjve për të udhëhequr me strukturat rinore të partisë, si dhe për inkuadrimin e tyre në organet vendimmarrëse partiake”, shkruan zyrtari i PDK-së, Kujtim Gashi në Facebook.

“Programi rinor, do të jetë edhe një arsye e cila dëshmon së PDK-ja, vazhdon t’i besoj gjeneratave të reja dhe përpiqet vezhdimisht për t’i dhënë përgjegjësi dhe mundësi të rinjve, në udhëheqjen dhe drejtimin e pozitave vendimmarrëse, si brenda partisë, po ashtu edhe në pozitat drejtuese institucionale”./PrizrenPress.com/

Rock, blues & country: Janis Joplin, histori e një rebeleje

0

Nga Maria Garsia

Në fund të viteve ‘50, jeta e Xhenis Xhoplin (1943-1970), u bë njësh me të ashtuquajturin “beat generation” dhe epokën e hipive. Ndërsa ajo njihet si ylli i parë femër i muzikës rock. Nëse Xhenis do të kishte jetuar më gjatë, një gamë me e gjerë e talentit të saj muzikor, dhe insistimi për të jetuar sipas mënyrës së saj, me siguri që do të sillte shumë më tepër admirim.

Xhenis kryesonte vazhdimisht klasifikimet muzikore, sidomos në rrymën kauntri; ajo ishte një figurë përcaktuese e kundërkulturës së viteve ‘60; “Perla” ishte nofka e Xhenis për brendinë e saj, si një figurë e hershme feministe.

Rock, blues & country?

Në librin ‘E varrosur për së gjalli’, biografja Mira Fridman shkruan se Xhenis argëtonte miqtë e saj të shkollës së mesme, duke imituar në mënyrë të përsosur këngëtarin e rrymës folk Zhan Riçi (1922-2015), dhe këngëtaren e rrymës folk dhe bluz Odeta (1930-2008), zëri i Lëvizjes për të Drejtat Civile.

Ndaj nuk është e çuditshtme, që Xhenis me një zhvillim të parakohshëm, tashmë një artiste lokale dhe piktore, të mos ia kalonte shumë mirë në shkollën e mesme. Një mik i fëmijërisë, Xhim Lengdon, i tha Fridmanit se në qytezën e tyre mendjengushtë Port Artur në Teksas, Xhenis cilësohet si imorale.

Menjëherë pas diplomimit, ajo shkoi në enklavën e hipive në Venecia të Kalifornisë, ku mund të bënte një jetë të shpenguar. Pas rikthimit në Teksas në vitin 1962, Xhenis filloi ta quajë veten një ‘beatnik’, një nofkë që ajo do të përdorë për të përshkruar veten gjatë gjithë jetës së saj. (Beatniks, i tha ajo një gazetari në Brazil në vitin 1970, janë “më të vjetër” sesa hipitë).

Ky vit shënoi realizimin e parë të ambicjes së Xhenis; ajo filloi të performojë në Hjuston dhe Ostin si këngëtare e bluzit, me stilin e saj të ndikuar shumë nga këngëtarja e saj e preferuar, Besi Smith (1894-1937), Perandoresha e Bluzit. Ndërsa Xhenis vendosi përfundimisht të bëhet një yll roku, në vitin 1971, versioni i saj i këngës kauntri të kënduar më herët nga Kris Kristoferson, “Me and Bobby McGee”, u rendit në krye të klasifikimit.

Kritikët e muzikës spekuluar mbi atë që ajo mund të bëhej – a do e tejkalonte Xhenis muzikën kauntri? Në një intervistë në dokumentarin e Emi Berg “Vajza e vogël blu” (2015), Kristoferson, një miq teksan (karriera e të cilit u ngrit me ndihmën e Xhenis), thotë se ai nuk e dinte që kishte  planifikuar regjistrimin e këngës. Ai kujton se ia tha këngën, sapo e kishte shkruar. Në një moment tepër emocional, Kristoferson, që sipas dëshmive kishte qenë dikur i lidhur me Xhenis, tha se qe habitur kur dëgjoi interpretimin e saj, në një album të publikuar pas vdekjes së “Perlës”.

Xhenis si një ikonë e kundërkulturës?

Në filmimet e D.A Pennebaker të Xhenis në Festivalin Pop të Montereit në vitin 1967, ka një fragment të Mama Cass në audiencë. Ndoshta anëtari më i famshëm i grupit rok folk, “The Mamas dhe Papas”, Cass është përshkuar nga interpretimi i “Ball and Chain”. Pennebaker kërkoi sërish të filmonte Xhenis, pasi e pa se paraqitja e saj në festival ishte domethënëse.

Një muaj para Montereit, kishte filluar të shfaqej dokumentari i tij “Mos shiko pas” në lidhje me turneun e parë britanik të këngëtarit Bob Dilan. Në vjeshtën e vitit 2015 skenaristja e dokumentarit “Vajza e Vogël Blu” ku u përdorën edhe filmimet e Pennebaker, u shfaq së bashku me këtë të fundit për t’iu përgjigjur pyetjeve të publikut.

Pennebaker tha se në Monterei, ai e dinte se Xhenis si interpretuese qe në prag të fames të madhe. Fridman e përshkruan paraqitjen e asaj dite”si shumë energjike sesa gjithë pjesa tjetër e gjithë festivalit”. Xhenis ishte një yll edhe para se të rregjistronte diçka. Sa për vetë “Monterey Pop”, biografja thotë: “Nuk pati kurrë një tjetër Monterey”.

Ndërsa ka patur shumë festivale të paharrueshme të kundërkulturës muzikore para “Monterey Pop”, kryesisht në San Françisko, ky i fundit shënoi fillimin e Verës së Dashurisë, hyrjen e hipive, dhe filozofisë së tyre të “fëmijës lule”, në kulturën e përgjithshme. Xhenis nuk ishte thjesht  pjesëmarrëse –  ajo u veçua nga kritikët e muzikës, të cilët kanë qenë unanimë në lavdërimet e tyre ndaj saj.

Performanca e suksesshme e Xhenis, është e pandashme nga një moment përcaktues në historinë e muzikës amerikane, dhe nga “Summer of Love” që pasoi, me derdhjen e saj të ndjenjave të qeta në tubimet në të gjithë vendin. Më vonë gjatë atij viti, do të ketë një tjetër përshkallëzim të luftës në Vietnam, dhe shkatërrimi i rregjistrimeve nga At Berrigan, por mbeti në qarqet kundërkulturës kujtimi i një lëvizje, që mbajti premtimin e ndryshimit në “Epokën e Ujorit”.

A ishte Xhenis një feministe?

Fridman, e cila kishte qenë përfaqeuesja e Xhenis për marrëdhëniet publike (dhe një punonjëse e menaxherit legjendar të Xhenis, Albert Gros), kujton një bisedë të vitit 1970 me klienten e saj në lidhje më këngën “Get It ëhile You Can”. Xhenis shprehu zhgënjimin mbi faktin, se kënga interpretohej gjerësisht si një referencë vetëm ndaj seksit.

Pas vdekjes së saj, kjo këngë mbërriti në majat e klasifikimeve muzikore, dhe titulli menjëherë u bë një moto e hipive, pjesërisht për shkak se Lufta e Vietnamit kishte marrë jetën e kaq shumë të rinjve. Përgjigja e Fridmanit ndaj Xhenis, qe se ky interpretim s’duhet t’i vinte si diçka e papritur, duke patur parasysh reputacionin e saj si imorale- diçka kjo e pamerituar sipas biografes.

Përgjigja e Xhenisit: “Babai im…. Ai bënte një jetë mentale. Kjo është ajo që donte, dhe mori aq sa mundi. Pavaësisht se ç’mendoni, kjo është ajo që do të ndodhë”. Përvoja ndërgjegjësuese e Xhenis në Venecia të Kalifornisë, erdhi një vit pas shitjes së pilulës së parë kontraceptive. Frika e grave ndaj shtatzënive të padëshiruara u zhduk, por për shumicën dërrmuese të grave të klasës punëtore dhe shtresës së mesme, vlerat e viteve ‘50 mbetën të njëjta, ashtu si edhe në familjen e Xhoplin.

Pjesë e rebelimit të Xhenis gjatë shkollës së mesme, kundër asaj që Fridman quan “zakone të zymta”, duke përfshirë edhe sjelljet e pranueshme si zonja, ishte kalimi i lumit Luiziana me shokët meshkuj, për të pirë dhe vizituar pishinat aty pranë. Në moshën 19-vjeçare, pas kthimit të saj nga Venecia, rezistenca ndaj atyre “zakoneve” vazhdoi me zhargonin e hipive dhe sikurse vërejti një i njohuri i saj, ajo mbante veshur një jelek prej lëkurës së dashit, një symbol i mospërfilljes së modës.

Pasi Xhenis u bë një yll roku, ajo herë pas here zinte “djem të bukur” dhe kalonte me ta nga një natë. Fridman komenton ndjeshmërinë që Xhenis kishte ndaj çdo kritike ndaj stilit të saj të jetesës, por ajo gjithashtu e bën të qartë se jetonte ashtu si i pëlqente. “Miqtë e Xhenis e merrnin si të mirëqenë faktin se ajo nuk dinte asgjë mbi fajin” – shkruan Fridman, “dhe nuk ka shumë që mendojnë se droga dhe alkooli, ishin katalizatorët e aventurave të saj seksuale”.

E pyetur në një rast se pse nuk merrte në grupin muzikor një femër, Xhenis u përgjigj se i pëlqente të qe gruaja e vetme në skenë. Ndërsa nuk ishte një feministe e vetë-deklaruar, sinqeriteti dhe ndershmëria e artit të saj, e bënin atë më të arritshme, në kontrast të plotë me Grejs Slik, me të cilin ajo krahasohej shpesh. Xhenis mishëron qëllimet e hershme të lëvizjes feministe, “lirinë për të zgjedhur”, një tjetër frazë shumë shpesh e keqkuptuar. Ajo shpreh shtrirjen e gjerë të autonomisë së grave, dhe jo thjesht pasjen e të drejtën ligjore për të abortuar. /“Biography.com” – Përgatiti: bota.al