9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 5999

Dështon fillimi i rigjykimit ndaj ish-gjyqtares nga Prizreni, Shemsije Sheholli

0

Rigjykimi ndaj ish-gjyqtares dhe tani avokates, Shemsije Sheholli, ka dështuar të fillojë për të dytën herë radhazi.  Pas mungesës së saj në seancën e 3 shkurtit, sërish, të enjten ka munguar me arsyetimin e njëjtë se është e sëmurë dhe se nuk ka mundësi të prezantojë në shqyrtim.

Mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, ka thënë se e mbrojtura e saj është ende në pushim mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo i ka propozuar gjykatës që shqyrtimin ta shtyjë pa afat e në ndërkohe ajo vet do ta njoftojë gjykatën për gjendjen e të akuzuarës.

Prokurori i rastit, Genc Nixha, ka kërkuar që në këtë rast të veprohet me urgjencë sepse ko lëndë do të mbërrijë afatin e vjetërsimit në korrik të këtij viti.

Përfaqësuesi i të dëmtuarve, avokati Hajrip Krasniqi, ka propozuar që nga e akuzuara të kërkohet që të paraqesë një mendim të mjekut sipas të cilit ajo nuk mund të paraqitet në këtë shqyrtim gjyqësor.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, ka thënë se nuk mund të vlerësojë raportet mjekësore të të akuzuarës andaj i ka dhënë afat prej 10 ditëve që e akuzuara të paraqesë një mendim mjekësor i cili sqaron gjendjen e saj dhe nëse ajo mundet të përcjellë gjykimin.

Seancën e radhës e ka caktuar për 23 mars, në ora 13:30.

Me datën 12.09.2013, Prokuroria e Shtetit, ka ngritur aktakuzë ndaj Shemsije Shehollit, të cilën e akuzon se në cilësinë e gjyqtares në ish-Gjykatën Komunale në Prishtinë, ka keqpërdorur pozitën zyrtare të saj.

Sipas aktakuzës, Sheholli ka aprovuar kërkesën e paditësve Jetullah, Sherife dhe Naim Krasniqi, me të cilën ka vërtetuar se ata janë pronar të një prone, në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”, pa ftuar në shqyrtimin gjyqësor, palën paditëse.

Sipas aktakuzës, Sheholli i ka caktuar palës së paditur, përfaqësues të përkohshëm, pa u munduar që të sigurohet se i njëjti nuk  jeton në Kosovë, por se është mjaftuar me deklaratën e paditësve se i padituri, Ustun Sylejman, është shpërngulur në Turqi.

Poashtu, Sheholli, akuzohet se nuk ka zbatuar ligjet pozitive që të shpallë në gazetën zyrtare, vendimin mbi caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm, me çka i është mohuar e drejta e pjesëmarrjes në kontest, trashëgimtarëve ligjor të të paditurit Ustun, mbesat dhe nipat e tij, Zineta, Ifeta dhe Eroll Nikoqeviq dhe Emil Popoviq.

Me 27 maj 2016, e akuzuara Shemsije Sheholli, është shpallur fajtore për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe është dënuar me 3 muaj burgim efektiv.

Ndaj këtij aktgjykimi, palët e dëmtuara dhe prokurori i rastit, kanë parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, ku kanë kërkuar që të rritet lartësia e dënimit.

Poashtu edhe mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, ka bërë ankesë ku ka kërkuar që të prishet aktgjykimi dhe rasti të kthehet në shkallën e parë për rivendosje.

Me 5 dhjetor 2016, Gjykata e Apelit, ka marrë aktvendim me të cilin ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në shkallën e parë, për rivendosje.

Sipas aktvendimit të Apelit, gjykata e shkallës së  parë nuk ka arritur që të vërtetojë në tërësi gjendjen faktike, pasi që nuk ka administruar si provë, lëndën kontestuese për të cilën bëhet fjalë në aktakuzë, ku do të vërtetoheshin nëse janë të sakta pretendimet e palës akuzuese apo asaj mbrojtëse.

Lënda penale në këtë rast, në korrik të këtij viti, arrin afatin e vjetërsimit.

Albin Memaj vazhdon të mbetet në Spitalin e Gjilanit

0

Pas lëndimit të rëndë, me rastin e goditjes nga Gzim Rusi i Gjilanit, Memaj vazhdon ende të mbetet në Spitalin e Gjilanit, njofton klubi i futbollit Liria.

Dje, ai u dërgua me autoambulancë, pasiqë nga goditja e qëllimshme dhe e fortë pësoi lëndim të syrit të djathtë, duke lënë fushën para kohe.

Mjekët pas ekziminimeve kishin konstatuar, se Albini duhet të mbetet të mërkurën në këtë spital për trajtim.

Ekipi mjeksor që po kujdeset shumë ndaj futbollistit të Lirisë, fillimisht kishte pohuar se ai do të mund të lëshohej në shtëpi të enjten.

Mirëpo, pas kontrollit dhe gjendjes së tij jo të mirë, mjekët i kan sugjeruar që ai ende të qëndroj në Spitalin e këtij qyteti.

“Po, ne sapo e vizituam Albinin dhe mjekët përkundër premtimit të dhënë mbrëm se ai sot (e enjte) do të mund të vij në shtëpi, thanë se nuk mund të rrezikojnë, dhe se po presin që gjendja e tij të stabilizohet’, ka thënë kapiteni Roberet Gjeraj, që me Ilir Mustafën, vizituan paradite Albinin.

Albin Memaj, që po shoqërohet nga djali i axhës Blendi, gjatë ditës do të vizitohet edhe nga trajnerët, stafi dhe anëtarë të Bordit.

KF ‘Liria’ i dëshiron shërim dhe kthim të shpejt në fushën e blertë.

Ndërkaq, Liria falenderon mjekët e Spitalit të Gjilanit për kujdesin.

Aktakuzë për fajde në Prizren

0

rokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, fajdeja, nga neni 343, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të KP-së, njofton kumtesa nga Prokuroria, transmeton koha.net.

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.S. nga muaji shkurt 2016 e deri më datë 18 janar 2017, me qëllim që të përfitojë për vete apo personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të njëjtit, pa përvojën ose pa aftësinë për të gjykuar, në atë mënyrë që i jep para me interes me fajde të dëmtuarit B. F, në vlerë prej shtatë mijë e dyqind ( 7200 ) euro, për periudha kohore të caktuara dhe për të njëjtat nga i dëmtuari merr interes – kamatë në vlerë prej trembëdhjetë mijë e shtatë qind ( 13.700 ) euro, në këtë mënyrë të dëmtuarin e çon në një gjendje të rëndë financiare – ekonomike.

I pandehuri D.S. me këto veprime ka kryer veprën penale, fajdeja, nga neni 343, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të KP-së.

Kallëzim penal kundër Ramadan Mujës dhe Kujtim Gashit (Dokument)

0

Avokati Ilaz Kadolli, ka bërë  Kallëzim penal,  kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryesusit të Kuvendit , Kujtim Gashi.

Kallëzimi Penal është bërë sot në Prokurorin Themelore të Prizrenit.

Kadolli, akuzon Mujën dhe Gashin, se kundërligjshëm kanë vepruar në rastin e iniciativës për ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, shkruan PrizrenPress.

“Me këtë mënyrë konsideroj se e kanë konsumuar veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke marrë veprime të kundërligjshme”, tha Kadolli. /PrizrenPress.com/

Nuk kalon propozimi i Hasanit për debat për shqyrtimin e Speciales

0

Propozimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani për debat parlamentar për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale nuk ka kaluar.

Me 53 vota për, 1 abstenim dhe një kundër, nuk kalon mocioni për debat për shqyrtimin e ligjit për Gjykatën Speciale, i propozuar nga deputeti I PDK-së Nait Hasani.

Rrënohet edhe një shtëpi e vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit

0

Sot, në orët e mëngjesit është rrënuar edhe një shtëpi e vjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në rrugën “Pushkatarët”.
Procesi i dhënies së pëlqimeve dhe lejeve nga organet shtetërore për zonat dhe monumentet e trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet skajshmërisht jotransparent.

Ec Ma Ndryshe, rekomandon marrjen e vendimit për moratorium për këtë zonë, që nënkupton ndalimin e çfarëdo aktiviteti (në përjashtim të atyre me natyrë emergjente), përderisa është duke u hartuar Plani i Menaxhimit dhe Konservimit për Qendrën Historike të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Familja Jashari ka të drejtë

0

Nga Faton Mehmeti

Si asnjëherë më parë, asnjë pjesëtar i Familjes së Adem Jasharit nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenca e Qeveria me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Dëshpërimi i familjes Jashari me klasën politike në vend daton qysh moti dhe si duket tani ka arritur limitet. Faktikisht çdo familje që nuk ka lidhje direkte apo indirekte me politikën sot në Kosovë nuk është e kënaqur me gjendjen në vend, por protesta  me mospjesëmarrje nga familja legjendare Jashari trumbeton më fortë.

Një familje që dha çdo gjë për atdhe dhe për liri lëshon klithjen e dëshpërimit. Ka kohë që oda e Jasharajve ka qenë e mbyllur për liderët politikë të vendit, disa prej të cilëve rrahin gjoks se ishin shokë me Adem Jasharin.

Pakënaqësia me klasën politike në vend, respektivisht me devijimin e rrugës për të cilin familja Jashari sakrifikoi 56 anëtarë të familjes ka bërë që kritikat ndaj institucioneve të vendit të shtohen. Ndërkohë, para dy viteve, më 5 mars, Bekim Jashari kishte quajtur turp të institucioneve pse nuk kishin lejuar të intonohej himni kombëtar në ceremoninë përkujtimore për Familjen Jashari. E si mos të jetë e dëshpëruar kjo familje, por dhe çdo qytetar i këtij vendi me gjendjen e tanishme në vend.

Kjo nuk është Kosova për të cilën dhanë jetën qindra e mijëra dëshmorë, që klasa politike të bëhen milionerë brenda natës e populli të dergjet për një kafshatë bukë. Këta politikanë përveç që janë të dëshpëruar janë edhe të dështuar, të paaftë për të bërë dhe drejtuar shtet, kanë rënë gjithnjë nga zhgënjimi që qytetarët e shumtë kanë parë tek klasa politike.

Në Kosovën, në të cilën paga mesatare është rreth 270 euro, gjysma e popullatës është e papunë dhe e varfër, askush nuk mund të jetë krenare me këtë vend dhe këtë udhëheqësi. Familja Jashari lëshon zërin se kështu nuk shkon, për ata që kanë vesh daullet po bijnë. Këta që u thirrën në emër të familjes Jashari, gjoja se ishin shokët e Ademit, kanë sjellë vendin afër greminës. Këta po abuzojnë me paranë publike dhe e shohim të gjithë dhe nuk ka fuqi askush për të vepruar, sepse edhe Gjyqësori është i ndërlidhur me këtë politikë dhe krim të organizuar.

Rrënja e përbashkët e të gjitha partive politike bashkë me sektorët tjerë të korruptuar janë struktura të krimit të organizua . Shqiptarët e Kosovës janë të dëshpëruar që nuk mund të jetojnë të ndershëm, të kenë jetë të dinjitetshëm dhe mos të kenë harbutë në pushtet, por njerëz me integritet dhe qe nuk e vjedhin vendin e tyre të larë me gjak. E kush më tepër se familja Jashari ka derdhur gjak për këtë vend ?!

Sylë Hoxha bëhet prokuror në Prokurorinë Speciale

0

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e së enjtes, ka avancuar tre prokurorë në Prokurorinë Speciale.

Sylë Hoxha, ish Kryeprokuror i Prizrenit, përmes konkursit tani është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Speciale, njofton Klan Kosova.

Pos tij në këtë pozitë janë përzgjedhur edhe prokurorja Fikrie Krasniqi Fejzullahu, si dhe prokurorja Florije Salihu Shamolli.

Dy kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e kësaj prokurorie.

Ndërsa në Prokurorinë Themelore të Prishtinës janë avancuar tre prokurorë nga departamenti i përgjithshëm në atë për krime të rënda.

Ndër të tjera në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe Raporti Vjetor i Mekanizmit përcjellës për harmonizim të statistikave për vitin 2016.

Arrestohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Sulm fizik në Prizren

0

Një sulm fizik ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/