Home Blog Page 6004

Mourinho ngacmon Guardiolan: Ju nuk luani në Europë

0

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola do të takohen këtë të enjte në derbin ndërmjet Unitedit dhe Cityt në kuadër të Premier Ligës angleze.

Rivaliteti mes dy trajnerëve ishte i ashpër gjatë kohës kur ata ishin duke punuar në Spanjë. Mourinho është përkujdesur që ta ‘nxejë’ edhe derbin e kësaj të enjte.

‘The Special One’, duke dashur ta amortizojë presionin mbi ekipin e tij, tha se City është favorit për këtë ndeshje, pasi ‘ata nuk luajnë në Europë, si ne’, duke aluduar në pjesëmarrjen e United në Europa League dhe eliminimin e Cityt nga Championsi.

“Ata kanë për të luajtur vetëm një herë në javë deri në fund të sezonit, kurse ne e kemi gjysmëfinalen e Europa League, që është shumë e rëndësishme për ne”, tha Mourinho.

Derbi i Manchesterit të enjten do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të jetë interesant, marrë për bazë që të dy ekipet janë vetëm një pikë larg njëri tjetrit në tabelën e Anglisë, duke garuar për një vend që çon në Champions League.

Lippi elozhe për Juven: Janë gati për të fituar tripletën

0

Ish-trajneri i Juventusit, Marcello Lippi është i bindur se bardhezinjtë mund të fitojnë të tre trofetë gjatë këtij sezoni. Në një intervistë

“Nuk është në filozofinë e Juventusit që të mos nënvlerësojë askënd, natyrisht edhe Monacon me sulmuesit e saj të shpejtë. Falcao është në formë, Mbappe ka cilësi të mëdha, por besoj se skuadra franceze ka probleme në mbrojtje”.

Më tej ai i bën një analizë disa prej lojtarëve të bardhezinjve gjatë këtij sezoni:

“Pjanic po bën dirigjentin e madh në mesfushë. Rëndësia e Mandzukic nuk është e matshme, Higuain është kudo, është sakrifikuar për të tjerët. Dybala luan në të gjithë fushën, në çdo pozicion. Mbrojtja është më e mira në Champions. Bonucci, Barzagli, Chiellini, asnjë nuk mbron më mirë se ata. Pa folur këtu për portierin Buffon, që është një fenomen prej 20 vitesh. Tripleta? Këtë sezon ky është një objektiv më shumë se i arritshëm”, tha Lippi.

Aksidenti i frikshëm, 21-vjeçari përplas 3 makina e plagos 4 persona

0

Policia ka vënë në pranga të riun Elsi Balla, 21-vjeç pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident masive në Durrës ku mbetën të plagosur 4 persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në rrugën interurbane kryesore, Durrës–Tiranë, në Sukth, ku i riu duke drejtuar mjetin tip Benz është përplasur me një mjet tjetër tip Benz, me drejtues shtetasin M.M. 32 vjeç.

Për pasojë, nga kjo përplasje janë dëmtuar dy mjete të tjera, mjeti tip Fiat me drejtuese shtetasen K.Sh. 23 vjeç, banuese në Sukth dhe mjeti tip Ford, me drejues shtetasin O. M. 32 vjeç, banues në Lushnje.

Janë aksidentuar dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekeve, shtetaset E.G. 19 vjeçe dje E.P. 19 vjeçe, pasagjere në mjetin tip Benz që drejtohej nga shtetasi Elsi Balla dhe drejtuesi M. M. dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit E. A. 44 vjeç dhe D.B. 27 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.

Përkujtohet 120-vjetori i revistës ”Albania” të Faik Konicës

0

“Dita Ndërkombëtare e Librit” dhe “120-vjetori i revistës ALBANIA” u përkujtuan nëpërmjet një aktiviteti të përbashkët në Muzeun Historik Kombëtar.

Në sallën “UNESCO”, sektori i Programeve Edukative të Muzeut Kombëtar dhe shkolla jopublike 12-vjeçare “Faik Konica”, në Tiranë, organizuan një veprimtari të larmishme, ku përveç përshëndetjeve në kuadër të këtyre dy datave, nxënësit e shkollës jopublike “Faik Konica” kishin përgatitur një program festiv dhe edukativ.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi tha se me revistën e tij politizuese ALBANIA, Faik Konica i dha një pasaportë kombit tonë.

“Ai krijoi në faqet e saj një Shqipëri imagjinare, kur ende nuk kishim një Shqipëri politike”, tha më tej drejtori Koçi. Ai shtoi se Faik Konica, ky intelektual i radhë, emancipues e largpamës, emrin e të cilit e mbante shkolla e tyre, ishte një nga themeluesit e shtetit shqiptar edhe pse fizikisht nuk u ndodh në ditën e shpalljes së Pavarësisë”, u shpreh ai.

Më pas, nga nxënësit u recituan poezi nga Faik Konica si dhe u shfaq një dokumentar mbi historikun e revistës ALBANIA.

Në fund të aktivitetit, drejtor i 9-të vjeçares, Dilaver Koçiu shpërndau çmimet e konkursit letrar të organizuar nga klatas e 5-ta të shkollës 12-vjeçare jopublike Faik Konica.

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare.

Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Vajza e Eli Farës ndahet një muaj pas fejesës?

0

Çifti i shumëpërfolur kohët e fundit, Marina Fara dhe Edi Ismaili, ashtu siç erdhën për publikun papritur ashtu me sa duket edhe kanë përfunduar historinë e tyre.

Jo më larg se para 1 muaji dhe disa javësh, marina e fejua me ceremoni me Edin, djalin e pasur dhe të famshëm për lidhjet e tij me VIP-et e estradës shqiptare. Por, kjo fejesë me sa duket ka marrë fund.

Në profilet e rrjeteve të tyre sociale (ish) çifti i Marina-Edi kanë fshirë çdo foto të tyren bashkë. Sikur kjo të mos mjaftonte ata kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çfarë do të thotë se ata janë të hapur tashmë për lidhje të reja, shkruan JetaOshQef.Marina Fara është vajza e këngëtares së njohur korçare, Eli Fara.

Formohet komisioni për organizimin e festivalit “Anadrinia Jehon 2017”

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për organizimin e festivalit tradicional të folklorit “Anadrinia Jehon 2017” i cili mbahet në fshatin Dejnë.

Ky festival këtë vit shënon edicionin e 16-të.
Anëtarët e komisionit janë: Gardalin Shtavica, drejtor i DKRS dhe kryesues i komisionit, kurse anëtar të komisionit janë: Xhafer Berisha, Salih Bytyqi, Fatmir Hoti, Muharrem Morina, Daut Bytyqi, Baki Xhaferi, Shqipron Berisha dhe Shedat Ukaj.

Komisioni ka për detyrë të bëjë organizimin dhe mbarëvajtjen e festivalit, duke përfshi seleksionimin e grupeve artistike pjesëmarrëse, rregullimin e skenës, përzgjedhjen e jurisë profesionale , shpërndarjen e ftesave dhe ndarjen e çmimeve të festivalit në natën finale.

Poashtu komisioni obligohet që për punën, ecurinë, mbarëvajtjen dhe shpenzimet e festivalit ti raportoi Kryetarit të Komunës. /PrizrenPress.com/

Shënohen dy rrahje në Prizren, përdoren edhe thikat

0

Dy rrahje kanë ndodhur dje në Prizren.

Viktimat e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime trupore.

Policia njodton se në njërën rrahje, janë përdorë edhe thikat./PrizrenPress.com/

Shantazhuesja me foto të Facebook-ut arrestohet në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Suharekë, pasi që e njëjta është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë të parave nga viktima femër, me qëllim të mospublikimit në rrjete sociale disa foto komprometuese të viktimës.

Rasti sipas policisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Me vendim të prokurorit e dyshuara është në mbajtje.

Suharekë: Tenton ta shkelë për vdekje me veturë

0

Një vozitës ka tentuar të godasë qëllimshëm me veturë një person në Suharekë.

Policia njofton viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Ragip Begaj, priti në takim kryetarin e OVL të UÇK-së, Gucatin

0

Kryetari i Komunës së Malishevas, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UK-së, Hysni Gucatin. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit mes OVL të UK-së dhe Komunës së Malishevas.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe kryetari OVL të UK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, si dhe përfaqësuesit e OVL të UCK-së nga Skenderaj dhe Klina, si dhe Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UK-së.

Begaj dhe Gucati, kanë biseduar për bashkëpunimin e mirë mes Komunës s Malishevas dhe OVL të UK-së, si dhe për rritjen e këtij bashkëpunimi. “Ne si komunë, jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim me OVL të UK-së, dhe gjithmonë do ti përkrahim veteranët e luftës, në çdo situatë”, ka thënë Begaj./PrizrenPress.com/