Home Blog Page 6012

Çfarë thotë Haradinaj nëse merret vendimi për ekstradim në Serbi!

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive të dhënë për Gazeta Blic ka folur edhe për skenarin e mundshëm të ekstradimit të tij në Serbi.Ai këtë vendim e ka quajtur absurd dhe që sipas tij, do të shënonte kulmin e absurditetit.Në intervistën e dhënë për Gazetën Blic, e cila më vonë do të botohet e plotë, thotë se nëse gjykata franceze e ekstradon atë në Serbi, faktikisht do të hidhej poshtë “edhe ligji dhe e drejta në Republikën e Kosovës të ciën Franca e ka njohur por poshtë do të hidhej edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës”.

Kjo është përgjigja e plotë e Haradinajt në lidhje me skenarin e mundshëm të ekstradimit të tij në Serbi.Një vendim i tillë do të ishte absurd. Në fakt do të shënonte kulminacionin e absurdit. Pse? Sepse kjo dmth. Që atëherë do të kalohej në situatën kur nuk vlejnë ligjet e vendit atje, nuk vlejnë ligjet e marrëveshjeve ndërkombëtare por vlejnë marrëdhëniet bilaterale, në këtë rast marrëdhëniet Francë- Serbi. Pra këtu do të hidhej poshtë edhe ligji dhe e drejta në Republikën e Kosovës të ciën Franca e ka njohur por poshtë do të hidhej edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Me këtë logjikë atëherë kjo do të thotë që edhe ne shqiptarët dhe sidomos ne në Kosovë do të mund të themi që nuk njohim kurrfarë vendimesh tjera për ata që supozohet se kanë kryer krime lufte përpos vendimeve që merr juridiksioni në Prishtinë.Që dmth. Kosova do të duhej të merr një vendim dhe qëndrim që s’e njeh asnjë vendim gjyqësor që për serbët është shqiptuar për krime që kanë kryer në Kosovë pa i gjykuar ne në Kosovë.

Ky është realiteti ky do të duhej pastaj të ishte edhe qëndrimi i Kosovës sepse në rast të një vendimi të tillë faktikisht Beogradit po i jepet mundësia të thotë që nuk njohim asnjë vendim tjetër gjyqësor pos vendimeve që merr Beogradi! Kjo pra dmth.Që shqiptarët mund të thonë që s’njohim më instanca ndërkombëtare të gjykimeve ndërkombëtare por, e kjo ka rëndësi, nuk i njohim as të rejat. Dhe krejt me këtë logjikë, vetëm kur i gjykojmë ne, vetëm ato vlejnë.

Për t’u përgjigjur konkretisht, në rast të një vendimi të tillë, si shkon më tutje, atëherë këta i kanë instancat e tyre politike të cilat marrin vendime po politike, por e them edhe njëherë atëherë do të krijoheshin kushtet që edhe Kosova të merr vendime të njëanshme të cilat do të dukeshin ashtu që edhe ne në Kosovë nuk njohim vendime nga asnjë instancë tjetër për serbët përpos atyre që i shqiptojmë ne në Kosovë. Psh. Me aktakzua kundër Vuçiqit, Daçiqit e krejt aparatit shtetëror serb ne ofrojmë një gjykim të drejt në Prishtinë.Dhe krejt praktikat e deritashme se kemi mekanizma ndërkombëtarë, gjykata ndërkombëtare të paanshme për palët armiqësore, më nuk vlejnë dhe krejt teoria e BE-së apo Amerikanëve që duhet të ketë një instancë neutrale për gjykime siç ka qenë Haga apo siç janë Dhomat e Gjykatës Speciale për Kosovën bjen në ujë sepse kjo dmth. që duhet popujt dhe vendet në fjalë ta bëjnë këtë gjë veç e veç.

Pra, atyre me na gjyku neve e ne me i gjyku ata!Shikoni, me një vendim të tillë, faktikisht po thyhet një normë. Dmth. Kosova më s’ka nevojë të respektojë asnjë normë ndërkombëtare. Pra Kosova ka të drejtë ta anulojë çdo vendim për marrëveshjet ndërkombëtare. Dhe Kosova mund të thotë që s’njohim më këso marrëveshjesh sepse po i lejohet atij

Sonte meçi i shumëpritur i Haxhi Krasniqit

0

Sonte në Erfurt të Gjermanisë pritet të zhvillohet ndeshja e boksit ndërmjet boksierit shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi si dhe Arthur Abraham.

Për bokserin Krasniqi ky meç është i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme dhe nëse ai shënon fitore, atëherë do të ketë mundësinë që të luftojë për titullin e botës në kategori më të larta.

Ndeshja do te filloj në ora 22:30, ku boksieri shqiptar pret përkrahjen edhe të tifozëve shqiptarë që e kanë përkrahur maksimalisht deri më tani.
Salla ka kapacitet prej 6 mijë shikuesve, ku një numër i madh i tyre pritet të jenë shqiptarë.

Pse FBI kishte një dosje për Ajnshtajnin?

0

Më 18 prill u shënua dhe 62-vjetori i vdekjes së fizikanit të shquar Albert Ajnshtajn. Por polemikat për të nuk kanë të sosur.

Ai ishte një fizikan i njohur botërisht kur FBI filloi të mbante një dosje sekrete për të në vitin 1932. Ai dhe bashkëshortja e tij Elsa u zhvendosën në SHBA nga Gjermania, dhe Ajnshtajni ishte një zë i fuqishëm për çështjet sociale në kohën e tij, argumentet publike kundër racizmit dhe nacionalizmit.

Kur ai vdiq, dosja në FBI kishte shkuar në 1427 faqe. Drejtori i agjencisë, J. Edgar Hoover ishte mjaft dyshues ndaj aktivizmit të Ajnshtajnit, që sipas tij mund të ishte një komunist dhe një ‘radikal ekstrem’.
Ndoshta vetë Ajnshtajni do të kishte qeshur me këto etiketime nëse do e dintëe këtë. Ai kishte dëgjuar shumë më keq në fakt nga nazistët në Gjermani. Megjithatë ai nuk ishte aspak i frikësuar nga zyrtarët. “Respekti i pamenduar për autoritetin është armiku më i madh i të vërtetës”, ka deklaruar ai në 1901.

Qëndrimi sfidues i Ajnshtajnit e largoi atë nga shkolla gjermane që në moshën 15-vjeçare, dhe u detyrua të heqë dorë nga shtetësia vetëm në moshën 17-vjeçare.ai nuk donte të kishte të bënte me shkollat autoritare gjermane apo militarizmin e shfrenuar, që e urrente aq shumë.

Ai u bë shtetas zviceran dhe ndoqi studimet në Institutin Politeknik të Zyrihut dhe pas diplomimit nisi punë në një zyrë patentimesh në Bern ku dhe bëri punën e tij revolucionare mbi relativitetin dhe teorinë kuantike më 1905.
Ai nuk u kthye të jetonte në Gjermani deri më prill 1914, kur arritjet e tij e çuan në një emërim prestigjioz në universitetin e Berlinit. Atje ai vazhdoi të zhvillonte idenë e tij të relativitetit dhe gravitetit, duke marrë një konfirmim spektakolar më 1919 nga vëzhgimi i një eklipsi diellor dhe që formëzoi kuptimin tonë për universin.
Partia naziste e cilësoi relativitetin si një “perversitet hebre”, dhe Ajnshtajni po merrte kaq shumë kërcënime për vdekje saqë nisi të shmangte daljet i vetëm.

Por këto kërcënime nuk e ndalën. Përkundrazi, ai vazhdoi të përdorte famën e tij të sapoformuar për të folur kundër asaj që e shihte si gabimet e botës. Heshtja në fytyrën e djallit, tha ai njëherë “do të më bënte të ndihesha fajtor për bashkëpunim”. Ai e denoncoi nacionalizmin militant. “Fruthi i njerëzimit” e quajti në 1929.

Më 1939, nga frika se fizikanët gjermanë do të garonin për të shfrytëzuar fenomenin e sapozbuluar të atomizmit bërthamor, Ajnshtajni i shkruan presidentit amerikan, Rusvelt. “Elementi uranium mund të kthehet në një burim të ri dhe të rëndësishëm të energjisë në të ardhmen, që është një bombë”, shkruante Ajnshtajni. Presidenti amerikan iu përgjigj me projektin Manhatan, një program përplasjeje që të krijonte bombën atomike para Hitlerit.
Ajnshtajni nuk luajti rol të mëtejshëm në këtë projekt. Por në 1945 kërkoi ta takonte shkencëtarin e projektit Manhatan, pasi sipas fizikanit të madh po nxitonte me prodhimin e bombës së parë atomike dhe përdorimin e saj, dhe pse Gjermania ishte afër humbjes dhe kishte hequr dorë nga uraniumi.

Rusvelt nuk e lexoi kurrë atë letër, pasi vdiq më 12 prill. Dhe kur Ajnshtajn dëgjoi për shpërthimin e bombës atomike në Hiroshimë vetëm përshpëriti “O Zoti im!”.

Për pjesën tjetër të jetës së tij, Ajnshtajni ishte një avokat i palodhshëm për të patur një formë kontrolli ndërkombëtar të armëve bërthamore. Në epokën atomike, argumentoi ai, lufta ishte bërë një formë e çmendurisë.

Por National Geographic shkruan se çfarë do të kishte thënë Ajnshtajni për atmosferën e sotme politike.(gazeta-shqip)

I kërkuari nga Suhareka, arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

0

Policia ka arrestuar një të kërkuar nga Suhareka.

Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore të Prizrenit, në Aeroportin e Prishtinës.

Ai është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Policia tregon shkaktarin e aksidentit në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, afër Prizrenit

0

Pëlcitja e gomës, ka qenë shkaktari kryesor i aksidentit, që ndodhi dje në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, afër Prizrenit.

“Deri të aksidenti ka ardhur si pasojë e pëlcitjes së gomës të rimorkios së kamionit, i cili më pas humb kontrollin dhe rrokulliset në rrugë me ç’rast ka goditur veturën “Golf”, e cila ishte duke lëvizur në drejtimin e kundërt të rrugës”, njofton Policia e Kosovës.

Të dy ngasësit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Si pasojë e aksidentit dëme materiale kanë pësuar të dy mjetet si dhe janë dëmtuar mbrojtëset ndarëse në mes të rrugës./PrizrenPress.com/

Policët sulmohen nga dy persona të dehur në Suharekë

0

Dy persona, të dehur, kanë sulmuar fizikisht policët në fshatin Shirokë të Suharekës.

Njëri prej policëve ka pësuar lëndim trupor, me c’rast ka kërkuar trajtim mjekësor .

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

136 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli

0

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe vdiq në vitin 1881. Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri. Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajit, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Gucia, në Hot, Grudë, Tuz. Pastaj në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës, dhe së fundmi në atë të Slivoves nga ku dhe ra heroikisht.

Në betejën e Slivovës në afërsi të Shtimes, në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari.

Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake. Ky nip i Mic Sokolit, ra dëshmorë duke luftuar për Bashkim Kombëtar, dhe quhet Tahir Sinani.

Shumë ngjarje dhe luftëtarë të Epokës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetësuan përmes epikës historike, mirëpo vendin e parë e zë Mic Sokoli, prijësi i Krasniqes, biri i Sokol Ramës nga Malësia e Madhe. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë, dhe këngët për të jehuan nëpër vite duke mbërritur deri tek ne.

Ismail Kadare largohet nga gara për çmimin Man Booker International Prize

0

Mathias Enard e Amos Oz kanë arritur të futen në këtë gjashtëshe, shkruan KultPlus.

Para pak javësh, ai ishte në mesin e librave të listës së ngushtë për të fituar çmimin Man Booker International Prize 2017.

Ismail Kadare, megjithatë, nuk është në mesin e gjashtë librave që janë finalistë për këtë çmim, të cilin në fakt Kadare e ka marrë në vitin 2005, shkruan KultPlus.

Mathias Enard e Amos Oz kanë arritur të futen në këtë gjashtëshe, ndërsa edhepse Kadare komentohej si fitues potencial, nuk ka arritur të jetë pjesë e kësaj liste finaliste.

Shpërblimi do të ndahet me 14 qershor, ndërsa në jurinë e këtij çmimi janë Elif Shafak- shkrimtare turke, Nick Barley, Daniel Hahn, Chika Unigëe dhe Helen Mort. / KultPlus.com

Afganistan, vriten me dhjetëra ushtarë nga talebanët

0

Të paktën 50 ushtarë afganë u vranë si pasojë e një sulmi të talebanëve ndaj një baze ushtarake në provicën Balkh.

Më herët u raportua vetëm për 8 viktima, por sipas autoriteteve lokale, bilanci është shumë më i lartë, megjithëse ende i paqartë.

Ushtria afgane tha se sulmi u krye pranë një xhamie, brenda në bazën që gjendet në qytetin Mazar-e-Sharif. Sulmi u mor përsipër nga talebanët, duke konfirmuar dyshimet e ushtrisë.

Sipas policisë, luftëtarë talebanë kishin veshur uniforma ushtrie dhe hynë pa u shqetësuar në bazë, derisa vendosën që të sulmonin. Mësohet se të paktën një prej agresorëve hodhi veten në erë, ndërsa ka raporte për krisma sporadike që vazhdojnë brenda bazës.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane në Afganistan, duke konfirmuar incidentin e rëndë, thanë se sulmi ishte vërtet masiv dhe se viktimat janë me dhjetëra.

Në bazën ku u zhvillua sulmi mësohet se janë dislokuar edhe ushtarë të NATO-s, por nuk ka lajme nëse mes tyre ka viktima apo të plagosur. Që prej largimit të pjesës më të madhe të forcave të aleancës nga Afganistani, talebanët, por edhe Shteti Islamik i kanë shtuar sulmet ndaj ushtrisë afgane, duke zbuluar mjaft qartë dobësitë e saj.

“DokuFest” ende nuk e ka bërë publike temën e sivjetme

0

Kanë mbetur pak muaj deri kur në qytetin e Prizrenit do të nis ngjarja më e madhe kulturore në vend.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër “DokuFest” ende nuk e ka bërë publike temën e sivjetme, por edicioni i 14-të i këtij Festivali iu kushtua migrimit e izolimit, çështjes së mungesës së lirisë së lëvizjes dhe problemit me viza që ka Kosova, shkruan sot, gazeta Zeri.
Kjo temë vazhdon të jetë aktuale edhe gati një vit pasi Komisioni Evropian ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, gjatë muajit maj të vitit 2016. E gati dy vite pas, si për ironi, Drejtori ekzekutiv i “Dokufest”-it, Eroll Bilibani, mbeti jashtë “Berlinales”, pasi që Ambasada gjermane ia refuzoi kërkesën për vizë.

“Në njëfarë forme atëherë kemi dashur që të bëjmë pak zhurmë. Kemi dashur të flasim pak më shumë jo vetëm për problemin e vizave që i kanë kosovarët, por për problemin e emigrimit në përgjithësi që ndodh në botë dhe si rezultat i asaj ne kemi prodhuar edhe një film, i cili ka marrë çmimet më të mëdha nëpër festivale, madje ky film është nominuar për filmin më të mirë evropian, për ‘Bafta’ dhe krejt ai kontribut yni jo vetëm këtu në Kosovë apo në Evropë, në njëfarë forme nuk kam pritur që ka për të ndodhur kështu”, pati deklaruar për “Zërin” Bilibani.

Rasti i tij ishte vetëm një nga të shumtët kur artistët penalizohen dhe mungojnë nëpër shumë aktivitete të rëndësishme për ta, pasi nuk arrijnë të sigurojnë një vizë.

Edhe Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, thotë se edhe në art, si në çdo fushë tjetër, liria e lëvizjes është thelbësore. Ai konsideron se gjatë kësaj periudhe të izolimit dhe përpalljes më viza artistët kosovarë kanë humbur shumë mundësi, por edhe publiku ndërkombëtarë nuk ka mundur t’i tejkalojë tërësish paragjykimet për Ballkanin, në pamundësi për t’u takuar me ta shpesh.

“Jo vetëm në art, por liria e lëvizës është thelbësore në njohjet reciproke mes njerëzve dhe kulturave. Ne kemi qenë dëshmitarë të këtyre viteve se sa shumë pengesa kemi pas në udhëtimet e shumë artisteve jo vetëm në Evropë, por edhe në vende tjera. Nga këto kufizime nuk kanë humbur vetëm artistët kosovarë, por më së shumti kanë humbur publiku i këtyre vendeve që nuk kanë pas rastin që të takohen drejtpërsëdrejti me artistë kosovarë dhe sadopak t’i thyejnë tabutë që kanë për vendet kryesisht të Ballkanit. Shpresoj që këto kufizime, sidomos për Evropë do të hiqen dhe këtyre barrierave do t’iu vije fundi”, thotë Zharku./zeri/