Afganistan, vriten me dhjetëra ushtarë nga talebanët

Të paktën 50 ushtarë afganë u vranë si pasojë e një sulmi të talebanëve ndaj një baze ushtarake në provicën Balkh.

Më herët u raportua vetëm për 8 viktima, por sipas autoriteteve lokale, bilanci është shumë më i lartë, megjithëse ende i paqartë.

Ushtria afgane tha se sulmi u krye pranë një xhamie, brenda në bazën që gjendet në qytetin Mazar-e-Sharif. Sulmi u mor përsipër nga talebanët, duke konfirmuar dyshimet e ushtrisë.

Sipas policisë, luftëtarë talebanë kishin veshur uniforma ushtrie dhe hynë pa u shqetësuar në bazë, derisa vendosën që të sulmonin. Mësohet se të paktën një prej agresorëve hodhi veten në erë, ndërsa ka raporte për krisma sporadike që vazhdojnë brenda bazës.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane në Afganistan, duke konfirmuar incidentin e rëndë, thanë se sulmi ishte vërtet masiv dhe se viktimat janë me dhjetëra.

Në bazën ku u zhvillua sulmi mësohet se janë dislokuar edhe ushtarë të NATO-s, por nuk ka lajme nëse mes tyre ka viktima apo të plagosur. Që prej largimit të pjesës më të madhe të forcave të aleancës nga Afganistani, talebanët, por edhe Shteti Islamik i kanë shtuar sulmet ndaj ushtrisë afgane, duke zbuluar mjaft qartë dobësitë e saj.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit