12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6023

Nëna e Astrit Deharit: Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e djalit tim

0

Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja, në një konferencë për media, ku është prezantuar instituti që do të hetojë vdekjen e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, ka thënë se prokurori Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e djalit të saj.

Ajo ka thënë se duan hetim të pavarur për këtë cështje, që të zbardhet vdekja e Astritit, por edhe të merret vesh për atë që i ndodhi Arbnor Deharit, djalit tjetër, që vdiq rreth tre vjet më parë, transmeton Klan Kosova.

“Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e Astritit. Nga Prizreni ka ardhur në Prishtinë”.

“A vdiq Astriti? A u vra? A u vetëvra? Ata që u morën me të e dinë më mirë”.

“Ne si prindër kërkojmë hetim të pavarur për këtë cështje. Djemtë tanë u vranë. Ende nuk kemi sqarim si vdiq Arbnori, e u bënë tre vjet që atëherë”.

“Nuk i kemi besuar hetimit të shtetit, pikë së pari pas rastit të Arbnorit. Pikë së dyti për arsye të deklaratave kontradiktore për rastin e Astritit. Nuk kanë pasur të drejtë të na i vrasin djemtë – shokët tonë, me të cilit kemi bashkëpunuar me bashkëshortin për 20 vjet”.

Arrestohet një person në Kobajë të Prizrenit

0

Një persona është arrestuar në fshatin Kobajë të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrent.

Policia e Kosovës njofton se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimi në burgun e Dubravës./PrizrenPress.com/

Mehmedali Gashi: Nuk është shantazhuar mjeku Arsim Berisha

0

Drejtoria e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Mehmedali Gashi, ka mohuar se është shantazhuar për shkak bindjeve politike mjeku Arsim Berisha. Ai thotë se mjeku Berisha, është transferuar në vendin e punës, ku është pranuar me konkurs.

“Kuvendari i LDK –së Qemajl Krasniqi ka bërë deklarata të pavërteta kinse është shantazhuar dr. Arsim Berisha”, thotë Gashi.

Kuvendari i LDK-së, Qemajl Krasniqi, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ka akuzuar pushtetin se po shantazhohen antarët e partisë së tij, në vende të punës.

Ai, ka përmendur transferimin e mjekut, Arsim Berisha nga Prizreni në fshatin Korishë.

Drejtori Mehmedali Gashi tha ndërkaq se kjo nuk është e vërtet.

“Në Kujdesi Primar Shëndetësor në Prizren respektohet secili punëtor dhe vlerësohet sipas meritave dhe kontributeve, pa marrë parasysh orientimin politik të tij.

Ne i zbatojmë politikat shëndetësore që i harton Ministria e Shëndetësisë”.

“Nuk është aspak e vërtetë se dr Arsim Berisha është shantazhuar, me rastin e kthimit të tij në vendin e mëparshëm të punës, në QMF Korishë”.

“Ai është i pranuar me konkurs publik për QMF Korishë. Këtë e dëshmojnë edhe kontratat e tij të punës, të nënshkruara nga vet ai dhe punëdhënësi, që nga kontrata e parë, më 01 qershor 2011 deri më 31 maj 2018, sipas kontratës së fundit”.

“Dr. Arsim Berisha ka qenë përkohësisht i sistemuar në QMF 3, për shkak të specializimit të tij në Mjekësi Familjare dhe pamundësisë për të punuar 5 ditë në QMF Korishë, gjatë specializimit”.

“Ne konsiderojmë se me përfundimin e specializimit të dr. Arsimit, qytetarët e Korishës do të marin shërbime shëndetësore më cilësore, të cilat i meritojnë, sikurse edhe regjionet e tjera të Komunës së Prizrenit”.

“Në QMF 3 , Kurilla ku ka punuar përkohësisht dr. Arsim Berisha, vazhdon të punojë specialisti i Mjekësisë Familjare, i cili punon që nga fillimi, kontratë për atë vend pune si dhe dy mjeke të përgjithshme. Dmth se nuk është e vërtetë se QMF Kurila ka mbetur pa mjek specialist”.

“Prandaj, në rastin e Dr Arsim Berishës nuk është bërë kurfarë shkeljesh ligjore dhe është absurd të mendohet se ai është shantazhuar. Nuk është mirë të politizohen çështjet e tilla të brendshme, organizative të Institucionit tonë nga ana e kuvendarëve të LDK si dhe nga ana e vet dr. Arsimit”.

“Shërbimet shëndetësore të ofruara nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në Prizren janë dhe do të vazhdojnë të jenë cilësore dhe shembull për tërë Kosovën. Këtë e argumentojnë satisfaksionet e qytetarëve të komunës sonë, si me deklarime gojore ashtu edhe përmes hulumtimeve të kryera nga ne”.

“Ne i mirëpresim të gjitha këshillat qëllim mira, të cilat kontribuojnë në avancimin e KPSH-së dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, por jo edhe insinuatat dhe dezinformatat që nuk shkojnë në favor të interesave të qytetarëve”./PrizrenPress.com/

Nisma për Kosovën shënon trevjetorin e themelimit

0

Partia opozitare, Nisma për Kosovën, sot shënon trevjetorin e themelimit të saj dhe për nder të kësaj date, kjo parti do të mbajë Konventë solemne.

Nisma për Kosovën ua ka uruar të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj këtë datë kur është themeluar kjo parti!

Prindërit e Astrit Deharit sot flasin për media

0

Prindërit e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari-i vdekur në Burgun e Prizrenit, dhe avokti Tomë Gashi, do të prezantojnë sot Institutin e Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e Deharit.

Ata do të flasin në një konferencë për media, e cila do të mbahet në zyrën e avokatit Gashi, duke filluar nga ora 12:00.

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2016, ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve.

Kadri Veseli vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të premten ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti”, ku është takuar me Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj, stafin menaxhues dhe personelin akademik të universitetit.

Pavarësimi i Universitetit nga MASHT, rritja e buxhetit, rritja e numrit të punëtorëve të lejuar për punësim, si stafit akademik edhe atij administrativ, kalimi i kampit aktual të KFOR në pronësi të UPZ-së, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim.

Rektori Vataj i prezantoi para kryetarit të Kuvendit të arriturat që janë shënuar dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky universitet. Ai e falënderoi kryetarin Veseli për interesimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që po i bënë UPZ-së. Rektori Vataj kërkoi nga ai që t’i adreson shqetësimet që janë ngritur në këtë takim të cilat kërkojnë përgjigje nga institucionet qendrore. Me këtë rast Kryeparlamentari Veseli është impresionuar me të arriturat e UPZ-së, si universiteti i dytë publik në vend, dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në zhvillimin e mëtutjeshëm. Sa i përket autonomisë financiare, kryetari Veseli bëri të ditur se ka qenë një insistim i madh i deputetëve për pavarësinë financiare të universiteteve të reja, me rastin e miratimit të ligjit aktual të buxhetit, pasi që po hasin vështirësi këto universitete në këtë kuadër. Por Veseli kërkoi durim ngase kjo çështje tha se me kohë do të adresohet.

Ndërkaq kryeparlamentari bëri të ditur se është takuar me ambasadoren e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets me të cilën ka diskutuar për të ardhmen e kampit të KFOR, dhe se ai t’i kaloj UPZ-së. Ai kërkoi nga UPZ që të bënë një projekt për shfrytëzimin e atij lokacioni dhe ta diskutoj me KFOR-in gjerman.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pasi ka dëgjuar diskutimet , tha se institucionet e vendit duhet të ofrojnë mbështetje për zgjidhjen e problemeve që i shoqërojnë institucionet arsimore në ngritjen e cilësisë dhe eleminimin e defekteve burokratike, ndërsa ndër angazhimet konkrete së bashku edhe me komunitetin e biznesit, duhet përmirësuar gjendjen që ka të bëjë me tregun e punës për të rinjtë që studiojnë dhe përfundojnë shkollimin adekuat

Gjithashtu edhe mësimdhënës në këtë universitet, si Arif Rizaj, dekan në Fakultetin Juridik, pastaj u.d. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Sabahajdin Cena, Senatori dhe mësimdhënësi i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Ass. Dr. Shkelqim Millaku, pastaj Prof. Ass. Dr. Hysni Terziu mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik dhe anëtar në Këshillin Drejtues dhe Përparim Avdullahu, përkthyes i gjuhën angleze, koordinator për çështje studentore dhe senator, diskutuan për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet UPZ-ja dhe kërkuan nga Kryetari i Kuvendit që të mbështet këtë institucion edhe në të ardhmen.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Arianit Berisha, në fjalën e tij përshëndeti punën e mirë që po bënë menaxhmenti i UPZ-së, me në krye Rektorin Vataj, në zhvillimin e këtij universiteti. Ndërkaq ai ngriti shqetësimin e punësimit të kuadrove të UPZ-së, të cilit duhet të kenë prioritet nga institucionet lokale në Prizren, sidomos ata që i përkasin familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta. Ndërkaq fjalën e mori edhe ish-kryetari i PS, Nehat Gashi, aktualisht nënkryetar i Unionit të Studentëve të Kosovës, i cili foli për punën e mirë që është bërë në UPZ nga menaxhmenti aktual, dhe njoftoi me punën që po bënë USUK si mekanizëm i studentëve në nivel të Kosovës./PrizrenPress.com/

.

Të hënën shpallet aktgjykimi për Nexhat Çoçajn dhe Shaip Budurin

0

Ka përfunduar rigjykimi ndaj  ish- drejtorit Komunal të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku”, Shaip Buduri, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

 

Nexhat Çoçaj, në mbrojtjen e tij, tha se kontratën e punës për Besnik Krasniqin, e kishte nënshkruar duke u bazuar në rekomandimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Sipas tij, më 2 shkurt 2013, kishte pranuar një rekomandim nga MASHT, me të cilin i është kërkuar që të sistemojë profesorin Besnik Krasniqi, në sistemin arsimor. Tutje,  Çoçaj shtoi se kur e kishte lexuar rekomandimin, nuk e kishte ditur se Udhëzimi Administrativ(UA) 8/14, në të cilin është mbështetur rekomandimi, ende nuk kishte hyrë në fuqi.

Prokurori  Mehdi Sefa, në fjalën përfundimtare tha se, mbetet pranë fjalës së dhënë në gjykimin e parë dhe se kërkon që të akuzuarit të shpallen fajtorë, dhe të dënohen sipas ligjit.

Mbrojtësi i Budurit, avokati Esat Gutaj, tha se i mbrojturi i tij nuk kishte pasur kompetencë që të punësojë profesorin Besnik Krasniqi, dhe se e kishte njoftuar Drejtorinë e Arsimit që i njëjti po punonte në shkollë pa kontratë pune. Gutaj shtoi se, në këtë rast nuk ka të dëmtuar, pasi që profesori Krasniqi, nuk kishte marrë pagë për punën e kryer në shkollë.

I akuzuari Shaip Buduri, tha se ligji i punës e njeh një person si të punësuar vetëm nëse paguhet për punën që kryen, dhe se lidhja e marrëdhënies së punës bëhet me kontratë. Andaj sipas tij, profesori Krasniqi nuk është paguar për punën e bërë në shkollë, dhe nuk mund të thuhet se ka qenë i punësuar.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Çoçajt, avokati Rexhep Hasani, deklaroi se i mbrojturi i tij, kur e kishte nënshkruar kontratën, kishte besuar se rekomandimi i MASHT-it, është në harmoni me normat në fuqi, andaj edhe nuk e kishte ditur se UA 8/14, nuk kishte hyrë në fuqi ende. Hasani tutje shtoi se në rigjykim, sekretari i përhershëm i MASHT-it, Alush Istogu kishte thënë se, drejtorët e institucioneve arsimore, punësohen pa konkurs.

I akuzuari Nexhat Çoçaj, tha se në bazë të ligjit për arsimin parauniversitar të vitit 2011, gjithmonë janë sistemuar drejtorët e shkollave në pozitat ku kanë qenë të sistemuar para se të bëhen drejtorë.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 27 shkurt, në ora 09:00.

Shaip Buduri dhe Nexhat Çoçaj akuzoheshin, se kanë punësuar profesorin Besnik Krasniqi, në gjimnazin “Gjon Buzuku”, pa konkurs publik. Sipas aktakuzës, Buduri duke qenë drejtor i shkollës “Gjon Buzuku”, kishte lejuar profesorin Krasniqi, të japë mësim për pesë muaj, pa kontratë të punës. Ndërsa Çoçaj akuzohej se ia kishte lidhur kontratën e punës profesorit Besnik Krasniqi, në mënyrë të kundërligjshme, pasi që nuk kishin shpallur konkurs publik për atë vend të punës.

Shaip Buduri, në maj të vitit 2016, ishte dënuar nga kjo gjykatë me një vit burgim efektiv, ndërsa i akuzuari tjetër Nexhat Çoçaj ishte liruar nga akuza.

Por, Gjykata e Apelit, kishte prishur aktgjykimin e shkallës së parë, me arsyetimin se nuk është vërtetuar në tërësi gjendja faktike. Sipas Gjykatës së Apelit, nuk ishte vërtetuar përgjegjësia e drejtorit të shkollës Buduri, për punësimin e profesorit Krasniqi në shkollën “Gjon Buzuku”, pasi që punësimin e bënë Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA).

Gjykata e Apelit, poashtu kishte gjetur se, nuk qëndron arsyetimi se drejtori i DKA-së Çoçaj, kishte lidhur kontratën në bazë të Udhëzimi Administrativ 08/14, pasi që lidhja e kontratës ishte bërë me 2 shkurt 2014, ndërsa Udhëzimi Administrativ, kishte hyrë në fuqi më 25 shkurt 2014./betimiperdrejtesi/

 

Prizren: Aktakuzë kundër katër policëve për marrje të ryshfetit

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë të trafikut regjional në Prizren, N.A., D.B., M.S dhe B.B., për veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Sipas aktakuzës, në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme, prej datës 15.08.2016 e deri më datë 10.11.2016, të akuzuarit në bashkëveprim mes vete, në cilësinë e personave zyrtarë – policë të trafikut rrugor regjional në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe kanë marrë për vete ryshfet në të holla, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet zyrtare.

Gjithashtu, të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime në kundërshtim me Ligjin e komunikacionit rrugor, në atë mënyrë që gjatë patrullimit në mirëvajtjen e komunikacionit, me automjete zyrtare të policisë, të pandehurit N.A., D.B., M.S dhe B.B., në vazhdimësi kanë kërkuar dhe kanë marrë të hodha, në shuma dhe kohë të ndryshme.

Të pandehurit me këto veprime kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së. /Lajmi.net/

Veseli premton ta bëjë Prizrenin qytet të Ministrisë së Turizmit

0

Gjatë vizitës së tij të sotme në Prizren, kryetari i Kuvendit të Kosovës dha një premtim ndryshe në këtë qytet me trashëgimi të begatshme kulturore.

Në një foto të siguruar nga Telegrafi, kryekuvendari Kadri Veseli shihet tek i bën vizitë një ëmbëltoreje prizrenase dhe tek bashkëbisedon me kalimtarë të rastit.

Në këtë vizitë, siç mëson Telegrafi, ai zyrtarëve dhe banorëve të Prizrenit u ka premtuar krijimin e Ministrisë së Turizmit, e cila selinë do ta ketë në Prizren. /Telegrafi/

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje një burrë në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media bën të ditur se ka dënuar me tre vjet burgim dhe gjobë për një burrë nga Prizreni.

“Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale M.B. nga Prizreni dhe e ka shpallur fajtor për veprat penale vjedhje e rëndë nga neni 327 parag. 1 pika 1.1 të KPRK –së dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 300,00 (treqindë) euro ndërsa për veprën penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë nga neni 333 parag.1 të KPRK-së i shqiptoi dënim me gjobë në shumën prej 200(dyqindë) euro”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “deri te ky vendim është ardhur sepse me datën 06.01.2017 në orë 09.50 minuta në Prizren në rrugën “Ukë Bytyqi” pikërisht në objektin e hotelit “Dardania Palace” , me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, duke shfrytëzuar momentin e volitshëm mos prezencën e askujt në hotel, me përdorimin e forcës me mjet të përshtatshëm, hynë brenda në objekt nga ku merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit si dhe ia dëmton derën e hyrjes së hotelit duke i shkaktuar të dëmtuarit me iniciale A.Th. dëm material në vlerë prej 3000 euro (tremijë)”.