Home Blog Page 6022

Kontrabandisti kosovar i cigarëve kapet në Morinë

0

Një shtetas nga Kosova është ndaluar mëngjesin e sotëm në doganën e Morinës, pasi u kap duke transportuar cigare kontrabandë të llojit Trokadero.

Policia ka ndaluar I.H, pasi gjatë kontrollit të mjetit të drejtuar nga ky shtetas u gjetën dhe sekuestruan 100 steka (1000 paketa) cigare kontrabandë.

I.H akuzohet për veprën penale “Kontrabandë mallrash”.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të implikuar të tjerë në këtë veprimtari, shkruan Lapsi.al

Nisma: I dënuari Ramadan Muja po hapë tenderë për militantët e PDK-së

0

Nisma në Prizren, akuzon pushtetin e Ramadan Mujës, se ka hapur tenderë për militantët e PDK-së.
“Të kapluar nga ethet e humbjes së zgjedhjeve, qeveria e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja në Prizren, në mungesë të vizionit dhe objektivave për ti shërbyer qytetarëve pa dallime, ka vazhduar trendin e tenderomanisë, ku ka hapur shumë projekte për investime, një numër i të cilëve i shërben individëve të caktuar dhe militantëve partiak”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren.

“Rasti më eklatant i investimit për ujin e pijes në fshatin Gënqar, tregon nivelin e këtij pushteti i cili edhe përkundër se rreth 300 familje të këtij fshati janë pa ujë të pijes, ata kanë investuar shumen prej 60 mijë euro nga paratë e taksapaguesve, për ta furnizuar me ujë të pijes vetëm një familje të aktivistit të tyre partiak”.

“Lagjja “Bajram Curri” vazhdon të mos jetë në hartat e investimeve nga ky pushtet. Banorët e kesaj lagje kanë mungesë të ujit të pijes, nuk kanë kanalizim as edhe rrugë të cilat e rëndojnë tej mase jetën në këtë lagje”.

“Raste të tilla të investimeve publike këtë vit janë evidente kudo nëpër fshatra dhe lagje të komunës së Prizrenit, ku me paranë publike investohet edhe pa prioritet në favor të mbledhjes së votave, duke shkuar aq larg sa aktivistet e partisë në pushtet janë duke i matur edhe oborret e shtëpive të personave të caktuar për ti shtruar me kubëza, në shkëmbim të votës”.

“Politikes mashtruese të pushtetarëve në Prizren është duke iu ardhur fundi pamvarësisht ndarjes së qytetarëve në fushën e investimeve mbi baza partiake, qytetarët e Prizrenit në zgjedhjet e ardhshme do ti gjykojnë me votën e tyre”./PrizrenPress.com/

Demarkacioni si pretekst për rrëzimin e Qeverisë, zgjedhjet e reja në qershor

0

Derisa dy partnerët e koalicionit, PDK-LDK, janë në përpjekje të sigurimit të votave për ta kaluar me çdo kusht në Kuvend ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje edhe brenda vetë koalicionit po krijojnë pasiguri vendimtare të Qeverisë në procedimin në Kuvend. Këtë gjendje të mjegullt dhe hezitim të Qeverisë për dërgimin e Demarkacionit në Kuvend po e përdor së fundi kreu i PDK-së, Kadri Veseli, për ta sfiduar partnerin qeverisës, LDK-në, deri me akuza për mosveprim dhe mosefikasitet qeverisës, elemente që, sipas tij, e bëjnë të panevojshëm vazhdimin e funksionimit të koalicionit. Kryeparlamentari Veseli, derisa në njërën anë thotë se pret që të kenë vendimmarrje në Kuvend dhe Qeveri për ta zhbllokuar Demarkacionin, paralajmërimi tjetër me presion është se dështimi i kësaj teme e humb përfundimisht kuptimin e vazhdimit të këtij koalicioni, duke mos përjashtuar as prishjen e tij dhe opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Analistët politikë po e shohin këtë si përgatitje qëllimisht nga PDK-ja të skenarit të dështimit të Demarkacionit, si shkas për të cilin PDK-ja mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por gjithmonë duke fajësuar Ekzekutivin për pamundësi të përmbushjes së obligimeve. Ndërkaq, burime brenda PDK-së theksojnë se planifikojnë të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme të dielën e fundit të muajit maj apo më së voni të dielën e parë të muajit qershor.
Vendimmarrja e ngathët e kryeministrit

Analisti politik, Ridvan Emini thotë se krijimi i koalicionit PDK-LDK ishte bërë pas një bllokade të gjatë politike në vend dhe njëra ndër pikat më të vështira të arritura për krijimin e atij koalicioni ishte pozita e kryeministrit, pasi LDK-ja kishte këmbëngulur që ta ketë udhëheqësin e Qeverisë, gjë që për PDK-në, si partia më e madhe e dal pas zgjedhjeve, ishte mjaft sfiduese që të mos ketë kryeministrin e vet. Prandaj tani, sipas Eminit, edhe PDK-ja po sillet më kritike ndaj mosefikasitetit të kabinetit “Mustafa”.

“Kryeministri gjithnjë ka lënë terren të hapur duke mos qenë një ‘ekzekutues’ i shpejtë, dhe kjo i ka kushtuar LDK-së që nga formimi i saj si parti, gjë që do t’i kushtojë edhe tani. Si shef i Qeverisë, z.Mustafa nuk ka arritur prej vitesh që t’i ketë votat e nevojshme në Kuvend për t’i kaluar çështjet me rëndësi për vendin, e posaçërisht sa i përket Demarkacionit, andaj Veseli ka shfrytëzuar këtë hapësirë duke e marrë primatin edhe sa u përket çështjeve, të cilat janë kompetencë e shefit të Qeverisë. PDK-ja e ka futur partnerin e koalicionit në një rrugë qorre, duke e ‘kërcënuar’ me zgjedhje të parakohshme apo me kalim të Demarkacionit”, tha Emini. Si pasojë e kësaj brishtësie, ai thotë se tani të dy subjektet politike po bëjnë përgatitje konkrete që të sfidohen edhe me zgjedhje të reja. “Ajo që duhet potencuar është se që të dyja, si PDKja po ashtu edhe LDK-ja, kanë filluar një fushatë, pasi vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nacionale në çdo moment. Andaj, edhe për shkuarje në zgjedhje të parakohshme nacionale sipas kësaj logjike do të vendosë z.Veseli”, tha Ridvan Emini..

Avokati Gashi tregon se çka po ndodhë me hetimet në rastin Dehari

0

Tomë Gashi, avokati i angazhuar nga familja e Astrit Deharit, vazhdon të jetë në pritje të aprovimit të kërkesës nga Ministria e Drejtësisë lidhur me atë që instituti zviceran mjeko- ligjor të kryejë hetime gjithëpërfshirëse.

Gashi në një bisedë për Indeksonline ka thënë se megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që kur edhe ka bërë paraqitjen e kërkesës, ende nuk ka marrë as edhe një përgjigje.

“Nuk ka kurrfarë risie lidhur me këtë rast, Ministria e Drejtësisë ende nuk ka kthyer kurrfarë përgjigje. Unë e kam bërë kërkesën që të bëhen hetime të pavarura gjithëpërfshirëse, jemi në pritje”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Kujtojmë se Astrit Dehari, aktivistit i Lëvizjes Vetëvendosje ka vdekur në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Kuvendi i Kosovës, i kishte ofruar mundësi familjes Dehari qe të angazhoj një institut të jashtëm, i cili do të hetonte vdekjen e të birit të tyre.

Vdekja e Deharit në burgun e Prizrenit kishte ngjallur reagime të shumta. Shoqëria Civile kishte organizuar protesta nëpër qytete të ndryshme të Kosovës në kërkim të zbardhjes se rastit të tij./Indeksonline/

EKSKLUZIVE: Zgjedhjet e reja më 28 maj ose 4 qershor

0

Kosovarët pritet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit të ardhshëm, ose fillimin e 30 ditëshit pasues.

Klan Kosova mëson se 28 maji ose 4 qershori janë datat kur qytetarët besohet se do të mësyjnë kutitë elektorale për të shfaqur preferencat e tyre politike.

Këtij zhvillimi të madh për vendin i paraprinë një tjetër ngjarje e rëndësishme. Kjo ka të bëjë me prishjen e koalicionit aktual qeverisës.

Burime të televizionit thonë që krytari i PDK-së Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa i japin fund bashkëpunimit të tyre më 25 prill. Një ditë më parë, pra më 24 prill, çështja e demarkacionit pritet të jetë në rend dite, në punimet e Kuvendin të Republikës së Kosovës, pasi kështu do të vendosë Kryesia, gjatë kësaj jave, njofton Klan Kosova.

Rezultati i votimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, nuk e paracakton fatin e koalicionit, i cili, siç bën me dije burimi i Klanit, prishet menjëherë, një ditë më pas. Kjo nënkupton edhe shpërndarjen e menjëhershme të parlamentit.

Sapo të bëhet zyrtare prishja e koalicionit, cështja e caktimit të datës për zgjedhjet e parakohshme i kalon presidentit. Ky, sipas dispozitave, cakton datën e zgjedhjeve të reja, e cila, në opsionin më të largët duhet të jetë 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

E llogaritë matematikore thonë që në rast se koalicioni prishet me 25 prill, atëherë, zgjedhjet, më së voni, duhet të mbahen deri të dielën e 4 qershorit, pasi çfarëdo date tjetër e mëvonshme, është jashtë kornizave kushtetuese për votime të parakohshme nacionale.

E datë më e preferuar se kjo, siç i është thënë Klanit, është 28 maji.

Rumiu, poeti persian më dehës

0

Rumiun, bota islamike e njeh si poetin e saj më të madh, por prej kohësh ai është bërë poeti universal i shpirtrave që kërkojnë dashurinë dhe gëzimin e jetës. Emri i tij i vërtetë është Jalal ad-Din Muhammad Rumi (1207-1273), i njohur edhe si Mavlana (Mjeshtri) Jalal ud din Balkhi, për shkak të vendlindjes së tij në Balkh të Persisë. Por ata që e duan poezinë e tij, e thërrasin shkurt Rumi.

MBI FILOZOFINË E RUMIUT

Rumiu ishte një mendimtar evolucionar, në kuptimin që besonte se shpirti pas ndarjes nga Egoja hyjnore kalon nën një proces evolucionar që e sjell gjithnjë e më pranë së njëjtës Ego. E gjithë materia në univers i nënshtrohet këtij ligji dhe kjo lëvizje beson te një shtysë e brendshme që Rumiu e quan dashuri, për të evoluar dhe për të kërkuar kënaqësinë te hyjnorja prej së cilës ka burimin. Ngritja nga kafsha në njeri është vetëm një fazë e këtij procesi. Doktrina e Rënies së Adamit, është interpretuar sërish si një degradim i Egos nga hyjnorja dhe është një fenomen kozmik universal. Ideja e jetës si kreative dhe evolucionare e filozofit Henri Bergson, është e ngjashme, por ndryshe nga Bergson, Rumiu besonte se kishte një qëllim të veçantë në proces: arritja e Zotit. Për Rumiun, Zoti është baza dhe qëllimi i të gjithë ekzistencës. Ai nuk ishte i interesuar me anën shkencore të teorive dhe nuk kishte lidhje me biologjinë evolucionare që Darvini e solli më pas. Rumiu ishte i interesuar për evolucionin shpirtëror të një qenieje njerëzore: njeriu që nuk njeh Zotin është i ngjashëm me një kafshë dhe njohja e vërtetë e bën atë hyjnor.

Kjo shihet si një doktrinë neoplatonike: shpirti universal që punon në sfera të ndryshme të ekzistencës, një doktrinë që iu shtua Islamit nga filozofët myslimanë si Al Farabi dhe lidhur njëkohësisht me idenë e dashurisë së Avicenna-s. Ky i fundit e përcaktonte dashurinë si një fuqi magnetike që e lartëson jetën.

 SHPREHJET

Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.

Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.

Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.

I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.

Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr fund kurrë.

Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.

Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.

Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!

Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë.

 

Këngëtarja e njohur shqiptare do t’ju çmendë me këto poza tejet provokuese

0

Jemi mësuar ta shohim vazhdimisht me foto tejet provokative, është fjala për Xhesika Ndoja, ajo nuk di të ndalet me fotografi tejet seksi.

Së fundmi këngëtarja ka bërë publike një fotografi ku ajo shihet tejet provokuese edhe tërheqëse.

Ramos e Alvesh pranë rekordit historik

0

Kapiteni i Real Madrit, Sergio Ramos, do të ketë një mbrëmje të madhe ditën e martë përballë Bayern Munchen në Champions League.

Ramos do të luajë ndeshjen e tij të 100 në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Ai do të bëhet lojtari i 36-të që luan 100 ndeshje në Champions, ndërsa të mërkurën këtë rezultat mund ta arrijë dhe mbrojtësi i djathët i Juventusit, Dani Alvesh.

Benzema: Hazard është ideal për Realin

0

Karim Benzema e ka cilësuar yllin e Chelseat si një futbollist që do të përshtatej lehtë në Madrid.
Eden Hazard mbetet një prej objektivave kryesore të Realit për sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e reprezentuesit belg me fanellën e Chelseat, kanë ngjallur interesim të presidentit Florentino Perez që do të tentojë ta transferojë në verë.

Sulmuesi i ‘Los Blancos’, Benzema ka thënë se do ta mirëpriste ardhjen e Hazardit i cili sipas tij është një futbollist ideal për Realin.

“Hazard është një futbollist i mrekullueshëm, çdo fjalë është e tepërt për të”, ka deklaruar Benzema për Telefoot.

“Nuk i kam përcjellë thashethemet nëpër media, por është e qartë se ai do të ishte një lojtar ideal për ne”, ka thënë francezi.

Rusët në frikë nga lufta

0

30 për qind të rusëve besojnë se është i mundshëm konflikti me SHBA-në

Përkundër faktit se pjesa më e madhe e qytetarëve të Rusisë nuk besojnë në mundësinë e fillimit të një konflikti të armatosur mes Moskës dhe Uashingtonit, megjithatë rreth 30 për qind e rusëve e kanë konfirmuar këtë mundësi, dëshmoi rezultati i anketës së bërë nga Qendra Ruse për Hulumtim të opinionit publik.

Më saktësisht, 16 për qind e qytetarëve të Rusisë u shprehën se lufta është absolutisht e mundshme, 47 për qind theksuan se gjasat për luftë janë tejet të vogla, 16 për qind u shprehën se lufta është e mundshme, ndërsa 14 për qind besojnë se lufta tashmë ka filluar..

Në të njëjtën kohë, hulumtimi dëshmoi se qëndrimi i rusëve për presidentin amerikan, Donald Trump, është përkeqësuar gjatë muajit të kaluar, me një të tretën e të anketuarve të cilët thanë se janë të dëshpëruar për shkak të vendim të tij, ndërsa një e pesta e të anketuarve thanë se janë të dëshpëruar me politikën e tij.

Në anën tjetër, për marrëdhëniet aktuale Rusi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpreh edhe kongresistja amerikane, Maksin Voters, e cila tha se prapa sulmit amerikan me raketa kundër një baze ajrore në Siri fshehët dëshira e presidentit Trump që të zhvendosë vëmendjen nga vendimi për ti hequr sanksionet Rusisë.

Voters, e cila është anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, deklaroi se sipas mendimit të saj, tendosjet mes Moskës dhe Uashingtonit për shkak të situatës në Siri janë vetëm një shfaqje dhe shtoi se ajo beson se Trump dhe Putin janë miq të pandashëm.