3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6028

Prizren: Shtyhet seanca fillestare për veprën penale të vjedhjes

0

Është shtyrë seanca e paraparë të mbahej të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurit A. H. i cili akuzohet për veprën penale “vjedhje të shërbimeve komunale”.

I pandehuri nuk ka pasur avokat të angazhuar në këtë seancë.

Gjyqtari i vetëm gjykues Refki Piraj, me kërkesë të përfaqësuesit të të dëmtuarit KEDS, ka shtyrë seancën, me arsye se matësi elektrik kishte qenë i dorëzuar në qendrën e kalibrimit.

A. H. akuzohet për “vjedhje të shërbimeve komunale” nga neni 320 i Kodit Penal të ri të Republikës së Kosovës, e cila dënohet deri me gjobë ose burgim deri në tre vjet./etimiperdrejtesi/

Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt

0

Qeveria e Gjermanisë ka shprehur interesimin e saj që rasti i ndalimit në Francë të Ish- Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt të përmbyllet sa më shpejt.
Kështu del nga një shkresë të cilën Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë Stefen Steinlein, i ka dërguar ish Sekretarit Shtetëror të Gjermanisë, politikanit të CDU-së dhe Kryetarit të Asociacionit Gjermano-Kosovar të Bizneseve Dr. Friedbert Pflüger.

Në letrën në fjalë, Steinlein mes tjerash shkruan që “Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i jep peshë të veçantë arrestimit të Ramush Haradinajt dhe për këtë rast është në kontakt të ngushtë me partnerët e saj, posaçërisht, Francën”, shkruan mes tjerash në letrën e tij, Steinlein, raporton Gazeta Blic.

Më tej Steinlein vlerëson që “arrestimi i Haradinajt ndikon tej mase në përkeqësimin e situatës në Ballkanin Perëndimor dhe duhet një përmirësim urgjent i bashkëpunimit rajonal dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të cilat me këtë rast do të vështirësoheshin”, vlerëson Sekretari Shtetëror i MJ të Gjermanisë.

“Për këtë shkak Qeveria e Gjermanisë qysh në vitin 2005 ka vendosur që fletarrestimin për Ramush Haradinajn të mos e zbatojë… Dhe dua t’ju siguroj që Ministria e Punëve të Jashtme është duke e përcjellur me vëmendje të saktë dhe duks shikuar të shfrytëzohet çdo mundësi që të gjindet një zgjidhje e mirë”, thuhet mes tjerash në letrën e Sekretarit Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i në liri me kusht nga autoritet francize nga data 4 Janar bazuar në një fletarrest të Serbisë nga viti 2005, fletarrest ky të cilin Qeveria e Gjermanisë e ka shpallur të pavlefshëm qysh në vitin 2005.

Javën që vjen, me 2 Mars, pritet vendimi i Gjykatës franceze në Qytetin Colmar. /Gazeta Blic/

KQZ e gatshme të organizoje zgjedhjet lokale dhe qendrore bashkërisht

0

Viti 2017 është vit zgjedhor. Përveç, zgjedhjeve lokale të cilat sipas kalendarit zgjedhor do të organizohen në vjeshtë, opsion mbetet edhe organizimi i dy palë zgjedhjeve bashkërisht.

E në anën tjetër, ‘Indeksonline’, ka pyetur në Këshillin Qendror Zgjedhor, se a janë të gatshëm të organizojnë zgjedhjet lokale dhe qendrore bashkërisht.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka bërë të njohur qëndrimin edhe më parë se e ka për detyrë të organizojë zgjedhjet kurdo që një gjë e tillë kërkohet. Natyrisht se mbajtja e disa palë zgjedhjeve brenda një kohë ka sfidat e veta, megjithëkëtë KQZ-ja ka kapacitetet e nevojshme për përmbushjen e detyrimit kushtetues”, ka thënë për Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

I pyetur se kur do të mbahen saktësisht zgjedhjet lokale, Elezi ka thënë se koha e përafërt kur do të mbahen këto zgjedhje është vjeshta duke mos precizuar muajin.

Ai ka bërë me dije se KQZ do të fillojë me përgatitjet intensive pasi të dihet data e zgjedhjeve.

“Atëherë do të fillojmë të ndërmarrim hapat për zbatimin e aktiviteteve kryesore. Në këtë kohë, KQZ-ja është në fazën parapërgatitore, të vlerësimit të nevojave për një organizim sa më të mirë të këtyre zgjedhjeve”, ka shtuar ai.

Përveç partive opozitare të cilët nuk kanë kundërshtuar idenë për organizimin e zgjedhjeve në pako edhe një pjesë e PDK-së e ka mbështetur këtë opsion. Ndërsa, ditë më parë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pati thënë se kjo parti është kundër këtij varianti duke shtuar se LDK insiston në respektim të cikleve zgjedhore.

Ringjallja e kanunit si relikt i së kaluarës

0

Av. Ethem Rogova

Në Ligjin penal të Kosovës për dallim prej njësive tjera të ish RSFJ-së parashihej një dispozitë e veçantë e veprës penale, gjakmarrje, me të cilin dispozitë parashihej një dënim kapital për kryerësit e kësaj vepre penale. Këtë dispozitë që e veçonte Ligjin penal të Kosovës prej ligjeve penale të njësive tjera të ish federatës jugosllave arritën të fusin në Ligjin, penal në rend të parë juristët kuptohet me bekimin e politikanëve të mirë apo të keq të asaj kohe. Qëllimet kanë qenë të mira sepse tentohej të çrrënjosej një e keqe arkaike nga e kaluara jonë.

Me ndryshimet kushtetuese dhe mohimin e autonomisë shqiptarët rënë nën sundimin diktatorial të regjimit të Millosheviqit. Shqiptarët në këtë periudhë u përjashtuan nga shkollat, puna, dhe institucione tjera, çka është më e rëndësishme u përjashtuan nga vendimmarrja dhe nuk ishin në situatë që t’i rregullojnë çështjet e veta dhe të vendosin për vetveten. Situata e krijuar diktoi vetë organizimin. U krijuan institucionet paralele dhe në këtë mënyrë u krijua një pushtet paralel i cili u kundërvu regjimit kolonizues të Millosheviqit.

Këto institucione paralele funksionuan aq sa i lejoi hapësira e veprimit nga pushteti i Millosheviqit.
Regjimi i Millosheviqit nxiti përçarje fetare, klanore etj.dhe i ngjalli traditat e vjetra në mesin e shqiptarëve të cilët si relikt i së kaluarës nuk përkonin me kohën e tanishme, siç është gjakmarrja të cilin e nxiste me përkushtim në mesin e popullatës shqiptare. Intelektualët shqiptar të të gjitha kategorive duke vërejtur se ky relikt i kohës do të shkatërronte popullatën në njërën anë dhe në anën tjetër se po afrohej beteja përfundimtare në regjimin e Millosheviqit, i cili kërkonte një unitet, filloi aksioni për pajtimin e gjaqeve. Ky aksion ishte domosdoshmëri e kohës sepse mungonte mekanizmi shtetëror për të luftuar këtë dukuri të keqe. Pajtimi i gjaqeve nga ana e regjimit të Millosheviqit nuk shikohej me sy të mirë andaj edhe tubimet për pajtimin gjaqeve shpërndaheshin nga policët, ndërkaq pajtimtarët ndiqeshin.

Sot, kur jemi duke ndërtuar një shtet me të gjitha institucionet, pushtetarët na i ngjallin reliktet e së kaluarës, bëjnë pajtim gjaqesh nëpër oda duke zbatuar kanunin, në vend se të njëjtat të kanalizonin në institucione. Kuptohet se këto pajtim bëhen për qëllime personale të pushtetarëve, me anë të cilave mundohen të rregullojnë çështjet e ndjeshme të pazgjidhura të kohës së luftës çlirimtare.

Sjelljet e këtilla me apo pa vetëdije janë mohim i institucioneve dhe të shtetit dhe cenojnë ekzistimin e shtetësisë, andaj shteti duhet të reagojë ndaj kësaj dukurie sepse gjërat duhet të kanalizohen dhe të bëhen në kuadër të institucioneve shtetërore. Në mënyrë që të mos krijohen paralelizma në një anë e në anën tjetër të jepet mundësi institucioneve të zgjidhin problemet brenda shoqërisë për çka edhe janë krijuar, ashtu që askush të mos e mohojë autoritetin e shtetit.

 

Kryetari i Nëndegës së PDK-së, Refki Ademaj, i bashkohet Nismës në Prizren

0

Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Muradem të Prizrenit, Refki Ademaj, i është bashkuar Nismës. Ai tha se nga PDK-ja, është larguar për shkak keqpërdorimeve të mëdha, që kjo parti ka bërë gjatë qeverisjes më Prizrenin.

“Prizrenit i duhet ndryshimi. Ky ndryshim mund të bëhet vetëm me kryetarin Zafir Berisha”, tha Ademaj.

Ndërkaq, kryetari I Nismës në Prizren , Zafir Berisha tha se Nisma, çdo ditë, po fuqizohet në këtë qytet.

“ Nisma po fuqizohet. Qytetarët e kanë kuptuar se Prizreni është kapur nga bandat, prandaj edhe po aderojnë në Nismë”, tha Berisha.

Arrestohet një person në Vërmicë

0

Në pikën kufitare të Vërmicës është arrestuar një person i ërkuar nga organet e drejtësisë.

Policia njofton se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“I njëjti është dërguar për vuajtje të dënimin në burgun e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/

Veterani i UÇK-së, Halil Rizanaj nga Zhuri: Luftëtarët e lirisë janë lënë në varfëri

0

“Lirisë ia fala syrin, të cilin e lashë në front lufte. Kam qenë luftëtari i brigadës 138 ‘Agim Ramadani’. Tani nëntë vite pas pavarësisë, ende nuk e kam marrë pensionin e invalidit, e pasi që atë nuk e kam marrë, as të veteranit nuk do ta marr”, është shprehur ish-veterani i luftës, i cili ende nuk ka marrë zyrtarisht statusin e invalidit të luftës

Halil Rizanaj: Çka na duhet dekorata e veteranit kur mezi mbijetojmë

Veterani i UÇK-së, Halil Rizanaj, të premten kishte marrë rrugën për homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Ai u shpreh për “Kosova Sot” se është i gëzuar që po feston Pavarësinë e Republikës së Kosovës, por edhe i revoltuar për gjendjen në vend.

“I gëzuar jam sepse po e shënojmë Ditën e Pavarësisë, së cilës i kam falur bile edhe pjesë të trupit. I revoltuar jam se këto procedura te puna ime po zgjasin shumë. Kam vendosur që edhe statusin e veteranit të luftës ta shqyej, sepse në fakt komisioni duhet të konstatojë se unë jam invalid i luftës. Lirisë ia fala syrin, të cilin e lashë në front lufte. Kam qenë luftëtari i brigadës 138 “Agim Ramadani”. Tani nëntë vite pas pavarësisë, ende nuk e kam marrë pensionin e invalidit, e pasi që atë nuk e kam marrë, as të veteranit nuk do ta marrë. Kam në familje dy fëmijë dhe gruan e bashkë me të kam edhe një invalid në shtëpi. Vështirë jetohet kështu”, është shprehur ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Njerëzit ankohen për mungesë të gjërave elementare

Ish-veteranin e luftës e mban shpresa se do të bëhet mirë. Ai pohon për gazetën se është i gëzuar që për herë të parë ka më shumë njerëz në varrezat e dëshmorëve sesa viteve të tjera. Rizanaj, i cili është nga Zhuri, është i mllefosur në udhëheqësit tanë sidomos ata të komisionit që nuk kryejnë punët se si duhet. Ai tha se udhëheqësit tanë po e ndajnë Kosovën, prandaj shton se nuk ia vlen as dekorata e veteranit që të mbahet në familje, kur ka varfëri dhe mezi arrin të mbijetojë.

“Njerëzit ankohen edhe për mungesë të gjërave elementare. Shumë luftëtarë lirie e kanë këtë gjendje të varfër, por nuk flasin shumë. Ata vërtet e duan lirinë e këtij vendi dhe nuk duan asgjë më shumë sesa të kenë një jetë normale”, është shprehur ai.

“Kjo është certifikata që e kam fituar me gjak. Unë i kam dhënë pjesë të trupit lirisë. Jam në pritje të komisionit që të caktojë shkallën e invaliditetit tim. Nuk kam mundësi të punoj, sepse nuk kam forcë e as shëndet. Por, nëse kështu vazhdon do të detyrohemi të marrin botën në sy”, është shprehur ai.

“Nuk them se jetojmë ekstremisht keq, por assesi nuk mund të themi se jetojmë si duhet dhe si i takon një veterani të luftës”, është shprehur ai.

Institucionet të punojnë më shumë për kategoritë e dala nga lufta

Rizanaj shprehet se institucionet duhet të punojnë më shumë për kategoritë e dala nga lufta. “Duhet të bëhet e pamundur që ata që ishin në luftë të marrin statusin real e jo ata të tjerët, të cilët nuk kanë marrë pjesë fare. Unë e di se kjo nuk është puna ime, por unë them se është koha që ata që ndihmuan luftën dhe lirinë të gëzojnë disa privilegje që u takojnë, jo ata të hanë me lugë të florinjta. Ish-veteranët duhet të gëzojnë një jetë të dinjitetshme. Unë s’ kam pse ankohem tek pushtetarët e mëdhenj, ngase e di se së pari duhet këtë gjë ta dinë ata nga komuna, e pastaj të kalojë tek Qeveria e Kosovës”, është shprehur ai.

Megjithatë ish-veterani nuk mendon se të gjithë gjërat në Kosovë duhet ngjyrosur në zi. “Mjafton që tashmë nuk e kemi Serbinë këtu dhe jetojmë pa atë frikën se Serbia mund të na i vrasë fëmijët apo familjarët tanë. Por, meqë tani ne udhëheqim, duhet të bëjmë më shumë për të gjithë ata që bënë dikur për Kosovën”, shprehet Rizanaj. “Bota i ka të zezat dhe të bardhat, të këqijat dhe të mirat, por ne duhet t’i ndryshojmë gjërat”, shprehet Rizanaj.

(Kosova Sot)

Rexhaj: Fitorja e Vetëvendosjes në Prizren, fillon në Nashec

0

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj tha se fitorja e VV-së, do të fillojë nga Nasheci.

“Fitoret tona tash e mbas do t’i fillojmë nga Nasheci”, tha Rexhaj.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, sot takoi strukturat e saj në Nashec. Në takim morën pjesë anëtarë të Kryesisë në Prizren.

“ Vetëvendosje! mori mbështetje të fuqishme nga ky fshat”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

Gjykohen të akuzuarit për krim të organizuar dhe prostitucion në Prizren

0

Hamëz Limaj, i cili akuzohet se si pronar i lokalit “Matrix-M” në Prizren, ka punësuar femra me qëllim të shfrytëzimit seksual, të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka thënë se nuk ka qenë pronar faktik i lokalit në fjalë. Limaj ka thënë se lokali gjendet në emër të tij, pasi që i akuzuari Selim Kastrati i ka kërkuar ndihmë për ta hapur lokalin sepse nuk po e lejojnë që ai ta hapë me emrin e tij.

Tutje, Limaj ka thënë se ai ia ka dhënë letërnjoftimin të akuzuarit Selim dhe gjithmonë ka kryer procedurat formale të lokalit, duke nënshkruar aty ku i ka thënë Selim Kastrati. Poashtu ka deklaruar se edhe me rasti e punësimit të punëtoreve ai ka nënshkruar kontratat e përgatitura nga Selim Kastrati.

Hamës Limaj së bashku me Selim Kastratin, Milena Krstiqin, Bajram Morinën, Gëzim Mallakun dhe Artur Rexhajn akuzohen se duke vepruar në grup kriminal, kanë trafikuar femra nga Serbia, Shqipëria dhe Rusia dhe të njëjtat i kanë detyruar në prostitucion.

Në seancën e të enjtes, ka vazhduar mbrojtjen edhe Milena Krstiq e cila ndër të tjera ka thënë se fillimisht kishte ardhur me vullnet për të punuar në lokalin “Matrix-M” por se më vonë ka dashur të largohet por Selim Kastrati nuk e ka lejuar. E njëjta ka deklaruar se ka qenë e lirë që të dalë në qytet dhe se ka pasur telefon personal, ndërsa sa i përket femrave tjera nga Serbia ka mohuar t’i ketë rekrutuar ajo.

Në momentin kur i erdhi radha të bëjë mbrojtjen i akuzuari Gëzim Mallaku, avokatja e tij, Myrvete Qollaku ka kërkuar që i njëjti të bëjë mbrojtjen në seancën e radhës sepse ishte e lodhur dhe ishte afër përfundimi i orarit të punës e nuk mund të përfundohej mbrojtja.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Ajser Skenderi, ka aprovuar kërkesën e avokates, ka ndërprerë shqyrtimin, ndërsa seanca e radhës do të mbahet me 20 shkurt 2017, në ora 10:00.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila i ngarkon të akuzuarit në fjalë për krim të organizuar, trafikim me njerëz dhe veprën penale të mundësimit ose detyrimit në prostitucion.

Sipas aktakuzës së përfaqësuar nga prokurori special, Abdurrahim Islami, ngritur në mars 2016, Selim Kastrati akuzohet se ka udhëhequr grupin kriminal të përbërë nga të akuzuarit tjerë, duke kontrolluar pagesat, femrat dhe takimet e tyre me klientët, duke marrë përqindjen e shërbimeve seksuale dhe kontrolluar veprimtarinë e lokalit.

Kjo aktakuzë e ngarkon të akuzuarin Bajram Morina, se është kujdesur për lokalin dhe ka shënuar oraret e punës së punëtoreve, poashtu se së bashku em Artur Rexhën ka sjellë femra nga Shqipëria për të punuar në lokal.

Milena Krstiq ngarkohet se ka rekrutuar punëtoret nga Serbia duke i vënë në lajthitje se vetëm do të punojnë në lokalin në fjalë si shërbyese ndërsa ma vonë i ka shoqëruar në motele të ndryshme për të kryer marrëdhënie seksuale me klientë.

Ndërsa i akuzuari Hamëz Limaj, akuzohet se sipas marrëveshjes me të akuzuarin Selim Kastratin, ka vepruar në mbulimin e veprimtarisë kriminale duke u marrë me çështjet e regjistrimit të lokalit dhe nënshkrimit të kontratave për punëtorët kinse or të punuar si kameriere.

Aktakuza përfshinë edhe banakierin e lokalit “Matrix-M”, Gëzim Mallakun, i cili akuzohet se ka qenë ndërmjetës në mes femrave dhe klientëve, duke u marrë atyre përqindjet e shërbimeve dhe duke e informuar Selim Kastartin për numrin e klientëve dhe pagesat e bëra nga ta.

Në këtë grup kriminal, sipas aktakuzës, bën pjesë edhe Artur Rexha nga Tirana, i cili akuzohet se në marrëveshje me Selim Kastratin dhe Bajram Morinën, ka sjellë femra nga Shqipëria për të punuar në lokal. Tutje thuhet se ky i akuzuar i ka vënë në lajthitje femrat duke u thënë se kanë për të punuar si valltare në lokal, ndërsa më vonë të njëjtat detyrohen të kryejnë marrëdhënie seksuale me klientët e lokalit./betimiperdrejtesi/

Suharekë: Konfiskohen mbi 200 gram substancë narkotike e llojit marihuanë

0

Është arrestuar një i dyshuar pasi iu është gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë në rrugën “Bedri Pejani” të Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se pasi i njëjti gjatë intervistimit në rolin e viktimës në rastin-Rrëmbimin ka deklaruar se, posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.

Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjur dhe konfiskuar në dy qese plastike 201.05 gram substancë të dyshuar të llojit marihuanë, si dhe 64 qese plastike të dizajnuara për paketim të substancave narkotike, transmeton Indeksonline.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/