3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6029

Haxhi Avdyli: “Jeta e Re” u anashkalua nga pushteti i Prizrenit

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli tha se lagja “Jeta e Re”, ka mbetur më e anashkaluar nga pushteti, në këtë qytet. Sipas tij, në këtë lagje ka shumë parregullsi.

“ Mungon infrastruktura, s’ka trotuare, rrugë të ngushta, mungesë të ndriçimit …”, tha ai.

Avdyli, bashkë me anëtarët e Kryesisë,ka vizituar sot nëndegën e LDK-së, në këtë lagje. Ai, nga afër është njoftuar me problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e saj.

Avdyli është shoqëruar nga deputeti Hatim Baxhaku./PrizrenPress.com/

Prizren: Rrëmbehet borxhliu i drogës

0

Një person është arrestuar dje në Prizren pasi dyshohet se ka rrëmbyer një burrë, i cili i kishte borxh 1500 euro për substanca narkotike, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarit, dhe më pas ka paraqitur rastin në Polici.

“Është arrestuar i dyshuar, burrë shqiptar, pasi që i njëjti, dyshohet për shkak të një borxhi prej 1500 euro pagesë për substanca narkotike, ka rrëmbyer viktimën, burrë shqiptar (i dyshuar në një rast tjetër) duke e futur në veturë, por viktima kishte arritur që të ikë nga vetura dhe ka raportuar rastin”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Më tutje thuhet se, “viktima gjatë intervistimit ka deklaruar se i ka borxh të dyshuarit vlerën e cekur për substanca narkotike marihuanë. Ndaj viktimës është hapur rasti nga njësitet e DHTN-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Kurse Policia gjithashtu konfirmon se viktima e këtij rasti është arrestuar më pas për posedim të narkotikëve.

“Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar në dy qese plastike 210.05 gram substancë të dyshuar të llojit marihuanë, si dhe 64-qese plastike të dizajnuara për paketim të substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Pendohet i dyshuari për heqjen e flamurit turk në Prizren

0

I dyshuari për heqjen e flamurit turk në Prizren, është penduar për veprimin që ka bërë, në 9- vjetorin e Pavarëisë së Kosovës. Ai, tha se veprimi i tij, ka qenë spontan dhe i pamatur.

Avokati Gent Gjini tha se klienti i tij, në seancën e parë gjyqësor, pasi ka pranuar veprimin që ka bërë, ka shprehur keqardhje dhe kërkuar falje.

“Ai ka shprehur keqardhje dhe pendim për aktin që e ka bërë”, tha Gjini, shkruan PrizrenPress.

Flamuri turk në Prizren, është hequr në festën e Pavarësisë së Kosovës. Policia, pas hetimeve, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Avokati Gjini tha se heqja e flamurit turk, nuk ka prapavijë politike.

“Nuk ka prapavijë politike, ndonjë organizim strukturor apo joshje materiale”, tha ai.

“Kjo ka rrjedhur krejtësisht në mënyrë spontane pa ndonjë arsyetim”.

Ky nuk është sulmi i parë “kundër” Turqisë në Prizren.

Vitin e kaluar në këtë qytet, ishte sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Turqisë. Ajo, ishte sulmuar me koktej molotovi. Ndërkaq, të dyshuarit u patën penduar për veprimin e tyre./PrizrenPress.com/

Të gjitha rrugët e Rahovecit janë të kalueshme

0

Reshjet e borës të cilat kanë filluar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, nuk kanë krijuar probleme në qarkullimi në Komunen e Rahovecit.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Sherbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, thotë se kompania e cila është kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve ka qenë e gatshme për intervenim dhe deri më tani është intervenuar në fshatin Zatriq.

Ai konfirmon se të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit, janë të kalueshme dhe komunikacioni po zhvillohet krejt normalisht pa ndonjë pengesë. /PrizrenPress.com/

MI: Rrugët nacionale dhe rajonale në vend, të hapura për qarkullim

0

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se rrugët nacionale dhe rajonale janë të hapura për qarkullim.

“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipeve tjera mbështetëse nga terreni, me gjithë reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim”, njofton MI, përcjellë PrizrenPress.

“Ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po e monitorojnë gjendjen e tyre”.

“MI është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin pa probleme”.

“Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit”. /PrizrenPress.com/

Sundimtarët na e humbën shpresën

0

Qytetarët janë të zhgënjyer me pushtetin e korruptuar

Derisa po mbushet një dekadë e plotë nga shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës, dhe qeveritarët organizojnë ceremoni festive e pritje pompoze për korin diplomatik në vend, në masën e gjerë të qytetarëve ka filluar të zbehet nga viti në vit ai entuziazmi i viteve të para që kishin për këtë festë dhe festat e tjera.

Analistët politikë e shohin këtë zbehje të dëshirës për të festuar për shkak të dështimit të qeveritarëve të deritanishëm të korruptuar që t’i ofrojnë një perspektivë reale zhvillimore shtetit të ri, të cilin në vend që ta zhvillojë dhe ta forcojë, e degradoi klasa politike deri aty se njerëzit po e humbin edhe dëshirën për të jetuar dhe për të festuar në vendin e tyre. Sipas tyre, tanimë ky shtet i kapur nga mafiopolitika nuk iu ofron as shpresën më të vogël për ardhmërinë e tyre.

Analisti politik, Florim Zeqa vlerëson se vetë akti i mbajtjes së seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës një ditë para ditës së shpalljes së pavarësisë dhe mosparakalimi i FSK-së më 17 shkurt, janë ogur i keq për të ardhmen e Kosovës.

“Për ata që e festojnë ditëlindjen një ditë përpara, një fjalë e urtë italiane e thotë; “Porta sfiga”, përkthyer në gjuhën shqipe i bie “Sjell fat të keq”. Fati i keq fillon me zbehjen e kuptimit të festës së pavarë- sisë së Republikës së Kosovës në mesin e popullatës së vendit tonë”, u shpreh ai

Degradimi politik

Zeqa thekson se fajtore kryesore e kësaj situate paradoksale është politika e papërgjegjshme ndaj qytetarëve dhe e pamëshirshme në gllabërimin e buxhetit të shtetit.

“Klasa aktuale politike (pozitë-opozitë), aq tepër e degradoi vendin dhe të ardhmen e qytetarëve, saqë njerëzit, përveç shpresave, e kanë humbur edhe dëshirën për të jetuar në vendin, i cili më nuk iu ofron asnjë lloj perspektive zhvillimore, as shëndetësi efikase, as arsim cilësor dhe as edukatë të shëndoshë në shkollat dhe fakultetet tona”, potencoi ai.

“Pra, ishte ky përvjetori më i zbehtë i pavarësisë, ndryshe do të thosha ishte 9- vjetori i akullt i pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili ngriu edhe parakalimin tradicional të FSKsë apo ushtrisë në “Standby” të Kosovës. Rënia e entuziazmit të qytetarëve për pavarësinë, burimin e ka te pritjet e gjata të qytetarëve për një të nesërme më të mirë, e cila, edhe pas 9 vjetëve, mungon, madje nuk shihet ende drita e gjelbër në fundin e tunelit të errësirës qeverisëse, në të cilin e ka futur vendin klasa e korruptuar dhe e shantazhuar politike kosovare”, tha analisti politik Florim Zeqa.

Gjykim të tillë kritik ka edhe analisti Hidajet Ahmeti.

“Qytetarët e Kosovës kanë besuar se me pavarësinë e Kosovës dhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë do të dalin nga kthetrat e vuajtjeve, maltretimeve, dhunës sistematike shekullore dhe nuk kanë besuar se rreziku të vijë nga brenda dhe pikërisht njerëzit e tyre”, u shpreh ai.

Pushteti në shërbim të klaneve

Sipas Ahmetit, pushtetet autoritare për këto vite treguan dhëmbët e tyre, duke shantazhuar, duke kërcuar, duke linçuar e duke sabotuar ata të cilët menduan ndryshe.

“Mjerimi socioekonomik, korrupsioni, krimi organizuar, nepotizmi, klientelizmi pësuan rritje. Si pasojë e mjerimit socioekonomik e lëshuan Kosovën mijëra qytetarë, mijëra qytetarë vullnetarisht i dorëzuan shtetësinë Kosovës, Mitrovica e veriut u enklavizua përmes rrugës së shtruar nga klasa politike udhëheqëse, rrjedhimisht Serbia u fuqizua edhe më shumë brenda Republikës së Kosovës dhe kështu degradimi institucional, politik, ekonomik e social vazhdoi në kontinuitet, duke humbur shpresën qytetare dhe rrjedhimisht duke rënë entuziazmi për këtë ditë historike”, vijoi më tutje ai.

“Entuziazmi që ishte në vitin 2008 me shpalljen e pavarë- sisë së Kosovës çdo ditë e më shumë e humbi kuptimin, pikërisht nga klasa udhëheqëse e papërgjegjshme dhe e pandërgjegjshme. Një pjesë ë komandantëve keqpërdorën idealet dhe luftën e drejtë të UÇK-së për t’u pasuruar dhe për t’u nëpërkëmbur institucionet e Republikës, duke u korruptuar dhe duke u pasuar përmes rrugëve anti-ligjore”, tha analisti politik Hidajet Ahmeti.

Sipas tij, tani edhe pas 9 vjetëve shtet, Republika e Kosovës nuk ishte në funksion të mirëqenies qytetare dhe konsolidimin e shtetit, duke përdoruar çdo mekanizëm të shtetit për interesa personale, klienteliste, nepotiste dhe politike.

“Republike e Kosovës për këto 9 vjet shtet nuk e futi në funksion as dorën e majtë, mirëqenie, shëndetësi, ekonomi, por as dorën e djathë prokurori, ushtri, gjyqësi e polici. Dora e djathtë u shfrytëzua vetëm për favore të klasës politike udhëheqëse, korrupsion, nepotizëm, vjedhje përmes rrugëve anti-ligjore, biznese fiktive për t’u pasuar përmes tenderëve korruptiv, kurse dora e djathtë u shfrytëzua për t’ju shërbyer atyre në keqpërdorimet, krimin, korrupsionin dhe degradimin institucional”, tha analisti Ahmeti për “Kosova Sot”.

Ai konsideron se tani qytetarëve të Kosovës u mbetet rruga e zgjimit qytetar përmes rrugëve demokratike rrjedhimisht në ngritjen e vetëdijes kolektive qytetare për ndëshkim dhe rrjedhimisht ndryshime radikale demokratike. / Kosova Sot

Demarkacioni rikthen gazin lotsjellës në Kuvend

0

Kryeministri Isa Mustafa paralajmëroi se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, parashihet të hyjë në agjendë në muajin mars të këtij viti.

Reagimet kundër të partive në opozitë nuk vonuan as në orët e vona të natës ndërsa me demarkacionin pritet që në kuvend të rikthehet edhe gazi lotsjellës.

“Nuk ka argument më të fortë sesa ta dimë se sa është territori i Republikës së Kosovës pas gushtit të vitit 2015 dhe sa ka qenë deri më 25 gusht të vitit 2015 dhe para nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, tha Mustafa.

Thirrje që marrëveshja të kalojë kësaj radhe në Kuvend ka dërguar shpesh edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili përsëriti disa herë se liberalizimi i vizave tashmë është në duart e deputetëve të Kuvendit, dhe se demarkacioni mbetet i vetmi kusht për ta nxjerrë Kosovën nga bllokada për lëvizje të lirë.

Por, reagimet e partive në opozitë treguan se qëndrimi i tyre i vjetër, mbetet në fuqi. E që demarkacioni do të bllokohet dhe të mos lejohet të kalojë në Parlament “as kësaj radhe dhe së paku jo në këtë formë”.

Menjëherë, reagoi Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka deklaruar se i qëndron ende prapa kërkesës që kjo marrëveshje të kthehet në pikën zero.

“Tentimin e qeverisë që ta imponojë prapë këtë version të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës nuk do ta presim duarkryq, por një përpjekje e tillë do të hasë prapë në rezistencën tonë të fuqishme”, tha ndër të tjera, zyrtari për informim në Vetëvendosje, Shkodran Hoti, duke shtuar se versionin aktual të demarkacionit nuk e kanë pranuar as 205 mijë qytetarët të cilët kishin nënshkruar peticionin kundër demarkacionit”.

Qëndrime të palëkundura rreth kësaj çështje kanë shprehur edhe dy subjektet tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, dhe e Nismës Valdete Dushinca, poashtu kanë apeluar te deputetët që mos ta votojnë këtë version të demarkacionit, duke shtuar se me këtë marrëveshje Kosova i humb mbi tetë mijë hektarë territor.

Një qëndrim të pandryshueshëm dhe të përsëritur ka edhe Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili e kishte quajtur demarkacionin ‘marrëveshje të vdekur’ para pak ditësh, duke shtuar se ‘nuk e lejojmë ringjalljen e saj’, duke mos mohuar rikthimin e lotsjellësit në Kuvend.

Ndryshe, demarkacioni me Malin e Zi, mbetet një nga çështjet e vetme që kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën. Pro demarkacionit ka apeluar të votohet edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, si dhe diplomatë të tjerë të vendeve të Quintit bashkë me zyrarë të lartë të Bashkimit Europian, shkruan gazetametro.

Duket qartë se përpos agjendës që demarkacioni të votohet në mars, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar në qëndrimet rreth tij. Së paku jo te partitë në opozitë, përveç nëse deputetë të koalicionit qeveritar nga PDK dhe LDK, kanë filluar të ndryshojnë mendje, për kalimin e demarkacionit në mars.

Megjithëkëtë, rikthimi i demarkacionit në Kuvend, bën të kuptohet se lehtë mund të rikthehet edhe dhuna dhe gazi lotësjellës bashkë me të.

Telefonat e muhabeti, prioritet i deputetëve

0

Kaosi dhe gazi u larguan por përqendrimi i deputetëve në punën e legjislativit duket të jetë larg.

Pavarësisht temës së debatit, telefonat e muhabeti janë primare në legjislaturën e 5-të të Kuvendit.

Mungesa e kuorumit është e patejkalueshme. Shpesh mungojnë edhe vet deputetët që i iniciojnë interpelancat.

Organizatat që merren me monitorimin e punës së Kuvendit thonë se kjo legjislaturë nisi mbrapsht, po vazhdon ashtu dhe ka gjasë të përmbyllet si e tillë.

Madje, sipas tyre, deputetët jo vetëm që po shpërfaqin papërgjegjësinë e tyre, por po e shfrytëzojnë Kuvendin për sulme individuale e akuza personale.

Por jo vetëm deputetët e neglizhojnë punën e tyre. Shpeshherë pyetjet parlamentare nuk marrin përgjigje nga ministrat. Prania fizike e kabinetit qeveritar në sallën e Kuvendit të Kosovës është e vogël.

Puna e Kuvendit është vlerësuar e dobët gjatë vitit të kaluar, por edhe komplet në këtë legjislaturë, për faktin e dështimit që të kalojnë ligje e procese të rëndësishme për vendin.

Zafir Berisha e quan të “sëmurë” idenë për pajtim të Hashim Thaçit

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, e quan “të sëmurë” idenë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për pajtim ndëretnik. Ai thotë e kjo ide, Kosovën e bënë fajtore për luftën që ka bërë për liri.

“Sjelljet prej infantili të Hashimit në raport me Serbinë, na nxjerrë në një fushë që nuk kemi qen, e u pajtuar me dikë që as falje nuk ka kërkuar për gjenocidin që kanë bërë në Kosovë”, thotë Berisha,shkruan PrizrenPress.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë, ka mbledhur Këshillin Konsultativ për Komunitete, i cili ka mbajtur mbledhjen e përgjithshme. Ai në këtë mbledhje ka dal me idenë për pajtim ndëretnik.

“Ne mjaft kemi vuajtur prej urrejtjes e konfrontimeve, prandaj secili duhet të shikojë nga e ardhmja zhvillimore. Të gjithë duhet të fokusohemi që të ndodh pajtimi ndëretnik në Kosovë, si parakusht për jetë të përbashkët për zhvillimin e Kosovës, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të çdo qytetari të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Deputeti Zafir,Berisha thotë ndërkaq se kjo ide e Thaçit është e sëmurë.

“Rrjedha logjike gjithmonë tregon se në rast të ndonjë mosmarrëveshje midis dy palëve, fajtori herët a vonë është i pari që kërkon fajle dhe pajtim”.

“Ideja e sëmurë e Hashmit për pajtim, na bënë fajtorë për luftën që kemi bë për liri!”

“Edhe zakonet kanunore që Hasha i Burojës i përdor kur është në pyetje prapanica e tij nuk e arsyetojnë idenë e të bërit fajtor pa qen”/PrizrenPress.com/

Jasharët: Nëntë vjet zhgënjim

0

Për nëntë vjet pavarësi Qeveria e Kosovës u përkujdes që ta ndërpresë financimin e projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, si dhe t’i margjinalizojë krejtësisht Jasharët, shkruan sot, gazeta Zeri.

Katër kullat e Prekazit të periudhave të ndryshme të historisë tregojnë për rezistencën, mosdurimin dhe luftën e përhershme të fshatit më me nam në Kosovë, ndoshta edhe në Ballkan, për t’u çliruar nga robëria me shekuj.

Ahmet Delia, Tahir Meha e Adem Jashari janë ata që brez pas brezi ua përkujtuan sundimtarëve se shqiptarët nuk e durojnë robërinë. Ky i fundit, ikona e luftës së UÇK-së, dhe Jasharët bënë kthesën e madhe në historinë e popullit të Kosovës. Lufta e lavdishme e 5, 6 dhe 7 marsit e vitit 1998, në të cilën ranë heroikisht 56 burra, gra dhe fëmijë të Jasharëve, si dhe vetë komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, si dhe gjaku i dëshmorëve dhe i të gjithë atyre që derdhën gjak, vunë themelet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kështu të paktën thoshin politikanët shqiptarë të Kosovës, ata që patën privilegjin t’u prijnë institucioneve të vendit prej përfundimit të luftës e deri më tani. Ata, disa sish edhe bashkëluftëtarë të Adem Jasharit, me vite të tëra ishin me plot gojën “Jashar”, por me kalimin e viteve e sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës shkonin duke harruar veprën sublime të Jasharëve, derisa në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk i përmendën fare, as Jasharët e as komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.