Pendohet i dyshuari për heqjen e flamurit turk në Prizren

I dyshuari për heqjen e flamurit turk në Prizren, është penduar për veprimin që ka bërë, në 9- vjetorin e Pavarëisë së Kosovës. Ai, tha se veprimi i tij, ka qenë spontan dhe i pamatur.

Avokati Gent Gjini tha se klienti i tij, në seancën e parë gjyqësor, pasi ka pranuar veprimin që ka bërë, ka shprehur keqardhje dhe kërkuar falje.

“Ai ka shprehur keqardhje dhe pendim për aktin që e ka bërë”, tha Gjini, shkruan PrizrenPress.

Flamuri turk në Prizren, është hequr në festën e Pavarësisë së Kosovës. Policia, pas hetimeve, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Avokati Gjini tha se heqja e flamurit turk, nuk ka prapavijë politike.

“Nuk ka prapavijë politike, ndonjë organizim strukturor apo joshje materiale”, tha ai.

“Kjo ka rrjedhur krejtësisht në mënyrë spontane pa ndonjë arsyetim”.

Ky nuk është sulmi i parë “kundër” Turqisë në Prizren.

Vitin e kaluar në këtë qytet, ishte sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Turqisë. Ajo, ishte sulmuar me koktej molotovi. Ndërkaq, të dyshuarit u patën penduar për veprimin e tyre./PrizrenPress.com/

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit