14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6039

Specialja, ‘tërmet’ në mars ose në prill

0

Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, respektivisht edhe arrestimet e para, pritet të ndodhin gjatë muajve mars ose prill të këtij viti.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët e çështjeve juridike dhe kushtetuese, të cilët kanë thënë se Specialja pritet t’i godasë edhe figurat më të rëndësishme të spektrit politik. Por, megjithëkëtë, ata konsiderojnë se Specialja nuk do të sjellë trazira e as destabilizim të situatës, shkruan “Zëri”.

Nga ana tjetër, para dy ditësh shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulo, zyrtarisht ka emëruar 19 gjykatës në regjistrin e gjykatësve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara.

Me këtë rast zëdhënësja e Speciales, Avis Benes, ka bërë të ditur për “Zërin” se aktakuzat e para pritet të ngrihen në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Por, ekspertët vlerësojnë se puna e Speciales nuk do të kryhet vetëm gjatë 2017-s. Përkundrazi, siç konsiderojnë ata, puna e kësaj Gjykate do të zgjasë për vite me radhë. /Zëri/

Prizren: Dëshmitarët ndërrojnë deklaratat në gjyqin për fajde ( Video)

0

Pesë dëshmitarë kanë dëshmuar në gjykimin e 14 personave që akuzohen për fajde dhe vepra të tjera të rënda penale.

Gjatë zhvillimit të seancës në Gjykatën e Prizrenit disa prej dëshmitarëve dhanë dëshmi të tjera nga ato që kishin dhënë në Polici.

Pasi u ballafaqua nga prokurorja speciale Merita Binaj-Rugova me deklaratën e dhënë në Polici, ku kishte deklaruar se i kishte marrë 45 mijë euro nga Tunë Kqira për t’ia kthyer brenda dy jave 50 mijë, dëshmitari Fadil Gashi mohoi në Gjykatë dëshminë e tij të dhënë në Polici. Ai tha se nuk ka marrë asnjëherë para me kamatë nga i akuzuari.

Dëshmitari Gashi tha se të hollat nga Tuna i kishte marrë për shkak të shitjes së banesës në vlerën prej 50 mijë euro, të holla të cilat i ishin dashur për shërimin e njërit nga familjarët e tij.

Ndërsa dëshmitari Viktor Gojani dëshmoi për takimin që kishin pasur Zef Gruda dhe Marian Kqira. Ai tregoi se ishin takuar së bashku në një lokal, ku Zefi i kishte nxjerrë disa letra të cilat tha se as që i kishin shikuar.

Sipas dëshmitarit, Zefi i kishte treguar Marian Kqirës së djali i tij Kastriot Kqira po i kërkonte djalit të tij, Palit, një shumë mbi 300 mijë euro. Dëshmitari Gojani tha se për këtë Mariani e kishte kritikuar Zefin se pse nuk i ka reaguar më herët ngase bëhet fjalë për shuma shumë të mëdha parash.

Në fund të dëshmisë së tij, prokurorja speciale i dorëzoi Gjykatës një CD nga ky takim, në të cilin kishte marrë pjesë edhe dëshmitari Gojani.

Në këtë seancë dëshminë e dha edhe Blerim Qono. Dëshmitari tha se një ditë kishte pasur nevojë për para dhe Gjekson Kqira ato para ia kishte gjetur te miku i tij Ernesti.

300 eurot e huazuara nga Ernesti, dëshmitari Qono tha se duhej t’i kthente brenda tri jave, mirëpo që në ndërkohë i ishte lajmëruar Gjeksoni dhe kishte kërkuar që të hollat t’I ktheheshin atij.

Prokurorja e ballafaqoi këtë dëshmitar me SMS-të që i kishte marrë nga Gjekson Kqira, në të cilat thuhej se sado që ai të vonohej ditët veç po ecnin.

Mirëpo, dëshmitari tha se nuk ka dhënë para më shumë sesa që ka marrë.

“Unë mas 3-4 ditësh i bëra paratë dhe ia dërgova në kafiterinë “Credo”, ku edhe ia pata marrë Ernestit dhe më nuk kam pasë asnjë telefonatë nga askush. 300 i kam marrë 300 i kam kthy”, tha ai.

Dëshmi në gjykatë të martën dha edhe dëshmitari Xhevdet Kabashi, i cili deklaroi se ia kishte shitur një veturë “Mercedes” në vlerë prej 43 mijë euro Burim Shalës, mirëpo që atë e kishte kaluar në emër të Kastriot Kqirës. Ai u deklarua se nuk dinte asgjë, se të hollat i kishte marrë nga Burimi.

Ndërsa dëshmitari Burim Shala, i cili merret me shitblerje veturash, dëshmoi në Gjykatë se i kishte shitur tri vetura të dëmtuarit Pal Gruda.

“Mercedesin” në vlerë prej 43 mijë euro, të cilin e kishte blerë nga Xhevdet Kabashi, ndërsa i kishte kaluar në pronësi Kastriot Kqirës, kurse çmimin e kishin paguar familjarët e të dëmtuarit Pal Gruda.

Po ashtu Palit tha se i kishte shitur edhe një veturë “Audi” në vlerë prej 24 mijë euro dhe një “Polo” në vlerë prej 10 mijë euro.

Të gjitha këto makina tha se Pali i kishte marrë borxh me arsyetimin se e dinte edhe prindi i tij Zefi, mirëpo që më vonë të hollat i kishte paguar vëllai i Palit.

Në fund të seancës, avokati i Tunë Kqirës, Azem Vllasi, kërkoi përjashtimin e prokurores speciale, Merita Binaj-Rugova, nga kjo lëndë.

Kjo ndodhi pasi prokurorja kundërshtoi propozimin e mbrojtjes për ndërprerjen e paraburgimit për të akuzuarit.

Prokurorja tha se kjo masë duhet të qëndrojë deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

Prandaj, avokati Vllasi kërkoi që Merita Binaj-Rugova të përjashtohet nga kjo lëndë. Sipas tij, prokurorja po e keqpërdorë edhe pozitën e saj zyrtare.

“Kjo e shkakton një dyshim shumë të bazuar së paku te unë, se kjo paska do motive tjera për neve tash të panjohura për këmbëngulje te masa e paraburgimit, këtu e kam fjalën, cilat janë ato na nuk dojna me spekulu, por kjo në këtë mënyrë e ka humbë kredibilitetin se mund ta përfaqëson një aktakuzë të tillë në mënyrë profesionale dhe të paanshme”, tha avokati Azem Vllasi.

Seanca e radhës do të vazhdojë me 24 shkurt, kur planifikohet të dëgjohen edhe shtatë dëshmitarë të tjerë.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre.

Të akuzuar në këtë rast janë: Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira, Benson Buza, Besfort Omaj, Zyrafete Hukolli, Ragip Fazlija, Ekrem Leci, Hil Katinari, Sejdë Kaqorraj dhe Zef Oroshi./kallxo.com/

Bali Muharremajt i vdes mbesa 17 vjeçare (Foto)

0

Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bali Muahrremaj i ka vdekur mbesa e tij 17 vjeçare nga kanceri.

Këtë e ka bërë publike vet Muharremaj përmes një postimi në Facebook, duke shkruar një shkrim prekës me rastin e ndarjes nga jeta të vajzës së vëllait të tij.

Ja postimi i tij:

Këto ditë familja jonë po përjeton dhimbje të madhe.
Po ndahemi nga Erelinda fizikisht, pa e vrejtë rriten e saj, si fëmijë i cili priti dhimbshëm me plot shpresa deri në momentet e fundit.

Presim ta kalojmë këtë dhimbje, në ditët e vështira bashkë me ju.

Zafir Berisha: PDK-ja fajtore që nuk u formua ushtria

0

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se shkaktari kryesor për mosformimin e ushtrisë së Kosovës është Partia Demokratike.

“E cilësoj PDK-në fajtore për shkak se është në pushtet nga 2008-ta. Inicimi i transformimit të FSK-së në FAK, ka filluar ne vitin 2013”.

“Kemi rrethana të tjera të krijuara në vitin 2017 dhe mazhoranca thotë se duhet biseduar me Listën Serbe për themelimin e FAK-ut. Kjo i bie se duhet të marrim miratimin e Vuçiqit”.

Berisha që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se disa nga deputetët e mazhorancës kanë bindjen se për formimin e ushtrisë së Kosovës duhet të pytetet kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

“Sipas logjikës së tyre ne duhet të presim miratimin e Vuçiqit që ta shndërrojmë FSK-në në FAK”.

“Mirëpo ka edhe një rrugëdalje tjetër, është plani B. Meqenëse ndryshimet kushtetuese varen nga Lista Serbe, pra nga Vuçiqi, mundësia është që të ndryshohet misioni i FSK-së, nga mision civil në ushtarak, gjë për të cilën s’ka nevojë për ndryshime kushtetuese”.

Skender Çoçaj zgjedhet nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prizren

0

Gjyqtari Skender Çoçaj është zgjedhur nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prizren.

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Çoçaj është zgjedhur më shumicë votash. Mandati i tij do të jetë 4 vjeçar, dhe është i lidhur me mandatin e kryetarët.

Ndryshe, kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren është Ymer Hoxha. Zgjedhja e tij është bërë në mbledhjen e KGJK-së të mbajtur më 20 dhjetor 2016. Ky është mandati i dytë i tij si kryetar i gjykatës në fjalë./Betimi për Drejtësi/

Konfiskohet drogë në Javor të Suharekës

0

Njësiti policor në Suharekë ka konfiskuar një substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’.

Rasti ka ndodhur  dje ne fshatin Javor, rreth ores 23:25, shkruan PrizrenPress.

“Njësiti policor ka ndaluar automjetin që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar në të njëjtin gjendeshin edhe tre të dyshuar tjerë po ashtu meshkuj K-Shqiptarë. Njësiti DHTN gjatë kontrollit në automjet kanë gjetë dhe konfiskuar një  substance të dyshuar narkotike të llojit ,,Marihuanë””, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Në Zojzë të Prizrenit arrestohet një person i kërkuar

0

Policia e Kosovës, dje rreth drekës, në fshatin Zojzë të Prizrenit, e kanë arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.

“Ne baze te urdhëresës se lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet ne mbajtje”, njofton PK-ja, përcjellë PrizrenPress.

Tjetër rast i dhunës në familje shënohet në Suharekë

0

Edhe një rast tjetër i denoncimit të dhunës në familje është regjistruar në Stacionin Policor të Suharekës.

Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj në polici me akuzën se është sulmuar fizikisht nga ana e tij.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj- i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë, përcjellë PrizrenPress.

Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

 

Policia konfiskon armë në Kushnin të Prizrenit

0

Policia e Kosovës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka konfskuar një pushkë gjuetie dhe një armë AK-47 në fshatin Kushnin të Prizrenit.

“Lidhur me rastin, sot më datën 07.02.2017 nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar është konfiskuar një pushkë gjueti me leje me afat të skaduar ndërsa më vonë pas hetimeve të zhvilluara është gjetur dhe konfiskuar edhe arma AK-47 me një karikator e cila dyshohet se është ekspozuar në rrjetin social Facebook”, thuhet në raportin e PK-së, përcjellë PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Vetura del jashtë rruge në Caralevë të Suharekës, lëndohet një pasagjere

0

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit e së martes, në fshatin Caralevë të Suharekës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij me targa vendore nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge, raporton PrizrenPress.

Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një pasagjere, e cila është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/