10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6041

KDI publikon fletënotimin për Malishevën, Rahovecin, Dragashin dhe Mamushën

0

Sipas rezultateve të Fletënotimit për periudhën Janar-Dhjetor 2016, të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në Kuvendin e Komunës së Malishevës, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Valon Hoti (LVV) me 22.7 %, Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 14.6 %, dhe Januz Kastrati (LDK) me 12.6 % të vlerësimit të përgjithshëm.

Anëtarët e këtij institucioni janë ngritur gjithsej 483 çështje, nga ku rezulton se 50 % e çështjeve të ngritura kan qenë të dedikurar në interes të qytetarëve të kësaj komuna, derisa 50 % e tyre kanë pasur të bëjnë me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës. Derisa, më aktiv në ngritjen e çështjev del të jetë anëtari i Kuvendit të Komunës së Malishevës Valon Hoti (LVV) duke shënuar numrin më të lartë të çështjeve me 26.0 % , përcjellur nga Ahmet Rrahmanaj (PDK) dhe Januz Kastrati (LDK) me nga 15.0 % përkatësisht 13.0 % të çështjeve të ngritura.

Në Kuvendin e Komunës së Rahovecit, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Florije Boshnjaku (AAK), me 14.5 %, Fatmir Iska (AAK), me 11.0 %, dhe Rasim Fazliu (PDK), me 8.2 %, të vlerësimit të përgjithshëm. Anëtarët në drejtim të ekzekutivit të kësaj komune kanë parashtruar gjithësejtë 200 pyetje, nga të cilat 62 % e tyre kanë qenë nga fushat me interes për qytetarët e Rahovecit ndërkaq 38 % e pyetjeve të inicuara kan qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Rahovecit.

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Zaim Hajredini (AKR) me 10.4 %, pasuar nga Velid Hadzisin (VAKAT) me 10.3 % e Samedin Xheladini (LDK) me 9.7 % të vlerësimit të përgjithshëm. Velid Hadzisin (VAKAT) ka shënuar nivelin më të lartë të diskutimit lidhur me pikat e rendit të ditës me 10.2 % të diskutimeve të përgjithshme.

Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Dragashit kanë qenë: Kapllan Fetahu (LDK) me 13.7 % i përcjell nga Zaim Hajredini (AKR) me 11 % të pyetjeve të përgjithshme.

Anëtarët që prinë me rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Mamushës janë: Abdulhadi Krasniç (KDTP) me 34.9 %, Halim Sadiku (PDK) me 34.5 % dhe Mehmet Mazrek (KTAP) me 9.5 % të vlerësimit të përgjithshëm.

Anëtarët e KDTP-së në Kuvendin e Komunës së Mamushës në këtë periudhë kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime në të gjitha seancat e mbajtura përgjatë periudhës Janar-Dhjetor 2016 me 34.7 % të pasuar nga KTAP dhe PDK me nga 31.9 %.

Gjatë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Dhjetor 2016, nga anëtarët e Kuvendit të komunës së Mamushës janë ngritur gjithsejtë 65 çështje, prej të cilave 48 % nga fusha me interes për qytetarët e Mamushës, ndërsa 52 % e çështjevë të inicuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të kësaj komune.

Këto të dhëna janë nxjerrë në kuadër të “Fletënotimit” që përmban analizë dhe notim për punën individuale të anëtarëve të këtyre kuvendeve të komunave dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këto institucione për periudhën janar-dhjetor 2016, bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit. /PrizrenPress.com/

 

Bastisje në Prizren, kapet kavanozi i mbushur me drogë

0

Njësiti i Hetimeve në Prizren, me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në lagjjen “Bajram Curri” dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një kavanoz e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”.

Sipas Policisë, i dyshuari që nga data 13.01.2017 është duke u mbajtur në paraburgim lidhur me një rast vrasje në tentativë. /PrizrenPress.com/

Vrasje në tentativë në Prizren, arrestohet i dyshuari

0

Pas hetimeve të zhvilluara, Policia njofton se dje është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, i cili me datë 11 janar të këtij viti, rreth orës 17:25 minuta në rrugën “Aleksandër Fleming” në Prizren, kishte tentuar të bëj një vrasje.

Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Prizren arrestohet grabitësi i maskuar

0

Hetuesit rajonal në Prizren kanë arrestuar njërin nga dy grabitësit të cilët me datën 01 shkurt, rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit kishin hyrë me forcë në një shtëpi në rrugën “Zekrija Rexha” për të kryer vjedhje.

“Gjatë kontrollit për gjësende të vlefshme, i kishte dëgjuar e zonja e shtëpisë dhe ishte ngritur për të parë se çfarë po ndodhte, sakaq, të dyshuarit e kapin me forcë me ç ‘rast njëri ia mbyll gojën që të mos bëzaj. Viktima është mbajtur nga grabitësi derisa i dyshuari tjetër e ka kontrolluar shtëpinë dhe nga aty janë vjedhur dy telefona dhe para të gatshme ndërsa nga qafa dhe gishtat e dorës i janë hequr me forcë një zinxhir dhe dy unaza. Viktima përpos që ishte tmerruar kishte pësuar edhe lëndim trupor”, njofton Policia e Prizrenit, përcjellë PrizrenPrss.

Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka preferuar të mbrohet në heshtje. Hetuesit po punojnë për identifikimin edhe të dyshuarit të dytë. /PrizrenPress.com/

Zhduket një vajzë në Prizren

0

Dje në Prizren, babai i një vajze ka kërkuar ndihmë në polici pasi që vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ende nuk dihet për vend-ndodhjen e saj, ndërkohë njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin./PrizrenPress.com/

Suharekë: Burri sulmon fizikisht gruan

0

Dje në Suharekë, pas një mosmarrëveshje burri ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Më pas viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF-Ferizaj.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”-njofton policia. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Kanos një person, arrestohet dhe dërgohet në spital për tretman mjekësor

0

Në fshatin Samadraxhë të Suharekës është arrestuar një person, pasi që i njëjti e ka kanosur një tjetër.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar e ka kanosur atë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Neuropsikiatrisë dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

Prizren: Nga 83 tubime me qytetarë janë zgjedhur 77 këshilla lokale

0

Komisioni i emëruar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit, në bazë të Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane ka përmbyllur zgjedhjet për këshillat lokale në 77 lokalitete, duke përfshirë të gjitha lagjet dhe shumicën e fshatrave.

Në pesë fshatra, shkaku i pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve nuk janë zgjedhur këshillat, derisa në gjashtë të tjera që janë të braktisura nga banorët nuk janë organizuar fare zgjedhjet përkatëse, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Komisioni ka organizuar 83 tubime në tërë territorin e Komunës së Prizrenit dhe në 77 prej tyre, ka zgjedhur Këshillat përkatës”, thuhet në Raportin e punës të Komisionit për zgjedhjen e këshillave të lagjeve, fshatrave dhe vendbanimeve.

Policia konfiskon një pistoletë dhe një veturë në Kushnin të Prizrenit

0

Policia e Kosovës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka sekuestruar një armë dhe ka konfskuar një veturë në fshatin Kushnin të Prizrenit.

“Gjatë kontrollit në veturë, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit vetura i është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, përcjellë PrizrenPress.

Arrestohen tre grabitës në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje tre persona në Suharekë, për shkak se të njëjtit kishin kryer një grabitje në mbrëmjen e së premtes, raporton PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit, pasi janë intervistuar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/