Në Prizren arrestohet grabitësi i maskuar

Hetuesit rajonal në Prizren kanë arrestuar njërin nga dy grabitësit të cilët me datën 01 shkurt, rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit kishin hyrë me forcë në një shtëpi në rrugën “Zekrija Rexha” për të kryer vjedhje.

“Gjatë kontrollit për gjësende të vlefshme, i kishte dëgjuar e zonja e shtëpisë dhe ishte ngritur për të parë se çfarë po ndodhte, sakaq, të dyshuarit e kapin me forcë me ç ‘rast njëri ia mbyll gojën që të mos bëzaj. Viktima është mbajtur nga grabitësi derisa i dyshuari tjetër e ka kontrolluar shtëpinë dhe nga aty janë vjedhur dy telefona dhe para të gatshme ndërsa nga qafa dhe gishtat e dorës i janë hequr me forcë një zinxhir dhe dy unaza. Viktima përpos që ishte tmerruar kishte pësuar edhe lëndim trupor”, njofton Policia e Prizrenit, përcjellë PrizrenPrss.

Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka preferuar të mbrohet në heshtje. Hetuesit po punojnë për identifikimin edhe të dyshuarit të dytë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit