7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6046

Malisheva miratoi planin e punës për vitin 2017

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës, drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë për vitin 2017. Mbledhja e parë ka filluar me një minutë heshtje për të rënët e 30 janarit 1990, Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, ndërsa më pas, KK i Malishevës, miratoi një deklaratë, të iniciuar nga shefja e anëtarëve të KK-së nga radhët e subjektit “NISMA”, Arbëresha Krasniqi, përmes së cilës është reaguar ndaj arrestimit të ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj njofton Zyra për Informim Publik e Malishevës.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, pas shqyrtimit kanë miratuar planin e punës së kuvendit për vitin 2017. Përmes këtij plani, KK ka orientimin e qartë të aktiviteteve të tyre, ku përfshihen mbledhjet dhe aktivitetet tjera. KK ka miratuar për diskutim publik edhe plotësimin dhe ndryshimin e rregullores së punës së Kuvendit të Komunës, komiteteve dhe komisioneve komunale.

Po ashtu, KK pas shqyrtimit ka miratuar emrat e propozuar për plotësimin me anëtar të komitetit për bujqësi (me pesë anëtarë) dhe plotësimin me dy anëtar të rinj të komitetit për komunitete.

KK, ka miratuar edhe kërkesën e një qytetari për ndërrim destinim të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

Në mbledhjen e sotme, përjashtuar pjesën e deklaratës për R.Haradinajt, anëtarët e grupit të PDK-së, nuk kanë marrë pjesë në punimet e kësaj mbledhjeje, siç u tha, “në shenjë proteste për mos vendosjen e fotografisë së presidentit në sallën e mbledhjeve të KK

Prizren: I akuzuari për shpërlarje parash, nuk e pranon fajësinë

0

V.F., i akuzuar nga Prokuroria Speciale për shpërlarje parash, të martën, gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e ka pranuar fajësinë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Faik Halili, i akuzuari F. u deklarua i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet, konkretisht për shpërlarje parash në vlerë rreth 173 mijë euro.

I akuzuari Fishari, pas konsultimit me mbrojtësin e tij, avokatin Skender Morina, nuk e ka pranuar veprën penale me të cilën ngarkohet.

Kryetari trupit gjykues, Artan Sejrani, shqyrtimin e dytë e ka caktuar për 3 mars 2017, prej orës 10:00 dhe ka njoftuar mbrojtjen se ka të drejtë që deri në shqyrtimin e dytë të paraqesë kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale, me të cilën V. F. akuzohet se në periudhën 2014-2016, megjithëse e ka ditur se të ardhurat burojnë nga aktivitete kriminale, ka pranuar para nga një person tjetër dhe i ka vendosur në llogarinë e vet bankare.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Fishari, pasi i ka vendosur paratë e marra nga personi tjetër, në llogarinë e vet bankare, të njëjtat para, në të njëjtën ditë, i ka transferuar nëpër banka tjera jashtë Kosovës, si në Kinë, Zvicër, etj.

Aktakuza përshkruan se si i akuzuari Fishari, gjatë pushimeve në Shqipëri, është takuar me një person, i cili i ka thënë se nëse pranon të deponojë para të gatshme në llogarinë bankare dhe pastaj t’i transferojë ato para në llogari tjera, do të shpërblehet.

Në aktakuzë thuhet se personi nga Shqipëria i ka treguar të akuzuarit se një veprim të tillë po e bën për t’iu shmangur tatimit të shtetit dhe për çdo transferë e ka paguar të akuzuarin me nga 50 deri 100 euro.

Paratë ishin deponuar në sasi më të vogël se 10 mijë euro, në mënyrë që të mos kërkohej burimi i të ardhurave./betimiperdrejtesi/

Arrestohet një person në Atmaxhë

0

Një person është arrestuar në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. Arrestimi i tij, është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Policia nuk ka dhënë detje për këtë arrestim.

“ I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës/ PrizrenPress/

Në Prizren diskutohet për zbatimin e MSA-së

0

Instituti për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë mbajtur konferencën e dytë informuese në nivel lokal, me komunat e rajonit të Prizrenit të titulluar “Marrëveshja e Stabilizim-Asoocimit- Kontrata jonë e përbashkët”.

Leonora Kryeziu, drejtoresha ekzekutive në PIPS, tha se kjo marrëveshje dhe implementimi i saj nuk kërkon vetëm angazhim të institucioneve, por edhe të shoqërisë.

Ajo tha se duhet të kemi një shoqëri civile të informuar në mënyrë që të mbahet Qeveria përgjegjëse për obligimet, të cilat i ka marrë përsipër përmes kësaj marrëveshje.

Ndërsa, Venera Ramaj, këshilltare politike për sundim të ligjit në ambasadën e Mbretërisë e Holandës në Kosovë, tha se ambasada e Holandës si prioritet në Kosovë ka dy fusha, atë të integrimeve evropiane dhe sundimit të ligjit.

Po ashtu, ajo tha se fillimi nuk ka qenë edhe shumë i hovshëm në pjesën e zbatimit të MSA-së.

Këshilltari politik në zyrën e BE-së në Kosovë, Felix Rathje, tha se MSA-ja është kontrata e parë gjithëpërfshirëse e BE-së dhe e Kosovës, që sipas tij konfirmon qartë perspektiven evropiane të Kosovës dhe përkushtimin e BE-së ndaj Kosovës.

Organizatat kulturore kundër obeliskut “Unë e dua Prizrenin” në Qendrën Historike

0

Komuna e Prizrenit, në mbledhjen e sotme si pikë të rendit të ditës e ka bënë propozimin për obeliskun “Unë e Dua Prizrenin – I Love Prizren” që është hartuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe ka për qëllim “Promovimin e kapaciteteve turistike që i ka Komuna e Prizrenit”.

Në propozimin e Kuvendit Komunal për këtë projekt më tej thuhet se “realizimi i këtij projekti do t’i mundësonte qytetit të Prizrenit të identifikohet me diçka të re, atraktive dhe bashkëkohore për vizitorët dhe qytetarët”.

Por, Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren thotë se në kërkesë nuk specifikohet hapësira e planifikuar apo ndonjë detaj tjetër, “mirëpo burimet jozyrtare konfirmojnë që fjala është për një hapësirë në Qendrën Historike të Prizrenit”.

“Intervenime të tilla në hapësirë publike dhe në veçanti përbrenda Qendrës Historike, janë çështje të interesit publik, të karakterit profesional dhe kërkojnë konsultim me institucione relevante të trashëgimisë, kulturës, planifikimit urban, sikurse edhe me komunitetin kulturor dhe artistik të qytetit, si dhe me qytetarët. Politikat e artit publik duhet të përcaktohen me Strategjinë e Kulturës së Komunës së Prizrenit si dhe Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike, ku përshkruhen procedurat, parametrat dhe format e propozimit dhe vlerësimit të këtyre intervenimeve”, thuhet në reagimin e Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren.

Ky rrjet organizatash thotë se për fat të mirë, Komuna e Prizrenit është palë direkte e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme dhe i posedon mundësitë dhe mekanizmat që t’i zhvillojë këto projekte në mënyrë transparente dhe të duhur.

“Meqenëse nuk ka pasur njoftim zyrtar apo ndonjë formë të diskutimit publik mbi këtë çështje, ne si organizata të pavarura të kulturës, e kundërshtojmë këtë iniciativë dhe kërkojmë që lidhur me këtë rast por edhe me çështjet tjera që lidhen me hapësirat publike, të ketë diskutim publik me qytetarë dhe grupe të komunitetit”, përfundon reagimi i RROK-PZ.

Afrim Avdaj: Faleminderit Gjermani !

0

Në shenjë falënderimi për donacionin e dhuruar në shtretër për pacientë, të martën, drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj, ka ndarë mirënjohje për Klinikën gjermane “RoMed” nga qyteti Bad Aibling, Rosennheim në Gjermani dhe individë, që kanë ndihmuar që ky donacion të vjen në spitalin e Prizrenit dhe të vihet në shërbim të pacientëve të shtrirë në këtë spital
“Falënderoj shtetin e Gjermanisë dhe popullin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën dhe popullin e Kosovës. Gjithashtu falënderoj të gjithë ata që kanë inicuar, përkrahur dhe mundësuar që ky donacion të vijë në spitalin e Prizrenit dhe që këta shtretër tashmë janë vënë në shërbim të pacientëve”, tha drejtori Avdaj, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të plotë me donatorët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që sipas mundësive të tyre janë të gatshëm të ofrojnë donacione për spitalin e Prizrenit.

Në emër të donatorëve ka folur rektori i UBT-së,Edmond Hajrizi.

“Më lejoni që edhe unë të falënderoj popullin gjerman për përkrahjen, që kanë dhënë për Kosovë. Me këtë falënderoj klinikën gjermane “RoMed” nga qyteti Bad Aibling i Gjermanisë, udhëheqës të spitalit, si dhe mjekun e humanistin, Haqif Gashin, që kanë mundësuar që ky donacion të vijë në spitalin e Prizrenit, ndërsa ne si UBT kemi ndihmuar në sigurimin e transportit. Këto ndihma janë dedikuar për spitalin e Prizrenit, sepse është spital serioz, me strukturë të mirë organizative dhe manaxhmet të suksesshëm. Në do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe ndihmën në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, sepse ne në kuadër të UBT-së kemi edhe degën e infermierisë këtu në Prizren. Gjithashtu bashkëpunimi i spitalit të Prizrenit do të jetë edhe me spitalet e Gjermanisë dhe unë nga këtu ftoj drejtorin e spitalit që të vijë për një vizitë zyrtare në klinikën gjermane “RoMed” në Gjermani”,theksoi rektori i Hajrizi.

Në donacion janë 30 shtretër dhe 30 komodina për pacientë, shuma e përgjithshme llogaritet 60 mijë euro, është inicuar nga Haqif Gashi, mjek, humanist dhe aktivisti i shoqatës “Nëna Terezë” në Mynih të Gjermanisë, si dhe rektori i i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të transportit, ndërsa donacioni është mbështetur nga drejtuesit e Spitalit “RoMed”, Hr. Marburger dhe Dr. Pfeiffer.

Mirënjohje i është ndarë Klinikës gjermane “RoMed” nga qyteti Bad Aibling, Rosennheim në Gjermani, si dhe Hr. Marburger, Dr. Pfeiffer, Haqif Gashit dhe rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi. /PrizrenPress.com/

Prizren, 7 vjeçja rome kërkon lëmoshë në acar, Policia ndalon gjyshin e saj

0

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka njoftuar për një rast të ndodhur në Prizren që është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Në njoftim theksohet se më 27.01.2017, rreth orës 14:15, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në sheshin “Shadërvan” kanë hasur një fëmijë të moshës 7 vjeçare i nacionalitetit rom duke kërkuar lëmoshe.

“Kushtet atmosferike në atë kohë ishin shumë të ftohta, fëmija është marrë nga hetuesit dhe është sjellë në Stacion Policor, ku është kërkuar edhe asistenca e punëtorit social”, bën me dije PK

Ndërkaq, sipas Policisë, më datë 30.01.2017 në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar gjyshi i saj i cili pas konsultimit me prokurorin kujdestar të krimeve të përgjithshme, ndalohet në ndalim policor për 48 orë.

Prizren: Pas nëntë vjetësh, gruaja mbeti me barrë, pasi piu ujin e burimit

0

Për Lumëbardhin e Prizrenit ka shumë legjenda, kurse vendasit shpesh e kanë quajtur “Lumi i bekuar”. Ky lumë rrjedh pashtershëm përmes një kanioni spektakolar shkëmbor, të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Sharrit dhe që “urtësohet” vetëm një kilometër para pikëtakimit me burimin e Karapotokut, një burim që vazhdon të rrjedhë pikërisht tek këmbët e dy kalave, asaj të Prizrenit dhe Kalasë së Çikës. Lumëbardhi thuhet rrallë “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit. Ky lumë burimin e ka në lartësitë e malit të Sharrit pranë zonave tashmë krejt të braktisura nga banorët. Banorët rrëfejnë se ky lumë vetëm njëherë është tërbuar, në vitin 1978, kur thuhet se pushteti i atëhershëm u munduan ta mbyllë burimin e Karapotokut. “Atëherë u rrit Lumëbardhi dhe e rrëzoi Urën e Gurit, që ishte urë shumëshekullore”, rrëfen Sylejman Randobrava, profesor në pension, i cili merret me trashëgimi.

Karapotok, në shqip do të thotë burim i zi

“Dikur qytetarët e kësaj ane kanë besuar se ujë i burimit ndihmon për shërim për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmit. Thuhet se ujë bën derman edhe për shumë sëmundje të tjera. Një lloj llumi që ngjan me një lloj kremi të zi konsiderohet si “krem i përsosur” për ta pasur lëkurën gjithmonë të freskët, të butë dhe pa puçrra për vajzat e moshës së re. Kam dëgjuar shpesh se këtu janë kuruar dhe kanë gjetur shërim pacientë që nuk kanë gjetur zgjidhje nga përdorimi i ilaçeve, prandaj vijnë turistët e huaj dhe këto nuk janë sajesa”, tregon Randobrava për “Kosova Sot”. Sipas gojëdhënave të vendasve, këto burime janë shfrytëzuar qysh para 400-500 vjetësh, nga pacientë të ardhur nga shumë vende të ndryshme. Legjenda për ujin mrekullibërës të Karapotokut, në Prizren ka jetuar me shekuj. Por, nga paslufta sikur u vu në harresë. Burimi ka baltë dhe gurë me ngjyrën e zezë. Sipas legjendës, supozohet se atë e ka hapur një bishë e madhe dhe e zezë që ishte një buall.

“Prandaj, nga atëherë e ka marrë emrin Karapotok, që në shqip do të thotë burim i zi”, shprehet Randobrava. Sipas tij, edhe pse gjeneratat e reja më pak u besojnë legjendave të vjetra, janë ende shumë gra të moshuara, të cilat besojnë te legjenda e vjetër dhe vetitë shëruese që ka. Por, nuk janë vetëm ato që besojnë te vetitë shëruese të këtij uji, por edhe profesionistët. “Uji pasi buron nga gurët e zi, që mund të jenë edhe një lloj uji i filtruar që me vete edhe mund të merr të bashkëdyzuar edhe ndonjë lloj tretje metalike që ndikon drejtpërdrejtë në shërimin e sëmundjeve të përmendura”, pohon kimisti Afrim Zylfiu.

Historia e këtij burimi shpjegohet jo vetëm si legjendë, por tregohet edhe si dëshmi se verës afër këtij burimi në mbrëmje lirohet një aromë e këndshme. Disa e shpjegojnë këtë me faktin se bimë të shumta përreth, por kjo aromë nuk ndihet nëse largohesh nga burimi. I moshuari Zaim Berisha shprehet se uji ndihmon edhe për shërimin e shterpësisë te gratë. Ai tregon se bashkëshortja e tij kishte pasur fatin të lindë pas nëntë vjetësh.

“Unë jam i sigurt se ky ujë i këtij burimi e shëroi dhe deshi Zoti na gëzoi me një djalë e pastaj na lindën edhe tre fëmijë të tjerë. Unë kam dhe do ta kem besimin e këtij uji derisa të jem gjallë”, tregon ai.

Legjenda e Sinanit

Një legjendë tjetër për këtë vendburim është edhe ajo e Sinan Pashës. Si fëmijë, Sinani ruante bagëtinë në bjeshkë. Një ditë, atypari, i veshur si dervish, kishte kaluar sulltan Selimi I, së bashku me katër dervishë të tjerë, të cilëve iu paskëshin turrur qentë e Sinanit. Por, Sinani u kishte bërtitur qenve të tij dhe ata qenkëshin ulur për tokë si të ishin të groposur. Kjo gjë e paskësh habitur sulltanin dhe kur sulltani e kishte pyetur sesi është e mundur që qentë ta dëgjonin kështu, Sinani qenkësh përgjigjur: “Për Zotin, o dervish, më dëgjojnë, që ç’ke me të, dhe jo sikur vezirët e pashallarët që nuk e dëgjojnë sulltanin e tyre, andaj ai nuk mund ta qetësojë vendin dhe kështu kudo është anarki e njëjtë”.

Kjo përgjigje i paskësh pëlqyer sulltanit, andaj e kishte marrë Sinanin me vete në Stamboll, e paskësh shpallur pasha dhe me 40 mijë ushtarë e paskësh dërguar për në Prizren që t’i turqizonte vëllezërit e vet! Kur e paskëshin dëgjuar prizrenasit këtë, me të shpejtë kishin përgatitur një ushtri po ashtu me 40 mijë ushtarë dhe i paskëshin dalë para Sinan Pashës, por ky i kishte mundur te Përroi i Zi. Që nga ajo kohë ky përrua kishte filluar të quhej Kara Potok. Legjenda e Sinanit Një legjendë tjetër për këtë vendburim është edhe ajo e Sinan Pashës. Si fëmijë, Sinani ruante bagëtinë në bjeshkë. Një ditë, atypari, i veshur si dervish, kishte kaluar sulltan Selimi I, së bashku me katër dervishë të tjerë, të cilëve iu paskëshin turrur qentë e Sinanit. Por, Sinani u kishte bërtitur qenve të tij dhe ata qenkëshin ulur për tokë si të ishin të groposur. Kjo gjë e paskësh habitur sulltanin dhe kur sulltani e kishte pyetur sesi është e mundur që qentë ta dëgjonin kështu, Sinani qenkësh përgjigjur: “Për Zotin, o dervish, më dëgjojnë, që ç’ke me të, dhe jo sikur vezirët e pashallarët që nuk e dëgjojnë sulltanin e tyre, andaj ai nuk mund ta qetësojë vendin dhe kështu kudo është anarki e njëjtë”.

Kjo përgjigje i paskësh pëlqyer sulltanit, andaj e kishte marrë Sinanin me vete në Stamboll, e paskësh shpallur pasha dhe me 40 mijë ushtarë e paskësh dërguar për në Prizren që t’i turqizonte vëllezërit e vet! Kur e paskëshin dëgjuar prizrenasit këtë, me të shpejtë kishin përgatitur një ushtri po ashtu me 40 mijë ushtarë dhe i paskëshin dalë para Sinan Pashës, por ky i kishte mundur te Përroi i Zi. Që nga ajo kohë ky përrua kishte filluar të quhej Kara Potok.

(Kosova Sot)

Për Prizrenin që nuk shihet me sy

0

Hajrullah Çeku

Prizreni nuk është vetëm ajo çka shihet me sy të lirë. Për me e pa dhe kuptu saktë Prizrenin nuk mjaftojnë vetëm dy sy.

Prizreni nuk është vetëm shtëpitë e bukura me tipare të veçanta estetike, por mbi të gjitha muhabetet e këndshme e aksham sefatë me mysafirë të rregullt në oborret me bahçe dhe dhomat e dekoruara me lezet brenda mureve të shtëpive. Bashkë me kritikat për mishin e pjekur keq pasi të kthehen të shtëpi.

Prizren nuk është vetëm kalldrëmi që shkëlqen me hijeshi sa herë bie shi, por mbi të gjitha historia e shkruar mbi të. Kalldrëmi i Prizrenit është gur dokumentar që e tregon storien e qytetit me gjithë vuajtjet e gëzimet, luftën e paqen, solidaritetin e hijanetllëkun (josinqeritetin) e prizrenalive.

Prizreni nuk është vetëm kishat e xhamitë kryevepra të arkitektëve e ndërtuesve, por mbi të gjitha një komunikim intensiv mes njerëzve të besimeve të ndryshme që vazhdon tash e sa shekuj. Sa shkollë e emancipim aq pushtet kontrollues e patriarkalitet. Sa tolerancë e dashuri aq diskriminim e urrejtje.

Prizreni nuk është vetëm turqishtja e vet karakteristike e shqipja e papërkryer, por mbi të gjitha aftësia e njerëzve për muhabet deri në katër gjuhë të ndryshme brenda të njëjtës ditë. Me të gjitha brenda, prej shprehjes së respektit deri te dedikoditë (thashethemet), prej mikpritjes deri te racizmi për qylitë (fshatarët).

Prizreni nuk është vetëm Ramazani e Bajrami, pitajkat me vezë e bakllavat, por mbi të gjitha kultivimi i afërsisë familjare e shoqërore dhe muhabetet mbi sofrën e dekoruar me shumë shije artistike për iftar e drekë bajrami. Bashkë me formalitetet “erdha në vizitë sa për adet, i kam edhe 30 kapija (vizita)”.
Prizreni nuk është vetëm rrugicat e ngushta dhe kapixhikët që i lidhin oborret e të gjitha shtëpive të mahallës, por mbi të gjitha solidaritet mes njerëzve për të ndarë të mirat e të këqijat me kojshitë (dhe karshitë). Ku secili ia din sekretet tjetrit, por vlen kodi françuz “dujdun mi ne japmish, komajm adëni” (s’ka përkthim).

Prizreni nuk është vetëm lumi që e ndan qytetin në dysh, por mbi të gjitha narracionet e ndërtuara me shekuj për t’u kujdesur për pastërtinë e ujit që një kohë gjarpëronte nëpër të gjitha shtëpitë e qytetit (Kasëmbegu). Dhe legjendat urbane për t’i frikësuar fëmijët që të mos urinonin e pështynin në te.
Prizreni nuk është as idilë as ankth vetëm, nuk është as xhenet as xhenem vetëm, nuk është as për lakmi as për qortim vetëm. Prizreni është vetëm Prizren. Është ajo që vështirë shihet me sy.
hade biqe ivalla

/Marre nga Facebook/

Gjashtë persona akuzohen për mbindërtime në Prizren

0

Shqyrtimi fillestar i paraparë të mbahej të hënën, ndaj gjashtë të akuzuarve për punime ndërtimore të paligjshme dhe njërit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është shtyrë edhe një herë tjetër. Mbrojtësit e të akuzuarve Zyber Halili, Afrim Selimi, Selim Selimi, Hasan Rahmanaj, Mustaf Shala, Arafat Abazaj dhe Bashkim Krasniq, kanë kërkuar afat për negocim të marrëveshjes për pranimin e fajësisë me organin e akuzës.

Sipas mbrojtësve, ju duhet afati prej 20 ditësh për të arritur një marrëveshje të tillë me prokurorinë.

Fillimisht, prokurori i rastit, Sefer Morina, ka lexuar aktakuzën me të cilën, Zyber Halilin, Afrim Selimin, Selim Selimin, Hasan Rahmanajn, Mustaf Shala dhe Arafat Abazajn, i ngarkon me veprën penale të kryerjes së punimeve ndërtimore të paligjshme, ndërsa Bashkim Krasnqin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Para se të deklaroheshin të akuzuarit rreth fajësisë, mbrojtësit kanë kërkuar që të konsultohen me klientët e tyre, ndërsa pas kthimit në sallë kanë kërkuar që t’u jepet një afat, brenda të cilit do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me prokurorinë.

Prokurori nuk  e ka kundërshtuar një propozim të tillë dhe ka shpreh gatishmërinë që të hyjë në negociata me të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Në këto rrethana, kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, ka pranuar kërkesën e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, andaj palëve u ka dhënë afat deri me 20 shkurt 2017, në ora 10:00, që të arrijnë marrëveshjen në fjalë

Ky shqyrtim është shtyrë edhe një herë për shkak se ka munguar i akuzuari Mustaf Shala i cili ka qenë në Zvicër, ku edhe aktualisht jeton.

Prokuroria Themelore në Prizren, në nëntor të vitit të kaluar, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve në fjalë, ku i akuzon për ndërtim të paligjshëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Zyber Halili, Afrim Selimi, Selim Selimi, Hasan Rahmanaj, Arafat Abazaj dhe Mustafë Shala, në cilësinë e pronarëve dhe investitorëve, kanë tejkaluar lejet e ndërtimit, në objektet e tyre banesore, ku secili prej tyre ka shtuar nga një kat më shumë se leja e ndërtimit.

Ndërsa Bashkim Krasniqi, akuzohet se në cilësinë e inspektorit të ndërtimit, nuk ka vepruar në pengimin, ndalimin apo rrënimin e ndërtimit të kateve shtesë, me ç’rast u ka mundësuar përfitim material ndërtuesve në fjalë dhe i ka shkaktuar dëm material, Komunës së Prizrenit./betimiperdrejtesi/