Home Blog Page 6049

ShBA nuk bën shaka, sulm me raketa mbi Sirinë

0

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar 59 raketa dejt bazës ajrore siriane, prej ku mendohet se ka nisur sulmi me armë kimike në provincën e Idlib. Bëhet fjalë për raketa Tomahaëk, të lshuara nga dy anije amerikane që ndodhen në Mesdhe. Eshtë sulmi i parë direkt i SHBA ndaj Sirisë, pas ardhjes në detyrë të Presidentit Trump.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë, siç kanë vuajtur ata sirianë”, ka thënë Trumpi. Dhe ka shtuar: “bombardimi amerikan në Siri është në interesin jetik të sigurisë së SHBA. Siria ka injoruar paralajmërimet e Këshillit të Sigurimit të OKB”, ka nënvizuar ai. Dhe i ka bërë thirrje botës që t’i bashkohet SHBA, për t’i dhënë fund kërcënimit të terrorizmit.

Ndërkohë, Komisioni i Mbrojtjes i dhomës së ulët të parlamentit rus pohon se sulmi i SHBA ndaj Sirisë mund të përkeqësojë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, si dhe të shkaktojë një përshkallëzim të konflikteve në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse.

“Rusia do të kërkojë pikësëpari një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB. Ky mund të konsiderohet si agresion nga ana e Shteteve të Bashkuara kundër një shteti anëtar të OKB-së”, u ka thënë mediave ruse Viktor Ozerov, president i komisionit të sigurisë dhe mbrojtjes në Këshillin Federal (parlamentin) rus. /bota.al

Alternativa themelon degën në Prizren

0

Partia më e re në Kosovë “Alternativa” të shtunën do ta themelojë degën e saj në Prizren, njofton PrizrenPress.

Për këtë, “Alternativa” ka paralajmëru një konferencë, e cila do të mbahet sot në ora 12:30, në zyrat e “Alternativës” në rrugën “Sheshi i Lidhjes” p.n. (pranë zyrës së KDI-së), në Prizren.

“Do të shpalosen detaje rreth themelimit të “Alternativës” dega në Prizren”, thuhet në njoftim. /PrizrenPrss.com/

Image may contain: text

Legjenda e Juventus: Nuk më la përshtypje kthimi i Barçës ndaj PSG

0

Dino Zoff nuk ishte aspak i impresionuar nga kthimi i jashtëzakonshëm i Barcelona ndaj Paris Saint-Germain, në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti i La Liga në ndeshjen e parë me francezët qe mposhtur 0-4, por në Camp Nou arriti që të fitojë 6-1, për të kaluar në çerekfinale të garës.

Por ky kthim nuk i ka bërë përshtypje Zoff, që ka fituar gjashtë tituj të Serie A me Juventus, dhe Kupën e Botës me Italinë më 1982.

“Nuk më la përshtypje ajo ndeshje, megjithë atë që thanë mediat”.

“Nuk është i zakontë, por francezët dukeshin të tensionuar. Paraqitja e tyre ishte jo e mirë”.

Griezmann larg United

0

Shpresat e Manchester United për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, këtë verë, janë duke u shuar.

Kompleksiteti i marrëveshjes ka bërë që United të zbeh interesimin për francezin dhe është duke shqyrtuar mundësi tjera, si Robert Lewandowski, dhe Kylian Mbappe.

Shënohet Dita e Kushtetutës

0

Sot me një ceremoni shënohet 9 vjetori i Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nëntë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, ndërsa ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot do ta kenë ditë pushim

Javën e ardhshme nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

0

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se ideja e liderit të tij, Fatmir Limaj, për të iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Mustafa do të shkojë në Kuvend si iniciativë e përbashkët e opozitës.

Ai ka treguar se javën e ardhshme (të hënën) do të nisë mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj kësaj Qeverie.

Përfaqësuesit e dy partive të tjera opozitare, Ismajl Kurteshi (LV) dhe Time Kadrijaj (AAK), kanë thënë për gazetën se e përkrahin çdo nismë që ka qëllim rrëzimin e kësaj Qeverie. /Epoka e re/

Histori shokuese +16 /Rrëfehet 24 vjeçarja: Bëja seks me babain

0

Një vajzë kanadeze ka treguar historinë e saj shokuese me një media vendase Jezebel. 24 vjeçarja Natasha Rose Chenier ka rrëfyer se ka bërë seks me babain e saj pasi e kishte njohur kur ajo ishte 19 vjeçe.

Ajo thotë se edhe babai i saj është tërhequr nga bija biologjike që në momentin që e ka parë dhe ata kanë filluar të kryejnë marrëdhënie që në fillim. Ai jetonte në Jamaica dhe nuk kishin pasur takime më përpara.

Natasha e shpjegon situatën e saj duke thënë se takimi me babain e saj ishte në kohën kur ajo nuk i kishte gjërat mirë me mamanë.

“Ai më llastonte dhe me trajtonte mirë. Kishim shumë të përbashkëta dhe me të ndaja çdo gjë. Më përpara nuk më kishte ndodhur”-shpjegon ajo.

Vajza tregon se me babain ka kryer seks oral dhe pse kjo e torturonte shumë.

“Si fillim isha e shokuar dhe nuk e kuptoja dot. Nuk flisja me asnjëri. Doja që të shkoja në shtëpi dhe të harroja çdo gjë, por nuk mundja”-thotë 24 vjeçarja. “Unë nuk isha një viktimë e babait tim, por edhe e vetes sime dhe ndjenjave të mia”- shton vajza.

Ajo tregon gjithashtu se fakti që nuk e kishte ndjerë kurrë marrëdhënien normale baba-vajzë, nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të por thekson se ndihej e afërt dhe e sigurtë afër tij.

Historia që është publikuar nga Daily Mail, jep shpjegimin e një psikologu në lidhje me këto histori të ngjashme.

“Marrëdhënie të tilla incesti, ndodhin mes babait dhe vajzës por edhe mes djalit e nënës. Janë çrregullime në emocionet e të dyja palëve, duke e shndërruar ndjenjën ngushtë prindër-fëmijë në kontakt fizik siç janë marrëdhëniet seksuale”- ka theksuar psikologu.

Dygolësh i Eminhazirit, Liria bie në Gjilan

0

Me ×toren e vendasve u mbyll takimi i luajtur sot mes Gjilanit e Lirisë, me rezultatin ×nal të takimit që shënoi 2-0 në të mirë të vendasve.
Epërsia e vendasve erdhi nga goli i Isa Eminhazirit në minutën e 8’, i cili shënoi pas asistimit të Betim Haxhimusës.

Vazhdimi i pjesës së parë ishte i qetë, me Gjilanin që kishte më tepër kontroll të lojës, ndërsa rasti i vetëm për t’u përmendur përveç golit është ai i minutës 41’, moment në të cilin Arbios Thaçi i vendasve gaboi përballë portierit prizrenas, duke bërë kështu që pjesa e parë të mbyllet 1-0. 5 minuta pas ×llimit të pjesës së dytë, në skenë doli përsëri Eminhaziri, i cili me një lëvizje të mirë me top, u lirua dhe shënoi për epërsinë e dy×shtë të vendasve.

Në anën tjetër, Liria tentonte herë pas here përmes Chibuezes e Fetahajt, mirëpo epërsia vendase veç ishte krijuar dhe për një barazim eventual ishte
vonë. Kjo ×tore e mban Gjilanin të qetë në mesin e tabelës, derisa Lirinë e afron shumë me zonën e ‘ftohtë’/borozani/

Limaj: Nisma e Thaçit për ushtrinë, mashtrimi i vetëm që nuk i ka zgjatur më shumë se dy javë!

0

Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, konsideron se inciativa e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krijimin e ushtrisë është kundër kushtetuse.Limaj, po ashtu thekson se iniciativa e Thaçit për ushtrinë ka qenë një lojë me të cilën siç thotë kreu i NISMA-s “ka menduar të bëjë atë lojë kurth dhe në atë ka rënë vet”, raporton GazetaBlic.com

Përveç kësaj, Limaj në “Zona e Debatit” të Klan Kosovës ka akuzuar Presidentin Thaçi edhe për mungesë të aftësve për të vepruar në rrethana të ndryshme.

“Ai ose nuk din ose nuk ka këshilltarë të duhur, sepse as letrat nuk i shkruan vet”, është shprehur Limaj.Më tej, duke e cilësuar “mashtrim” inciativën e Thaçit për ushtrinë, ka thënë se ka qenë nisma e vetme që nuk i ka zgjatur më shumë se dy javë, sepse siç thotë ai ” të tjerat i zgjasin.”

Por pavarësisht këtyre rrethanave, Limaj veçon se Kosovës i duhet ushtria dhe se ajo sipas keeut të NISMA-s duhet të formohet sa më parë.

Liderët politikë zbarkojnë në Prizren

0

Liderët politikë kanë shpeshtuar kohëve të fundit vizitat në Prizren. Kryetari i degës së LDKsë, Haxhi Avdyli, për “Kosova Sot” shprehet se ardhja e liderëve shpesh në Prizren veçanërisht e Kadri Veselit tregon që dega e tyre në Prizren i ka punët keq dhe zhgënjimi i qytetarëve me PDK-në është i madh. “Projektet e proklamuara, memorandumet false të nënshkruara midis ministrave dhe të dënuarit Ramadan Muja në disa raste edhe të paparashikuara me buxhet, janë në vazhdën e tentimit për të mashtruar qytetarin e Prizrenit”, ka thënë ai.

Ripërsëritje e premtimeve boshe Zyra e PDK-së thekson se jo vetëm përfaqësues e liderë të PDK-së që vijnë Prizren, por vijnë edhe të tjerët. “Jemi të vetëdijshëm se Prizreni është i këndshëm për të gjithë”, ka shkruar zyra e PDK-së. Kurse Zafir Berisha, kandidat i NISMA-s për Prizrenin, shprehet për gazetën se ardhja e tyre ka të bëjë me fushatën elektorale.

“Disa prej tyre i ripërsërisin premtimet për vitet të tëra dhe asnjëherë nuk i realizojnë që i bie thjeshtë janë mashtrime të radhës”, është shprehur ai. Ilir Badedaj nga AAK-ja thekson se ardhja e liderëve e sidomos ata që kanë qeverisur nga 2007 në Prizren është pak e çuditshme. “Po i dëgjojmë bizneset ku për 10 vite asgjë nuk kanë bërë për ta, edhe pse kanë pasur premtime megalomane”, është shprehur ai.

Verë e nxehtë politike Vetë Zafir Berisha është i bindur se Nisma do të fitojë zgjedhjet. “Unë do të jem kryetar i Komunës së Prizrenit”, ka thënë ai. Tashmë kur jemi në këtë vit zgjedhor edhe zyrtarisht po shihet se në këtë qytet ka shumë vizita të liderëve, gjë që flet për një verë të nxehtë në qytetin historik. Se si do të shkojnë gjërat se ku kush me kë do të hyjë në koalicion është herët të thuhet, porse të gjitha partitë synojnë ta marrin Prizrenin.

(Kosova Sot)