Home Blog Page 6050

Përkujtohet Xhemajli Berisha

0

Xhemajli Berisha, është përkujtuar në 28 – vjetorin e vrasjes, në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja , e vlerësoi lartë figurën e patriotit, Xhemajli Berisha.

Ai tha se ndërtimi i shtetit të Kosovës ishte ëndrra e kamotshme e shumë brezave që kanë sakrifikuar shumë për çështjen kombëtare.

“ Në mesin e tyre ishte edhe Xhemajliu”, tha Muja,transmeton TVPZ.

Bashkëveprimtari i dëshmorit, Kadri Kryeziu, ndërkaq evokoi kujtime për Xhemali Berishën.

“ Ishte një trim i paepur, inteligjent dhe atdhetar i devotshëm dhe, se shquhej sidomos në organizimin e demonstratave” .

Nipi i dëshmorit, Arianiti, duke falënderuar të pranishmit për praninë e madhe në akademinë përkujtimore, tha se “Xhemajliu ka lënë një numër të madh të poezive dhe ditarin në dorëshkrim, që për shkak të mungesës financiare presin botimin e tyre”./PrizrenPress.com/

Kështjellat shqiptare, tashmë si destinacione turistike

0

kalajaKalaja e Borshit ndodhet rreth 3 km në veriperëndim të fshatit Borsh në Sarandë.

Ajo ngrihet mbi një kodër, e cila përfundon në majë me një kreshtë shkëmbore dhe zë një pozicion qendror kundrejt qytetit antik të Borshit, i cili shtrihej dikur në shpatet e kësaj kodre.

 

Kalaja ka një pozitë të rëndësishme strategjike jo vetëm sepse ndodhet pranë detit por edhe pranë njërës nga dy grykat që përshkonin që në lashtësi malet Akrokeraune, në mesjetë të njohura si malet e Himarës, duke lidhur bregdetin me brendësinë e vendit.

Nëpërmjet “Grykës së Borshit” realizohej lidhja me Kalasën dhe Delvinën.

Sopoti përmendet për herë të parë në fillimet e shek. XIII nën emrin arhontesë së Sopotit (archonteia Sopotu) në Magenetia.

Sopoti ishte kalaja-300x199qendra e një nënnjësie administrative në rangun e një arhonteje dhe selia e një arhonti, që e sugjerojnë edhe përmasat modeste të kështjellës.

kalaja-300x199Me dobësimin e Despotatit të Epirit, në kohën e sundimit të Mihalit II, që u shpreh me aleancën e tij me mbretin e Siçilisë Manfred Shatuferin në vitin 1258 kështjella e Sopotit (Subotum) bashkë me Butrintin, Korkyrën, Durrësin, Kaninën, Vlorën etj. iu dhanë si prikë Helenës, vajzës së Despotit që u martua me Manfredin.

Sot duke u ndodhur në një zonë turistike bregdetare si Borshi është kthyer në një destinacion turistik për historinë dhe ngjarjet e saja interesante. /ATSh/

Ja si dukej Kallashi në fillim të karrierës (Foto)

0

Padyshim se emri i saj është ndër më të përmendurit në mediet rozë, shkruan revista Kosovarja.

Valltarja seksi është tejet aktive në rrjetet sociale, duke informuar për çdo gjë që bën.

Kësaj here ajo ka sjellë disa imazhe ku shihet në fillim të karrierës së saj. Ishte më e dobët, por gjithsesi vijat e fytyrës i kanë mbetur të njëjta./Kosovarja/

Kush po vdes pas Dafina Zeqirit? (Foto)

0

Javë më parë ajo solli edhe projektin e saj më të ri të titulluar “four seasons”, i cili u pëlqye shumë nga ndjekësit e saj, shkruan revista Kosovarja.

Ajo poashtu ka marrë pjesë në disa skeçe të Stupcave, me ç’rast ndiqen edhe sot e kësaj dite, madje edhe nga modelja shqiptare që jeton larg vendit të saj, Emina Çunmulaj.

Emina çdo ditë në llogaritë e saj poston këngë shqipe, emisione dhe skeçe, e që në frymën shqipe po e mëson edhe vogëlushen e saj Ella Farian.

Së fundmi ajo ka publikuar një pjesë të skeçit “egjeli”, ku aty shihet edhe Dafina Zeqiri, ndërkaq ja ka bashkangjitur edhe këtë mbishkrim: “Vdes për ty bre Dafina Zeqiri” . Dyshja janë mikesha shumë të mira e që këtë gjë nuk hezitojnë që shpesh ta shprehin edhe përmes komenteve të ndryshme./Kosovarja/

Pesë shpikje që tregojnë se Nikola Tesla ka qenë më i madhi

0

1. Transferimi jokabllor i energjisë

Më shumë se 120 vjet më parë, Tesla pushtoi Panairin Botëror të 1893 në Çikago, duke demonstruar se mund të transmetohej energji elektrike pa kabëll, duke përdorur “induksionin elektrodinamik”, duke ndezur një seri llambash me fosfor. Ai donte që të lëshonte energjinë distanca të gjata në atmosferë, për të siguruar energjinë e nevojshme, për një jetë të rehatshme.

Tani më shumë se një shekull më vonë, Intel dhe Sony janë duke zhvilluar transferimin jo me rreze të energjisë, për gjëra të tilla si telefonat celularë, për të mundësuar karikimin e baterisë tuaj, pa kabllot e energjisë. J.P. Morgan mbështeti Nikola Teslën me 150,000 dollarë, për të ndërtuar një kullë që do të përdorte frekuencat natyrore të universit tonë, për të transmetuar të dhënat, duke përfshirë një gamë të gjerë informacioni, të përcjellë me anë të imazheve, mesazheve zanore, dhe tekstit. Ky ishte komunikimi i parë pa kabëll në botë. Në të njëjtën kohë, ai tregoi se përveç kostos së vetë kullës, universi është i mbushur me energji të lirë, që mund të shfrytëzohet për të formuar një rrjet të gjerë në gjithë botën, që lidh të gjithë njerëzit në të gjitha vendet, si dhe të lejojë njerëzit për të shfrytëzuar energjinë e lirë përreth tyre.

2. Rrezet X

Studimi i Teslës në fushën e elektromagnetizmit ndihmoi për t’u dhënë Radiologëve kudo, aftësinë për të vështruar brenda në anatominë e një personi, pa e hapur trupin – një koncept që, në fund të viteve 1800, dukej i paimagjinueshëm. Fizikantit gjerman Villhelm Röntgen iu njoh merita, për zbulimin e rrezeve X në vitin 1895, por eksperimentet e Teslas, të kryer tetë vjet më herët, nxjerrin në pah rreziqet e natyrshme të rrezatimit në trupin e njeriut. Arsyeja kryesore pse kontributi i Teslës në zbulimin e rrezeve X nuk është bërë më shumë i njohur, është se një pjesë e madhe e punës së tij ka humbur, kur laboratori i tij në Nju Jork u dogj më 13 mars, 1895.

3. Rrezja e vdekjes

Në vitin 1930 Tesla thuhet se shpiku një armë me rreze thërrmijash që disa, për ironi, e kanë quajtur një “rreze e paqes”. Pajisja ishte, në teori, e aftë për të gjeneruar një rreze intensive energjie, që mund të përdorej për shkatërrimin e avionëve luftarakë të armikut, ushtritë e huaja, ose çdo gjë tjetër, që do të doje të mos ekzistonte. E ashtuquajtura Rrezja e Vdekjes nuk u ndërtua, megjithatë, edhe pse Tesla kërkoi t’ua shesë njësive të ndryshme ushtarake. Planet për lazerin nuk u gjetën pas vdekjes së Teslës.

4. Robotika

Tesla imagjinoi që në të ardhmen, një garë e robotëve “do të ishte në gjendje që të kryente punë në mënyrë të sigurtë dhe në mënyrë efektive”. Në vitin 1898, ai demonstroi një varkë të radio-kontrolluar që kishte shpikur, për të cilën shumëkush mendon se ka shënuar lindjen e robotikës. Ai parashikoi një botë të mbushur me “makina inteligjente, shoqërues robotikë të njeriut, sensorë [të ndryshëm], dhe sisteme autonome”. Tesla këmbëngulte se këto kopje njerëzore duhet të kishin kufizime, duke përfshirë rritjen dhe shumimin.

5. Makina e tërmetit

Në vitin 1898, Tesla pretendoi se kishte ndërtuar një pajisje të vogël lëkundëse që, kur u vendos në zyrën e tij dhe u vu në veprim, tronditi gjithë ndërtesën dhe çdo gjë rreth saj. Pajisja peshonte vetëm disa paund, por Tesla ishte në gjendje që të akordonte kohën e oshilatorit, në një frekuencë të tillë, që çdo dridhje e vogël, shtonte vetëm pak energji më shumë në valën e përkuljes së ndërtesës. “Me shumë pak shtytje, edhe struktura më e madhe mund të lëkundej fort”. Duke kuptuar tmerret e mundshme që një pajisje e tillë mund të krijonte, Tesla mori një çekiç dhe e theu oshilatorin, duke u thënë punonjësve të tij që të bënin sikur nuk dinin gjë, nëse pyeteshin për lëkundjet. /ScienceMag – Përgatiti: bota.al

Suharekë: Drejtori Nuhi Llugaxhiu aplikoi për veteran të UÇK-së, por e refuzuan

0

Aleanca e të Rinjëve të Kosovës dega në Therandë, ka bërë publike disa fotografi  ku i përmend skandale të Nuhi Llugaxhiut, drejtorit për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë.

Ndër të tjera ata potencojnë, se kur kemi kërkuar në internet për skandalet në medie për Nuhi Llugaxhiun,  ndër të tjera kemi hasur edhe në një dokument, i cili tregon se ai ka aplikuar për veteran dhe e njëjta i është refuzuar.

“Ai ka datëlindjen 1982, dhe i cili sipas informacioneve që i kemi marrë edhe në fshatin e tij në Vraniq, nuk thuhet se ka qenë pjesmarrës aktiv i luftës së UÇK-së.” – thonë përfaqësues nga ARK – Therandë, të kontaktuar nga TherandaPost.

Portali TherandaPost, ka provuar të kontaktoj me drejtorin Nuhi Llugaxhiu, por i njejti nuk është përgjigjiu deri më tani./therandapost.com/

Më poshtë mund të shikoni fotografitë e dërguara nga ARK në adresen tonë elektronike:

 

Trump takon Presidentin e Kinës

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pret sot në Florida Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Takimi, i pari i dy presidentëve, do të vazhdojë edhe nesër.

Marrëdhëniet e ardhshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë kanë qenë të paqarta pas zgjedhjes së Trumpit, i cili është inauguruar më 20 janar.

Gjatë fushatës, ai e ka akuzuar Pekinin për politika të padrejta të tregtisë.

Javën e kaluar, Trump ka shkruar në Twitter se SHBA nuk mund të tolerojë më deficite masive trgetare dhe humbje të vendeve të punës dhe se takimi me Xinë “do të jetë shumë i vështirë”.

Temë diskutimi pritet të jetë edhe kërcënimi bërthamor nga Koreja e Veriut.

Çmimi i Kosovës, më i çmuari

0

Ministria e Kulturës së Kosovës në një ceremoni të organizuar ka ndarë Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Kadare tha me këtë rast tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe e çmon.

“Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës”.

“Jam vërtet i nderuar ta marr këtë çmim. Me besoni ky çmim i dhënë nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër”.

“Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”, ka deklaruar Kadare pas marrjes së çmimit.

Conte i mbyll derën Interit

0

Stefano Pioli vijon të mos bindë plotësisht Suning. Me të në drejtimin e stolit kanë ardhur rezultate të mira, por grupi kinez që menaxhon Inter-in do të donte një profil më të rëndësishëm për rinisjen e zikaltërve në skenat e mëdha europiane.

Në këtë pikë po vlerësohen mundësitë për sezonin tjetër dhe në krye të listës së preferencave figurojnë emra të rëndësishëm duke nisur nga Conte, Simeone, por edhe Sampaoli e Spalletti. Ish-trajneri i Juventus-it, pas fitores 2-1 ndaj Manchester City-t të mërkurën ka hedhur një tjetër hap drejt titullit të Premier League-s.

“Tani po luftojmë me shpirt ndër dhëmbë për të arritur atë që nuk e kishim pritur, më tej do të punojmë për të ndërtuar diçka të rëndësishme për sezonin pasardhës”, ka thënë ish-trajneri i Italisë duke e bërë të qartë dëshirën e tij për të vijuar bashkëpunimin në Stamford Bridge.

Përvec Antonio Conte-s, Zhang po vlerëson edhe profile të tjera. Simeone i cili ka premtuar se do të qëndrojë te Atletico kërkohet me ngulm nga Zanetti dhe mund të mos refuzojë për arsye zemre dhe projekti. Në ditët e fundit kanë dalë edhe emrat e Sampaoli-t dhe Spalletti-t. Tekniku argjentinas po bën mirë me Sevilla-n dhe ka një eksperiencë të madhe, ku spikat ajo me Kilin me të cilin fitoi Kupën e Amerikës Latine në 2015-ën. Për sa i takon Spalletti-t, 58-vjeçari duhet t’i japë lamtumirën Roma-s në fund të sezonit dhe është gati të dëgjojë për oferta të reja. Pra një situatë e ndërlikuar për Piolin që për të merituar konfirmimn duhet ta mbyllë bukur kampionantin. Një mision jo i lehtë, por as i pamundur.

Ish ‘Miss Bota’ tashmë kryetare e shtetit evropian (Foto)

0

Kaiane Lopez ishte Miss Bota në vitin 2009.

Por, tani është shumë më shumë se kaq, ajo ka arritur të marrë një post mjaft të rëndësishëm atë të kryetares së bashkisë të Gjibraltarit, i cili njëkohësisht është edhe shtet me 30 mijë banorë.

Lopez ka thënë se kjo pjesë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë britanike, është ndjerë ashtu dhe do të ndihet britanike.

“Unë jam krenare që jam britanike. Gjibraltari është britanik dhe gjithmonë do të jetë.

Spanja është kundër daljes së Gjibraltarit prej Bashkimit Evropian pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Theksojmë se edhe ministri Gjibraltarit Fabian Picardo është pro mbetjes së ishullit në BE.