Home Blog Page 6051

Si u bë bota kaq e pasigurt për demokracinë?

0

Teza e Hantingtonit sugjeron se shumica e diktaturave, në fund do të shemben prej kontradiktave të tyre të brendshme, ndërsa shumica e demokracive do të ringrihen, falë aftësisë së tyre për të korrigjuar gabimet përmes zgjedhjeve. Ndoshta. Ose ndoshta, kauza e demokracisë ishte thjesht fatlume në vitin 1931, kur Uinston Churchilli nuk u vra nga një taksi në Nju Jork, dhe ishte sërish me fat në vitin 1942, kur pilotët amerikanë goditën shënjestrat e tyre në Miduej, dhe ishte fatlume një herë të tretë, në vitin 1985, kur Bashkimi Sovjetik zgjodhi një udhëheqës, që ishte aq budalla sa të mendonte se komunizmi mund të reformohej

Nga Bret Stefëns

Kjo javë shënon njëqind vjetorin e hyrjes së Amerikës në Luftën e Parë Botërore, kur Udrou Uilsoni u zotua se “bota duhet të bëhet e sigurtë për demokracinë”. Ai dhe bashkatdhetarët e tij nuk arritën ta bëjnë në kohën e tyre. Ne po dështojmë në kohën tonë.

Disa nga lajmet e javës: Në Rusi, udhëheqësi i opozitës, Alexei Navalny është në burg për shkak se udhëhoqi protestat antikorrupsion muajin e kaluar. Në Venezuelë, Gjykata e Lartë i dha presidentit NIcolas Maduro, kontrollin e plotë mbi të ardhurat nga shitja e naftës së vendit. Në Ekuador, një kandidat me emrin domethënës Lenin Moreno pretendoi fitoren në zgjedhjet e të dielës, me premtimin për të çuar përpara politikat populiste-autoritare të presidentit në largim, Rafael Correa.

Në Turqi, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan po bën fushatë për ndryshimet kushtetuese, që do të zgjasin qëndrimin e tij në detyrë, deri në vitin 2029. Në Filipine, Presidenti Rodrigo Duterte ka premtuar se do të falë dhe ngrejë në detyrë 19 oficerë policie, të implikuar në vrasjen e një politikani, ndërsa ka burgosur ish-kreun e komisionit të të drejtave të njeriut në vend.

Në Hong Kong, Carrie Lam, kandidatja e preferuar e Pekinit, u “zgjodh” si shefe ekzekutivi me votat e 0.03% të popullsisë së territorit; nëntë aktivistë pro demokracisë u arrestuan të nesërmen. Në Francë, kandidatja e parë në sondazhe për zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, kërkoi për të rrisë mbështetjen mes votuesve, duke i bërë një vizitë Vladimir Putinit, në Moskë.

Këto lajme nuk janë thjesht një seri anekdotash. Viti 2016 “shënoi të 11-in vit radhazi, të rënies së lirisë globale,” raporton Freedom House në raportin më të fundit. “Një total prej 67 vendesh pësuan rënie neto në të drejtat politike dhe liritë civile në vitin 2016, krahasuar me 36 që regjistruan përparime”. Vetëm 39% e popullsisë së botës jeton në vende të lira sot, nga 46% që ishte një dekadë më parë.

Si u bë bota kaq e pasigurt për demokracinë?

Konstatimi shastisës në raportin e Freedom House është se gërryerja globale e lirisë politike, po ndodh kryesisht në demokracitë. Njerëzit po humbasin besimin tek liritë, që duket se nuk po përmbushin më premtimet për një jetë më të sigurtë, më të pasur, e më të drejtë.

Në disa raste, polarizimi politik afatgjatë çon në qeverisje joefikase, gjë që nga ana e vet, shton oreksin e publikut për liderë, të cilët premtojnë rezultate të shpejta, pavarësisht nga “vogëlsirat” ligjore. Në vende të tjera, një formë “e ndenjur” e politikës së konsensusut, shpie në polarizimin ideologjik, teksa partitë kryesore nuk arrijnë të merren me shqetësimet e njerëzve.

Dhe ndonjëherë, njerëzit magjepsen prej demagogëve karizmatikë, duke zbuluar vetëm shumë me vonesë, drejtimin ku po shkojnë. Kjo ishte tragjedia e Venezuelës nën Hugo Chavezin dhe e Rusisë nën Vladimir Putinin. Në të dy rastet, bumi i naftës shërbeu për të shtruar rrugën e tyre.

Në vitin 1991, politologu Samuel Huntington propozoi tezën, se demokracia përparon dhe tërhiqet me valë – një valë “Jacksoniane”, që nisi në fillim të shekullit të 19-të dhe ra, vetëm pas ngjitjes në pushtet të Musolinit, në vitin 1922; një valë e shkurtër e pasluftës, e cila ra në vitin 1960, pasi disa shtete postkoloniale ranë pre e diktaturës; dhe pastaj një “Valë e tretë”, që nisi me rikthimin e demokracisë në Portugali në vitin 1974, dhe arriti kulmin në shembjen e Bashkimit Sovjetik, 17 vjet më vonë.

Teza e Hantingtonit sugjeron se ajo që po ndodh sot është e pashmangshme: se demokracia ka një mënyrë për t’u shtrirë më shumë se sa mundet, përpara se më vonë, t’ia dalë të hedhë rrënjë të thella. Ajo gjithashtu ofron arsye për qetësi: trendi i tanishëm nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Shumica e diktaturave, në fund do të shemben prej kontradiktave të tyre të brendshme, ndërsa shumica e demokracive do të ringrihen, falë aftësisë së tyre për të korrigjuar gabimet përmes zgjedhjeve.

Ndoshta. Ose ndoshta, kauza e demokracisë ishte thjesht fatlume në vitin 1931, kur Uinston Churchilli nuk u vra nga një taksi në Nju Jork, dhe ishte sërish me fat në vitin 1942, kur pilotët amerikanë goditën shënjestrat e tyre në Miduej, dhe ishte fatlume një herë të tretë, në vitin 1985, kur Bashkimi Sovjetik zgjodhi një udhëheqës, që ishte aq budalla sa të mendonte se komunizmi mund të reformohej. Marshimi i lirisë qëndron mbi krahët e fluturave.

Por qëndron edhe në shembullin moral dhe vetëbesimin ideologjik të fuqive më të mëdha demokratike. SHBA ka sot president, një njeri i cili në mënyrë eksplicite hedh poshtë konceptin e jashtëzakonshmërisë amerikane, nuk shfaq interes në denoncimin e shtypjeve autoritare apo nuk mbështet disidentët demokratikë, heq paralele mes praktikave të regjimit të Putinit dhe atyre të qeverisë amerikane, dhe ka ndezur teori konspirative për një “shtet të thellë”, i cili lëviz fijet në Uashington.

Nëse amerikanët nuk mund të binden për meritat dhe të mirat e sistemit tonë, përse duhet të binden të tjerët? Nëse fituesi i zgjedhjeve në SHBA është një person që fut në siklet – apo edhe tmerron – pjesën më të madhe të botës së lirë, si mund t’u themi rusëve dhe kinezëve të zakonshëm, se rruga e demokracisë nuk është thjesht rruga e një kllouni?

Dikur amerikanët ishin shumë të kujdesshëm për të ardhmen e lirisë në botë. Humbni atë kujdes, humbni lirinë. / WSJ – Përgatiti: bota.al

I gjen 350.000 euro, i dorëzon në polici

0

Një punëtor i një fabrike për mbledhjen e mbeturinave në Japoni i ka dorëzuar në polici hiç më pak se 350.000 euro para të gatshme që i kishte gjetur në një kosh mbeturinash, duke e rritur reputacionin e vendit për ndershmëri.

Punëtori i moshës 63-vjeçe, i cili s’është identifikuar, i kishte gjetur paratë në koshin e mbeturinave në qytetin Numata, në qendër të Japonisë, këtë të marte, transmeton Express.

Policia është informuar dhe po e trajton rastin si humbje të pronësisë, raporton gazeta Mainchi.

Autoritetet kanë bërë thirrje që kushdo që beson se i ka humbur paratë aty të paraqitet, edhe pse policia ka refuzuar që të japë detaje për koshin ku janë gjetur paratë në mënyrë që t’i eliminojë pohimet e rreme.

Japonia njihet si njëri nder vendet më të ndershme në botë./Express/

Vjedhje e rëndë në Rahovec, arrestohen dy persona

0

Në Rahovec, janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit gjatë intervistimit kanë pranuar se në bashkëveprim me disa persona tjerë kanë kryer disa vepra penale vjedhje në lokacione të ndryshme, shkruan prizrenPress.

Sipas Policisë, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Juventus pranë yllit italian (Foto)

0

Juventus e dëshiron anësorin e Fiorentinas, Federico Bernardeschi.

Paraqitjet e mira me Fiorentinan të Federico Bernardeschi, kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për italianin.

Ne mesin e tyre është edhe Juventus, e cila tashmë ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit dhe e dëshiron gjatë verës, shkruan Calciomercato.

Lirohet nga paraburgimi i akuzuari për narkotikë

0

Pas një kohe të gjatë në paraburgim është liruar nga kjo masë sigurie i akuzuari për narkotikë Nazim Fanaj

Pas pranimit të fajësisë, i akuzuari Nazim Fanaj u lirua nga paraburgimi, duke iu caktuar masa për paraqitjen në stacionin policor në Prizren.

Në këtë gjykim, Nazim Fanaj, Arsim Fazliu dhe Naser Miftari akuzohen që me bashkëpunim kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në seancën e sotme, Fanaj i cili gjendej në paraburgim që nga nëntori i vitit 2015, e pranoi fajësinë, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë Fazliu dhe Miftari u deklaruan të pafajshëm për veprat penale për të cilat ngarkohen.

Avokati i të akuzuarit Fanaj, Arsim Bilalli, i propozoi trupit gjykues që të mbrojturit të tij t’i hiqet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri si rezultat i pranimit të fajësisë dhe pendesës së thellë.

Këtë propozim prokurorja e rastit, Javorka Prlinçeviq e konsideroi si të bazuar.

Si rezultat, trupi gjykues mori aktvendim që Fanajt t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe atij kjo masë t’i zëvendësohet me paraqitje në stacionin policor.

Më tutje, prokurorja Prlinçeviq bëri të ditur provat e propozuara në aktakuzë, të cilat do t’i paraqesë në seancat e radhës.

Këto prova përfshijnë raportin e ekspertizës së forenzikës, raportin nga vendi I ngjarjes së bashku me fotografitë edhe CD, transkriptet e përgjimeve telefonike dhe mesazhet e shkruara në mes të të dyshuarve.

E për këto prova, avokati i Naset Miftarit, Selman Bogiqi, tha se nuk e formojnë figurën e veprës penale.

“Në këtë aktakuzë nuk ka dhënë asnjë fakt relevant apo provë se i mbrojturi im së bashku me Arsim Fazliun kanë kryer veprën penale”, shtoi Bogiqi.

Kësaj iu bashkëngjit edhe avokati Behar Ejupi, i cili tha se i mbrojturi i tij nuk i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet, si dhe theksoi se “në fjalën hyrëse nuk dëgjuam nga prokuroria që do të kemi ndonjë provë e cila do të vërtetojë dyshimin e bazuar mirë”.

Ndërkaq seanca e radhës do të mbahet në muajin maj, ku edhe do të prezantohet CD-ja, provë të cilën do ta paraqesë prokurorja Prlinçeviq.

Në bazë të aktakuzës, Nazim Fanaj së bashku me Arsim Fazliun dhe Naser Miftarin pas një marrëveshjeje paraprake gjatë kohës që Nazim Fanaj ka qëndruar në restorantin “Univers” në Vërmicë, personi NN e ka vendosur sasinë e narkotikut në bagazhin e veturës së Fanajt, të cilin paraprakisht e kishte marrë në kompaninë Rent a Car “Prizreni”.

Më pas, sipas aktakuzës, Fanaj ishte nisur me makinë, së bashku me narkotikët në bagazh të cilët kishte pasur t’ia dorëzonte të akuzuarve Arsim Fazliut dhe Naser Miftarit të cilët po e prisnin në qytetin e Podujevës.

Pasi Fanaj kishte qenë në vëzhgim të policisë, ai u ndalua nga zyrtarët policorë në fshatin Sllatinë, ndërsa gjatë kontrollit të makinës kishin gjetur 16 paketime të mbushura me marijuanë me peshë rreth 15 gramë.

Nazim Fanaj akuzohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Ndërkaq, të akuzuarit Fazliu e Miftari, ngarkohen me veprën penale organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope, pasi që prokuroria pretendon se kanë angazhuar Nazim Fanajn që ta bëjë transportimin e marijuanës. /Kallxo.com/

Gjobë për trajnerin dhe ndihmës-trajnerin e Yllit

0

Në përballjen të cilën Rahoveci e mposhti Yllin për herë të parë në Superligë, janë shqiptuar gjoba dhe suspendime të konsiderueshme.

Së paku, kështu ka bërë të ditur Informatori i 24-të i Superligës, ku trajneri i Yllit, Beqir Berisha, sipas Nenit 50.2 dënohet me 150 euro, ndihmës-trajneri Arbnor Rifati sipas Nenit 50.3 dënohet me 300 euro dhe suspendim për ndeshjen e radhës.

Njejtë, edhe klubet janë dënuar. Ylli dhe Rahoveci, secila me nga 300 euro për shkak të hudhjes së gjësendeve të forta, derisa sjellja e shikuesve vendas është
cilësuar si jo e mirë. /Borozani.com/

Zidane i zemëruar me futbollistët

0

Zinedine Zidane ka thënë se është nervozuar shumë me mënyrën se si skuadra pësoi dy gola të shpejtë ndaj Leganes të mërkurën.

Lideri i ligës po udhëhiqte me tre gola epërsi pas 23 minutash lojë, për të pësuar dy gola të shpejtë para fundit të pjesës së parë.

Alvaro Morata kompletoi tregolëshin pas pushimit, për të thelluar dallimin, por Zidane nuk ishte i kënaqur me paraqitjen.

“E nisëm mirë, shënuam gola të shpejtë dhe e vendosëm rezultatin si donim ne. Por më vonë ata u përgjigjën, për shkak të mungesës së koncentrimit”.

“Kur kjo ndodhi isha i zemëruar. E lamë kundërshtarin të kthehet në lojë dhe kjo nuk duhet të ndodhë kurrë”.

Shkëndije Mujaj tregon organin gjenital (Foto+16)

0

Shkëndije Mujaj ka vazhduar përsëri me provokimet e saj nëpër rrjetet sociale

Kësaj radhe këngëtarja, e cila famën e mori pikërisht shkaku i këtyre fotografive, ka treguar në mënyrë dy dimensionale 50 për qind të pjeshkës së saj.

Poshtë fotos ajo ka shkruar: Çka me duhesh ti?

Ndoshta këngëtarja ka aluduar kështu në ndonjë aventurë të saj të vogël, duke i dhënë kështu lamtumirë të dashurit të saj.

Alarm! Bota po shkon drejt një epidemie globale

0

Ekspertët e shëndetit publik besojnë se ne jemi në rrezik më të madh se kurrë për të përjetuar shpërthime në shkallë të gjerë dhe pandemi globale si ato që kemi parë më parë: SARS, gripi i derrit, Ebola dhe Zika.

Jimmy Whitworth, profesor i shëndetit publik ndërkombëtar në London School of Hygiene & Tropical, thotë se “Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për qindra shpërthime të vogla çdo muaj, dhe ne jemi duke hetuar për një shpërthim më të madh. Ka pak vite që shpërthimet ndodhin gjatë gjithë kohës, në të gjithë vendin”.

7 arsyet pse bota do të përballet me një epidemi që mund të kthehet në tragjedi:

1. Rritja e popullsisë dhe urbanizimi (Ju jetoni, hani, punoni dhe shkoni më pranë njerëzve, dhe me këtë vijnë mundësi më të mëdha që sëmundjet të përhapet përmes ajrit, mushkonjave apo ujit të ndotur)

2. Shkatërrimi i mjedisit (Numri i njerëzve rritet, kështu që popullatat zgjerohen në territore të pabanuar më parë. Në territore të reja vjen kontakti me kafshët e reja dhe, infeksioneve të reja.)

3. Ndryshimet klimaterike (Ndryshimi i klimës rezulton në një numër më të madh të përmbytjeve, duke sjellë më shumë mundësi për sëmundje si kolera.)

4. Rritja e turizmit (Me njerëz që lëvizin gjatë gjithë kohës mundësitë janë më të mëdha që infeksionet të pëhapen me shpejtësi.)

5. Konfliktet ushtarake (Në qoftë se një vend është në prag të shkatërrimit nga trazirave civile, do të favorizojw epideminë.)

6. Numri i pakët i personelit mjekësor në rajonet e shpërthimit të epidemisë (Sistemet e dobëta shëndetësore, vendet ku shpërthimet kanë më shumë gjasa të ndodhin kanë më pak mjekët dhe infermieret për të trajtuar popullsinë.)

7. Shpejtësia e marrjes së informacionit (Nivele të reja të komunikimit sjellin nivele të reja të frikës dhe mënyra të shumta për të përhapur atë)

UEFA jep nga 1 milionë euro për çdo Federatë

0

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin bëri të ditur në kongresin e Helsinkit se çdo federatë futbolli në kontinent do të përfitojë 1 milionë euro ndihmë financiare.

“Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”, u shpreh Ceferin.