15.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6055

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren

0

Dje në Prizren një baba e ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, më 14 janar të këtij viti, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, shkruan PrizrenPress.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij e mitur, nga data e lart-cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Shpresa në këtë vend ka vdekur!

0

Shkruan: Faik Krasniqi

Problemi i varfërisë është një ndër problemet më të mëdha në vendin tonë. Në kilometrazhin e gjatë të sfidave dhe problemeve me të cilat po ballafaqohet Kosova, është edhe fenomeni i varfërisë. Që nga pas lufta e deri më sot, ka pasur ngritje të vazhdueshme të varfërisë, megjithatë termi varfëri ka qenë termë i cili e preokupon shoqërinë tonë. Sipas Raportit të Bankës Botërore ”Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomik” shkalla e papunësisë në Kosovës sillet rreth 46 %, ose më mirë të them rreth gjysma e popullsisë janë të papunë, e sidomos të rinjtë që janë rreth 70 për qind të papunë prej tyre. Pavarësisht faktit që statistikat çdo herë mund të pësojnë ndryshime, në rënie dhe ngritje të papunësisë, termi varfëri dhe papunësi ekziston në fjalorin e përditshëm dhe është pjesë e shoqërisë tonë e cila si duket nuk po e gjen assesi derën që të paktën të zbutet ky fenomen. Kjo gjendje po ashtu pasqyron faktin se Kosova është më e varfra jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Dëshmia më e madhe e varfërisë në Kosovë, e tregon ikja masive e vitit të kaluar, ku Kosovën e braktisën mbi 100 mijë qytetarë të saj drejt shteteve të BE-së, për shkak të varfërisë dhe papunësisë së madhe që po mbretëron në Kosovë, dhe për një jetë më të mirë në Evropë. Dhe çfarë është më e keqja, për shumicën e popullatës është vrarë shpresa për një të ardhme të mirë në Kosovë, ku padyshim fajtorë janë kjo klasë politike sidomos ato në pushtet, të cilët duke vjedhur e plaçkitur çdo gjë, pasuruan vetveten dhe varfëruan popullatën, e një pjesë të tyre e zhytën në varfëri të skajshme. Prandaj, është pak e pritshme që institucionet tona që e sollën varfërinë ekstreme në Kosovë, të punojnë në atë drejtim që sadopak ta zbusin atë. Siç duket që nga paslufta, misioni i tyre paska qenë ky: popullin ta gjunjëzojmë dhe ta varfërojmë skajshmërisht. Për 17 vite ia arritën një gjëje të tillë. Çfarë është akoma edhe më tragjike, varfëria po thellohet dita-ditës edhe më shumë, dhe ka rrezik që të bëhemi si shumë shtete afrikane me nga 70-80 përqind të popullatës të varfër. Madje, në shumë statistika dhe hulumtime të Bankës Botërore dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, edhe jemi duke u krahasuar me shumë shtete afrikane dhe aziatike, sidomos sa i përket korrupsionit, papunësisë dhe varfërisë. Kjo tregon që ky vend ka probleme shumë të mëdha, dhe shpresa në këtë vend ka vdekur!

Kujt ia ka frikën Jakup Krasniqi?

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se ua ka frikën tre lloj njerëzve.

Postimi i plotë Jakup Krasniqit:

Ua kam frikën tre lloje njerëzve!

1. Njerëzve qe gjithë interesin e shtetit e qesin në anekënd për interesa personale!
2. Njerëzve që në vend që të marrin vendime të mëdha për vendin, flasin fjalë të mëdha patriotike, për t’i mbuluar të pa bërat që mund të ndodhin?! Dhe
3. Njerëzve më të kaluar të dyshimtë?!
Natyrisht frikën nuk e kam për fatin tim!

Institucioneve u bëhet thirrje për krijimin e ushtrisë (Dokument)

0

Njohës të sigurisë, politologë, ekonomisë, gjuhëtarë e shqiptarë të profesioneve të ndryshme nga vendet më të njohura të botës, u kanë bërë thirrje institucioneve që sa më parë ta formojnë ushtrinë, raporton Zeri.info.

Ata me anë të një shkrese të përbashkët, kanë kërkuar që: “Duke u thirrur në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe  të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm bëjmë thirrje për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në këtë shkresë.

Sipas tyre, kjo kërkesë është bërë me qëllim që ushtria t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

Ndërkaq, personat që kanë nënshkruar këtë thirrje janë nga vendet më të njohura të Evropës e botës, përfshirë këtu: Gjermaninë, Suedinë, SHBA etj.

Kërkesa u është drejtuar Presidentit, kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Ministrit të FSK-së dhe Deputetëve të Kuvendit.

kerkesanenshkrimetdrejtuar

Ish-ushtari britanik i UÇK-së, kosovarëve: Bëjini armët gati për çdo rast

0

Ish-ushtari i luftës së Kosovës në radhët e UÇK-së, britaniku Jon Harrison, pas tensionimeve më të reja Kosovë – Serbi, ka bërë apel për pastrimin e armëve dhe mbushjen e tyre me municion.

Ai ka shkruar në Facebook se është koha t’i pastrojnë armët.

Ky është postimin i plotë Harrison:

Zotërinj, shokë vëllezër. Është koha t’i pastroni armët dhe t’i keni të gatshëm me municion. Për çdo rast.

(Ky është postimi i tij anglisht:”Gentlemen, comrades brothers. Time to clean your weapons and ready ammo. Just in case”).

Thënie brilante mbi librat dhe leximin

0

“Asnjë njeri nuk është një ishull, çdo libër është një botë”. (Gabriele Zevin)

“Ndonjeherë besoj se parajsa është të lexuarit vazhdimisht, pa fund”. (Virginia Ulf)

“Kush nuk lexon, në moshën  70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë:të vetën. Kush lexon, do të ketë jetuar 5 mijë vjet:ai qe kur kaini vrau Abelin, kur Renco u martua me Luçian, kur Leopardi admironte të pafundmen…pasi letërsia është pavdekësi me fytyrë nga e shkuara” (Umberto Eko)

“Një libër i mirëzgjedhur të shpëton nga çdo gjë, madje edhe nga vetëvetja” (Daniel Penak)

“Leximi i librave të mire, është një lloj bisede me shpirtrat më të mirë të shekujve të shkuar” (Kartezi)

“Kur mendoj për të gjithë librat që më mbeten ende për të lexuar, kam bindjen se jam ende i lumtur” (Zhyl Renar)

“Vetëm në libra mund të ndryshohet jeta. Vetëm aty mund të fshish gjithçka me një të rënë të lapsit. Të zhdukësh peshën e gjërave. Të fshish ligësitë meskine, dhe në fund të një fraze të gjendesh papritur në fund të botës” (Gregor Delakur)

“Nuk kam patur asnjëherë ndonjë dhimbje, që një orë leximi të mos ma ketë shëruar” (Sharl Monteskje)

“Librat kanë të njëjtën armiq si njeriu:zjarrin, lagështinë, kohën dhe vetë përmbajtjen e tyre” (Pol Valeri)

“Nuk ka libra moralë apo imoralë. Ka librat të shkruar mirë ose keq” (Oskar Uajlld)

“Librat më të mire, janë pikërisht ata që thonë atë që tashmë e dimë” (Xhorxh Oruell)

“E kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke” (Jorge Luis Borges)

“Të gjithë e dimë se ndoshta rrethanat në të cilat lexohet një libër, janë po aq të rëndësishme sa vetë libri” (Nik Hornbi)

“La La Land”, 14 nominime për Oscar

0

Filmi “La La Land” ka marrë 14 nominime për Çmimin e Akademisë Amerikane të Filmit, Oscar, duke e prekur rekordin e arritur më parë nga filmat “Titanic” dhe “All About Eve”.

“La La Land”, ndër të tjera, është nominuar për filmin, aktorin dhe aktoren më të mirë.

Ky prodhim garon kundër filmit “Arrival”, i cili ka marrë 8 nominime.

Në kategorinë filmit më të mire janë përfshirë edhe “Manchester by the Sea”, “Moonlight”, “Hacksaw Ridge”, “Hidden Figures”, “Fences”, Hell or High Water” dhe “Lion”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar mbahet në Hollywood më 26 shkurt.

Gjykata Speciale, zgjedhjet e parakohshme dhe tërmetet politike

0

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Gjykatat për krime lufte apo gjykata politike:
Që nga koha kur paraardhësit tanë kanë jetuar në shpella, luftërat janë bërë për territore, ndërkaq shkaku ka qenë krejtësisht tjetër. Miliona e miliona viktima ka pasur gjatë Luftës së Parë Botërore sikur që edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fituesi apo fituesit e kanë rishkruar historinë sikur që ata e kanë bërë gjeografinë politike duke vendosur një rend tjetër botëror sipas parimit; forca e bën ligjin dhe forca e bën drejtësinë. Humbësit janë dënuar për shkelje të ligjeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, ndonëse ka raste kur fituesit kanë bërë krime më shumë se ata që e kanë humbur luftën. Të gjithë arsyetohen duke e fajësuar palën kundërshtare për krime lufte duke formuar gjykata për krime lufte ku humbësit dënohen me burg dhe humbje të territoreve.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore fituesit e formuan Gjyqin e Nyrembergut duke i dënuar me vdekje dhe burgim të gjatë të gjithë ata që ishin përgjegjës për këtë luftë, si ata që kishin përgjegjësi ushtarake ashtu edhe ata që kishin përgjegjësi politike. Nuk mbeti asnjë segment gjerman pa u prekur nga kjo gjykatë dhe për pasojë Gjermania u nda në dysh për t’u bashkuar disa decenie më vonë. Shtetit gjerman kjo luftë i kushtoi shumë dhe një mënyrë Gjermania u shndërrua në koloni të amerikanëve dhe rusëve. Aleatët që e fituan këtë luftë kishin dhe krijuan epërsi shkaku se bënin luftë mbrojtëse ndërsa Gjermania me aleatë u dënuan sepse bënin luftë për territore apo siç arsyetoheshin krerët nazistë, luftë për hapësirë jetësore.

Edhe Serbia bëri luftë okupuese sepse në mënyrë të dhunshme mbante të okupuar Slloveninë, Kroacinë dhe republikat tjera kurse tërë egërsinë prej okupatori e ushtroi mbi shqiptarët dhe boshnjakët që kishin, për dallim nga kroatët, kapacitet të kufizuar ushtarak, policorë dhe politikë për arritjen e qëllimeve e që ishte çlirimi dha pavarësimi nga ky monstrum shtetëror siç ishte Jugosllavia dhe Serbia. Sllovenët e mbaruan punën shpejt sepse ishin më të organizuar sikur që edhe Serbia nuk kishte interes strategjik për ato territore.

Kroacia ishte super fuqi krahasuar me Kosovën dhe Bosnjën, sepse kishte një homogjenitet kombëtar, një qendër udhëheqjeje, një ushtri dhe polici profesionale me një strukturë komanduese profesionale nga ish Jugosllavia sikur që kishte armatim por edhe një industri të zhvilluar ushtarake. Boshnjakët ishin në pozitë inferiore prandaj edhe e pësuan dhe nuk arritën ta krijojnë shtet stabil dhe sot janë shndërruar në karikaturë të shtetit. Shqiptarët në Kosovë e filluan luftën nga një grup idealistësh që nuk kishin, as përvojën e duhur e as profesionalizmin ushtarak. Struktura politike ishte e papërgjegjshme, frikacake, e dorëzuar dhe e gatshme të pranojë edhe një autonomi brenda Serbisë. Prandaj, shqiptarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga shqiptarët e viseve tjera bënë një luftë jashtëzakonisht heroike dhe sakrifikuese për ta fituar këtë gjysmështet që e kemi sot dhe që po e dhunojmë aq shumë. Po të mos e kishim Shqipërinë, ashtu siç ishte, çështja shqiptare do të konsiderohej si e harruar. Shqiptarët ishin të ndarë në ata që nuk donin të jetonin në Jugosllavi dhe në ata që këtë shtet e konsideronin si të tyrin. Prandaj, në këto rrethana ishte e vështirë të bëhej lufta. U krijuan dy fonde për mbështetjen e luftës dhe të dyja këto fonde pamëshirshëm u keqpërdorën dhe askush nuk dha përgjegjësi për këtë. Këto fonde prodhuan milionerë që pastaj u bënë vendimmarrës edhe në politikë, për fatin e keq tonin.

Nuk ka luftë të pastër:
Pas përfundimit të luftës në Kosovë ndërkombëtarët, së bashku me Serbinë ushtronin pushtet në Kosovë sepse ata e kishin forcën reale dhe ishin vendimmarrës. E ndanë veriun, krijuan enklavat etnike, organizuan zgjedhje të Serbisë në Kosovë dhe e lejuan nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë në mënyrë që sa më lehtë t’i realizojnë projektet e tyre politike. Të jemi të sinqertë, krahu i luftës nuk kishte potencial të duhur politik e as intelektual ta udhëheqë shtetin e lëre më të luaj një rol të rëndësishëm në bisedimet e Rambujesë apo ato të Vjenës prandaj pranuan çdo gjë që u servirej në pjatë. Krahu pacifist i shquar për oportunizëm dhe papërgjegjësi e shfrytëzoi analfabetizmin e disa komandantëve që ishin dhënë ekskluzivisht pas plaçkitjes dhe pasurimit me çdo kusht prandaj e fitoi një supremaci politike. As krahu pacifist nuk ishte shquar për ndershmërinë e shfrytëzimit të parave nga fondi që e drejtonin dhe në këtë aspekt ishin nuk dallonin nga përvetësuesit e fondit “Vendlindja thërret”. Fondi i 3 % dhe “Vendlindja thërret” u bënë si binjakët siamezë në keqpërdorimin e mjeteve. Nga këto dy fonde dolën familje milionerësh që edhe sot po e sundojnë Kosovën.

Tash, në një situatë të re, të dyja palët bënin përpjekje ta kontrollojnë hapësirën politike, si parakusht të kontrollimit të pasurive nëntokësore dhe mbitokësore të Kosovës. U krijua një hapësirë denoncuese dhe një luftë e pashpallur midis dy blloqeve. Nëse e bëjmë një analizë se kush e ka bërë politikën pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe kush kanë qenë bartës të posteve të rëndësishme politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj., atëherë del se punët i kemi shumë mirë. Për ta prishur këtë situatë idile u përkujdes Tribunali i Hagës dhe gjykatat e UNMIK-ut dhe EULESH-it që bashkëpunonin shumë ngushtë me prokurorinë e Serbisë. Këta tanët, në vend se të punonin për ndjekjen e atyre që kishin përgjegjësi për krime lufte, tërë kohën vajtonin se “ UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe vetëmbrojtëse…”, prandaj nuk mund të arrestohen dhe dënohen për krime lufte.

Këtë e thoshin edhe disa prostituta intelektuale të Kosovës që tërë jetën i kishin shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë ndërsa “mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së” e përdornin si lavatriçe për të kaluarën e tyre të pistë, njerëzore, kombëtare, politike dhe morale. Kurse, disa nga komandantët e UÇK-së që kishin hyrë thellë lakrave i morën afër duke menduar se do të shpëtonin në kohën kur pikërisht këta shërbëtorë të Serbisë bënin dosje kundër tyre dhe luftës dhe u kthjellën vetëm kur u dërguan në Hagë apo burgjet e Kosovës. Disa u dënuan e disa u pastruan por nuk mësuan asgjë nga pësimet e tyre. Nuk ka luftë të pastër në botë por ka të ndyrë dhe më të ndyrë. Lufta çlirimtare nuk është arsyetim dhe faturë për krime të bëra individuale, qoftë të atyre që i keni armiq, qoftë, që është edhe më keq, të atyre që i konsideroni kundërshtarë politikë. Gjykatat për krime lufte që janë themeluar nga OKB-ja, si për ish-Jugosllavinë, Ruandën, Sierra Leonen e vendet tjera ku ka pasur krime kundër njerëzimit janë gjykata kryesisht politike, nuk ndajnë drejtësi për viktimat por ndajnë drejtësi apo padrejtësi selektive për ta menaxhuar procesin e paqes dhe për ta arritur pajtimin. Në shumë raste, këto gjykata e dëmtojnë procesin e paqes dhe e pamundësojnë pajtimin dhe për këtë kemi shembuj konkretë sikur Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia.

Në një vend ku viktimat, pa bërë dallime në baza etnike dhe fetare, nuk trajtohen me respekt dhe nuk shpaguhen kurse të dyshuarit për krime lufte trajtohen si heronj, procesi i paqes është një mashtrim kurse pajtimi mision i pamundur. Dhe, në këto vende dhe në këto rrethana lulëzon krimi i organizuar, korrupsioni, injoranca dhe nepotizmi sepse përdoren si mjete legale politike për dhunim të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Këto gjykata më shumë përdoren për vendosjen e një disipline të dëgjueshmërisë dhe bindjes politike, se që kanë për qëllim drejtësi për viktima dhe përgjegjësi për kriminelët. Kështu, edhe “dhomat e veçanta për Kosovën” që i paska votuar Kuvendi i Kosovës sepse qenkan bërë “sipas ligjeve të Kosovës” nuk janë asgjë përveçse një mashtrimi të ngjashëm me Tribunalin e Hagës, gjykatat e UNMIK-ut dhe ato të EULESH-it. Kjo gjykatë nuk ka asgjë të bëjë me drejtësinë për viktimat, të luftës dhe të pasluftës, por është çështje kryesisht e përmbushjes së nevojave të politikës ditore të ndërkombëtarëve që duan t’i përshpejtojnë disa procese e që në rrethana normale nuk do t’i bënin me dinamikën e dëshiruar. Përjashtuar Gjyqin e Nyrembergut, asnjë gjykatë tjetër për krime lufte nuk e ka përmbushur misionin për drejtësi por atë politik. Shtrohet pyetja se si mund t’u besohet dëshmitarëve të cilët kanë pasur mundësi të dëshmojnë para Tribunalit të Hagës, të UNMIK-ut dhe EULESH-it dhe nuk e kanë bërë kur dëshmitë kanë qenë më të besueshme dhe kujtesa më e freskët ?! Pastaj, gabojnë ata që shpresojnë se kjo gjykatë do të merret me të gjitha rastet e cilësuara si vrasje me motive etnike dhe politike.

Ajo do të merret me raportin e Dik Martit dhe me serbët e vrarë dhe të zhdukur apo me shqiptarët e UDB-së dhe Serbisë. Pritjet e mëdha nga kjo gjykatë do të shkaktojë zhgënjime më të mëdha sikur edhe ndasi më të madhe dhe armiqësi midis shqiptarëve. Gjykata Speciale për UÇK-në nuk do të jetë trup votues për një subjekt politik e mundësi eliminimi për ndonjë subjekt tjetër politik! Realisht, kjo gjykatë mund t’i prekë katër subjekte politike por nuk do të shkaktojë asnjë tërmet në skenën politike dhe askush nuk do të qajë për këta që do të arrestohen. Nuk e kanë bërë vendin për të qarë për ta por jam i sigurt se as këta që do të dëshmojnë kundër tyre nuk janë aspak më të mirë se ata.

Nëse e bëjmë një analizë të gjykatave paraprake për krime lufte atëherë e shohim se janë arrestuar gjithmonë ata që u ka kaluar afati i përdorimit politik dhe asnjëherë ata që u duhen për të ardhmen! Ky është rregull i pranuar ndërkombëtarisht; kondomët politikë nuk janë të reciklueshëm dhe përdoren vetëm gjatë akteve politike në bordellot luksoze, të maskuara si institucione të rëndësishme! Mendoj se asnjë krim nuk duhet të mbetet i padënuar dhe krimet nuk arsyetohen me qëllime të larta si lufta çlirimtare apo vetëmbrojtëse. Gjykata Speciale nuk do t’i dëmtojë individët por do ta dëmtojë Kosovën dhe shqiptarët në planin afatgjatë. Nëse Tribunali i Hagës ishte themeluar për ish-Jugosllavinë dhe nuk kishte specifika etnike apo politike, Gjykata Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së shprehimisht është formuar për Kosovën dhe shqiptarët, prandaj këtu qëndron diskriminimi dhe drejtësia ndahet në baza etnike, është drejtësi selektive dhe nuk e ka për qëllim të ndajë drejtësi për viktimat shkaku se merret vetëm me viktima të një përkatësie etnike. E kush do t’i shpaguajë viktimat shqiptare dhe kush do t’i dënojë ata që planifikuan, që urdhëruan, nuk e penguan dhe e bënë krimin në Kosovë , në Reçak, Meje, Llap, Izbicë, Likoshan, Qirez, Kralan, Qyshk, Therandë, te Shavarinat, Poklek, Has, Lybeniq dhe shumë masakra të tjera në Kosovë.

Zgjedhjet e parakohshme:
Nuk po shoh ndonjë arsye që të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Jo se punët po shkojnë mirë, por se nuk ka asnjë subjekt politik ekzistues apo edhe ato që duan të formohen që ka një alternativë për t’i tërhequr votuesit. Prej partive ekzistuese vetëm LV-së, po të mos kishte disa banditë dhe hermafrodit kombëtarë dhe po ta zgjidhte një rrugë tjetër, sot do të ishte partia numër një në Kosovë. Me komisarët politikë, të importuar dhe këta të Kosovës, më së shumti kanë kontribuar për këtë hartë politike të Kosovës.

AAK-ja dhe Nisma për Kosovën, nëse mbesin në Kuvend mund të llogaritet sikur të jenë fitues të zgjedhjeve. Limoza dhe Iriri, pa thesarin e Gjetit vetëm mund të bëjnë përpjekje të kacavirren shkallëve të Kuvendit të Kosovës me gjasë reale ta përsërisin fatin e FER-it. Gjeti Macolli, i liruar nga disa parazitë, nëse ia heq firmën e “Mabetex”-it, mund ta kalojë pragun dhe të bjerë në përqafimin e Hashimit. Kur bisedoj me miq, ma shohin për të madhe se si mund ta them se PDK-ja nuk do të jetë fituese e zgjedhjeve, as lokale e as parlamentare dhe ma shohin edhe më shumë për të madhe kur e them se LDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve, lokale dhe të përgjithshme. Ashtu i shoh gjërat unë dhe nuk e them se nuk mund të gaboj. Deri tash kam qenë parashikues shumë i saktë për dallim nga disa analistë shikues që i parashohin rezultatet pasi të përfundojnë zgjedhjet. Koalicioni LDK – LV është shumë i mundshëm në të ardhmen. A nuk tha kështu edhe zëvendësi i ministrit Lubomir Mariq, zotëri Barjam Gecaj dhe mbeti gjallë, madje as komisarët politikë të LV-së nuk e kundërshtuan.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, akuzohet sërish për keqpërdorim të pozitës

0

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, i akuzuar në një rast tjetër për punësimin pa konkurs të afër 10 mësimdhënësve, tani akuzohet se nuk ka respektuar një vendim të Inspektoratit të Arsimit, për anulimin e një konkursi dhe ri-shpalljen e tij. Të hënën, Berisha është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren, për t’u deklaruar rreth kësaj akuze.

Gjatë shqyrtimit fillestar, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores së rastit, Ervehe Gashi, i akuzuari Berisha ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet..

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Brahim Sopa, ka paralajmëruar se do të parashtrojë kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, shqyrtimin e dytë për këtë rast e ka caktuar për 1 mars 2017, me fillim në ora 09:30.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Sherif Berishës, të cilin e akuzon për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Berisha në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, nuk ka respektuar një rekomandim të Sektorit të Inspeksionit të Arsimit (SIA) në Prizren, për anulimin e konkursit për mësimdhënës.

SIA kishte rekomanduar që konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve për shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” në Suharekë, të anulohet dhe të ri-shpallet në afat prej 8 ditësh.

Sipas organit të akuzës, me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ka shkelur rëndë të drejtat e personave tjerë, konkurrues në konkursin në fjalë./betimiperdrejtesi/

Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Shaban Gashi

0

Ka ndërruar jetë ish-komandati i UÇK-së, Shaban Gashi, nga fshati Savrovë i Suharekës.
Gashi ka qenë komandant i Batalionit të II-të të Brigadës 123 të UÇK-së.

Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit në ora 13:00/tvpz/