12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6078

Zhduket një grua në Prizren

0

Policia e Kosovës njofton se një grua është zhdukur në Prizren më 5 janar dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Ankuesja shqiptare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thotë PK.

Në raportin e Policisë nuk jepen detaje të tjera rreth këtij rasti.

OSHP-ja kthen në rivlerësim tenderin për Hartën Zonale të Prizrenit

0

Tenderi për hartimin e Hartës Zonale të Prizrenit është kthyer në rivlerësim të pjesshëm nga Organi Shqyrtues të Prokurimit. Një vendim i tillë është marrë pasi që është konstatuar se Komuna e Prizrenit në këtë aktivitet të prokurimit nuk ka vepruar në përputhje të plotë me Ligjin për prokurimin publik. Kësisoj ankesa e një operatori ekonomik e ka kthyer lëndën në rivlerësim prej fazës pas dorëzimit të vendimit të jurisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Miratohet, pjesërisht e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Prima Engineering” – Prishtinë, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Hartimi i hartës zonale për Komunën e Prizrenit”, të iniciuar nga Komuna e Prizrenit. Anulohet, njoftimi për rezultatet e konkursit të projektimit të iniciuar nga Komuna e Prizrenit për aktivitetin e prokurimit “Hartimi i Hartës Zonale për Komunën e Prizrenit” dhe lënda kthehet në rivlerësim prej fazës pas dorëzimit të vendimit të jurisë”, shkruan në vendimin e OSHP-së.

Komisioni i Ramadan Mujës: Rrugët janë të kalueshme

0

Komisioni Komunal, që është formuar nga kryetari i Prizrenit , Ramadan Muja, ka shqyrtuar gjendjen pas reshjeve të borës.

“Nga informatat e marra nga terreni rezulton se të gjitha rrugët e fshatrave të komunës së Prizrenit janë të kalueshme dhe kanë qasje në rrugët magjistrale”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Në qytet gjendja është e mirë në rrugët kryesore,kurse në rrugët tjera ka vështirësi,por që jemi duke punuar që edhe në këto rrugë të intervenohet sa më shpejt”.

“ Apelojmë te qytetarët që të kenë kujdes në vozitje në tërë komunën tonë e posaçërisht të kenë kujdes të shtuar në rrugën magjistrale Prizren –Prevallë për shkak tërreziqeve nga ortekët dhe ngricat” .

“Ne si Komision Komunal kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim për moshedhjen e borës në rrugë si dhe me mbështetjen e tyre për evitimin e kësaj situate”./PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Fshatrat e Prizrenit pa rrymë dhe të bllokuara nga bora

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën Zafir Berisha e ka kritikuar  komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Kosova Sot Online.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se shërbimet publike në Prizren janë në gjendje të mjerë.

Më poshtë mundë ta lexoni statusin e tij të plotë:

“Rruge te bllokuara nga bora, pa energji elektrike, se di pse ekzistoin institucionet qe i paguajmë.

Fshatra dhe lagje të tëra në Prizren janë pa energji dhe të bllokuara nga bora, kjo është e papranuar për një vende ku funksionojnë shërbimet publike, por te ne këto shërbime janë ne shërbim te gjepave te parapolitikes se partive ne pushtet….”

(Kosova Sot)

Bllokohet një lagje në Atmaxhë

0

Banorët e lagjes “Spaqi” në Atmaxhë të Prizrenit janë bllokuar nga bora.

Anton Spaqi nga ky fshat ka dërguar fotografi, ku shihen rrugët e bllokuar.

“Jemi krejtësisht të izoluar”, tregon ai.

“Askush deri me tani nuk na ka dal në ndihmë”./PrizrenPress.com/

Bllokohen banorët e fshatit Gjinoc të Suharekës

0

Një pjesë e lagjes “Haxhiaj”, që njihet si “Pazhiku”, janë totalisht të bllokuar që prej tre ditësh.

Qarkullimin qoftë me këmbë apo me automjete e kanë të pamundur.

Ata kanë bërë thirrje që të shkojnë ekipet e pastrimit dhe ta lirojnë rrugën nga bora.

Çka duhet të mësojmë nga arrestimi i Ramush Haradinajt ?

0

Rexhep Qosja

Ramush Haradinaj do të na kthehet shpejt në Kosovë dhe do të na kthehet krenar e heroik si gjithmonë.

Por, arrestimi i Ramush Haradinajt prej Gjykatës franceze mbas lëvizjes së lirë në vendet e mëdha të BE-së e edhe në vetë Francën, para disa muajsh, na solli pezmatim të pamatshëm në njërën anë ndaj kësaj gjykate, kurse në anën tjetër ndaj oligarkisë sonë politike.

Ky arrestim na bën aq të pezmatuar ndaj Gjykatës franceze me përvojë shumë shekullore sepse ajo arrestoi çlirimtarin shqiptar Ramush Haradinaj edhe pse ai dy herë, pas dy gjykimeve, u shpall i pafajshëm prej Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në themelimin e së cilës kishte marrë pjesë edhe vetë Franca.

Ky arrestim i çlirimtarit shqiptar na bën aq të pezmatuar sepse Gjykata franceze e arrestoi Ramush Haradinajn në baze të aktakuzës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe të bashkëpjesëmarrësve të tij në krimet e shumëllojshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Arrestimi i Ramush Haradinajt na bën aq të pezmatuar edhe për shkak se gjykata në fjalë është gjykatë e shtetit të Francës që me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e kjo domethënë edhe me njërin nga komandantët e saj, mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej dhunës e terrorit të Sllobodan Millosheviqit, domethënë mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej pushtimit të Serbisë.

A mos është çudi e madhe kuptimore dhe etike arrestimi i një çlirimtari të Kosovës prej atyre që me të kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës?!

Arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila qe sa vite bën bisedime politike me Serbinë për çështje të ndryshme midis dy shteteve, por asnjëherë pa kërkuar që të anulohen aktakuzat ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe më tej, arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila me politikën e saj dritëshkurtër, servile, të frymëzuar mbi të gjitha prej karrierizmit vetjak e formoi Gjykatën e Veçantë dhe me të deshi s’deshi i kontribuoi edhe këtij arrestimi të Ramush Haradinajt.

Nuk është e lehtë të kuptohet pse vendet që morën pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës krijojnë gjykatë të veçantë për gjykimin e çlirimtarëve shqiptarë! Dhe, është aq më vështirë të kuptohet pse aq lehtë oligarkët tonë politikë e ndërrojnë Kushtetutën vetëm e vetëm për të shprehur pajtimin e tyre me formimin e asaj gjykate unike në botë.

As pas sa vitesh pavarësi, as pas njohjes nga 112 shtete, as pas aq shumë shprehjesh për “meritat” vetjake politike e shtetërore, oligarkia jonë nuk arriti të shquajë mëvetësinë, prandaj as dinjitetin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet me shtetet e tjera, madje, po të shohim qartë e pa ngurrim nga vetëkritika objektive, as në bisedimet me pushtuesin e dikurshëm, Serbinë.

Arrestimi i Ramush Haradinajt tregon se çfarë goditje i kemi dhënë vetes dhe luftës sonë çlirimtare me atë gjykatë!

Përkushtimin atdhetar të tij dhe të familjes së tij ndaj Kosovës, ndaj lirisë dhe pavarësisë së saj, Ramush Haradinaj po e paguan shumë shtrenjtë: me dy gjykime në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe me dy arrestime – herën e parë në Slloveni dhe tash në Francë.

Por, këto janë sakrificat e shtrenjta me të cilat idealistët jo rrallë gjatë historisë e kanë paguar idealizmin e tyre atdhetar.

Të gjitha rrugët në Rahovec të kalueshme

0

Bora nuk ka bllokuar të gjitha Komunat. Në njoftimin e dërguar medieve, Rahoveci bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përfshirë edhe fshatrat Koznik e Potok.

Kompania “Eko Regjioni”, e cila është kontraktuar nga Komuna, thuhet se po intervenon gjatë gjithë kohës në terren, shkruan Indeksonline.

“Të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme, duke përfshi edhe rrugët e fshatrave me të thella malore siç janë fshatrat Koznik dhe Potok.

“Eko Regjioni”, operator i cili është kontraktuar nga Komuna për të pastruar borën nga rrugët, gjatë gjithë kohës me makinerinë e saj është në teren dhe po intervenon nëpër vendet ku po kërkohet të intervenohet dhe në disa vende po bënë edhe hedhjen e kripës”, thuhet në njoftim

Shkaqet që ndikuan në paraburgosjen e Ramush Haradinajt

0

Mr.sc.Nue Oroshi

Emri i kryetarit të AAK Ramush Haradinaj sot është emri më i përfolur i botës shqiptare. Paraburgimi i tij me një fletarrest që është lëshuar dhe i punuar kohë më parë nga ana e regjimit kriminal të Millosheviqit është një shenjë ogurzezë për drejtësinë franceze. Po kësaj radhe nuk dua të mirrem me arrestimin por me shkaqet të cilat e sollën arrestimin e kryetarit të AAK Ramush Haradinaj. Shkaku i parë ishte kundërshtimi i AAK dhë liderit të saj Ramush Haradinaj për qështjen e demerkacionit me Malin e Zi. Ky lëshim fatzi i Qeverisë së Kosovës dhe Organeve tjera shtetërore u ndalua në mënyrë mjaftë të fortë nga ana e opozitës.

Shkaku i dytë ishte Zajednica.Edhe këtu Ramush Haradinaj nuk lëshoj pe, por me këmbëngulje e kundërshtoj këtë veprim të padrejtë krijimin e shteteteve të vogla në Republikën e Kosovës. Por shkaku kryesorë ishte ftesa që i bëri Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Me këtë Trump iu dha me kuptu qarqeve politike, se Ramush Haradinaj e sheh si një lider të së ardhmës në Kosovë dhe do të bashkpunoj ngushtë me të. Trump e di shumë mirë se Kryetari i AAK Ramush Haradinaj ishte i vetmi lider politikë në Kosovë pas vdekjes së Presidentit Historikë të Kosovës dr.Ibrahim Rugova i cili nuk bëri marrveshje me forcat terroriste islamike dhe ekstremistët islamik, ku fatkeqsishtë shumica e partive politike në Kosovë kush më shumë e kush me pak bashkpunuan me ’’flliqanat me mjekrra ’’sic i quante Kryetari i AAK Ramush Haradinaj.

Një pyetje që duhet të shtrohet qartë është fakti se mos vallë në këtë lojë të Serbisë dhe Francës është future edhe ndonjë udheheqës shteteror i Kosovës, kjo mbetët të shihet në të ardhmen. Por këmbanat po bien, populli shqiptarë po i ndëgjon ato, se ka filluar të vetdisohet dhe po vjen koha që shumë shpejt me u nda shapi nga sheqeri. Përkrahja masovike që po i bëhet Ramush Haradinajt tregon qartë se Ramush Haradinaj, nuk është vetëm por simpatizohet nga të gjitha viset shqiptare. Ai me thjeshtësinë e tij, ka bërë që të fitoj simpatinë edhe të shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare, që në të ardhmen do të jenë në krye të Institucioneve të Kosovës. Ramush Haradinaj duhet të lëshohet sa ma shpejtë nga Paraburgimi.

Franca duhet t’i kërkoj falje Kosovës, dhe Ramush Haradinajt për këtë ndalesë të padrejtë dhe të hetojë strukturatë e veta, se a e kanë bërë këtë veprim krye në vete, apo kanë qenë të ndikuara nga elemente të ndryshme të shërbimeve sekrete. Rruga e nisur nuk do të ndalet. Kosova ka nevoj për ndryshime politike. Kosova ka nevoj për një Qeverisje ndryshe e cila nuk do t’iu lenë hapësirë, veprimi qarqeve të ndryshme ekstremiste islamike, që dëshirojnë aziatizmin e Kosovës. Kosova është tokë Shqiptare. Ramush Haradinaj i nevoitet Kosovës, ku së bashku me Administratën e re Amerikane, dhe me përkrahjen e Gjermanisë dhe shtetetve tjera mike të shqiptareve do të bëhen ndryshime rrenjësore, në politikën e Kosovës.Ndalimi që i bëhet Ramush Haradinajt që mos të merr pjesë në Inaugurimin e

Presidentit të ri te Amerikës Donald Trump, është një veprim amatoresk politik i atyre qarqeve që e kanë planifikuarë këtë ndalesë. Të gjithë shqiptarët kudo që gjindenë duhet përkrahur fuqishëm Ramush Haradinaj, Komandantin e vërtet të UÇK dhe Kryetarin e AAK.

Dragashi 50 orë pa rrymë, disa fshatra të bllokuara krejtësisht

0

Janë bërë tashme 50 orë pa rrymë, dhe temperatura momentale është – 15 grad celciues, disa nga fshata e komunës së Dragashit kanë mbetur krejtësisht të bllokuara.

Deri më tani asnjë reagim nga institucionet përkatëse të komunës së Dragashit dhe nga shteti i Republikës së Kosovës.

Nuk dihet nese atë e dinë që komuna e Dragashit gjendët në Kosovë dhe është krejtësisht e bllokuar nga reshjet e borës. Nuk ka asnjë reagim edhe nga KEDS-i që tashme e ka lënë komunën e Dragashit 50 orë pa rrymë dhe nuk ka njoftuar për shkaqët e ndërprerjës dhe deri sa do të zhgjasë kjo ndërprerje apo prishje e energjisë elektrike.

Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka”, që gjendet në fshatin Plavë, në orën e hershme të ditës së sotme ka shprehur brengën për mungesë të energjisë elektrike, raporton Opoja.net.