11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6084

Begaj: Për Malishevën viti 2016 ka qenë i suksesshëm

0

I kemi përmbushur objektivat. Kemi asfaltuar shumë rrugë si dhe është në realizim e sipër ujësjellësi në 12 fshatra.

E arritura më e madhe gjatë këtij viti ka qenë largimi i rrezikut nga rriqrat, me ç’rast nuk ka pasur asnjë të vdekur. Në përgjithësi për Malishevën viti 2016 ka qenë i suksesshëm, megjithëse në fillim të tij kemi pasur vërshime me dëme rreth një milion euro, të cilat nuk janë kompensuar. Mbi 95 për qind Malisheva ka arritur ta shpenzojë buxhetin për këtë vit.

Prioritet për vitin 2017 është ndërtimi i tri shkollave, vendosja e kanalizimit në disa fshatra si dhe vazhdimi i asfaltimit të disa rrugëve. Një prej sfidave mbetet rregullimi i shtratit të lumit, por meqë komuna e Malishevës e vetme nuk mund ta rregulloj, kemi kërkuar ndihmë nga institucionet. Nëse rregullohet ky problem, atëherë do të ulet shkalla e rrezikshmërisë për vërshimet në të ardhmen.

Ndërkohë sa i përket situatës politike në nivelin qendror, mendoj se ajo ka ndikuar në komuna. Sepse kur niveli qendror nuk është stabil, atëherë nuk është stabil as niveli lokal. Prandaj duhet të kemi një pjekuri politike në nivel vendi./Telegrafi/

Haxhi Avdyli: LDK-ja sivjet rikthehet në Prizren

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, premton se LDK-ja këtë vit do të rikthehet në Prizren. Ai në ditën e dytë të këtij viti është takuar me strukturat e partisë.

“LDK do rikthehet fuqishëm në qytetin e vlerave, në të mirë të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre”,shkruan Avdyli në Facebook, transmeton PrizrenPress.

“Bashkë me të gjithë ata që duan ndryshimin,dhe që besojnë në vlerat e LDK-së”.

“Bashkë deri te ndryshimi i domosdoshëm”.

“Ndryshim së pari i konceptit të qeverisjes përmes programit të duhur, qeverisjes së pastër dhe punës ekipore të cilin qytetarët e Prizrenit po e kërkojnë”./PrizrenPress.com/

Katër të arrestuar pas një rrahje në Prizren

0

Në Prizren të dielën janë arrestuar katër persona pasiqë janë rrahur në mes veti.

Si pasojë e rrahjes dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Limaj: Vetëvendosje! lëndoi mirëbesimin e aleatëve

0

Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, konsideron se vendit i humbi mundësia për ndryshime me daljen e LDK-së nga koalicioni opozitar.

Limaj ka bërë një vlerësim të gjendjes së përgjithshme në Kosovë, duke akuzuar PDK dhe LDK se kanë punuar pa asnjë prioritet.

Kreu i NISMA-s në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për prishjen me Vetëvendosjen.

“Kemi provuar, mendoj që ka pasur dëmtime, është lënduar mirëbesimi. Shpresoj se kjo të tejkalohet, por ka lëndim të madh në mirëbesim të funksionimit. Ka ndodhur disa gjëra që e kanë lënduar funksionimin e mirëbesimit. A do të tejkalohet, koha do të tregojë”.

“Disa veprime që janë bërë e kanë lënduar mirëbesimin e aleatëve. Kur jeni aleat, duhet të jeni dy, dhe jo t’iu ndodhë diçka aleatëve dhe në anën tjetër të ndodhin veprime që nuk i takojnë partneritetit. T’ia lëmë kohës nëse ka vullnet për ta shëruar atë lëndim të mirëbesimit”, ka thënë numri një i Nismës.

Vetëvendosja! ishte pengesa e vetme për qeverinë

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka vlerësuar se subjekti që drejton ka qenë pengesa e vetme serioze për krimet e qeverisë gjatë vitit 2016.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo lëvizje e tillë do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen. Prandaj, sipas Ymerit, përndjekja dhe aparati i dhunës së pushtetit ka qenë vazhdimisht e përqendruar te ky subjekt politik, tek aktivistët dhe deputetët e saj.

Kreu i LV-së ka thënë se pushteti i frikësohet vetëm Lëvizjes Vetëvendosje!

Librat që duhen lexuar në 2017-n

0

Me plot bindjen mund të themi se 2016-a ka qenë një vit paksa i çmendur.

Me ndryshime të vazhdueshme në panoramat politike, një seri ngjarjesh dramatike që kanë sjellë humbjen e shumë jetëve njerëzore, me paralajmërimet shqetësuese mbi ndryshimet klimatike, por edhe shumë e shumë probleme të tjera.

Dhe mënyra më e mirë për t’u shkëputur nga ky realitet i shëmtuar, është të humbasësh në faqet e një libri të bukur. Është bukur, është çlodhëse, e madje mund edhe të mësosh shumëçka rrugës, shkruan TCh.

Nëse doni të njihni më mirë njerëzit që ju rrethojnë, rekomandohet që gjatë 2017-s të lexoni “Quiet” (I qetë) nga Susan Cain. Nëse doni të njihni më mirë botën, libri i duhur është “Born a Crime” nga Trevor Noah, drejtues i “The Daily Show”.

Për të përmirësuar njohuritë ndihmojnë tituj si “The Establishment” nga Owen Jones, ose “Our Revolution” nga Bernie Sanders, ish-pretendent për garën presidenciale amerikane të 2016-s.

Por nëse doni të humbisni në histori, titujt që ju sugjerohen janë “The Underground Railroad” nga Colson Whitehead dhe “Love Wins” nga Debbie Cenziper dhe Jim Obergefell. I pari sjell jetët e skllevërve në plantacionet e pambukut në Gjeorgji, ndërsa i dyti betejën për të drejtat civile dhe legalizimin e martesave mes të njëjtit seks në SHBA.

Këta janë 15 personat që kërkohen nga Policia e Kosovës (Foto)

0

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë 15 persona, të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vrasjet, deri te pengimi i komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve në Kosovë.

Policia nuk ka dhënë detaje për çka kërkohen serbët Radomir (Uros) Kasaloviç, Dusan (Dragoljub) Jovanoviç, Ratomir (Radun) Bozovic, Branislav Rakic, si dhe shqiptari Petri (Salih) Salihu.

Kurse, për Korab (Mehush) Zogjani, i lindur më 08.07.1987 nga fshati Halilaq komuna e Fushë Kosovës. Ky person kërkohet si i dyshuar për veprën penale vrasje e rendë dhe për posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve.

Agron Ramadan Kryeziu, i lindur më 05.05.1979 në fshatin Pagarushe të Malishevë, banues në Prizren, i cili ka fletarrest vendor. Sipas Policisë veprat për të cilat kërkohet është vrasje e rëndë. Ai kërkohet që nga viti 2007.

Ilir (Ymer) Avdullahu, i lindur më 24.08.1982 në Prishtinë, Rruga “Vëllezërit Fazliu” me pseudonimin “LIZA”.


Policia po kërkon edhe 7 persona të dyshuar të cilët penguan promovimin e revistës “Kosova 2.0?.

Ata po dyshohen për veprën ”Nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik; lëndim i lehtë trupor; shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës; parandalimi ose pengimi i tubimit publik; dëmtim i pasurisë së luajtshme; që ndodhi më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë”

Hetimi Kosova 2.0 përfshin shtatë incidente të veçanta që janë duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Përveç incidentit që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka pasur edhe disa incidente të tjera në ose afër datës së njëjtë.

Të gjitha incidentet kanë të bëjnë me veprat penale kundër komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT) në Kosovë. Deri tani hetimet e policisë kanë rezultuar me identifikimin e 12 personave si të dyshuar të mundshëm për vepra të ndryshme, kundër 5 prej tyre Prokurori ka hapur një hetim formal.

Dështuan projekti i Shtëpisë së Kulturës në Zhur dhe shkolla në Gjonaj

0

Në vitin kalendarik 2016 në komunën e Prizrenit partitë opozitare, sidomos LVV dhe LDK, e bashkë me ata edhe shoqëria civile kanë pasur një mori ankesash për punën e qeverisë lokale. Si top-skandal për vitin 2016 në komunën e Prizrenit është mosfunksionimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhur, që deri më tani thonë se ka kaluar lartësinë e investimeve mbi një milion euro dhe nuk është ndërtuar akoma. Një skandal tjetër është mosfunksionimi i objektit të shkollës në Gjonaj të Hasit.

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” shprehet se projekti më kontrovers është ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhur.

“Realizimi i këtij projekti ka nisur në vitin 2009 dhe objekti edhe sot e kësaj dite nuk është përuruar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (DKRS), për realizimin e këtij projekti janë angazhuar dy operatorë ekonomikë, ku në fazën e parë janë shpenzuar afër 325 mijë euro, derisa për punimet e fazës së dytë operatorit tjetër i janë paguar mbi 526 mijë euro, që në total nënkupton se deri më tani janë harxhuar mbi 850 mijë euro për këtë projekt”, thuhet në një raport të kësaj organizate.

Elmedina Baxhaku, nga “EC Ma Ndryshe”, shprehet se projekt tjetër është ndërtimi i Qendrës KulturoreSportive në Mushnikovë. Sipas saj, realizimi i projektit ka nisur në vitin 2011 dhe objekti jo që nuk ka përfunduar, por ende as kulmin nuk e ka. Në një rast tjetër, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka kontraktuar një operator që të kryejë punimet në ndërtimet e rrugëve në Kushnin të Hasit, ku vlera e kontratës është mbi 58 mijë euro. Punimet e gërmimit dhe zgjerimit të rrugëve si dhe shtrimi i shtresës së parë të tamponit janë bërë, por në mungesë të mjeteve punët janë ndërprerë.

“Sipas sqarimit të marrë nga DSHP-ja, del se ky projekt sikurse edhe disa projekte të tjera janë ndërprerë në mungesë të mjeteve, që kanë qenë të parapara të sigurohen nga të hyrat vetjake”, thotë Elmedina Baxhaku nga kjo OJQ, shkruan gazeta Kosova Sot

Flasin opozitarët e Prizrenit

Drita Millaku, nga Lëvizja “Vetëvendosje” në Prizren, pohon se Shtëpia e Kulturës në Zhur është dashur të fillojë se funksionuari moti.

“Unë mendoj se atje tri here është improvizuar inaugurimi dhe po kështu tri herë ka dështuar përurimi i kësaj shtëpie të kulturës”, shprehet Millaku.

Ganimete Hoxha nga Nisma shprehet se ata si kuvendarë nuk kanë informacion se çka po ndodh me këtë projekt. Ndërsa, Haziz Hodaj, nga LDK-ja, shprehet se skandal është edhe objekti i shkollës në Gjonaj.

“Bile këtë vit më 28 nëntor 2016, mua më është thënë se duhet të jem prezent në ceremoninë prerjes së shiritit të inaugurimit, por kot as që mund të mendohet se do të fillojë së funksionuari nga puna ky objekt. Kjo tregon një papërgjegjësi totale dhe kaq të madhe që ka pushteti komunal ndaj premtimeve të tyre”, shprehet Hodaj.

Ndërsa zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, pohon për “Kosova Sot” se planifikimet e projekteve nga pushteti lokal janë profesionale, dhe vijnë pas një ekspertize studimore nga stafi i brendshëm.

“Komuna realizon projekte të cilat zgjasin më shumë se një vit kalendarik dhe si të tilla disa OJQ, mund t’i shohin si vonesa, por janë vlerësime të paqëndrueshme”, shprehet Berisha. (Kosova Sot)

Kështu u prit Viti i Ri në Prizren (Video)

0

Qendra e Prizrenit ishte bërë gati për të pritur ndërrimin e motmoteve.

Mirëpo, numri i njerëzve që kishin zgjedh ta presin fillimin e vitin e ri në këtë vend ishte më i vogël se vitet e kaluara, njofton Klan Kosova.

Por, në mesin e tyre kishte edhe turistë të huaj.

E në orën 12 qielli u ndriçua. Kontribut për këtë dhanë edhe fëmijët.

Krismat nuk i sollën telashe kameramanit të Klan Kosovës. Por, jo të gjithë i kishin në qejf mjetet piroteknike.

Familja, për shumë qytetarë të Prizrenit, ishte edhe zgjedhja e parë për të festuar.

Kjo natë kishte kaluar pa incidente të mëdha.

Opozita në Prizren ironizon për mungesën e ujit: Gëzuar me bidonë!

0

Pjesa më e madhe e qytetit të Prizrenit ka mbetur pa ujë të pijshëm në ditën e parë të Vitit të Ri.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, është shprehur i shqetësuar me mungesën e ujit në disa lagje.

“Mbrëmë 1 orë pa rrymë, sot tërë ditën pa ujë. Ky është Prizreni jonë, i kontradiktave me qytetarët më të qetë dhe jo kërkues, të cilët votuan e duruan 10 vite udhëheqës qyteti, të përgjumur, pa iniciativa e të dënuar. S’ka dyshim që do durojnë edhe ndonjë ditë pa ujë e pa rrymë. Po ashtu Prizreni mbetet në margjina, i harruar nga të gjitha qeveritë. Edhe pse qyteti me banorë sa Prishtina, prioritet për zhvillim ekonomik s’kishte as sa Drenasi që s’është as sa lagja e Ortakollit. Prizreni ishte e mbetet prioritet vetëm kur vjen puna e mbledhjes së taksave dhe çdo 4 vjet mbledhja votave. Me rëndësi që uji ka ymyt që vjen këto ditë dhe na do jetojmë të lumtur dhe pa brenga”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook, përcjellë PrizrenPress.

Kurse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi ka ironizuar me “Hidroregjionin Jugor” dhe Komunën e Prizrenit, duke i falënderuar për mungesë të ujit në ditën e parë të vitit 2017

“Të gjitha urimet për një vit të mbarë ranë n’ujë që në ditën e parë. Faleminderit Hidroregjioni i Prizrenit. Faleminderit Komunë. Gëzuar me bidonë!” ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook. /PrizrenPress.com/