Opozita në Prizren ironizon për mungesën e ujit: Gëzuar me bidonë!

Pjesa më e madhe e qytetit të Prizrenit ka mbetur pa ujë të pijshëm në ditën e parë të Vitit të Ri.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, është shprehur i shqetësuar me mungesën e ujit në disa lagje.

“Mbrëmë 1 orë pa rrymë, sot tërë ditën pa ujë. Ky është Prizreni jonë, i kontradiktave me qytetarët më të qetë dhe jo kërkues, të cilët votuan e duruan 10 vite udhëheqës qyteti, të përgjumur, pa iniciativa e të dënuar. S’ka dyshim që do durojnë edhe ndonjë ditë pa ujë e pa rrymë. Po ashtu Prizreni mbetet në margjina, i harruar nga të gjitha qeveritë. Edhe pse qyteti me banorë sa Prishtina, prioritet për zhvillim ekonomik s’kishte as sa Drenasi që s’është as sa lagja e Ortakollit. Prizreni ishte e mbetet prioritet vetëm kur vjen puna e mbledhjes së taksave dhe çdo 4 vjet mbledhja votave. Me rëndësi që uji ka ymyt që vjen këto ditë dhe na do jetojmë të lumtur dhe pa brenga”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook, përcjellë PrizrenPress.

Kurse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi ka ironizuar me “Hidroregjionin Jugor” dhe Komunën e Prizrenit, duke i falënderuar për mungesë të ujit në ditën e parë të vitit 2017

“Të gjitha urimet për një vit të mbarë ranë n’ujë që në ditën e parë. Faleminderit Hidroregjioni i Prizrenit. Faleminderit Komunë. Gëzuar me bidonë!” ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Lajmet e Fundit