16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6087

‘Shpata e Nderit’ e Kosovës

0

Oficeri i FSK-së, 24-vjeçari Ismail Hoxha, la gjurmë të pashlyera në Angli, duke u bërë kadeti më i mirë i Ballkanit, por edhe i Evropës. Për këtë meritë ai fitoi “Shpatën e Nderit” nga vetë princi i Anglisë, Charles. Kjo shpatë, në dorën e fuqishme të një togeri kosovar, ia zbardhi fytyrën gjithë kombit. Vetë Hoxha ndihet krenar që i takon të njëjtit popull të cilit i ka takuar edhe Adem Jashari e heronjtë e UÇK-së, shkruan gazeta “Zeri”.

Jo më kot thuhet se “Ajo që bëjmë në jetë, jehon në përjetësi”. Edhe pse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit ka mbaruar vite më parë, jehona e saj ende po oshtin. Të rinj dhe të reja të këtij vendi me të mbushur 18 vjet po zgjedhin FSK-në si karrierë dhe shërbim. Të inspiruar nga veprat e familjes Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Shkëlzen e Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit e Agim Ramadanit, ata po ia kushtojnë jetën shërbimit ndaj atdheut.

E një fotografi të Agim Ramadanit prapa telefonit të tij e mban edhe udhëheqësi i togës në FSK, Ismail Hoxha. Edhe pse vetëm 24 vjeç, Hoxha tashmë ka nën komandë 30 ushtarë. Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake, Hoxha kishte treguar suksese të larta edhe në trajnimin që kishte mbajtur në Angli. Ai ka fituar “Shpatën e Nderit” për oficerkadetin më të mirë ndërkombëtar duke u bërë i pari përfaqësues ushtarak nga Ballkani që merr një çmim të tillë në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”. Çmimin ia ka dorëzuar vetë princi i Anglisë, Charlesi.
Hoxha kujton atë ditë si një ndër më krenaret e jetës së tij.

“Në përgjithësi në jetë e kam vërtetuar se puna shpërblehet edhe ajo më ka ndodhur në Angli. Pas një viti të gjatë me punë më është ndarë çmimi ‘Shpata e Nderit’, për studentin ndërkombëtar”, kujton Hoxha. Më të rëndësishëm atë ditë për të e kishte bërë edhe pjesëmarrja e prindërve të tij në ceremoni.
“Ajo ditë ka qenë kulmi i çdo gjëje. Kam pasur momente krenarie në jetë, mirëpo ky pa dyshim do të jetë momenti që do të mbaj në mend gjithë jetën. Aty ka qenë edhe familja ime. U bë historia për Kosovën. Hera e parë që dikush prej Kosovës e edhe prej Ballkanit e Evropës që e merr një çmim të tillë. Kështu që kjo më ka bërë të ndihem shumë krenar edhe pa marrë parasysh se sa i vështirë ka qenë ai vit mua në atë moment më është dukur si gjëja më e lehtë që e kam bërë në jetën time”, rrëfen udhëheqësi i togës, Hoxha./Zëri/

Image

2017-a, viti i Speciales

0

Përfundimisht viti 2017 do të jetë ai kur edhe do të fillojnë gjykimet e para nga Gjykata Speciale me seli në Hagë (Holandë), ndërsa me vetë fillimin e gjykimeve të para nëse atje përballen me akuza zyrtarët e lartë politikë të cilësdo parti qoftë atëherë definitivisht do të ketë edhe ndryshime politike në Kosovë. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e këtyre rrethanave, të cilët po ashtu kanë thënë se meqë gjykatat tona në asnjë rast nuk kanë denjuar të merren me këto raste, qoftë edhe të supozuara, ka ardhur për rrjedhojë krijimi i Gjykatës Speciale, ku përkundër kundërshtimeve për krijimin e saj, më në fund duke qenë me interes për vendin dhe zhvillimet demokratike të tij, ajo edhe është votuar nga Parlamenti i Kosovës. Ndaj në këtë drejtim është shtuar edhe dilema se çfarë ndryshimesh do të sjellë në skenën politike dhe atë juridike viti 2017, kur priten edhe aktakuzat e arrestimet e para nga Gjykata Speciale, po ashtu do të realizohet reforma në drejtësi vitin që po vjen dhe të bëhet edhe ligji për dekriminalizimin?

Avokati Tomë Gashi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se definitivisht që nga viti 2015, kur është nxjerrë Ligji për Gjykatën Speciale dhe për Prokurorinë Speciale që selinë do të kenë në Hagë (Holandë) autoritetet e Kosovës, sipas tij, nuk kanë kurrfarë mundësie që të ndikojnë në fillimin apo mbarimin e punës së Gjykatës Speciale.

“Tanimë unë veç sa kam qenë një javë atje në një seminar-konferencë për Gjykatën Speciale në Hagë, ku janë duke u bërë përgatitjet, por jo përfundimtare, por sigurisht që kjo edhe pak do të zgjasë, mirëpo përfundimisht në 2017 do të fillojnë gjykimet e para, ndërsa me vetë fillimin e gjykimeve të para, nëse atje përballen me akuza zyrtarët e lartë politikë të cilësdo parti, atëherë definitivisht do të ketë edhe ndryshime politike në Kosovë”, theksoi ai

Priten ndikime në luftimin e krimit dhe korrupsionit Avokati tjetër, Skender Musa, thotë se Gjykata Speciale pa dyshim se do të ketë ndikim edhe në sistemin e drejtësisë në përgjithësi në Kosovë, e posaçërisht në mënyrë të veçantë do të ketë ndikim në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Edhe gjykatat vendore, por edhe prokuroritë pas ndryshimeve që do të bëhen në kreun e tyre do të merren shumë më seriozisht me këto dukuri që po e shqetësojnë në vazhdimësi shoqërinë kosovare, mirëpo sa u përket ndikimeve në aspektin politik pa dyshim se në bazë të njohurive dhe informacioneve, që ne i disponojmë do të ketë edhe ndikim politik, për shkak se pritet që të akuzohen struktura mjaft të larta politike në Kosovë, që kanë pushtet aktual dhe për rrjedhojë kjo pa dyshim se ndikon edhe në skenën politike në përgjithësi”, ka vijuar Musa.

Por, më tej ai ka shtuar se sa i përket ndikimit të institucioneve të Kosovës në vendimmarrjen apo në hetimin e çështjeve nga Gjykata Speciale, në mënyrë absolute, sipas tij, organet e Kosovës nuk kanë asnjë lloj ndikimi në Gjykatën Speciale.

“Kjo e fundit do të veprojë në bazë të ligjit dhe plotë- sisht e pavarur nga tërë Kosova”, ka nënvizuar për gazetën “Kosova Sot” avokati Skender Musa. /Kosova Sot/

Po e përmbyllim 2016-n me bilanc pozitiv

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson se Kosova po e mbyll vitin 2016 me një bilanc goxha pozitiv.

Duke pranuar sfidat me të cilat është përballur Kosova, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” kreu i ekzekutivit ka treguar për të arriturat dhe dështimet që janë shënuar përgjatë vitit që po e lëmë pas. Sipas tij, në bazë të zhvillimeve dhe proceseve brenda e jashtë vendit, Kosova ka arritur mjaft këtë vit.

“Sukseset më të mëdha janë arritur në ekonomi, në agjendën integruese euroatlantike dhe në sport. Dështimi më i madh është që sot nuk kemi mundësi të udhëtojmë pa viza për fajin tonë”, ka thënë Mustafa.

Për dështimin e liberalizimit të vizave, ai përgjegjëse e ka bërë opozitën. Sipas kryeministrit Mustafa, me qëllim të përfitimeve elektorale, subjektet politike opozitare po e mbajnë peng liberalizimin e vizave.

“Për oportunitete politike, një proces ekspertësh u shndërrua në kauzë politike, me qëllim të përfitimeve elektorale. Kjo kauzë tani i mban pengë qytetarët e Kosovës, të rinjtë, studentët, familjarët që duan t’i kalojnë festat te të afërmit, personat që mund të kenë ndonjë nevojë shëndetësore e të gjithë të tjerët që duhet të vazhdojnë të presin në radhë para ambasadave”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se për qëllime krejt të njëjta kësaj kauze iu bashkuan edhe një numër i kufizuar i deputetëve të partive të koalicionit qeveritar.

Sa i përket koalicionit qeverisës, Mustafa ka thënë se ai është stabil dhe se nuk pret që zgjedhjet do të mbahen para vitit 2018.

“Kryesisht, parashikimet e mia politike nuk i bazoj shumë në deklaratat ditore të eksponentëve të ndryshëm, por në arsyeshmërinë e proceseve. Unë jam i bindur se nuk do të ishte mirë për Kosovën që të hyjmë në procese elektorale të jashtëzakonshme, kur kemi institucione legale dhe legjitime, aq më shumë kur ato zgjedhje do të prodhonin pak a shumë këto rezultate”, ka thënë Mustafa.

Më tej, ai ka këmbëngulur se zëvendësimi i Mariqit me ministren Jevtiq është bërë në koordinim me përfaqësuesit e Listës Serbe që tashmë janë kthyer në Kuvend dhe në qeveri.

“Vendimi për zëvendësimin e tij është bërë në konsultim me deputetët e Listës Serbe. Sa i përket koalicionit, mendoj se ai është stabil, ka legjitimitet dhe legalitet të plotë dhe nuk besoj se do të rrezikohet njëanshëm nga askush”, është shprehur kryeministri Mustafa. /Epoka e re/

Begaj: Puna dhe suksesi, meritë e përbashkët

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit të Këshillit të Drejtorëve dhe me këtë rast i ka përgëzuar të gjithë drejtorët e drejtorive për punën e përbashkët të bërë gjatë këtij viti. Të gjitha sukseset dhe puna e bërë, janë meritë e përbashkët e të gjithëve.

“Jemi munduar që përmes investimeve, ti plotësojmë të gjitha kërkesat e qytetarëve të Komunës së Malishevës, duke bërë përpjekje për rritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Po ashtu edhe shërbimet komunale kanë qenë në nivel të mirë dhe nuk kemi asnjë rast të ankesave për kryerjen e shërbimeve, duke na bërë njëra prej komunave më të mira. Edhe në fushën e transparencës dhe shpenzimit të buxhetit, gjithashtu renditemi ndër komunat më të mira, sikur edhe në aspektin e sigurisë. E gjithë kjo është meritë e përbashkët e qeverisjes sonë. Të njëjtin angazhim, apo angazhim edhe më të madh, kërkoj nga të gjithë ju, edhe në vitin 2017, në mënyrë që të jemi sa më shumë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës”, tha mes tjerash Begaj, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Drejtorëve për vitin 2016.

Image may contain: 12 people, people standing and suit

Kryetar i Komunës takoi të gjithë punëtorët e administratës komunale

Ashtu sikur është tradita në Komunën e Malishevës, Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka takuar të gjithë punëtorët e administratës komunale, me rastin e fundvitit. Begaj, i ka falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e tyre gjatë vitit 2016.

“Puna juaj, përkushtimi juaj, serioziteti dhe profesionalizmi në punë, ka qenë evident gjatë këtij viti dhe unë me këtë rast, ju përgëzoj të gjithëve dhe ju falënderoj për punën e bërë. Uroj që viti 2017 të jetë një vit i mbarë për të gjithë ju, familjet e juaja dhe të gjithë banorët e Komunës së Malishevës”, tha Begaj.

Image may contain: 9 people, people standing, suit and wedding

Begaj vizitioi njësinë e KEDS-it në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar njësinë e KEDS-it në Malishevë, ku është pritur nga përgjegjësi i njësisë, Dardan Krasniqi. Begaj, i ka uruar punëtorët e KEDS-it, me rastin e vitit të ri, ndërsa është njoftuar edhe me punën e kësaj njësie të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Përgjegjësi Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin me punën e kësaj njësie, ndërsa ka njoftuar se gjatë festave do të ketë furnizim të mirë me energji elektrike, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë avarie apo mbingarkese që mund të shkaktohet, pasi rrjeti i shpërndarjes nuk është në gjendje të kënaqshme.

Begaj e Krasniqi, i kanë uruar të gjithë punëtorët e njësisë në Malishevë, me rastin e vitit të ri 2017.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

/PrizrenPress.com/

 

Spitali i Prizrenit shpërblen më të dalluarit

0
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Prof.Ass. Dr. Afrim Avdaj, të premten, në takimin përmbyllës e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2016, ndërsa me mirënjohje ka shpërblyer punëtorët më të dalluar për vitin 2016, shkruan PrizrenPress.
Të shpërblyerit sipas departamenteve
Departamenti për nëna dhe Fëmi
1. Dr. Sebë Muqaj, gjinekolog
2. Emele Opoja, isntrumentare
dr sebi.jpg
Emeli.jpg
Departamenti  Kirurgjik
1. Dr. Halil Cikaj, otorinolaringolog
2. Ajnur Elshani, infermiere
dr halili.jpg
ajnure.jpg
Departamenti  Inerrnistik
1. Dr. Mirjeta Morina, interniste-nefrologe
2. Sanije Berisha, infermiere
dr mirjeta.jpg
Departamenti   Emergjencës
1. Dr. Syla Osmanaj, anesteziolog
2. Lumturie Krasniqi, instrumentare
dr syla.jpg
lira.jpg
Departamenti i Diagnostikes
1. Dr. Xhemajl Nazifi, radiolog
2. Dr. Arifka Oskaqqak, specialiste e fizioterapisë
3. Ganimete Qollaku, Bsc. fizioterapeute
4. Sherife Berisha, infermiere
dr xhemali.jpg
arifka.jpg
ganimete qollaku.jpg
Departamenti Administratës me shërbime të përbashkëta
1. Nuzedin Bekteshi, shofer
2. Emrush Kurtishi, punëtor teknik
nuzedini.jpg
Ndërsa ditën e djeshme në kuadër të SHSKUK-së, janë shpërblyer edhe dy punëtorët e Spitalit të Përgjiothshëm të Prizrenit:
1. Dr. Gulgjan Abdullahu, otorinolaringologe
2. Esat Qovanaj, infermier
mirnjohje qkuk.jpg
/PrizrenPress.com/

38 praktikantë certifikohen nga Gjykata Themelore e Prizrenit

0

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 38 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare në këtë Gjykatë.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha ka pritur sot në takimin falënderues praktikantët e kësaj Gjykate, të cilët përfunduan praktikën njëvjeçare, në këtë Gjykatë të cilët njëherit i ka falënderuar për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë një viti.

”Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohurit dhe eksperiencat e fituara gjatë një viti do t’iu ndihmojnë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në fushën e drejtësisë”, ka thënë Hoxha.

Të gjithë kandidatët u pajisen me certifikata nga Gjykata Themelore e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Image may contain: 20 people, people sitting and indoor

Image may contain: 36 people, people smiling, people standing

Policia bastisë një shtëpi në Planej të Prizrenit dhe konfiskon armë

0

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një të dyshuarit në fshatin Planej të Prizrenit, ku është konfiskuar një pushkë gjuetie, shkruan PrizrenPress.

“Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet ne raportin e Policise. /PrizrenPress.com/

Prizren: Kërcënohet me armë nga ish-burri

0

Një femër në Prizren pas një msomarrëveshjeje në nëj lokal është kanosur me armë nga ish-burri i saj.

“Viktima femër K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në një lokal është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar (ish bashkëshorti i saj)”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Specialja ngrit aktakuzë për shpëlarje të pareve në Prizren

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër të pandehurit V.F. nga Prizreni, për vepër penale “Shpëlarje parash”, e paraparë në nenin 308 të Kodit Penal të Kosovës dhe nenin 32 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes se parave dhe financimin e terrorizmit, njofton kumtesa prokuroriale, shkruan PrizrenPress.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.F. gjatë periudhës kohore 2014-2016, ka pranuar mjete monetare nga një person NN, se pari ka deponuar në xhirollogari personale nën vlerën prej 10,000€, pastaj të njëjtat, menjëherë i ka transferuar për në shtete jashtë Republikës se Kosovës, Kinë, Zvicër etj.

I pandehuri në këtë mënyre kishte vepruar në 17 raste, ku shuma e transfereve arrin vlerën mbi 170,000€.

I pandehuri, në këtë mënyre, kishte pranuar provizion dhe ia kishte mundësuar personit NN, shpëlarjen e parave, gjë që edhe vet kishte kryer veprën penale “shpëlarje parash”, e paraparë me ligjet e lartcekura.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës, i PSRK-së, i cili ka propozuar Gjykatës, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /PrizrenPress.com/

Digjet një shtëpi në Rahovec

0

Policia raporton se në fshatin Dejnë të Rahovecit është djegur një shtëpi.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri kulmi i shtëpisë, shkruan PrizrenPress.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale rreth 4 mijë euro, nuk raportohet për të lënduar. /PrizrenPress.com/