12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Po e përmbyllim 2016-n me bilanc pozitiv

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson se Kosova po e mbyll vitin 2016 me një bilanc goxha pozitiv.

Duke pranuar sfidat me të cilat është përballur Kosova, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” kreu i ekzekutivit ka treguar për të arriturat dhe dështimet që janë shënuar përgjatë vitit që po e lëmë pas. Sipas tij, në bazë të zhvillimeve dhe proceseve brenda e jashtë vendit, Kosova ka arritur mjaft këtë vit.

“Sukseset më të mëdha janë arritur në ekonomi, në agjendën integruese euroatlantike dhe në sport. Dështimi më i madh është që sot nuk kemi mundësi të udhëtojmë pa viza për fajin tonë”, ka thënë Mustafa.

Për dështimin e liberalizimit të vizave, ai përgjegjëse e ka bërë opozitën. Sipas kryeministrit Mustafa, me qëllim të përfitimeve elektorale, subjektet politike opozitare po e mbajnë peng liberalizimin e vizave.

“Për oportunitete politike, një proces ekspertësh u shndërrua në kauzë politike, me qëllim të përfitimeve elektorale. Kjo kauzë tani i mban pengë qytetarët e Kosovës, të rinjtë, studentët, familjarët që duan t’i kalojnë festat te të afërmit, personat që mund të kenë ndonjë nevojë shëndetësore e të gjithë të tjerët që duhet të vazhdojnë të presin në radhë para ambasadave”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se për qëllime krejt të njëjta kësaj kauze iu bashkuan edhe një numër i kufizuar i deputetëve të partive të koalicionit qeveritar.

Sa i përket koalicionit qeverisës, Mustafa ka thënë se ai është stabil dhe se nuk pret që zgjedhjet do të mbahen para vitit 2018.

“Kryesisht, parashikimet e mia politike nuk i bazoj shumë në deklaratat ditore të eksponentëve të ndryshëm, por në arsyeshmërinë e proceseve. Unë jam i bindur se nuk do të ishte mirë për Kosovën që të hyjmë në procese elektorale të jashtëzakonshme, kur kemi institucione legale dhe legjitime, aq më shumë kur ato zgjedhje do të prodhonin pak a shumë këto rezultate”, ka thënë Mustafa.

Më tej, ai ka këmbëngulur se zëvendësimi i Mariqit me ministren Jevtiq është bërë në koordinim me përfaqësuesit e Listës Serbe që tashmë janë kthyer në Kuvend dhe në qeveri.

“Vendimi për zëvendësimin e tij është bërë në konsultim me deputetët e Listës Serbe. Sa i përket koalicionit, mendoj se ai është stabil, ka legjitimitet dhe legalitet të plotë dhe nuk besoj se do të rrezikohet njëanshëm nga askush”, është shprehur kryeministri Mustafa. /Epoka e re/

Më Shumë

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Malishevë: Dy raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress. Një femër kosovare...

Lajmet e Fundit