17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6092

Dosja e Grande III: Ukë Rugova implikon Skënder Hysenin në aferën e vizave italiane

0

Ishte viti 2009 kur Ukë Rugova ishte kthyer nga Amerika. Po bëheshin tri vjet që nga vdekja e babait të tij, ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Anëtarëve të familjes i duheshin vizat, por kontaktet e krijuara sa ishte gjallë presidenti, tashmë kishin humbur.

Ukë Rugova po bënte përpjekje për t’i rikrijuar ato.

Kishte takuar Skënder Hysenin, atëkohë ministër i Punëve të Jashtme.

“Aso kohe unë e takova Ministrin e Punëve të Jashtme Skender Hysenin, bashkë me vëllain tim Mendimin, dhe miqësisht i kërkuam Ministrit të na siguronte një kontakt me të cilin mund të flisnim lidhur me nevojat tona familjare”, tregonte Rugova para hetuesve të EULEX-it.

Hyseni ua kishte rekomanduar një emër.

Ishte ambasadori i Italisë në Kosovë, Michale Giffoni.

“Ministri Hyseni na sugjeroj që të caktonim një takim me Giffonin dhe kur unë dhe vëllai im shkuam ta takonim Giffonin e pamë se kishim përballë një shok shumë të mirë të babait tonë i cili tregoj gatishmëri të lartë për të na ndihmuar në atë aspekt. Zt. Giffoni kishte shumë njohuri mbi realitetin në Kosovë”, pohonte Ukë Rugova para hetuesve të EULEX-it.

Skënder Hyseni në vitin 2009 mbante postin e ministrit të Punëve të Jashtëm. Aktualisht mban atë të ministrit për Punë të Brendshme.

Hyseni është pyetur nga Insajderi lidhur me deklarimin e Ukë Rugovës para hetuesisë. Ende nuk ka dhënë përgjigje lidhur me pohimet e Rugovës.

Giffoni i kishte pritur mirë djemtë e Ibrahim Rugovës në takimin e zhvilluar në vitin 2009.

Kërkesa e tyre ishte pranuar. U kishte thënë se ambasada po aplikonte një politikë preferenciale për viza për figurat publike. U kishte thënë se shumë shpejtë një zyrtar të ambasadës do ta ngarkonte me punë shtesë, që ishte gatishmëria për t’u marrë me kërkesat e familjes presidenciale.

Kishte caktuar Florian Petanin, tregon Rugova.

“Pas disa ditësh ai (Giffoni) më thirri në telefon dhe më informoj se më duhej të kontaktoja me Zt. Florian Petani. Ky person ishte caktuar nga vet Ambasadori Giffoni për të kontaktuar me familjen time lidhur me vizat. Në rast se Ambasadori Giffoni nuk ishte i pranishëm atëherë dokumentet dorëzoheshin te Zt. Petani”, thoshte Rugova.

Pas atij takimi të zhvilluar më 2009, Mendimi, djali tjetër i ish-presidentit Rugova, nuk kishte vazhduar relacionet miqësore me ish-ambasadorin italian.

Ishte Uka që vazhdoi relacionin miqësor me Giffonin.

Por, relacioni miqësor mes këtyre të dyve ishte zhvilluar aq shumë sa që kishte rrëshqitur në krijimin e një grupi të madh të dyshuar kriminal.

Për këtë arsye Giffoni edhe ishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë. Mbi të rëndon akuza se ka krijuar një kanal preferencial për Ukë Rugovën, duke ia mundësuar që njerëzit e afërt të tij të pajiseshin me viza duke anashkaluar departamentin e vizave.

Krijimi i këtij kanali preferencial, sipas autoriteteve italiane, ka mundësuar më pas krijimin e grupit të akuzuar kriminal.

Rugova: Skënder Hyseni ndihmonte për viza edhe në kohën e babait

I biri i ish-presidentit Rugova kishte përmendur Skënder Hysenin edhe njëherë tjetër gjatë intervistimit nga hetuesit e EULEX-it. Këtë e kishte bërë kur ishte pyetur për letër-garancitë në emër të familjes Rugova që ia dërgonte ish-ambasadorit italian, Michael Giffon.

Ukë Rugova kishte pohuar se praktika e dërgimit të letër-garancive aplikohej që nga viti 1990, në kohën e babait të tij.

Sipas tij, ishte një formë standarde që Zyra e Presidentit garantonte për të afërmit dhe bashkëpunëtorët e partisë dhe të Presidentit.

Ai tregonte për njerëzit që atëkohë merreshin me vizat. Ka përmendur Edita Tahirin e Alush Gashin, që të dy asokohe pjesë e seksionit të LDK-së për marrëdhënie me jashtë.

Përveç tyre, kjo praktikë ishte ndjekur më pas edhe nga Adnan Merovci, asokohe shef i protokollit të Presidentit Rugova, Skënder Hyseni, Naser Rugova e Sali Cacaj- këshilltar të Rugovës si dhe asistentja Lumturije Shabani.

“Në njëfarë mënyrë po përpiqem të shpjegoj se zyra e Presidentit Rugova ka qenë në njëfarë mënyre si zyre qendrore ku shkonte e gjithë popullata me kërkesa të ndryshme. Në mesin e atyre kërkesave ishin edhe ato për viza”, kishte thënë Rugova.

Djali i vogël i ish-presidentit do të dalë para gjyqit gjatë vitit të ardhshëm për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ai akuzohet se ka drejtuar e mbikëqyrur një grup kriminal që përfitonte shuma të mëdha parash nga njerëzit që kishin nevojë të pajiseshin me Viza Shengen.

Rugova akuzohet nga prokurori i EULEX-it, Allen Casnick, se prej muajit maj 2011, deri në muajin shkurt 2014, ka krijuar, organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe – ose drejtuar aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal.

Po ashtu, akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Një sasi armatimi i ishte gjetur në shtëpinë e tij, kur ishte bastisur nga pjesëtarët e EULEX-it. Përveç Ukë Rugovës, pjesë e aktakuzës janë edhe nëntëmbëdhjetë veta tjerë, përfshirë edhe mikun e tij të afërt, Izet Beqiri./Insajderi.com/

NISMA sot mban tubim në Malishevë, i pranishëm edhe Fatmir Limaj

0

NISMA për Kosovën dega në Malishevë, me rastin e festave të fundvitit fton të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës që të marrin pjesë në tubimin.

Në këtë tubim do të merr pjesë kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë së NISMA’s.

Ky tubim do të mbahet sot, me datë 27.12.2016 në ora 15:00, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë. Në fund të tubimit do të ketë edhe një koktej rasti në hapësirat e shtëpisë së kulturës. /PrizrenPress.com/

Vozitje e rrezikshme në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

0

Një qytetar përmes një video të bërë gjatë dhjetorit shfaq vozitjen me shpejtësi të madhe dhe në kah të gabuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këto xhirime shihet se si një makinë me ngjyrë të kuqe thuajse “fluturon” nëpër autostradë,ndërsa përballë saj në shiritin e duhur lëviz një kamion.

Nuk është hera e parë që dikush “e humb rrugën” në autostradë.

Po në dhjetor në KALLXO.com erdhën edhe xhirime tjera të një makine të bardhë që voziste në drejtim të kundërt gjithashtu me shpejtësi të madhe.

Fimime të një makine që voziste në shiritat e gabuar në KALLXO.com erdhi edhe në tetor.

Gjithashtu, më 24 tetor, një video e dërguar në KALLXO.com tregonte se si vetura e policisë po lëvizte në autostradë pa drita të ndezura gjatë orëve të natës.

Gjatë dy ditëve të fundit policia raportoi për një varg aksidentesh në të cilat në pjesë të ndryshme të Kosovës vdiqën 3 persona.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, sipas Policisë së Kosovës, kanë humbur jetën 50 persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Policia e Kosovës së fundmi ka ashpërsuar gjobat për vozitësit që i shkelin rregullat e komunikacionit me synim për uljen e numrit të aksidenteve në trafik.

Shpejtësia maksimale e lejuar në pjesën më të madhe të autostradës “Ibrahim Rugova” është 130 kilometra në orë.

Gjykata Speciale aktivizohet në fillimvit

0

Njohësit e çështjeve juridike thonë se Gjykata do të fillojë me ngritjen e akuzave në muajt e parë të vitit 2017 dhe menjëherë pas këtyre akuzave do të pësojnë edhe arrestimet.

Ndërkohë që kritikojnë Bashkimin Evropian për vonesat edhe pse u kishte bërë një presion të madh institucioneve të Kosovës që me çdo kusht dhe sa më parë të miratohej ligji dhe të nënshkruhej.

“Kosova i ka kryer ato obligime, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare nuk ka qenë mjaft efikase dhe efiçiente”, ka thënë eksperti i çështjeve juridike-kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Sipas tij, tani është momenti i fundit që kjo Gjykatë të veprojë dhe të përfundohet me ankthin e kosovarëve.

“Është momenti i fundit të ketë më shumë përgjegjësi bashkësia ndërkombëtare, në radhë të parë BE-ja dhe shteti i Holandës bashkë me të tjerët që ta funksionalizojnë këtë Gjykatë dhe ta bëjnë punën sa më parë që të mos zvarritet me vite, siç ka qenë puna me tribunat e tjera e të mbahet peng i tërë populli i Kosovës dhe të lihen njerëzit në ankth dhe në stres”, ka potencuar ai.

Në anën tjetër hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka vlerësuar se ngritja e aktakuzave do të fillojë në muajt mars-prill. /Zëri/

Hatim Baxhaku: PDK-ja, partner i pabesë

0

Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku,dyshon në partnerin e koalicionit, PDK-në. Ai nuk e përjashton mundësin e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Thotë se PDK-ja është e pabesë.

“Viti i ardhshëm është viti i zgjedhjeve lokale, por nuk i dihet mund të ketë edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse kemi punë me një partner të pabesë”, tha Baxhaku, shkruan PrizrenPress.

Ai ka ftuar anëtarët e LDK-së, që në vitin 2017-të, të mobilizohen për zgjedhjet që do të mbahen.

“Duhet që të jemi unik dhe të mobilizuar”, tha Baxhaku./PrizrenPress.com/

Haxhi Avdyli: LDK-ja do të fitojë Prizrenin në vitin 2017-të

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, beson fuqishëm se do t’i fitojë zgjedhjet lokale në vitin 2017-të.

Ai thotë se nga ky vit, Prizreni do të udhëhiqet nga LDK-ja.

“Do të jemi të fokusuar që në vitin elektoral të hyjmë të mobilizuar maksimalisht, që së bashku me qytetarët, të sjellim ndryshime pozitive për Prizrenin”, tha Avdyli, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të garojë në zgjedhje me një program që garanton zhvillim.

“Do të bëjmë Prizrenin, një qytet më të mirë për të jetur”, tha Avdyli./PrizrenPress.com/

KMDLNJ tregon të vërtetën për incidentin e fundit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirisë së Njeriut (KMDLNJ) në Prizren ka hetuar incidentin e raportuar në media se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren gardianët kanë keqtrajtar fizikisht një i burgosur.

Në raportin e KMDLNJ thuhet se e vërteta nuk është ashtu siç është raportuar në media, sepse, sipas tyre, bëhet fjalë për një sulm fizik ndaj një oficeri korrektues nga një i burgosur.

Në këtë rast sipas KMDLNJ më i lënduar ka dalë oficeri korrektues, por në të njëjtën kohë kërkohet hetim lidhur me këtë rast.

Lexojeni të plotë raportin e KMDLNJ:

“Gjurmëve të lajmit për një incident të ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, KMDLNJ-ja del me këtë raport:

’Me dt. 25.12.2016 në ora 17.10 (koha e darkës) në koridorin e krahut B në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka ndodhur një sulm fizik ndaj oficierit korrektues S.M. nga i paraburgosuri G.E. ’Burimi i KMDLNJ-së, i përfshirë në këtë ngjarje ka pohuar se: ka qenë koha e darkës (ora 17.10) kur në koridorin e krahut B fillimisht dëgjuam një zhurmë (në ishim tre oficier korrektues në zyrë) dhe në moment pasi pamë që ka një përleshje kemi reaguar që të tre, pasiqë pamë se sulmohej kolegu, oficieri korrektues S.M. Kemi reaguar ashtu që s’kemi përdorur dhunë siq raportohet rrejshëm në portale. Nuk kemi përdoruar as pranga, as sprej dhe as dhunë, duke parandaluar eskalimin e rastit. Kjo mund të shihet qartazi në kamerat e sigurisë’.

Pas kësaj oficeri korrektues dhe i paraburgosuri janë vizituar nga ekipi mjekësor i Qendrës, që ka raportin secili për lëndime të lehta trupore gjatë kacafytjes. Mirëpo, më i lënduar ka dalur të jetë oficeri korrektues, që pas përfundimit të orarit të punës, është vizituar nga mjekët e spitalit të Prizrenit, të cilët i kanë preferuar pushim mjekësor pesë ditë.

Ndërkohë, po sipas burimit të KMDLNJ-së, i paraburgosuri G.E. është veçuar (dërguar në vetmi) deri në përfundimin e procedurave (raportit) disiplinor.

Ndryshe, shkaku i raportimit joreal të disa portaleve lidhur me rastin, njëri nga oficierët korrektues me dt.26.12.2016 ka denoncuar në polici portalet: indeksonline dhe periskopi, për siq thuhet: ’paraqitjen e të pavërtetave dhe cenimin e privatësisë me publikimin e fotove të njërit nga oficierët korrektues, që paraqet kërcënim direkt për jetën e tij’, ka thënë burimi.
KMDLNJ-ja, kërkon hetim të shpejt e korrekt lidhur me rastin, ndërsa nga mediet kërkon të përmbahen nga lajmet e tilla të paverifikuara që mund të tensionojnë punën e institucionit, të Qendrës së Paraburgimit si dhe jetën e oficerëve korrektues, siq është rasti i publikimit të fotove të oficierit korrektues B.M.

Mësohet se me dt.26.12.2016 të paraburgosurin G.E. e ka vizituar avokati i tij”, (sic), thuhet në raportin e KMDLNJ

Vetëvendosje paraqet dështimet e projekteve të Prizrenit përmes fotografive

0

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar me fotografi projektet e dështuara të Komunës së Prizrenit. Publikimi i fotografive është bërë në “Shatërvan”.

Kryetari i LVV-së në Prizren, Artan Abrashi, tha se me këtë aktivitet po e përmbyllet një vit të rëndë.

“Po paraqesim edhe këto fotografi ku po dëshmojmë keqqeverisjen me Prizrenin edhe përmes projekteve të dështuara”, tha Abrashi.

Ai tha më se VV është duke u mobilizuar maksimalisht për zgjedhjet e ardhshme.

Deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Mytaher Haskuka, tha se paaftësia e pushtetit dhe premtimet e parealizuara në të dyja nivelet, do të vijojnë edhe vitin në vijim.

“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që të reagojnë në zgjedhjet e ardhshme që t’i ndëshkojnë të gjithë ata që i kanë zhgënjyer dhe kanë përfituar në kurriz të tyre”, tha ai./TVPZ/

Avokati: Granit Elshani ka hematomë në sy

0

Ndrecë Dodaj, avokati i Granit Elshanit, të akuzuarit për vrasje të rëndë tha se klienti i tij ka pësuar lëndime pas një mosmarrëveshjeje me gardianët në Burgun e Prizrenit.

Ndrecë Dodaj tha për KALLXO.com se vizitoi të mbrojturin e tij Granit Elshani që po mbahet i paraburgosur në Burgun e Prizrenit, pas raportimeve se Elshani u rrah mbrëmë nga gardianët. Dodaj tha se Elshani ka shenja në sy nga mosmarrëveshja që pati me zyrtarët e shërbimit korrektues.

“Unë sot e kam vizituar klientin tim Granit Elshanin në Burgun e Prizrenit. Graniti mbrëmë ka pasur një mosmarrëveshje me zyrtarët korrektues. Në syrin e tij vërehet nje hematomë e vogël,” tha avokati Dodaj për KALLXO.com.

Dodaj tha se për këtë rast zyrtarët e Burgut të Prizrenit janë duke zhvilluar hetime.

“Jam takuar edhe me zyrtarët e burgut të cilët janë duke zhvilluar një hetim të brendshëm,” tha Dodaj.

Orhan Hajrizi, udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Drejtësisë i sugjeroi KALLXO.com që për ndodhinë e mbrëmshme në Burgun e Prizrenit platforma antikorrupsion t’i referohet një deklarate të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj.

Në deklaratë thuhet se Granit Elshani sulmoi gardianët.

“Ju njoftojme se i burgosuri ka sulmuar fizikisht stafin e burgut, me ç’rast stafi janë detyruar të përdorin mjete shtrënguese për të parandaluar eskalimin e situatës,” thuhet në këtë deklaratë.

Ndryshe nga ajo që thotë avokati, deklarata bën me dije se Elshani nuk u lëndua gjatë përdorimit të këtyre masave.

“Gjatë intervenimit të stafit, i burgosuri nuk është lënduar dhe në menyrë që të mos vijë deri tek më e keqja, është dashur të zgjidhet kjo formë e intervenimit,” sqarohet në deklaratë.

Deklarata konfirmon vizitën e sotme të Ndrecë Dodajt në Burgun e Prizrenit dhe hetimin lidhur me këtë rast.

Granit Elshani akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vrasje të rëndë, tri tentim vrasje të rënda, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Vrasja dhe veprat tjera për të cilat akuzohet Elshani kishin ndodhur në vitin 2010 në Diskotekën “City Club” të Pejës në vitin 2010.

Kur doli para gjyqit në seancën fillestare më 13 dhjetor, Elshani u deklarua i pafajshëm për veprat me të cilat ngarkohet.

KALLXO.com siguroi aktakuzën kundër Elshanit në të cilën prokurori i EULEX-it Andrew Hughes tregon ecurinë e gjakmarrjes mes familjeve Elshani e Kelmendi që nisi në vitin 2010, ndërsa nga atëherë la të vrarë 23 persona-10 të familjes Kelmendi, 3 të familjes Elshani dhe 10 viktima të rastit.

Një grup i të rinjve dhe studentëve prizrenas vizituan Zagrebin

0

Me ftesë të kryetarit të Zagrebit, Milan Bandic, një grup i të rinjve dhe studentëve nga Prizreni kanë vizituar qytetin e Zagrebit në një vizitë disa ditore.

Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me zhvillimin e përgjithshëm të Zagrebit si kryeqytet i Kroacisë në dimensionin ekonomik, kulturor si dhe me problemet e sfidat që përballen qytetarët dhe të rinjtë kroatë.

“Vizita me theks të veçantë u fokusua edhe në diskutimet që lidhen me shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave në punën dhe aktivitetet rinore, duke diskutuar për mundësitë konkrete të partneritetit me organizatat dhe asociacionet rinore në Zagreb por edhe në mbarë Republikën e Kroacisë. E rëndësishme ishte edhe njohja me rrugëtimin e Republikës së Kroacisë, si një ish-republikë Jugosllave deri tek anëtarësimi i plotë në Unionin Europian si dhe për hapësirën dhe kontributin e të rinjve në këtë aspekt”, thuhet në njoftim të dërguar nga Leotrim Gërmizaj.

Grupi i të rinjve i udhëhequr nga Leotrim Gëmizaj, u takuan me përfaqësues të institucioneve komunale të qytetit të Zagrebit, me përfaqësues të Këshillit të Rinisë së Zagrebit, me përfaqësues të Rrjetit të të rinjve shqiptarë në Kroaci, si dhe vizituan dhe realizuan takime në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb si dhe në Unionin e Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë. /PrizrenPress.com/