Home Blog Page 6093

Prizren: Arrestohet pasi rrah një person nën ndikim të alkoolit

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i cili ishte nën ndikim të alkoolit në rrugën “Ulqini” në Prizren ka rrahur një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të miturit përleshen në Prizren, tre pësojnë lëndime trupore

0

Pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet veti gjashtë të dyshuar të mitur janë përleshur ndërmjet veti,

“Tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore nga mjeti i prehtë dhe janë dërguar në tretman mjekësor në qendrën emergjente”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti ka ndodh në rrugën “Remzi Azemi”, në Prizren, dje në mesditë

“Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.

Midis lulesh

0

Skender Berisha

Po fryn erë e lehtë po fryn
mengadalë si përkëdheli
si çapi yt më ngjan
diçka sikur ofshamë

më duket pak si mbrëmë
lëviz diçka magjishëm
nën atë ritmin e rrallë
qe besa krejt e gjallë

nën shtratin e blertë të bardhë
lëvizje e rrallë e përmallë
pastaj pak u ndalë
e nisi shpejt e për mall

e shpesh e rrallë
më gjallë se në përrallë

15 mars 2017,Prizren

Trembet Buffon: Këtë skuadër nuk e dua përball

0

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se në shortin e së premtes në Ligën e Kampionëve, dëshiron ta shmang Leicester Cityn.
Leicesteri bëri historinë duke kaluar në çerekfinale, pasi mposhti Sevillan, dhe shorti mund ta vë përballë Juventusit.

“Unë dua që të shmangim Leicesterin. Ata kanë entuziazmin dhe pasionin. Ne kemi gjithçka për të humbur kundër tyre”, ka deklaruar Buffon.

Alves: Nuk e dua Barcelonën tani, e dua në finale

0

Dani Alves ka thënë se do të ishte shumë e çuditshme për të që ta takohej me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 3-0.

“Nuk e dua Barcelonën në short. Do të ishte shumë e çuditshme për mua”.

“Nëse më duhet të përballem me ta, atëherë do të preferoja që të ndodhte në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Juventusi kishte humbur në finalen e vitit 2015 nga Barcelona me rezultat 3-1.

Sot datëlindja e Faik Konicës

0

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1876 në Konicë dhe vdiq më 14 dhjetor të vitit 1942 në Uashington. Konica ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtarë dhe shkrimtar shqiptar.

Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA.

Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris.

Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si “biblioteka lëvizëse”.

Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Më 1909 Konica, si u mbyll revista “Albania” në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën “Dielli” edhe më pas gazetën “Trumpeta e Krujës”. Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë.

Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra”, po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës “Dielli” dhe “Shqiptari i Amerikës”. Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA.

Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij.

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Atentatet politike e zhysin në anarki Kosovën

0

Kualifikimi i tentim-vrasjes së Azem Vllasit si hakmarrje politike, dhe rreziku që mund t’i kanoset Kosovës nga shtimi eventual i akteve të tilla, duke ndjekur për vetëgjyqësi individët e ndryshëm, njerëzit me hipotekë politike nga e kaluara, sipas analistëve politikë dhe ekspertëve të ndryshëm, do të ishte një shkatërrim masiv dhe i rrezikshëm i imazhi edhe ashtu i rrënuar të shtetit të ri të Kosovës.

Rasti i Vllasit konsiderohet se edhe mund të mos jetë një rast i izoluar, sepse shihet qartë se aty ka grupe që përgatiten për atentate të tilla kundër njerëzve të politikës ne përgjithësi , por edhe kësaj aktuale në pushtet. Ndërkohë, duket befasues edhe veprimi i shpejtë i institucioneve tona që ta zbulojnë aq shpejt rastin e Vllasit, derisa akoma janë me dhjetëra vrasje politike të pasluftës që po mbesin enigmë dhe të pasqaruara. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj thotë se zbulimi i shpejtë i tentim-vrasjes ndaj Vllasit është një dëshmi se vrasjet politike mund të zbardhen lehtë, porse realisht nuk është vepruar dhe nuk po veprohet akoma. “Në fakt, jam plotësisht i bindur se të gjithë kryesit e vrasjeve politike dihen, por organet e zbulimit dhe të ndjekjes i mbajnë qëllimisht të pandriçuara,sepse vetë urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit janë njerëz me ndikim në strukturat e drejtësisë. Pra, lufta e vërtetë në organet e drejtësisë po bëhet që të mos ndriçohen këto vrasje politike”, ka potencuar Salihaj.

Akte të rrezikshme për stabilitetin

Njohësi i së drejtës, Blerim Burjani thotë se kjo çështje është e policisë dhe shërbimit të inteligjencës për t’u marrë dhe për këto pyetje të ngritura duhet t’i kërkohet përgjigje organeve të rendit. “Këto akte janë të rrezikshme dhe për to duhet të ketë përgjigje policia e shtetit, duhet të përforcohen mekanizmat e sigurisë, pra një vetëdijesim më i madhe i organeve të rendit dhe shërbimit të inteligjencës në këtë situatë është tepër i domosdoshëm”, theksoi analisti Burjani. Analisti politik, Nexhmedin Spahiu thotë se vërtet nuk do shumë mend për të konstatuar se atentati ndaj Azem Vllasit ishte politik, por adresa e organizimit është vështirë të paragjykohet. “Shtosi me njeri me probleme psikike nuk shitet.

Është veprim i organizuar. Zbardhja e këtij rasti që do të na shpinte tek porositësi do të ishte sukses për shtetin e Kosovës dhe institucionet e tij. Mbyllja e këtij rasti si një incident psikik, do të na jepte një element të rëndë- sishëm në analizë se kush mund të jetë porositësi, por do të ishte një fakt dëshpërues i krimit brenda institucioneve të Kosovës”, tha Spahiu për “Kosova Sot”. Ai shton më tutje se veprimtaria politike e Azem Vllasit është në kuadër të oportunitetit politik të kohës me ndonjë gabim tek e tuk, por në fund të fundit me një taban të shquar patriotik shumë më të denjë se ai i marksist-leninistëve të Kosovës

Studentët e Fakultetit Filologjik të UPZ-së, vizitojnë disa institucione kulturore

0

Studentët e Fakultetit Filologjik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, kanë vizituar sot institucione të ndryshme kulturore .

Albrim Omaj – kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit Filologjisë, tha se studentët kanë vizituar Muzeun Etnologjik, Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, si dhe Galerinë e Arteve.

Studentët janë shoqëruar nga prof.dr. Shkëlqim Millaku.

“Millaku, na ligjëroi për vlerat mjaftë domethënëse të këtyre institucioneve dhe për kontributin në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptarë”, tha Omaj.

Sipas tij, Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë do të vazhdojë me aktivitete të këtilla me karakter studimor dhe vizita tjera të kësaj natyre që korrespondojnë me vlerat kombëtare dhe shoqërore./PrizrenPress.com/

Dybala: Jemi në një nivel me Barcelonën e Realin

0

Juventusi është në kërkim të trofeut të Ligës së Kampionëve.

Paulo Dybala beson se skuadra aktuale e Juventusit mund t’i bëjë ballë gjigantëve të futbollit siç janë, Barcelona, Real Madrid apo Bayern Munich.‘Zonja e Vjetër’ po dominon në Itali tash e gjashtë vite por ende nuk ka arritur që të lërë gjurmë në Evropë edhe pse Dybala mendon që ky është viti i duhur që Juve të synojë triumfin në Ligën e Kampionëve.

“Që nga fillimi i Ligës së Kampionëve kemi qenë në një nivel me Barcelonën, Realin dhe Bayernin”, ka deklaruar Dybala para gazetarëve. “Nëse kalojmë tutje do të jemi konkurrent të denjë për të triumfuar në këtë garë”.

“Ne po ashtu kryesojmë në Serie A, kemi fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në një mënyrë mund të them se po bëjmë më mirë se këto ekipe”, ka theksuar argjentinasi. Juventusi sonte ballafaqohet me Porton në Juventus Stadium për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, ku bardhezinjtë hyjnë me një avantazh prej 2:0 nga ndeshja e parë në Portugali.

Zafir Berisha kandidati i parë i konfirmuar për kryetar të Prizrenit

0

Pas Prishtinës, qyteti i Prizrenit zgjon interesimin më të madh sa i përket zgjedhjeve lokale.

Në komunën, e cila udhëhiqet nga Ramadan Muja kanë nisur aktivitetet pak muaj para zgjedhjeve lokale.

Në anën tjetër, partitë vazhdojnë të mos i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetar të kësaj komune.

Subjekti i vetëm qe ka zyrtarizuar kandidatin e saj, është Nisma për Kosovën.

Partia e Fatmir Limajt, besimin për të kandiduar për kryetarin e kësaj komune ia ka dhënë deputetit Zafir Berisha.

Ky i fundit me Bashkimin Demokratik pati arritur të korrë një rezultat të mirë në zgjedhjet e vitit 2013.

Ende nuk dihet nëse AAK do ta përkrah Berishën për kryetar të kësaj komune apo do ta ketë kandidatin e saj në këto zgjedhje.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Por, opsion mbetet edhe organizimi i zgjedhjeve lokale dhe qendrore bashkërisht./Indeksonline