Home Blog Page 6116

Arrestohen dy prostituta në Prizren

0

Dy ferma të nacionalitetit boshnjak, janë arrestuar në Prizren. Ato dyshohen se janë marrë me prostitucion.

Policia e Kosovës, njofton se në pranga bashkë me femrat, ka përfunduar edhe një mashkull.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Interi arrin marrëveshje me Conten

0

Në mediat italiane e shohin si të kryer punën e Antonio Contes, ku thuhet se është arritur marrëveshje me klubin e Interit dhe se largimi i Contes nga Chelsea do të ndodh në vitin e ardhshëm.

Sipas Tuttosport, Nerazzurrët që udhëhiqen nga Suning Group i kanë bërë ofertë trajnerit prej 15 milionë euro në katër vite.

Italiani e ka pranuar ofertën pasi ajo më e hershmja ishte 11 milionë euro.

Burime brenda Suning bëjnë me dije se klubi i Interit ka filluar negociatat me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, për ta liruar trajnerin.

Conte aktualisht me skuadrën e tij londineze është 10 pikë para vendit të dytë në Ligën Premier, ndërsa Inter gjendet në vendin e gjashtë në Serie A.

Trajneri aktual i Interit është Stefano Pioli, i cili pasoi të larguarin Frank De Boer.

Shoqëria civile në mbrojtje të lumenjve në Rahovec

0

Me moton “Lumenj të pastër-jetëgjatësi për të gjithë”, shoqëria civile në Rahovec ka ndërmarrë veprime për të parandaluar shkatërrimin dhe ndotjen e rrjedhave ujore në Rahovec, Fortesë dhe Sopniq.Pas vlerësimeve të bëra se lumenjtë Duhllo dhe Rimnik në Rahovec, lumi Bellaja në Fortesë dhe përroi në fshatin Sopniq, i janë nënshtruar një degradimi sistematik, ndërsa hedhja e mbeturinave në këto ujëra po ndikon rrezikshëm në florë dhe faunë.

Kështu, Këshilli Rinor i Rahovecit, ka ndërmarrë një mori veprimesh konkrete duke biseduar me banorë të zonës, përgjegjës të fshatrave e lagjeve të qytetit, si dhe me autoritetet komunale përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, për të sensibilizuar për nevojën e mbrojtjes së rrjedhave ujore.Tejmbushja me mbeturina të ngurta dhe mbetje urbane po shkakton edhe përmbytje të zonave të banuar, fenomen ky i shprehur më të rëndi në fshatin Fortesë dhe në disa lagje të qytetit të Rahovecit.

Projekti mbështetet nga organizata “CRESSIDA, REC-Kosova, dhe ka për synim të bëjë: – Identifikimin e shkaktarëve të ndotjes së ujërave, hartimin dhe publikimin e metodave mbrojtëse të shtretërve të lumenjve, adresimin e shkaktarëve degradues tek organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, diskutimi i problemeve të identifikuara përmes tryezave, si dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e përmbytjeve (vërshimeve) eventuale.

Prandaj, Këshilli Rinor i Rahovecit fton për bashkëpunim qytetarët, nxënësit, shoqërinë civile dhe autoritetet lokale e qendrore, që të bashkohen në këtë projekt për të mbrojtur rrjedhat ujore, në mënyrë që të kemi jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë.

Komuna e Rahovecit ndan rreth 40 mijë euro për sport e kulturë

0

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Rahovecit të mbajtur me datë 28 shkurt 2017, përveç pikave tjera të cilat janë miratuar nga kuvendarët ka qenë dhe është aprovuar edhe propozim vendimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi për përkrahjen financiare të klubeve-shkollat sportive, OJQ-ve rinore dhe shoqërore artistike-muzikore në Komunën e Rahovecit.

Pas diskutimeve, anëtarët e kuvendit kanë marrë vendim për përkrahjen financiare të klubeve-shkollave sportive, OJQ rinore dhe shoqërore artistike-muzikore të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit për vitin 2017, shuma e përgjithshme e cila është ndarë për përkrahje financiare është 41 mijë e 300 euro.

Klubet-shkollat sportive, OJQ rinore dhe shoqërore artistik-muzikore janë këto: K.F “Rahoveci” 11 mijë euro, K.B “Rahoveci” 11 mijë euro, K.F “18 Korriku” 2 mijë euro, K.F “Ratkoci” 2 mijë euro, K.F “Xërxa” 2 mijë euro, K.SH “Rahoveci” 1000 euro, Sh.F “Rahovec” 800 euro, Sh.F “Burimi” 700 euro, Sh.F”Drenoci” 500 euro, Auto moto corting club Rahoveci 500 euro, Shoqata e të verbërve 500 euro, SHKA”Anadrini” 3 mijë euro, SHKA “Bajram Curri” 2 mijë e 500 euro, SHKA “Rahoveci” 700 euro, festivali ndërkombëtar i poezisë 2 mijë euro, OJQ ShK “Vihuela” 500 euro dhe këshilli rinor i Rahovecit me 600 euro.

Klubet-shkollat sportive, OJQ rinore dhe shoqëri artistik-muzikore të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit, bazuar në rregulloren për ndarjen e subvencioneve Nr.18/30 të datës 07.05.2013, obligohen që për çdo gjashtë muaj të raportojnë te Kryetari i Komunës me raport të detajuar për shpenzimin e këtyre mjeteve./PrizrenPress.com/

Thirrja amerikane, alarm për drejtësinë kosovare

0

Thirrja e para dy ditëve e përfaqësuesit të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, për të reformuar e për të forcuar gjyqësorin dhe kësisoj për t’u hapur, veç tjerash, rrugën edhe investimeve të huaja në Kosovë, nga analistët dhe ekspertët e kësaj fushe po shihet si një sinjal i qartë dhe shumë sinjifikativ për institucionet tona të drejtësisë, në mënyrë që të fuqizohet shteti i së drejtës dhe përfundimisht të ketë rend e ligj në këtë vend, ku respektohet e drejta dhe sundimi i ligjit. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo thirrje duhet të merret si një alarm që po bie mbi drejtësinë dhe përgjithë- sisht Kosovën. Tutje, Dibrani thotë se askush nuk do të vijë për të investuar në Kosovë pa pasur sistemin e drejtë- sisë të reformuar, pa pasur siguri në këtë aspekt në vendin tonë, por edhe shoqëria jonë pa e kuptuar esencën e demokracisë, që pa një ndryshim rrënjësor nuk do të ketë zhvillim dhe as përparim.”Së këndejmi, të gjithë faktorët relevantë, që merren me Kosovën, e kanë kuptuar demagogjinë shterpe dhe pabesinë e udhëheqjes politike në Kosovë, e cila ndryshe mendon dhe ndryshe premton e krejtësisht ndryshe vepron duke krijuar trilogjinë e konceptit demagogjik nga e cila pikëpamje udhëhiqet sot Kosova”, theksoi ai.

Mafia oligarkike e shtriu pushtetin

Sipas Dibranit, edhe pse sistemi i drejtësisë është bërë pengesë e zhvillimit dhe reformimit të vendit, vullneti për t’u ndryshuar nuk ekziston, qoftë për mungesë të profesionalizmit apo thjesht për shkak të implikimit të mundshëm në afera korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shantazhe këto nga të cilat nuk dilet kollaj. “Drejtësia në Kosovë është bërë kaq problem i madh sa nuk bëhet më, dhe për më keq as nuk ka gjasa për një reformim substancial pa të cilin nuk do të vijnë investitorë seriozë dhe sigurisht me këtë avaz do të dështojnë të gjitha institucionet e vendit, sepse nuk quhen reforma ndryshimet kozmetike vetëm “sa për sy e faqe””, ka vijuar më tej ai. Dibrani shton se sigurisht që grupet e interesit dhe mafia e oligarkëve politikë i ka futur duart thellë në sistemin e drejtësisë, përmes të cilit janë duke e kontrolluar jetën e gjithmbarshme në tërë Kosovën, prandaj, siç tha, tani për tani nuk ka gjasa që të dalë një prokuror i zoti për t’u bërë hero i drejtësisë dhe që do të ketë guxim për të luftuar krimin dhe korrupsionin në këtë vend, i cili është bërë kancer për demokracinë e brishtë kosovare. ” Pra, mendoj se pa një reformim të përgjithshëm të shoqërisë tonë as nuk do të ketë zhvillim dhe as përparim, dhe për rrjedhojë nuk do të ketë siguri dhe as perspektive për të ardhmen, sepse asnjë vend i zhvilluar nuk ka përparuar me një drejtësi të kalbur dhe me një korrupsion masiv, ashtu siç supozohet se është futur sistemi i drejtësisë në Kosovë”, theksoi ai.

Pa rend dhe ligj nuk ka shtet

Analisti tjetër, Naim Kelmendi thotë se thirrja e para dy ditëve e përfaqësuesit amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-se për të forcuar gjyqësorin dhe për t’u hapur kështu rrugë investimeve të huaja duhet të jetë sinjal i qartë dhe shume sinjifikativ për institucionet tona të drejtësisë, në mënyrë që të fuqizohet shteti i së drejtës, dhe përfundimisht të ketë rend dhe ligj në këtë vend. “Thirrja e përfaqësuesit amerikan në KS të OKBse për institucionet e drejtësisë në Kosovë është edhe tregues për këto institucione që sa më seriozisht duhet të fuqizohet shteti i së drejtës, mbase dhe me reforma substanciale në tërë sistemin e drejtësisë dhe kjo duhet parë si detyrim dhe domosdoshmëri nga njerëzit e sistemit. Ndërkaq, mosfunksionimi i shtetit ligjor për kaq kohë ka bërë që të ketë pasoja edhe në sferën ekonomike të vendit dhe kështu duke ua mbyllur derën investimeve të huaja, ngase pa shtet të fortë ligjor as investitorët e huaj nuk vijnë për të investuar në një shtet ku nuk ka rend juridik dhe ku nuk respektohet e drejta dhe ligji’, potencoi ai. Sipas Kelmendit, në sistemin e drejtësisë është përfundimisht e pashmangshme një reformë e mirëfilltë në mënyrë që në sistemin e drejtësisë të ketë njerëz kredibilë, e që me forcën e ligjit dhe të drejtës ta kenë guximin dhe kurajën profesionale që edhe t’i dërgojnë prapa grilave edhe njerëzit e pushtetshëm, e që kanë rënë ndesh me të drejtën dhe ligjin.

Pasiguria juridike po tremb investitorët

Njohësi i çështjeve juridik dhe politike, Mazllum Baraliu mendon se është indikative deklarata e përfaqë- suesit të SHBA-së. “Rendi dhe rregulli, sundimi i ligjit, shteti i së drejtës janë kategori imperative dhe është evidente që pa sundimin e ligjit, shtetit të së drejtës, me fjalë të tjera pa stabilizimin e sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë në përgjithësi, institucional, pra nuk mund jo vetëm rend, qetësi e paqe dhe rregull, por as zhvillim ekonomik e as investime të huaja, qoftë direkte apo indirekte, për arsye se thjesht krahas problemeve infrastrukturore çështja e sigurisë kapitale, sigurisë së investimeve dhe respektimit të ligjit në rast të kontesteve që mund t’i kenë investitorët e huaj është çështje primare dhe prandaj ne kemi rënie investimesh në vend që të kemi rritje të tyre”, theksoi ai. “Për çdo vit, fatkeqësisht, kemi rënie për arsye se nuk është ambienti dhe atmosfera e të bërit biznes adekuat, dhe nuk ka siguri dhe as sundim të ligjit. Prandaj, vërejtjet dhe sugjerimet e tilla duhet marrë seriozisht dhe me dashamirësi, pra të mirëqena nga institucionet tona për të investuar shumë më tepër në avancimin e pushtetit dhe të sistemit gjyqësor e të drejtësisë”, u shpreh më tutje Baraliu

Ymer Berisha: Komuna e Prizrenit ka në realizim disa projekte kapitale

0

Akuzave të opozitës ju është përgjigjur Ymer Berisha, shef i Zyrës për informim në komunën e Prizrenit.

Ai për “Kosova Sot” pohon se emërtimet buxhetore të planifikuara për realizim në secilin vit janë votuar në Kuvendin e komunës edhe nga kuvendarë të LDK-së, ndaj lidershipi i kësaj partie është mirë që të konsultohet me kuvendarët e subjektit të tij para se të pretendojë të bëjë lajm të paqëndrueshëm politikisht e publik.

“Në këtë mënyrë po e humb seriozitetin e nevojshëm për komunikim me qytetarët. Komuna jonë ka në realizim disa projekte kapitale që marrin kohë më shumë se një vit, ndaj nxitimet për të bërë akuzua fiktive politike janë mungesë respekti ndaj punës dhe qytetarëve. Nënshkrimi i memorandumeve me ministritë e Qeverisë së Kosovës, të cilat përkrahin projektet tona publike, kalojnë shumën e investimeve mbi 2.000.000 euro dhe ndihmojnë qytetarët e komunës sonë në ngritjen e cilësisë së jetës në përgjithësi, ata që marrin guximin t’i klasifikojnë ‘false’ janë më shumë sesa duhet të ‘guximshëm’, në politikë- bërje”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, komuna vazhdon të ruajë kujdesin maksimal për të gjithë.

Kurse qytetari Ramadan Gashi, pensionsit, pohon se ka pasur rastin të dëgjojë se Prizreni po e fillon projektin për një shtëpi pleqsh dhe kjo e ka gëzuar atë. Sipas tij, kjo është e nevojshme për Prizrenin.

“Nuk më intereson mua a është vit zgjedhor apo jo. Kjo që më intereson mua është fakti se Prizreni për një vit ose më së largu për dy vite do të ketë shtëpi pleqsh”, pohoi ai për gazetën.

Zafir Berisha: Ramadan Muja po tenton t’i mashtrojë qytetarët e Prizrenit

0

Kryetari i Nismës në Prizren Zafir Berisha, tha se pushteti lokal po tenton që me projekte të reja t’i mashtrojë qytetarët e Prizrenit.

“Tash po dihet se projektet e proklamuara, memorandumet false, të nënshkruara midis ministrave dhe të dënuarit Ramadan Muja, janë në vazhdën e tentimit për të mashtruar qytetarin e Prizrenit”, është shprehur ai.

Pushteti i Prizrenit, skandalet po tenton t’i mbulojë me projekte të reja

0

Artan Abrashi, nga VV-ja, Qendra në Prizren, shprehet se është i sigurt se do të ketë nisje të projekteve të reja.

“Një pushteti të zhytur në skandale të shumta nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i mbulojë ato me nisje të projekteve të reja. Do të këtë projekte të nisura, jo projekte të përfunduara. Pra, spektakël mediatik, pa kurrfarë rezultati konkret”, është shprehur Abrashi.

Haxhi Avdyli: Projekte për fushatë

0

Komuna e Prizrenit këta muaj e fundit ka bërë një mori përurimesh dhe ka vërë një numër gurëthemelesh, të cilat domosdo se qytetarët i kanë gëzuar, por, siç ndodh rëndom, projektet e këtilla zvarriten dhe qytetarët pak ua shohin hairin. Opozita prizrenase nuk pajtohet me mënyrën se si përurohen projektet dhe pastaj nuk e shohin dritën për një kohë të gjatë.

Kreu i degës së LDK- së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka theksuar se në bazë të pasqyrës së buxhetit të komunës vërehet që ka një numër të madh të projekteve të reja, derisa ka projekte të tjera që po zvarriten me vite.

“Kjo tregon që Komuna e Prizrenit punon në stihi dhe vetëm për fushatë, e më pak për interesin e qytetarëve. Projektet madhore, si shkolla, shtëpi kulture e tranzitet kanë mbetur në gjysmë për shkak të papërgjegjësisë së Komunës, e në anën tjetër bëhen shtrime rrugicash e trotuaresh sa për qëllime elektorale”, është shprehur ai për “Kosova Sot”.

Flet Hatim Baxhaku: Ja si do të votoj për demarkacionin!

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku i cili mori mbështetje shumë të fuqishme nga elektorati i partisë së tij, pasi që vendosi që të mos merrte pjesë në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president, ende nuk e ka bërë publike votën e tij për Demarkacionin.Ai i ka thënë Gazetës Blic se për votën e tij përfundimisht do të vendos ditën edhe kur do të mbahet seanca për demarkacionin.

“Unë votën time do ta jap në Kuvend, ne jemi një grup deputeteve i pavarur që kemi kërkuar sqarim sepse ne kemi pasur dyshimet”, tha Baxhaku për Gazetën Blic.

Deputeti i rajonit të Prizrenti, tha se asnjëherë nuk e ka bërë publike votën e tij.

“Nuk kam thënë që do ta votoj apo jo”, tha ai.Ndryshe, Gazeta Blic ka raportuar se aktualisht koalicioni nuk i ka votat për ta ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin.Përpos që Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në Kuvend pa miratimin e Asociacionit, në anën tjetër, janë edhe hië më pak se 12-14 deputetë të koalicionit që kanë paralajëmruar votë kundër këtij versioni të demarkacionit.Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë për Gazetën Blic se duhet të arrihet një marrëveshje me opozitën dhe me Malin e Zi për demarkacionin.