Home Blog Page 6117

Qytetarët e (pa)fajshshëm viktima të dënimeve gjyqësore nga vet KEK-u

0

Avokat GENT GJINI

Qytetarët e Republikës së Kosovës në ato proceset të privatizimeve, respkevisht forcimit të shtetit ligjor dhe tranzicionit për demokraci të shëndoshë dhe stabile, janë po ata që në lëkurën e tyre më së miri i ndiejnë efektet sociale dhe materiale.Ato efekte, që preken nga nevojat publike dhe të domsosdoshme për jetesë, standard, dhe mirëqenie në jetën e tyre. Për të i vlerësuar këto dhe për të i shfrytëzuar këto resurse publike, që vet shteti i Republikës së Kosovës, ia garanton dhe vet shteti këto resurse duhet ne mënyrën më të mirë, të i shërbej qytetarëve këto resuresve publike, respekvisht të taksapaguasve.

Fjala për resursin publik, dhe nevojën për mireqenie të punës dhe jetesës që i shfrytëzon dhe edhe i prek sot qytearët e Kosovës, pra i dënon ne aktgjykime respekvisht ne akuza ,dhe finalizimet me dënime meritore në të holla te gjyqësore, sot mollë sheri apo inkuzicioni mejsetar i qytetarëve paraqitet vet institucioni i KEK-ut.Ky institucion publik që abuzon me fatura të fryera, dhe aq edhe jo transparete, e më edhe e keqja është edhe denoncimet që i paraqesin prokurorive, për të i dënuar qytetarët për vjedhje te rymës. Kjo edhe tani në gjuhën më të përdour tani, prekjes së orës së rymës, apo të bllombës, për shumë e shumë qytetarë që janë akuzuar, akuzohen, dhe dënohen pa bazë dhe pa arsye.

Kjo lojë, them kushtimisht që e bën vet KEK-u ndaj qytetarëve, apo disa qytetarëve është ajo lojë që i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut. Kur i potencoj keto lloj shkelje, ato bëhen më të sforcuara me dënimet që marin nga gjykatat e prokurorit, që bëjnë këso akuza te pamatura, akuza te pa arsyetuara akuza, ku veprohet me subjektivizëm dhe kur edhe vet këto marin epilogun përfundimtar të dënimeve që i shqiptojnë gjykatat, ndaj disa qytetarëve të Republikës së Kosoves. E kjo edhe ndaj atyre, qytetarëve që obligimet të shtetit, në veqanti te pagesave të rrymës ato i realizojnë të përpiktë në kohë, pagesa të tyre ne arkën e shtetit.
Vlerëismi im në këtë shkrim, është aq sa problem social aq edhe problem juridik, që ngreh në vete një gamë të shekeljeve elementare të drejtave te njeriut. Kur e them se ky problem është social rrjedh nga konstatimi se me keto veprime që i bën KEK-u prek qytetarët drejtëperdrejtë në mirëqenien, e tyre dhe pagsesave enorme, dhe disproporcionale që paguajne, dhe nga pamundësia dhe mllefi për ata qytetar në shoqëri krijohen antagonizma sociale, pse ai paguan më pak, dhe pse ky paguan më shume e kjo edhe derivimin më vone e ka në protesta. E kjo veqanërisht, edhe të largimit të qytetarëve nga shteti i Republikës se Kosovës, si një ndër arsyerat e migrimit që ka mundur të ndodhur në dekadën e fundit e ashtu edhe tash.

Dimensioni juridik që ngerthen problemin, dhe prek qytetarët është ajo e akuzave dhe dënimeve që marrin nëpër gjykatat. Edhe atehëre kur lënda përfundohet pa paraninë e tyre, dhe pa mundësine e dekariëmeve te tyre. E dënimi i shkon si ato kartolinat e kershendellave. E kur dihet, që gjithë qytetarët nuk kanë arsimim juridik për të i kuptuar këto, dhe të reagojnë me kohë në seanca, apo ne ankesa. Dimensioni juridik është me prekës dhe me e rëndë, që e perjetojnë qytetarët e Kosovës, sepse ata i bën fajtor pa qenë, në vertetë si të tillë.

Pa qenë si të tille të dënuar, respektivisht të kyrerjes së veprave penale që dëmtojne KEK-un. Që ajo shumicë dërmuese e qytetarëve, nuk i kanë ndërmare veprimet të brendshme në orët e rymës, apo të heqjes se bllombës apo të prekjes se tyre, për të ardhur kinse deri te vjedhja e rymës. Por për hir të vertetës situtata reale dhe faktike që mund të kete ndodhur ka ardhur, si shkak i vet inspektorëve apo komisioneve që kane bart uniformën e punëtore të KEK-ut, dhe ata kanë pas atë autorizim, që të bëjnë monitorimet dhe me që rast edhe ndërhyrjet ato të brendshme kanë qenë rezultat i tyre. Dhe anomalia në shoqërinë tonë bën të kuptosh se qytetarët kinse pikersht kane pasur qëllime tendenca të vjedhjes së rymes, dhe ata janë gjendur në banka të të akuzareve me “vullnet të tyre” e ashtu edhe dënimet që të i pranojnë .

Shumica e qytetarëve, nuk e kanë bërë, dhe nuk do ti bënin këto. E them këto gjithmonë duke aluduar te qytetarët të ndërgjegjshëm, qytetarë të kulturar. E veqanërisht kjo bëhet edhe më e rëndë për ata qytetarrë që perveq këtyre, kanë gëzuar autoritet në shoqëri, duke qenë edhe profesor, pedagog, duke qenë njerz te respektuar ne shoqëri. E që kjo të i dëmton ata, iu prish autoritetin dhe rreputacinin e tyre për të dalë për ty gjykuar, për diqka që as që nuk e kanë bërë, por as që dinë të bëjnë atë. Sepse ajo ka të bëjë me rrymë, ka te bëje me rrezikshmëri të lartë të prekjes, por edhe tekniken e të bërjes se këtyre gjërave, që si është e mundur që këto të i bëjnë kjo shtresë, e respketuar në shoqëri.

Pra për ta përmbyllur këtë problem social e juridik, që dënojnë qytetarë dhe prishin imazhin e tyre në shoqëri për tu ballafaquar me akuza, nëpër gjykata, jurisprudenca gjyqësore, duhet të jetë më e kujdeshme, dhe te shikon dhe niset pikërisht në ato premisat se më të vërtetë a është kryer kjo nga këta të shikojnë se kush janë këta dhe situatën e rrjedhjes te ndodhur. Që në fund nga ky problem hibrid, po del qe vet autoriteti i KEK-ut, është ai që i bën këto, i prek apo i dëmton aparatet e rrymës dhe më vonë ata qytetare të ndërgjergjeshëm i qesin para aktit te kryer, të edhe vendimeve meritore të dënimeve, pra kjo politikë ndëshkimore duhet të ndrohet dhe të rrishqyrtohet.

Lirohen nga akuza për korrupsion Nexhat Çoçaj dhe Shaip Buduri

0

Ish-Drejtori Komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe drejtori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Shaip Buduri, të hënën, janë liruar nga akuza për korrupsion.

Shpallja e aktgjykimit është bërë në Gjykatën Themelore në Prizren, nga trupi gjykues, i kryesuar prej gjyqtares Ajser Skenderi. “Të akuzuarit lirohen nga akuza në bazë të nenit 364, pika 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, sepse nuk është arritur të provohet akuza” tha kryetarja e trupit gjykues, Skenderi.

Shaip Buduri dhe Nexhat Çoçaj akuzoheshin se kanë punësuar profesorin Besnik Krasniqi, në gjimnazin “Gjon Buzuku”, pa konkurs publik.

Sipas aktakuzës, Buduri duke qenë drejtor i shkollës në fjalë, kishte lejuar, profesorin Krasniqi, të japë mësim për pesë muaj, pa kontratë të punës.

Ndërsa Çoçaj akuzohej se ia ka lidhur Besnik Krasniqit, kontratën e punës në mënyrë të kundërligjshme, pasi që nuk kishte shpallur konkurs publik për atë vend të punës.

Shaip Buduri, në maj 2016, pas përfundimit të gjykimit të parë, ishte dënuar nga kjo gjykatë me një vit burgim efektiv, ndërsa i akuzuari tjetër Nexhat Çoçaj ishte liruar nga akuza.

Por, Gjykata e Apelit, ka prishur një aktgjykim të tillë, me arsye se nuk është vërtetuar në tërësi gjendja faktike. Sipas Apelit, gjykata nuk ka arritur të arsyetojë përgjegjësinë e drejtorit të shkollës, Buduri, në punësimin e profesorit, pasi që punësimin e bënë DKA-ja.

Apeli, poashtu ka gjetur se nuk qëndron arsyetimi se drejtori i DKA-së, Çoçaj, ka lidhur kontratën në bazë të UA 08/14, pasi që lidhja e kontratës është bërë me 2 shkurt 2014, ndërsa UA ka hyrë në fuqi me 25 shkurt 2014. /betimiperdrejtesi/

Ekuilibri i keq i Rusisë

0

Shkruan: Anders Aslund

Politika e jashtme është duke lënë nën hije politikën e brendshme

Pas më shumë se dy viteve të tkurrjes ekonomike, Rusia duket ta ketë arritur një- farë ngjasimi me stabilitetin. Edhe pse rritja ekonomike pritet që të jetë vetëm 1% në vitin 2017, frika nga destabilizimi ekonomik, e cila e kishte përfshirë vendin që nga invadimi i Krimesë në vitin 2014, sikur është avulluar. Kombinimi i optimizmit të politikës së jashtme, komfortit dhe represionit të brendshëm, duket të jetë një eliksir i fuqishëm. Sikur edhe në kohën e Leonid Brezhnevit, politika e jashtme është duke lënë nën hije politikën e brendshme të Rusisë. Por, për dallim nga atëherë, perspektivat e Rusisë duken të ndritura. Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’i përmirësuar raportet me Kremlinin dhe bëhet e ditur se do të takohet me Putinin në qershor. Zgjedhjet presidenciale franceze, të caktuara për në prill, po ashtu mund t’i shkojnë për shtati Rusisë. Si kandidati i qendrës së djathtë, François Fillon, po ashtu edhe kandidatja e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen, janë miq të pasionuar të Putinit edhe pse edhe centristi Emmanuel Macron, i cili nuk është, ka gjasa në zgjedhje.

Spektri i represionit

Zgjedhjet presidenciale të vetë Rusisë, që pritet të mbahen në mars të vitit 2018, nuk duken aq momentale, meqë nuk pritet ndonjë ndryshim. Mbetja e Putinit në postin e presidentit duket se do të jetë e pranueshme për shumicën e rusëve, të paktën për moskovitët. Infrastruktura e Moskës kurrë nuk është dukur më mirë: qyteti ka një metro që funksionon për merak dhe ka disa aeroporte moderne dhe të pastra e efikase. Bile edhe parkingjet e saj, që dikur ishin kaotike, tani janë vënë në rend. Banorët e Moskës mund të vizitojnë qendrat luksoze tregtare dhe të blejnë çfarë ushqimi që të duan (me përjashtim të djathërave perëndimore) me çmim të mallit me shumicë. Natyrisht, ka rusë që nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale të gjërave. Kjo, midis tjerash, është shkaku pse ekziston Shërbimi federal i sigurisë (FSB). “Freedom House” ka degraduar deri në maksimum vlerësimin e Rusisë në fushën e të drejtave politike. Spektri i represionit ishte evident në Forumin Gaidar të muajit të kaluar, një ngjarje vjetore e cila organizohet nga Akademia presidenciale e Rusisë, për nder të reformatorit nga epoka e Yeltsinit, Yegor Gaidar. Çdo vit, me mijëra shkencëtarë socialë rusë dhe me qindra të huaj mblidhen për tri ditë, për të diskutuar politikën ekonomike. Ministrat qeveritarë në panele duken të relaksuar, të hapur dhe kompetentë, por janë të vëmendshëm që t’i evitojnë deklaratat e mëdha. Problemet kyçe të Rusisë – mungesa e të drejtave reale pronësore, mungesa e sundimit të ligjit, dhe mungesa e demokracisë, janë përmendur sivjet, në rend të parë nga ish-ministri i financave, Alexei Kudrin, por vetëm në përgjithësi dhe shkarazi. Si zakonisht, pjesa më e madhe e diskutimeve plenare iu përkushtoheshin detajeve të politikës makroekonomike të vendit, e cila duket se funksionon mirë. Establishmenti i madh ekonomik i Rusisë nuk është aspak në gjendje të mjerë.

Regjimi i Putinit e ka konsoliduar veten

Derisa qëndrimi i ministrave mund të mos na habitë, forumet e kaluara ‘Gaidar’ e kanë bartur shpresën për disa sfida ndaj elitës sunduese. Akademikët ekonomistë të Moskës marrin pjesë me vëmendje në këtë forum çdo vit, duke shpresuar që të dëgjojnë diçka radikale, apo paksa shpërfillëse edhe pse as vetë nuk janë të gatshëm për ndryshime. Në forumin e vitit të kaluar, një panel prej dhjetë personave, liberalë të mirënjohur të Rusisë, kishte menduar se ndryshimet ishin në ardhje e sipër. Disa pjesëtarë të panelit bile prisnin edhe sfida ndaj regjimit, p.sh. që ndonjë pjesëtar i opozitës do të zgjidhej në Duma, ose se vështirësitë ekonomike do të shkaktonin trazira sociale. Këto parashikime nuk u realizuan. Në fakt, ndjenja e përgjithshme në mesin e rusëve është se, invadimi rus në Ukrainë dhe konfiskimi i Krimesë, ishin gjë e mirë për Rusinë. Kjo ishte një kryevepër e Putinit. Duke transformuar Ukrainën në një vend të dobët dhe me konflikte, ai shtypi ngritjen e ndjenjës së demokracisë në Rusi, si dhe rriti euforinë nacionaliste. Një zhvillim tjetër i politikës së jashtme, nga i cili do të mund të përfitonte Putini, sipas Tatyana Vorozheykinas, profesoreshë në Shkollën moskovite të shkencave sociale dhe ekonomike, ka të bëjë me shkatërrimet në Alepo. Këtë vit, askush nga paneli në evenimentin Gaidar nuk parashikoi asgjë të re, pos inercisë, një represioni më të madh dhe një konformizmi në masë. Regjimi i Putinit e ka konsoliduar veten rreth flamurit dhe janë të paktë ata rusë që janë të gatshëm ta sfidojnë status-quonë. Për këtë shkak, burimi i vetëm i ndryshimeve, janë ngjarjet dhe raportet me jashtë, zonat në të cilat Putin nuk e ka një kontroll të plotë. mDuket se Rusia gjendet në “këmbë” të fuqishme gjeopolitike. Por, gjërat nuk janë gjithmonë ashtu sikur që duket të jenë. Por, në aspektin afatshkurtër, sikur që e bëri të ditur analisti politik i pavarur Dmitri Oreshkin në forumin ‘Gaidar’, ka të ngjarë që vetëm ndonjë ngjarje “mjellma e zezë” jashtë vendit, mund të shkaktojë ndryshime në Rusi. Ekuilibri i ri i vendit mund të mos jetë i mirë, por ai duket stabil, tani për tani.

(Anders Aslund është bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Atlantikut në Uashington). Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT

Velezha, fshati i famullisë së vjetër dhe jazit të mullirit

0

Fshati Velezhë gjendet larg nga rruga magjistrale Prizren – Suharekë, në kilometrin e gjashtë, nga perëndimi diku rreth 4 km. Për të arritur gjer në fshatin Velezhë, rruga kalon përgjatë fshatit Shpinadi. Nëpërmes kësaj rruge, fshati Velezhë dhe fshatrat e tjera të famullisë, lidhen me Prizrenin dhe qendrat e tjera. Më parë, fshati Velezhë është lidhur me Prizrenin me rrugën e vjetër, e cila shkonte nëpërmes fushës “Bacarabë” dhe në afërsi të “shpatit të Bacarabës” bashkohej me rrugën që i lidhte fshatrat Shpinadi, Caparce dhe Novakë, dhe shkonte në drejtim të jugut, duke përshkuar fushën e Prizrenit, deri në qytet. Nëpërmes fshatit kalon një proçkë e vogël, që fshatin e ndan në dy lagje e fshatit: “Mahalla e epërme” dhe “Mahalla e poshtme”. Nën administrimin e Zyrës Civile të Velezhës janë: Velezha, Shpenadia, Novaka, Caparci, Smaqi. Pra, kuptimi i emërtimit Tarazhda, është kuptim “I tokës së thatë” dhe etimologjikisht e ka kuptimin nga gjuha shqipe.

“Bacaraba” shtrihet në dy zona kadastrale

Në Velezhë ka ekzistuar dikur edhe një mulli, si dhe Jazi i mullirit dhe vija e mullirit. Në mes të zonës kadastrale Velezhë dhe Shpenadi, në afërsi të rrugës gjendet kryqi i cili e ka historinë e vet sa edhe famullia. Vendi quhet te Kryqi. Zona kadastrale e Velezhës përfshin sipërfaqen prej 263 hektarë, 2 ari e 95 m katrorë. Krejt kjo sipërfaqe është shtrirë në mikrotoponimet: Bacaraba, Tarazhda, Krevare, Xuklla, Bellapolja etj. që janë mikroemërtimet e hapësirave të caktuara në kuadër të zonës kadastrale. Këto mikrotoponime dalin nga kuptimi i strukturës, pozitës apo karakteristikave të tjera të tyre. Mikrotoponimi “Bacaraba” shtrihet në dy zona kadastrale, atë të Velezhës dhe të Shpinadisë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Shumë banorë ikën në Perëndim

Drejtori i shkollës së fshatit Velezhë, profesor Ndue Çollaku shpjegon se ky mikrotoponim, e ka kuptimin e ekzistimit, shumë bacave në një vend. Ai thotë se këto dhe të tjera i shpjegojnë edhe banorët e këtij fshati si në formë frazash edhe pleqtë e këtij fshati si Martin Curri, Mark Doçi e Tush Selita. Ai thotë se këta pleq të Velezhës janë një shkollë e së kaluarës. Çollaku thotë se shkolla dikur i kishte 850 nxënës, por fati ka dashur që 60 për qind e këtyre banorëve tash jetojnë jashtë Kosovës. Ai shton se shkolla tani ka 230 nxënës. Çollaku shprehet se dikur ky fshat është marrë me bujqësi dhe ka pasur jetë të pasur, por tani ballafaqohen me problemin e ujit të pijshëm. Fshati Velezhë është i besimit krishter.

(Kosova Sot)

Po shantazhohem vetëm pse i përkas LDK-së

0

Mjeku Arsim Berisha tha se është i vetmi specialist që dërgohet të punojë nga qyteti në fshat, teksa janë mbi 20 mjekë të përgjithshëm që punojnë në ambulancat e qytetit.

“Unë i përkas LDK-së, prandaj s’ka arsye tjetër. Për hir të së vërtetës unë kur jam pranuar në punë si mjek i përgjithshëm, kontratën e parë e kam pas në QMF Korishë, por aty kam punuar rreth 15 muaj. Ka mbi 5 vite që s’kam punuar asnjë ditë atje. Mendoj që, është presion nga ana e drejtorisë karshi meje, për arsyen e vetme që unë kam kundërshtuar disa herë menaxhimin e kësaj drejtorie me QKMF. Prandaj nuk ka arsye tjetër pos personale dhe politike”, ka thënë Berisha.

Po ashtu ka shtuar se është ndjerë tepër mirë kur ka kuptuar se rreth 200 banorë të lagjes Kurilla kanë kërkuar rikthimin e tij në QMF Kurilla.

“Është qesharake që mua si specialist më dërgojnë në Korishë, ndërsa në vendin tim i dërgojnë dy mjeke të përgjithshme. Arsyetimi i tyre pastaj kur e kanë bërë, ka qenë që një grup prej 21 vetash kanë kërkuar mjek që e njeh gjuhën turke dhe fjalia e tyre ka qenë tekefundit Dr.Arsimi e ka kontratën në Korishë”, ka deklaruar Berisha, duke shtruar dilemën se përse nuk është dërguar që të punojë në QMF-në në Korishë nga viti 2012, por se një vendim i tillë merret vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale.

“A nuk është ky shantazh e presion?”, ka thënë Berisha./PrizrenPress.com/

Hoxha-Babuna: Qeveria e Ramadan Mujës, po i fsheh pronat publike

0

Kuvendarja e Nismës në Prizren,Ganimete Hoxha-Babuna, akuzon qeverinë “Muja”, për fshehje të pronave publike. Sipas saj, këto prona po shfrytëzohen nga “klientela e tij”.

“Kjo u dëshmua në raportin e punës që u paraqit për t’u diskutuar në Kuvendin e Prizrenit, në mbledhjen e fundit”, tha Hoxha-Babuna.

Ajo tha se dokumenti që është paraqitur në Kuvedn, nuk meriton të quhet dokument i punës.

“Dokumenti është me shumë të meta, si në aspektin përmbajtjesor, kuptimor dhe semantik”.

“Vërtet është mëkat që në Kuvend vjen një dokument i tillë. Kjo tregon nivelin më minimal të përformancës te Ekzekutivi dhe seriozitetin e tij karshi Kuvendit. Me të tilla shkrime, Kuvendi po bëhet gjithnjë e më i zbehtë”.

Hoxha-Babuna tha se raporti i punës, nuk paraqet asnjë lloj informacioni.

“E vetmja gjë pozitive, që është prezantuar në këtë letër është specifikacioni i raportit financiar të shfrytëzuesve të pronës komunale.

Aty shihet se ka shfrytëzues të pronës, të cilët për një kohë shumë të gjatë nuk ju janë përgjigjur obligimeve ndaj Komunës”.

“Pastaj ne dyshojmë se kjo nuk është lista e plotë e pronave komunale të cilat shfrytëzohen nga personat fizike apo juridik. Ne, pretendojmë se ka më shumë prona komunale se sa janë paraqitur”/PrizrenPress.com/

Nënkryetari i AAK-së, kërkon prishjen e koalicionit me PDK-në në Prizren

0

Nënkryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Naim Çelaj, kërkon që të prishet koalicioni me PDK-në në Prizren.

Ai thotë se AAK-së nuk i duhet PDK-ja.

Çelaj, për herë të parë ka treguar se prishjen e koalicionit m PDK-në, ka kërkuar që dy vite.

“Ka më shumë se dy vite që kam ngritur zërin tim në kundërshtim të koalicionit mes AAK-së dhe PDK-së në Komunën e Prizrenit”, tregon ai, shkruan PrizrenPress.

“PDK-ja në Prizren nuk është e aftë të qeveris Prizrenin. Ka mungesë të njerëzve dhe vizionit që qëllim ka zhvillimin e kësaj komune dhe qeverisjen e mirë”.

“Kjo vërtetohet edhe me faktin se shumica dërmuese e drejtorëve komunal të kësaj partie, janë të inkriminuar, e nën akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“PDK-ja në Prizren , pushtetin e shfrytëzon vetëm për përfitime të grupeve të ngushta të interesit, në një keqqeverisje pa vizion dhe pa të ardhme.Prandaj, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në Prizren nuk i duhet PDK-ja dhe nuk duhet të vazhdoj koalicionin me të paaftët dhe të inkriminuarit as edhe një ditë…!!!!”/PrizrenPress.com/

Prizren: Akuzohet për keqpërdorim përmbaruesi Mehdi Reshani

0

Në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren,  ndaj përmbaruesit privat Mehdi Reshani, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë paraqitur prova te reja, të cilat nuk i kishte në posedim gjykata.

Gjatë leximit të provave materiale nga shkresat e lëndës, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka konstatuar se në aktakuzë përmendet një parashtresë me prova të mbrojtjes, por ato prova nuk i posedonte gjykata.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, tha se nuk e dinte si ka ndodhur që ato prova, nuk gjenden në lëndë, pasi që, siç tha jo, i kishte dërguar të gjitha. Gashi, një kopje të tyre ia dorëzoi gjykatës.

Mbrojtësi i të akuzuarit Reshani, avokati Bashkim Nevzati, tha se bëhet fjalë për një parashtresë me rreth 20 prova, të cilat ai ia kishte dërguar prokurorisë në fazën hetuese. Nevzati kërkoi që të njëjtat prova, të administrohen nga gjykata.

Përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, kërkoi që të administrohet si provë, marrëveshja e zotimit të nënshkruar në mes dy aksionarëve të ndërmarrjes “Agrokosova Holding”. Sipas saj, me këtë dëshmohet se përmbaruesi privat Mehdi Reshani, ia kishte pamundësuar administrimin e ndërmarrjes njërit prej pronarëve legjitim.

Trupi gjykues, do të vendos në seancën e radhës, rreth administrimit apo jo të këtyre provave të prezantuara nga palët, pasi të bëjë analizimin e tyre.

Seanca e radhës u caktua më 7 prill, në ora 09:30.

Prokuroria Themelore në Prizren, e akuzon përmbaruesin privat Mehdi Reshanin, se kishte tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, e njëkohësisht i kishte shkaktuar dëm personave tjerë. Sipas aktakuzës, Reshani, përkundër faktit se e kishte përmbaruar lëndën përmbarimore të kreditorit “Gruppo Vinicolo Fantineli”, ndaj debitorit “QMI”, të dy palët si aksionarë në “Agrokosova Holding”, ai kishte marrë sërish veprime ekzekutive, pa e njoftuar debitorin “QMI”, duke nxjerrë nga objekti i “Agrokosova Holding”, të gjithë stafin e të dëmtuarit “QMI”./betimiperdrejtesi/

Zafir Berisha: Kadri Veseli filloi fushatën në Prizren, me rrenat e Hashim Thaçit

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, (s)është habitur kur ka dëgjuar siç i quan ai “rrenat e Hashim Thaçit ”, për Prizrenin, nga goja e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai, tha se Veselit, i kanë ikur pa përmendur edhe disa “rrena të tjera”, që ish- lideri i PDK-së Hashim Thaçi, kishte bërë në Prizren, në vitin 2009.

“Veseli e ka filluar fushatën në Prizren, me rrenat që Hashim Thaçi, i ka bërë që në vitin 2009”, tha Berisha, shkruan PrizrenPress.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar se nëse e fiton besimin e qytetarëve të Kosovës, dy ministri të Qeverisë së Kosovës, do t’i bartë në Prizren. Ai, ka premtuar se Ministria e Kulturës dhe ajo e Turizmit, do të transferohen nga Prishtina në Prizren.

Ndërkaq, Zafir Berisha, i cili e drejton Nismën në Prizren, tha se këto dy premtime kanë qenë të Hashim Thaçit.

“Thaçi ka pas premtuar se do të vendosë Shkollën Diplomatike në Prizren, Stadium Evropian…, por i paska harruar Veseli me i përmend”, tha Berisha.
Ai, tha se me mashtrimeve të tilla nuk do t’i besojnë qytetarët e Prizrenit.

“Jam shumë i bindur se qytetarët e Prizrenit nuk munden me i besuar më mashtrimeve të këtij lloji”.

Berisha tha se Veseli këto premtime i ka bërë duke i pasur në krah dy njerëz të dënuar për krime të organizuara dhe korrupsion
“Prizreni nëse është mashtruar njëherë në besim nuk do të thotë se mundesh, gjithnjë ta mashtrosh sa herë vinë zgjedhjet”, shprehet Berisha./PrizrenPress.com/

Arbër Rexhaj: Kadri Veseli po tenton t’i mashtrojë qytetarët e Prizrenit

0

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj tha se premtimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se dy ministri në të ardhmën do të bartën në Prizren, nuk është asgjë tjetër, përvq përpjekje për t’i mashtruar qytetarët. Sipas tij, partia e Veselit, ka rrënuar cdo gjë në Prizren.
“Kryetari i PDK-se Kadri Veseli paska zgjedhur Prizrenin për të filluar parafushatën zgjedhore parlamentare, madje edhe lokale ne Prizren. Ai paska premtuar që në qeverisjen e ardhshme Ministria e Turzimit ta ketë selinë në Prizren. Sigurisht që vendosja e kësaj ministrie në Prizren, si qyteti i dytë me i madh në Kosovë, do të ishte e mirëseardhur,  por, Kadri Veseli me parafushata të tilla po rren qytetaret”, tha Rexhaj.

“Këto ministri jo që nuk do të vendosen në Prizren por ai, si kryetar, qeverisja e tij, në Prizren duhet të japin llogari para drejtesisë për gjithë shkaterrimin e trashegimisë kulturore në Prizren, gjë që VETEVENDOSJE! në Prizren iu ka bërë thirrje publike prokurorerëve të Prokurorisë në Prizren”

“ Rasti i fundit, si pasojë e papergjegjesisë së ministrit dhe aktereve qeverisës në Prizren ka humbur jetën një femijë!”

“Ne Prizren e gjithë trashegimia kulturore, qëllimshëm është duke u shkaterruar, është duke u djegur, dhe degraduar skajshëm, pavarësisht reagimeve qe ia ka bërë VV-ja në Prizren, dhe pavarësisht reagimeve që i ka bërë Këshilli për Qendrën Historike të Prizrenit”.

“Nese shkon kështu, Prizreni do të mbetet pa kurrëfarë trashegime kulturore, dhe pastaj edhe vendosja e selisë së kësaj ministrie nuk ka cfare i duhet kur këtu, në Prizren nuk do të keteë asgjë për turistë”./PrizenPress.com/