Home Blog Page 6137

Arrestohen tre të dyshuar për prostitucion në Prizren

0

Policia e Kosovës në përpjekjet e saj për luftimin dhe reduktimin e dukurive negative dhe veprave tjera të kundërligjshme, ka ndërmarr një operacion me që rast ka arrestuar tre persona nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në Prostitucion” dhe veprës kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Personat e dyshuar, të arrestuar në Prishtinë të involvuar në këto vepra janë:

N. C. (viti i lindjes 1936) mashkull/sh/k
R. G. (viti i lindjes 1962) mashkull/sh/k dhe
S. K. (viti i lindjes 1974) femër/sh/k.

Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran PTH – Departamenti i Përgjithshëm në Prizren, dhe me vendim të tij, tre të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt, thotë PK, transmeton Koha.net.

“Lidhur me rastin në bashkëpunim me Inspektoret Komunal të KK Prizren është bërë një kontroll në lokalin ku punojnë i dyshuari nr. 1 dhe nr. 3, përderisa me vendim të Inspektoratit lokali mbyllet për afat të pacaktuar”, thotë PK.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend dhe realizimin e detyrave dhe autorizimeve në funksion të zbatimit të ligjit.

Malisheva në përkrahje të Ramush Haradinajt

0

Sot në Malishevë, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Malishevës, është mbajtur një marsh protestues, kundër arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, gjeneralit Ramush Haradinaj. Në këtë marsh, u kërkua lirimi i Ramush Haradinajt, pasi lufta e tij dhe e UÇK-së, ka qenë luftë e pastër dhe çlirimtare, luftë e cila është dëshmuar shumë herë. Në këtë marsh, u kërkua nga institucionet vendit që ta ndërpresin dialogun me shtetin serb, deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës dhe heqjen e akuzave ndaj çlirimtarëve.

Në këtë marshim, që filloi nga hyrja e Malishevës, e deri në qendër të qytetit në “Sheshin e Dëshmorëve”, morën pjesë mijëra qytetarë të Komunës së Malishevës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, strukturat komunale të Malishevës, si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Malishevë dhe veteran të luftës së UÇK-së.

Në fjalimin e tij, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, tha se “liria jonë, nuk ka kuptim, kur neve na burgosen çlirimtarët”. “Ne i bëjmë thirrje shtetit mik të Francës, që ta liroj Ramush Haradinajn, dhe të mos bien në kurthet e shtetit serb”. Mazreku, gjithashtu foli edhe për figurën e Ramush Haradinajt dhe angazhimin e tij ushtarak dhe politik.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e “NISMA për Kosovën”, Enver Hoti, tha se “Ramush Haradinaj, është vet liria”. “Shprehim indinjatën tonë për arrestimin e Ramush Haradinajt, ndaj të cilit përfundimisht në vitin 2012, në Hagë, është vërtetuar se lufta e tij dhe e UÇK-së, ka qenë çlirimtare dhe e pastër. Ne ju bëjmë thirrje Francës dhe INTERPOL-it, që të mos bien në kurthet e mashtrimeve serbe”, tha mes tjerash deputeti Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, pasi i falënderoj qytetarët e Malishevës, për mbështetjen e dhënë, tha se “Ramushi, Fatmir Limaj, Lahi Ibrahimaj dhe të tjerët, e kanë dëshmuar pastërtinë e luftës dhe se ata vet, janë të pafajshëm”. “Deri kur kështu do të ndiqen ata që vunë gurëthemelin e shtetit të Kosovës. Nuk guxon askush të luaj me luftëtarët e lirisë, siç është njeriu që dha gjithçka për lirinë e vendit. Andaj, ne i themi Francës, që të mos bie pre e urdhrave serbe”, tha Lekaj, i cili në fund tha se “Kosova është e varfër pa Ramushin, pasi Ramushi është vet Kosova”.

Përfaqësuesi i degës së AAK-së në Malishevë, Bashkim Krasniqi, bëri thirrje për lirimin e Ramush Haradinajt dhe për ngritjen e akuzave për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë. Ai më pas, tha se “Ramush Haradinaj, dy herë e ka mbrojtur luftën e UÇK-së në gjykatën ndërkombëtare, por kjo i pengon Serbisë, sepse pushka e Ramushit, ishte zjarr për ta”.

Edhe Sinan Gegaj, i cili foli në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, në Malishevë, kërkoi lirimin e Ramush Haradinajt, pasi lufta e UÇK-së dhe e vet Ramushit, ka qenë e pastër dhe e cila është dëshmuar nga vet këto shtete, siç është edhe Franca. Gegaj, pasi kërkoi, lirimin e Ramush Haradinajt, “kërkoi nga institucionet e vendit, që të ndërpritet dialogu më shtetin serb, deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe heqjen e të gjitha akuzave ndaj çlirimtarëve”./PrizrenPresss.com/

Rrahje në Prizren

0

Tre persona janë rrahur mes vete në Prizren.

Policia e Kosovës njofton, se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Denoncuesi i korrupsionit Granit Paçarizi në Gjykatë

0

Gjykimi i Granit Paçarizit të akuzuarit për vrasje në tentativë rifilloi për herë të tretë për shkak të ndërrimit të trupit gjykues.

Në seancën e kaluar të këtij gjykimi kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani njoftoi tërheqjen nga ky gjykim, për arsye se i akuzuari Paçarizi ka filluar të hetohet për kanosje ndaj gjyqtarit Osmani.

Paçarizit edhe sot iu lexua aktakuza, ndërsa ai u deklarua i pafajshëm për vrasje në tentativë.

Deklaratave të mëparshme të dhëna gjatë procesit gjyqësor u qëndruan besnikë të dëmtuarit Egzon Krasniqi dhe Hamid Alemdar. Të njëjtën gjë e bënë edhe dëshmitarët Hajredin Gushi, Ideal Paçarizi, Amir Kryeziu si dhe eksperti mjeko ligjor dr. Flamur Dulaku.

Në seancën e sotme avokati Pjetër Përgjoka dhe vetë i akuzuari kërkuan ekspertizë të re për lëndimet që granit Paçarizi i mori gjatë përleshjes me të dëmtuarit.

Ekspertiza e mëhershme, këto lëndime të Paçarizit i cilësoi të lehta, ndërsa mbrojtja e tij dhe vetë i akuzuari pretendojnë se bëhet fjalë për lëndime të rënda.

Por kërkesa për ekspertizë të re u refuzua nga gjykata.

“Trupi gjykues e refuzoi këtë propozim me pretekst se është bo edhe një procedurë paraprake në të cilën është vlerësuar karakteri i lëndimeve trupore të Granit Paçarizit. E jona është që trupin gjykues ta bindim edhe më tutje se është e nevojshme që të vërtetohet karakteri i lëndimeve trupore për me pas mundësi që në të ardhmen të bëjmë edhe propozime tjera që shkojnë në favor të mbrojtjes së të akuzuarit,” tha Pjetër Përgjoka, avokati i Granit Paçarizit.

Në gjykatë munguan Dardan Çollaku e Ramadan Tredhaku, ndërsa gjykata vendosi të kërkojë nga policia adresat e tyre.

Seanca pastaj u ndërpre, ndërsa u vendos që të vazhdojë më 16 mars 2017.

Granit Paçarizi akuzohet se më 6 korrik 2013 rreth orës 17:00 në Prizren para lokalit- pastiçerisë “Jupa” me dashje ka tentuar t’ i privojë nga jeta personat Egzon Krasniqi dhe Hamit Alemdar nga Prizreni për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin ndodhur ditë më parë me djalin e vëllait të tij Ideal Paçarizin.

Sipas aktakuzës, ditën e 6 korrikut 2013 të dëmtuarit pasi zbritën nga vetura filluan sulmin me mjete të forta ndaj Xhevat Dulakut dhe Granit Paçarizit që ishin ulur në një tavolinë para lokalit “Jupa”.

Atëherë, siç thuhet në aktakuzë, Paçarizi nxori pistoletën e tipit “Crvena Zastava” dhe qëlloi në drejtim të të dëmtuarve duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda.

Granit Paçarizi i kishte thënë “Drejtësisë në Kosovë” në maj të këtij viti se në seancën e gjykimit të tij për vrasje në tentativë i kishte thënë gjyqtarit Osmani që prokurori Hamitaga ia ka kërkuar 5 mijë/Kallxo.com/

Depolitizimi e shpëton drejtësinë

0

Ani pse pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, formalisht e juridikisht, por edhe me Kushtetutë, janë të ndarë nga njëritjetri, në praktikë nuk po funksion kështu, për shkak të ndikimeve politike që janë në sistemin juridik të Kosovës, qoftë në prokurori apo në gjykatë. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët, njohësit dhe opozitarët e vendit, të cilët kanë thënë po ashtu se pavarësia institucionale në Kosovë është vetëm ajo që shkruhet në letër, sepse në praktikë realiteti e ka dëshmuar të kundërtën. Ndaj është shtuar edhe çështja se çfarë mund të pritet nga institucionet e tjera, të cilat fatkeqësisht nuk po arrijnë assesi që të jenë të pavarura nga Qeveria dhe politika në praktikë!? Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se degradimi i drejtësisë deri në këtë shkallë ka bërë që të lulëzojnë krimi dhe korrupsioni dhe bashkë me to edhe dështimi i të gjithë sektorëve shtetërorë, kulturorë dhe atyre ekonomikë, derisa, sipas tij, sot vendi ynë përcillet prej skandaleve më të ndryshme dhe përveç ndonjë spektakli mediatik, pas dy-tre ditësh heshtën edhe lajmet, ndërsa e keqja shkon duke bërë udhën e vet, sa pothuajse çdo gjë është infektuar me viruset kancerogjene. “Por, të mos hamendësohemi se pa një drejtësi të mirë nuk do të kemi as sistem politik, as sistem arsimor, dhe bashkë me to as kulturë, as bujqësi dhe as ekonomi të zhvilluar, pas për t’ia shtypur frerin së keqes duhet të funksionojë sistemi i drejtësisë dhe siguria të jetë në nivel”, tha Dibrani

Nepotizmi, korrupsioni, krimi i organizuar

Sipas Dibranit, Kosova është në krizë më shumë për shkak të një sistemi të kalbur, i cili është bërë imun ndaj së keqes, për të mos akuzuar se është bërë edhe vetë pjesë e së keqes, e cila ka lulëzuar në të gjitha anët. Tutje, Dibrani ka rikujtuar një proverb popullor, i cili siç tha na mëson se “peshku kalbet nga koka”, teksa e keqja e vendit tonë janë pa dyshim Qeveria dhe bordet apo drejtoritë përcjellëse, të cilat e kontrollojnë funksionimin e Qeverisë, ndërsa, sipas tij, në anën tjetër, vendi ynë po vuan nga e keqja që e ka kapluar Qeverinë. “Kjo pasi në qeveri i kemi nepotizmin, korrupsionin, krimin e organizuar, prandaj çfarë mund të presim nga institucionet e tjera, nga drejtoritë dhe bordet që menaxhohen nga Qeveria, ose nga organizata joqeveritare, të cilat monitorojnë punën e Qeverisë, të cilat më sa duket nuk janë të pavarura, sepse reagimi dhe kritikat e tyre më shumë duken si një harmoni e marrëveshjes në mes tyre dhe Qeverisë sesa të kenë atë pavarësinë që e proklamojnë, e cila për fat të keq nuk gjendet as te prokuroria, sikurse pak ka dallime në mes të pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv. D.m.th. pavarësia institucionale në Kosovë është vetëm ajo që shkruhet në letër, sepse në praktikë realiteti e ka dëshmuar të kundërtën”, ka thënë ai. Por, Dibrani mendon se Kosova është një vend që ka ditur të kopjojë ligje të mira dhe ato t’i diskutojë dhe t’i miratojë në Parlament, derisa po ashtu në Kosovë mund të dëgjojmë siç tha se jemi shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë, por në praktikë po dëshmohet e kundërta, qoftë me nivelin e drejtësisë, me sistemin e arsimimit dhe sigurinë, e cila kryesisht është në pus pa fund.

Politika ndikon në emërimet në drejtësi

Deputetja e opozitës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, thotë se kërkesë e çdo Raporti të Progresit, por edhe të gjitha raporteve të tjera ndërkombëtare e vendore, ka qenë dhe është që politika të qëndrojë larg gjyqësisë dhe prokurorisë, si dhe sistemit juridik në përgjithësi, por në fakt, sipas saj, është krijuar një praktikë e keqe, ku këto institucione të pavarura po udhëhiqen ose po diktohen nga njerëzit që merren me politikë. “Këtë e shohim edhe nga vetë emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku ekskluzivisht është e përzier partia dhe njerëzit që udhëheqin këto dikastere kaq të rëndësishme, që gjithmonë emërohen njerëz politikë, ata që i shërbejnë politikës, pra në fakt ata që i shërbejnë pushtetit, derisa të njëjtit edhe shfrytëzohen për nevojat e pushtetit, ndërsa në momentin kur nuk u shërbejnë më pushtetarëve kemi parë se të njëjtit largohen në forma të ndryshme”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” deputetja e opozitës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj. Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, mendon se në letër në fakt janë të ndara edhe ekzekutivi nga legjislativi, si dhe nga organet gjyqësore, por për fatin e keq në praktikë nuk është ashtu dhe kjo, siç tha, jo vetëm në këtë rast, pasi edhe në raste të tjera përzierja në punët e ndara të njëri-tjetrit e ka përcjell Kosovën që nga paslufta, e veçanërisht vitet e fundit, ku tashmë është thënë edhe në opinion ndërhyrja e politikës në organet e drejtësisë si shtyllë e ndarë e shoqërisë. “Andaj, kjo praktikë natyrisht që e pengon zhvillimin e demokracisë, por edhe vendosjen e ligjit dhe rregullit në shtet, në këtë rast kur kemi parasysh se organet e drejtësisë duhet të merren me dukuritë devijuese, duke përfshirë edhe krimin e organizuar që jo rrallëherë është e implikuar edhe politika në të”, ka spikatur ai për gazetën “Kosova Sot”.

Prizren: Polici Elmi Krasniqi, akuzohet për 50 euro ryshfet

0

Zyrtari policor, Elmi Krasniqi, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur të mërkurën, nuk e ka pranuar fajësinë për marrjen e 50 eurove ryshfet.

Prokurori Metush Biraj ka lexuar aktakuzën me të cilën e ngarkon të akuzuarin Krasniqi me veprën penalet të marrjes së ryshfetit gjatë patrullimit në autostradë. Me këtë rast, i akuzuari ka mohuar akuzën.

Në këtë seancë ka dëshmuar zyrtari policor, Zbulim Asllani, i cili kishte qenë duke patrulluar     së bashku me të akuzuarin, në ditën kritike. Ky dëshmitarë ka thënë se në ditën kritike së bashku me të akuzuarin ka patrulluar në 4 lokacione brenda autostradës “Ibrahim Rugova”, dhe nuk kanë pasur asnjë problem. Sipas tij, i akuzuari ka biseduar me kundërvajtësit ndërsa ky vetëm u kishte treguar, me radar shpejtësinë e zhvilluar. Madje nuk i kujtohet nëse e kanë lëshuar ndonjë person pa e ndëshkuar, pasi e kanë ndaluar.

Poashtu Asllani ka shtuar se rreth rastit ka kuptuar pas orarit të punës, kur janë takuar me një inspektor të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), së bashku me të dëmtuarin dhe kanë kërkuar nga i dëmtuari që të identifikojë policin i cili i ka kërkuar atij 50 euro.

Sipas këtij dëshmitari, i dëmtuari fillimisht nuk ka mundur t’i identifikoj ndonjërin prej tyre si polici që i ka kërkuar para, por më vonë ka thënë se kolegu i tij, Elmi Krasniqi, po i duket si personi që ia ka marrë 50 euro. Ndërsa ka theksuar se në autostradë hyjnë shumë patrulla policie, të cilat nëse vërejnë ndonjë veturë me parregullsi apo me shpejtësi të madhe, e ndalin.

Në këtë seancë janë lexuar edhe provat materiale nga shkresat e lëndës, ku ndër të tjera edhe deklarata e të dëmtuarit të dhënë gjatë hetimit të veçantë të bërë në procedurën paraprake.

Gjatë seancës, avokati Naim Qelaj, disa herë ka ngritur shqetësimin se ka kundërthënie në dëshmitë e të dëmtuarit, të dhëna në IPK, në prokurori dhe gjatë seancës së hetimit të veçantë. Ai ka thënë se ka mundësi që të jenë bërë edhe gabime teknike por se këto do t’i sqaronte personalisht i dëmtuari, për të cilin, ka propozuar që të dëgjohet nga trupi gjykues.

Poashtu, Qelaj ka propozuar që të ftohen për të dëshmuar zyrtarët policorë, Argjent Gashi dhe Shaban Desipojci, të cilët kanë qenë prezent në momentin kur i dëmtuari nuk ka arritur ta identifikojë të akuzuarin në përnjohjen e parë.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Skender Çoçaj, ka refuzuar propozimin e mbrojtjes për dëgjimin e të dëmtuarit Ismet Gjeliloviq, por ka aprovuar kërkesën që të dëgjohen zyrtarët policorë Gashi dhe Desipojci.

Me këtë rast seanca është ndërprerë, ndërsa ajo e radhës është caktuar për 17 mars 2017, në ora 09:00.

Prokuroria Themelore në Prizren, në fund të tetorit 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Elmi Krasniqi, të cilin e akuzon se ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Sipas aktakuzës, Elmi Krasniqi, në cilësinë e zyrtarit policor, gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndaluar të dëmtuarin Ismet Gjeliloviq, për tejkalim shpejtësie. Tutje përshkruhet se i akuzuari i ka thënë të dëmtuarit se në rrugën ku lejohet shpejtësia 100 km/h, ka zhvilluar shpejtësi prej 163 km/h dhe se duhet të paguajë 95 euro dënim.

Por, sipas organit të akuzës, i akuzuari Krasniqi, i ka thënë të dëmtuarit Gjeliloviq se mund ta mbyllin çështjen miqësisht, nëse ai i jepte atij 50 euro. I dëmtuari, pasi ia ka dhënë të akuzuarit paratë prej 50 euro, menjëherë ka shkuar në stacionin policor në Malishevë, ku edhe e ka paraqitur rastin./betimiperdrejtesi/

Sylë Hoxha prokuror special deri në gusht

0

Këshilli Prokurorial në mbledhjen e sotme miratoi transferimin për 6 muaj të Sylë Hoxhës në Prokurorinë Speciale.

Sylë Hoxha do të jetë prokuror special edhe për gjashtë muaj pasi në mbledhjen e sotme Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi transferimin e tij deri më 6 gusht 2017 në Prokurorinë Speciale.

Hoxha ishte kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, por në dhjetor të vitit të kaluar, edhe pse konkurroi për mandatin e tij të dytë, u mposht në garë nga Admir Shala që u rangua më mirë se Hoxha.

Pas humbjes së garës për kryeprokuror të Prizrenit, Hoxha u transferua nga Prokuroria Themelore në Prizren në Prokurorinë Speciale, ku nisi punën më 11 janar 2017.

Ky transferim Hoxhës sot iu vazhdua për gjashtë muaj, pasi atij po i kalonte mandati prej një muaji në Prokurorinë Speciale.

Hoxha gjatë kohës sa ishte kryeprokuror i Prizrenit, ushtroi edhe detyrën e kryeprokurorit të shtetit, derisa në këtë pozitë u zgjodh Aleksandër Lumezi.

Në nëntor të vitit 2016, Sylë Hoxha pas marrjes së raportit të autopsisë paraqiti arsyet e vdekjes së aktivistit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari, duke u përfshirë pastaj në polemika me zyrtarë të këtij subjekti politik.

Komuna e Rahovecit ka pranuar edhe një veturë donacion nga UNMIK-u

0

Komuna e Rahovecit ka pranuar edhe një veturë donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara zyra në Kosovë, ndërsa donacioni u pranua nga Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar i Komunë së Rahovecit.

Nënkryetari Haxhimustafa ka falënderuar zyrtarët e UNMIK-ut për bashkëpunimin dhe donacionin e marrë, donacion i cili do të jetë në të mirë të gjithë punëtorëve të Komunës.

Vetura e pranuar si donacion nga UNMIKU-u, është veturë e përdorur por që është në gjendje të mirë teknike dhe që do të u shërbej, zyrtarëve të Komunës së Rahovecit për realizimin e punëve të përditshme administrative.

Sulmon ish të dashurën, arrestohet nga policia në Prizren

0

Një person është arrestuar në rrugën “Tirana”, në Prizren, pasi që ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij.

Policia e Kosovës njofton, se sulmuesi është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Vendimi është marrë nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren/PrizrenPress.com/

Drogë në Zhur, arrestohen dy persona

0

Dy persona janë arrestuar në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi që në shtëpitë e tyre janë gjetur substancë narkotike, të llojit marihuanë.

I arrestuari i parë është dërguar në mbajtje, kurse i dyti është liruar me procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/