Home Blog Page 6136

Kryeprokurori i ri sfidohet nga rasti ‘Pista’

0

Vrasja e Elvis Pistës, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2014, është rasti më i ndjeshëm që po pret të zbardhet në prokurorinë e Gjakovës, për shkak të figurës komplekse të Elvis Pistës.

Kështu ka deklaruar kryeprokurori i ri i Gjakovës, Ali Selimaj, në një intervistë për emisionin “DRejtësia në Kosovë”.

Selimaj tha se vrasja e Elvis Pistës përkundër shumë veprimeve që janë ndërmarrë për të gjetur kryesit, rezultate nuk janë arritur ende.

Siç ka thënë kryeprokurori Selimaj, vrasja eElvis Pistës, në maj të vitit 2014, është kryer në mënyrë shumë profesionale pa lënë gjurmë.

“Rasti ‘Pista’ është rasti më i ndjeshëm që ka kjo prokurori. Për vet faktin se figura e të ndjerit Elvis Pista është një figurë komplekse, një figurë e personalitetit publik, e personit të botës së biznesit, të zyrtarit të ndërmarrjes publike. Vrasja e tij ka mbetur enigmatike”, ka thënë Selimaj.

Kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj ka thënë se ai nuk do të ndalet derisa të zbardhet vrasja e Elvis Pistës, dhe se do ishte i lumtur nëse do e përfundonte karrierën vetëm që ta zbardhte rastin “Pista”.

“Nuk do të pushojmë së punuari për zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës. Nuk mund ta krahasojmë veten me familjen, mirëpo preokupimi dhe ndërgjegja jonë konsideroj se është e barabartë me familjen e Elvis Pistës”, ka deklaruar kryeprokurori i ri i Gjakovës Ali Selimaj për “Drejtësia në Kosovë”.

Deklaratën e Kryeprokurorit Selimaj mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Drita Millaku: PDK-ja, super mashtruesja e Prizrenit

0

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Drita Millaku thotë se PDK-ja në këtë qytet nga mashtrimet ka kaluar në super mashtrime.

Sipas saj, nënshkrimi i dy memorandumeve të bashkëpunimit në mes MKRS dhe Komunës së Prizrenit, me qëllim të mbështetjes financiare për projektin: “Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren”, me vlerë prej 200 mijë euro, dhe mbështetjen financiare për projektin: “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur – Prizren”, gjithashtu në vlerë prej 200 mijë euro,është një super mashtrim i PDK-së.

“Investimet në vitin e zgjedhjeve i kemi vlerësuar dhe vazhdojmë t’i cilësojmë të pa realizuara. Të gjitha projektet, të cilat i kanë filluar në fushata kanë mbet të pa realizuara, i tillë është edhe ky stadiumit”, thotë Millaku.

“Takimi që u mbajt nga ana e Mujës për investimin e projekteve tregon, se atij iu ka ndërpre kujtesa”.

“Investimet të cilat po mendohen të realizohen Stadiumi në fshatin Zhur, tregon që Shtëpia e Kulturës ka përfunduar dhe po funksion ose “Hidrocentrali” i premtuar i Zhurit po funksionon, e tani duhen investime tjera të këtij llojë”

“Ky kryetar i dënuar po vazhdon me praktikën e tij të bashkëpunojë me personat të cilët janë jolegjitim dhe të dënuar siç është edhe vet”.
“Ne shumë moti e kemi ditur, por tani edhe kryesia e re e fshatit bashkë me të gjithë banorët e kanë kuptuar se sa injorant fshatar kanë në krye të komunës”.

“Siç po duket PDK, e ka kuptuar se me premtime nuk kanë gjasa me fitu pushtetin tani kanë kaluar në super mashtrime”, shprehet Millaku./PrizrenPress.com/

Mashtrimet e vjetra, rikthehen në Prizren

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, thotë se në Prizren janë kthyerë gënjeshtrat dhe mashtrimet e vjetra. Sipas tij, pushtetarët e këtij qyteti, kanë filluar të besojnë në rrenat që i krijojnë vetë.

“Kjo është sa qesharake aq edhe ironike!”, shkruan Berisha në Facebook.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dje ka nënshkruar dy memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, me qëllim të mbështetjes financiare për projektin: “Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren”, me vlerë prej 200 mijë euro, dhe mbështetjen financiare për projektin: “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur – Prizren”, gjithashtu në vlerë prej 200 mijë euro.

Nëpërmjet këtyre memorandumeve, MKRS-ja angazhohet që të ndihmojë Prizrenin, në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit dhe të krijohen kushte të volitshme për veprimtari sportive në këtë vend.

Përveç këtyre investimeve në fushën e sportit, MKRS-ja në projeksionet buxhetore, sivjet do të investojë në Prizren edhe në fushën e Trashëgimisë Kulturore, me një varg projektesh të rëndësishme, shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, Zafir Berisha thotë se për shumë vitet qytetarët e Prizrenit, janë mashtruar me premtime

“Premtuan ‘Stadium Evropian’, ndërsa Prizreni mbeti edhe pa fushë futbolli”, shprehet ai.

“Pa fije turpi, në fillimin e këtij viti zgjedhor të njëjtit mashtrues bëjnë premtime për “Pishina Olimpike”, duke mos pas idenë se çka janë duke premtuar i thonë ,,Bazen Olimpik,, në Zhur, kur zhurjanët që 18 vite pas luftës nuk kanë ujë të pijes”.

“Këta tipa që në fillim të këtij viti, të prekur nga paniku i humbjes së sigurt në zgjedhjet që po vijnë, e kanë humbë rrugën në oborr dhe nuk po dinë më edhe cka me gënjye”.

“Këta legenë në Zhur, ka 8 vite që nuk e kanë përfunduar Shtëpinë e Kulturës, tash donë me i fresku zhurjanët me pishina”, thotë Berisha./PrizrenPress.com/

Gjobiten duhanpirësit e Prizrenit

0

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bujar Hasani, tha se deri më tash janë gjobitur të gjithë duhanpirësit, të cilët janë zënë duke mos e respektuar Ligjin kundër duhanit.

“Rezultatet vazhdojnë të jenë konkrete dhe për fat të keq gjobat janë mjaftë të larta”, tha Hasani për RTV Besa.

Ai fton qytetarët për bashkëpunim.

“Besojmë që bashkëpunimi dhe kontributi qytetar është i domosdoshëm”, tha Hasani.

“Gjatë sezonit të dimrit ku kemi kryer kontrollime të shumta, dhe fletëparaqitje i kemi dërguar në gjykatë”.

Prizren: Shtyhet seanca ndaj ish-gjyqtares Shemsije Sheholli

0

Rigjykimi i paraparë të fillonte të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-gjyqtares dhe tani avokates, Shemsije Sheholli, u shty për një datë tjetër, për shkak të mungesës së vet të akuzuarës.

E akuzuara Sheholli ka njoftuar gjykatën se është e sëmurë edhe nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, në këto rrethana, ka shtyrë shqyrtimin për 9 mars 2017, me fillim në ora 09:30.

Me datën 12.09.2013, Prokuroria e Shtetit, ka ngritur aktakuzë ndaj Shemsije Shehollit, të cilën e akuzon se në cilësinë e gjyqtares në ish Gjykatën Komunale në Prishtinë, ka keqpërdorur pozitën zyrtare të saj.

Sipas aktakuzës, Sheholli ka aprovuar kërkesën e paditësve Jetullah, Sherife dhe Naim Krasniqi, me të cilën ka vërtetuar se ata janë pronar të një prone, në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”, pa ftuar në shqyrtimin gjyqësor, palën paditëse.

Sipas aktakuzës, Sheholli i ka caktuar palës së paditur, përfaqësues të përkohshëm, pa u munduar që të sigurohet se i njëjti nuk  jeton në Kosovë, por se është mjaftuar me deklaratën e paditësve se i padituri, Ustun Sylejman, është shpërngulur në Turqi.

Poashtu, Sheholli, akuzohet se nuk ka zbatuar ligjet pozitive që të shpallë në gazetën zyrtare, vendimin mbi caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm, me çka i është mohuar e drejta e pjesëmarrjes në kontest, trashëgimtarëve ligjor të të paditurit Ustun, mbesat dhe nipat e tij, Zineta, Ifeta dhe Eroll Nikoqeviq dhe Emil Popoviq.

Me 27 maj 2016, e akuzuara Shemsije Sheholli, është shpallur fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe është dënuar me 3 muaj burgim efektiv.

Ndaj këtij aktgjykimi, palët e dëmtuara dhe prokurori i rastit, kanë parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, ku kanë kërkuar që të rritet lartësia e dënimit.

Poashtu edhe mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, ka bërë ankesë ku ka kërkuar që të prishet aktgjykimi dhe rasti të kthehet në shkallën e parë për rivendosje.

Me 5 dhjetor 2016, Gjykata e Apelit, ka marrë aktvendim me të cilin ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në shkallën e parë, për rivendosje.

Sipas aktvendimit të Apelit, gjykata e shkallës së  parë nuk ka arritur që të vërtetojë në tërësi gjendjen faktike, pasi që nuk ka administruar si provë, lëndën kontestuese për të cilën bëhet fjalë në aktakuzë, ku do të vërtetoheshin nëse janë të sakta pretendimet e palës akuzuese apo asaj mbrojtëse.

Lënda penale në këtë rast, në korrik të këtij viti, arrin afatin e vjetërsimit./betimiperdrejtesi/

Mungesa e dimensionit gjeopolitik dhe gjeostrategjik

0

Haxhi Ferati

Politikave të mëdha shtetërore dhe kombëtare, si në Kosovë dhe Shqipëri , ashtu edhe atyre shqiptare në Maqedoni dhe gjithë gjeohapësirën shqiptare, ju mungon dimensioni gjeopolitik e gjeostrategjik.

Politikat dhe politikanët, politikëbërësit dhe pushtetarët, pa kontekstin gjeopolitik, e humbin rrugën në oborr, duke u sjell rreth vetvetes, duke u bërë kështu plotësisht të paafta dhe, pa fuqi ndikimi në rrethin e afërt dhe të largët.

Fakti se në Kosovë dhe Shqipëri nuk është ngritur as edhe një institucion – Institut – qendër studimi apo ekspertiza gjeopolitike-qeveritare, gjysmë qeveritare apo joqeveritare, është dëshmi se sa seriozisht këto shtete munden me qene si faktor ndikimi ne rajon e më gjerë.

Asnjë shtet i mirëfilltë nuk do t’i lejonte vetës komoditet që të shtrijë politikat e veta shtetërore e kombëtare pa studim serioz, se në çfarë drejtimi do të lëvizin dhe se çfarë do të jetë fuqia e ndikimit të tyre për interes shtetëror e kombëtar.

Përkundrazi vendet e rajonit i kanë të ngritur mekanizmat për studime , analiza dhe ekspertiza gjeopolitike dhe me shumë vëmendje i bashkërendojnë politikat e mëdha të tyre shtetërore e kombëtare të ngritura dhe udhëhequra mbi bazën e parametrave nga: studimet , analizat dhe ekspertizat gjeopolitike e gjeostrategjike që dalin nga këto mekanizma gjeopolitik.

Është dhe duhet të jetë tepër alarmuese fakti se , sot, kur bota sot, është lëkundur dhe po lëkundet seriozisht nga përplasjet gjeopolitike dhe, kur po pritet <<rikonfigurim global gjeopolitik>>, ne po bëjmë sehir duke mos ditur si te sillemi dhe si ta shtojmë fuqinë e ndikimit si një gjeografi politike unike e gjeohapësirës shqiptare, në mënyrë që të fitonim kështu pozicione të favorshme gjeopolitike e gjeostrategjike. Mos të harrojmë se me këtë shtrirje të politikave ne gjeo-hapësirën shqiptare jo që po i hutojmë ndërkombëtarët por edhe me gjasë jemi duke e humbur edhe rrugën në oborrin tone, duke e hutuar vetë popullin tonë për perspektivën tonë gjeopolitike e gjeostrategjike.

S’do mend se fuqia e ndikimit të gjeografisë politike të gjeohapësirës shqiptare, si rezultat I shtrirjes se politikave të dakordueshme konform rrjedhave dhe proceseve rajonale e globale është dhe do të jetë bazë e fortë për pozitë gjeopolitike e gjeostrategjike të fuqishme , për t’u bërë kështu partner i denjë i rirreshtimeve të reja gjeopolitike rajonale e globale.

Prandaj, pyetje e madhe për pushtetarët politikanët dhe politikëbërësit shqiptar në gjithë gjeohapësirën shqiptare .

A po dinë dhe a dëshirojnë të dinë me mendue dhe veprue gjeopolitikisht ?

Mundësitë janë të mëdha, por vetëm duhet vullnet dhe përkushtim për të dashur dhe vepruar gjeopolitikisht, në të kundërtën do të na denoj historia, sepse rirreshtimet gjeopolitike ndodhin rralle (në 50 apo 100 vite), andaj, nëse vonohesh kostoja është e shtrenjte duke e vulosur fatin për një kohë të gjatë.

Arbër Rexhaj: PDK-ja dhe LDK-ja janë në panik nga rritja e Vetëvendosjes në Prizren

0

Zyrtari i VV-së në Prizren Arbër Rexhaj, thotë se PDK-ja dhe LDK-ja, janë në panik nga rritja e Vetëvendosjes.

“ Rrita jonë në prag të zgjedhjeve lokale ka futur panik në partitë rivale PDK por edhe LDK”, tha Rexhaj për TVPZ.

Ai ka folur edhe për aktivitetet e VV-së me hapjen e pikave të reja në shumicën e vendbanimeve të Komunës.

Rexhaj, ka thënë më tej se, aktivistët e LVV-së po kërcënohen dhe po shantazhohen në vendet e tyre të punës.

Ai ka kërkuar që një gjë e tillë të ndërpritet,” sepse do të marrim masa për denoncimin e rasteve në organet kompetente”.

“VV ka qenë në pritje të përzgjedhjes së një kandidati të përbashkët të opozitës për kryetar të komunës në zgjedhje, mirëpo disa parti tashmë kanë përzgjedhur kandidatët e tyre, dhe edhe ne do të bëjmë një përzgjedhje të tillë nga 6 kandidatët aktual të cilët do t’i nënshtrohen procesit të votimit të brendshëm”.

Numri i vogël i gjyqtarëve sfidon punën e Gjykatës në Prizren

0

Mungesa e gjyqtarëve, por edhe e bashkëpunëtorëve profesionalë vazhdon që të jetë sfidë për punën dhe efikasitetin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtues të këtij institucioni kanë vlerësuar se autoritetet përkatëse duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje, në mënyrë që lëndët gjyqësore të kryhen brenda afateve të arsyeshme kohore dhe kështu të evitohen shkeljet e drejtave të qytetarëve.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka pohuar se ka mangësi te resurset njerëzore, gjë që reflektohet edhe në punën e kësaj gjykate.

Arrestohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyr është bërë me urdhër të Gjykatës.

Të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të burgimit.

Komunikata e Policisë

Fshati Konjush, Prizren 02.02.2017 -13:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet ne vuajtje te dënimit në burgun e Prizrenit.

Rr. “Ëiliam Ëalker”, Prizren 02.02.2017-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Rr. “Joni”, Prizren 02.02.2017-15:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

50 aksidente për 24 orë në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente.

Prej tyre, 1 ka qenë me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 34 pa lëndime në njerëz.

Tutje gjatë kësaj periudhe, policia rrugore ka shqiptuar 940 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave të komunikacionit.

Në 24 orë, policia ka arrestuar 29 persona, 10 i ka dërguar në mbajtje dhe 13 në vuajtje të dënimit.