19.9 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 6153

Çfarë dite për Bruce Willis

0

Ylli i filmit “Die Hard”, Bruce Willis, tashmë në moshën 61 vjeçare, duket se ka kaluar një ditë të “lodhshme” nën shoqërinë e femrave në Miami.

Aktori ka marrë pjesë të martën në realizimin e një reklame të një kompanie Italiane në Majami.

Ai është shoqëruar i fotografuar nga femra seksi. Edhe nëse do të ketë qenë me të vërtetë një ditë e lodhshme për Bruce, me siguri nuk e ndjerë pranë këtyre bukurosheve.

Bruce Willis1

Dhimbja e ndarjes

0

Ushtria e admiruesve nuk ishte e vetmja që e vuajti ndarjen e The Beatles.

Në një rrëfim të çiltër për shpërbërjen e grupit legjendar, Paul McCartney tregon se si kishte kaluar pas atij momenti në depresion, e madje kishte menduar edhe të hiqte dorë krejtësisht nga muzika.

Në programin “Mastertapes” të Radio BBC, artisti kujtoi sesa i humbur ishte ndierë pas asaj shkëputjeje të hidhur në 1970.

“Ishte e vështirë të dije se çfarë do të bëje pas The Beatles. Si mund të vazhdohej më tej. Isha i dëshpëruar. Po largohesha nga shokët e një jete”, tha Sir Paul McCartney.

Ai moment i vështirë, siç pohon më tej, e shtyu drejt alkoolit.

Zyrtarisht, The Beatles u ndanë në 1970, pasi publikut iu ofrua edhe kënga e tyre e famshme “Let it be”, por fara e përçarjes ishte hedhur që një vit më parë, kur përkundër dëshirës së Sir Paulit, grupi caktoi Allen Kleinin si menaxher të tij.

Edhe pse Klein ndihmoi në ristrukturimin e biznesit të “Apple Corps”, që i kishte sjellë bandës sa fitime, aq edhe humbje, ai mori një pjesë të bëshme të fitimeve të tyre dhe i kaloi kompanisë së vet të drejtat e regjistrimit të The Beatles në Amerikë.

Për t’u shkëputur nga influenca e menaxherit përfitues, McCartneyt iu desh të hidhte në gjyq shokët e grupit, çfarë dëmtoi përfundimisht lidhjen e tij të ngushtë me John Lennonin.

Tensione në fushatën e Trumpit

0

Një fushatë e shoqëruar nga gurët, flakët e gazi lotjellës ishte ajo Donald Trump në Albuquerque, New Mexico.

Protestuesit u përplasën me policinë jashtë sallës ku miliarderi amerikan po mbante fjalim. Ata mbanin në duar pankarta kundër Trump dhe kundër politikave, sipas tyre fashiste, e që ngallin urretje.

Dhuna vijoi edhe brenda ambienteve, ku Donald Trump po mbante fjalimin e tij. Disa protestues arrtën të hyjnë e të ndërpresin fjalën e 70 – vjeçarit, i cili nuk humbi kohë t’i kundër përgjigjej.

I nominuari i mundshëm i republikanëve për president, ka zhvilluar një fushatë kundër pakicave etnike në SHBA. Një nga premtimet më të debatueshme të Trump ishte ngritja e një muri në kufi me Meksikën.

New Mexico është shteti me shumicën më të madhe hispanike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shtet që pritet të votojë kundër Trump në garën finale për Shtëpinë e Bardhë. /tv klan/

Erdogan kërcënon Merkel: Na hiqni vizat, ose…

0

Me rastin e Samitit Botëror Humanitar të mbajtur në Stamboll, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan shfrytëzoi rastin të mbajë një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku u diskutua pakti i shumëpërfolur mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Presidenti turk kërcënoi se nëse nuk hiqen vizat për shtetasit turq, marrëveshja marsit për sistemimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Turqi, do të prishet.

“Ministri ynë i Punëve të Jashtme po zhvillon bisedime me ministrat e BE-së. Nëse nga këto bisedime nuk arrihet një marrëveshje, atëherë më vjen keq por ne nuk do të miratojmë në parlament paktin për emigrantët”, deklaroi Erdogan.

Kjo është hera e tretë që Turqia kërcënon se nuk do t’i përmbahet marrëveshjes me Brukselin për emigrantët, nëse nuk përfiton liberalizimin e vizave.

Bashkimi Europian i ofroi Ankarasë një ujdi ku përfshihej një fond prej 3 miliardë eurosh si edhe heqja e vizave për shtetasit turq, në këmbim të strehimit të refugjatëve.

Por nga ana tjetër krerët më të lartë në Bruksel, kanë nënvizuar vazhdimisht se Turqia duhet të përmbushë kriteret, një prej të cilëve është heqja e ligjit anti-terror, që kundërshtohet me forcë nga Erdogan. /tv klan/

Sinan Hoxha bëhet baba

0

Një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar, Sinan Hoxha është bërë sot baba.

Bashkëshortja e tij, Andrra Destanin, ka sjellë në jetë një djalë, i cili është pagëzuar emrin Ansi.

Një emër domethënës dhe i menduar shumë mirë, që simbolizon bashkimin inicialeve të Andrrës dhe Sinanit.

Bebushi ka lindur në orët e para të mëngjesit dhe peshon plot 4kg e 800gram.

Një foto shumë emociononuese të familjes së re e ka postuar bashkështortja e Sinanit, në Instagram dhe ku shumë prej fansave i kanë uruar Ansit të vogël, jetë të gjatë.

Adelina kujton nënën me fjalë prekëse

0

Sot është bërë një muaj nga vdekja e nënës së Adelina dhe Zanfina Ismailit.

Sot pas një muaji, Adelina ka shkruar disa fjalë tejet mallëngjyese duke e përkujtuar nënën e saj.

Ky është shkrimi i plotë i këngëtares

“Sot u be 1 Muaj pa ty Nena ime – MONA

U largove nga ne por s’te harruam ! A do te jemi ndonjehere te lumtur pa ty, qe nuk do te jesh me kurre ne mesin tone ? Do te na falesh per keto fjale apo do te na marresh me vete ne parajse ? Shpresoj te mos jesh prekur nga kjo, sepse nuk desha te shkruaj fjale pikelluese, por dua qe ta dish qe na ke lene pergjithmon me lot ne sy. Falenderoj Zotin qe ma dhuroi nje Nene te mrekullueshme, me mungon shume dhe te premtoj qe kurre ne jete nuk do te harroj”.

Një muaj arrest shtëpiak për profesorin Gashi nga Rahoveci

0

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Gjakovës vendosi që ndaj të pandehurit Azbi Gashi nga fshati Bellacërkë i Rahovecit të caktohet masa e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.

I dyshuari akuzohet edhe për veprën penale – mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“I pandehuri do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 24.05.2015 dhe do të zgjasë deri më datën 24.06.2015”, thuhet në aktvendimin e kësaj Gjykate.

Gjyqtari i procedurës paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Azbi Gashi dyshohet se pas një zënke më një nxënës të Shkollës Profesionale “Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec ka shtënë me armë zjarri.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të oborrit të shkollës.

KALLXO.com ka raportuar menjëherë për këtë incident.

Po ashtu, më vonë u kuptua se i njëjti është edhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Rahovecit. /Kallxo.com/

PS i UPZ-së ultimatum rektorit Vataj: Të suspendohen të gjithë zyrtarët e dyshuar për vepra penale

0

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prizrenit, përmes një reagimi e ka quajtur skandaloz vendimin e ministrit të Arsimit për shkarkimin e Bekim Gashit nga pozita e anëtarit të KD. Ky vendim i ministrit, sipas PS i UPZ-së, bazohet në një raport të porositur, tendencioz e skandaloz të Inspektoratit të inskenuar nga Rexhep Osmani dhe nga njerëz shkelës të ligjit dhe me aktakuza brenda UPZ-së.

PS i UPZ-së kërkojnë nga rektori Ramë Vataj dhe i japin ultimatum që brenda kësaj jave të suspendojë të gjithë zyrtarët e Universitetit të Prizrenit që janë me precedentë penal dhe ndaj të cilëve zhvillohet procedurë penale për shpërdorim të detyrës zyrtare ose në të kundërt do të iniciojnë shkarkimin e rektorit Vataj.

“Arsyeja pse Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren lëshon këtë komunikatë për shtyp qëndron në një vendim të ngutshëm, të pa bazuar, qëllim keq dhe për më tepër skandaloz i marr nga Ministri i Arsimit, për shkarkimin nga Këshilli Drejtues të Dr. Sc. Bekim Gashit, anëtarin më punëtor që ka ky organ dhe ky universitet”, thuhet në reagimin e Parlamentit Studentor të UPZ-së, raporton PrizrenPress.

“Ky vendim i ministrit bazohet në një raport të porositur, tendencioz e skandaloz të Inspektoratit të inskenuar nga Rexhep Osmani dhe nga njerëz shkelës të ligjit dhe me Aktakuza brenda UPZ, Ministri ka marr vendim për shkarkimin nga anëtari i KD-së të Dr. Sc. Bekim Gashi gjoja se paska bërë shkelje që punon në këtë universitet si mësimdhënës i angazhuar, edhe pse në shumicën e universiteteve publike anëtarët e KD punojnë si mësimdhënës me angazhim”.

“Ministri Bajrami është i përfshirë në shumë skandale të dhënies së projekteve madhore me konflikt interesi sepse Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) e ka fituar projektin për përpilimin e planit strategjik për arsim, kompani kjo në të cilën punon djali i tij, Kushtrim Bajrami”.

“Me këtë qasje ndaj UPZ duke dëgjuar njerëz të krimit Ministri I Arsimit ka dëshmuar se nuk I intereson fare zhvillimi I UPZ-së por kënaqja e apetiteve të kriminelëve që kanë plane për shkatërrimin e UPZ-së”.

“Gjithashtu kërkojmë nga Retori Vataj dhe i japim ultimatum që brenda kësaj jave të suspendoj të gjithë zyrtarët e UPZ që janë me precedentë penal dhe ndaj të cilëve zhvillohet procedurë penale për shpërdorim të detyrës zyrtare ose në të kundërt do të iniciojmë shkarkimin e rektorit Vataj”

“Bekim Gashi me punën e tij ka bërë që Këshilli Drejtues i UPZ të jetë në kulmin e punës. Gjatë kohës sa ka qenë duke u drejtuar nga Gashi KD është treguar shumë i suksesshëm duke nxjerrë një sërë rregulloresh dhe duke ndikua në uljen e e shpenzimeve të pa nevojshme. Parlamenti Studentor është i shqetësuar se Ministri i MASHT ka ra pre e ndikimeve dhe lojërave të parapolitikës që kanë për planë ta marrin në duar UPZ-në dhe në këtë mënyrë ta shkatërrojnë atë”.

“Parlamenti Studentor i UPZ-së kërkon nga Ministri që urgjentisht të rishqyrtohet dhe të tërhiqet vendimi për shkarkimin e Gashit në të kundërtën ne studentët nuk do të rrijmë të qetë dhe do të pa mundësojmë zhvillimet në këtë universitet”. /PrizrenPress.com/

Kanos policin në Prizren, pengon në detyrë në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në rrugën e “Bojniku” në Prizren, për shkak se i njëjti ka kanosur zyrtarin policor derisa ishte duke u kontrolluar nga policia për dyshim të posedimit të narkotikëve.

Sipas, Policisë, i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt, raporton PrizrenPress.

Për pengim të personit zyrtar në detyrë, Policia ka arrestuar edhe një person në fshatin Shirokë të Suharekës. Siç bënë të ditur Policia, i njëjti ka refuzuar të zbatojë urdhrat e zyrtarëve policorë derisa po ia konfiskonin veturën e padoganuar që ishte duke e vozitur.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Brenda javës raporti për vrasjen e Elvis Pistës

0

Në prag të dy vjetorit të vrasjes së Elvis Pistës zyrtarit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, ende nuk është zbuluar vrasësi.

Mirëpo pritet që brenda një jave të dilet me informata të reja rreth këtij rasti, shkruan Gazeta Fjala.

Ndonëse për më shumë se gjashtë muaj, lënda për vrasjen e Elvis Pistës ka qenë e mbyllur në sirtarët e zyrës së kryeprokurores Shpresa Bakija, e cila ka qenë e suspenduar nga puna për shkak të aktakuzës për shpërdorim të pozitës zyrtare, tash ajo është në duart e një prokurori të ri.

Para dy javëve një komision i krijuar me rekomandimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, këtë lëndë e ndau për prokurorin Ali Uka.

Prokurori pret raportin e policisë

I kontaktuar nga Gazeta Fjala Ali Uka tha se me të marrë këtë lëndë ai ka bërë kërkesë në drejtorinë e përgjithshme të policisë në Prishtinë për të marrë një raport të plotë të punës rreth këtij rasti.

Ai thotë se në koordinim edhe me prokurorinë e shtetit të do të vendosin se si do të veprojnë në hapat e mëtutjeshëm.

“Policia brenda javës do të përgatitë raportin nga rezultatet e përgjimeve në një përmbledhje të rastit, pas këtij raporti unë duhet ta përpunoj atë brenda 2-3 ditësh dhe do të dal dhe do të tregoj se si do të veproj me rastin”, tha Uka.

Prokurori Uka deklaroj se nuk mund të jap më shumë detaje për shkak të mos pengimit të hetimeve.

“Ne i kemi disa kërkesat tjera, të cilat duhet t`i trajtojmë me prokurorinë e shtetit dhe drejtorinë e përgjithshme të policisë këto për hirë të hetimeve nuk mund t`i tregoj”, tha ai.

Edhe Beatrisa Pista-Demiri motra e Elvis Pistës, në një intervistë dhënë së fundi për media ka thënë se se vrasja e tij është shumë afër zbardhjes.

“Të gjithë e dinë shumë mirë se vrasja në njëfarë formë ka qenë hollivudine edhe e përgatitur shumë mirë. Aq e përgatitur në mënyrë profesionale sa që po del të jetë një kafshatë e madhe për hetuesit vendorë. Mund të them lirisht se janë duke punuar shumë edhe pritet që së shpejti të zbardhet rasti”, tha Pista-Demiri.

Pista-Demiri gjithashtu ka deklaruar se vazhdon ta demantoj informacionin se mund të dal diçka e re nga telefonat të cilët me kërkesën e ish prokurores së këtij rasti Shpresa Bakja ishin dërguar për ekzaminim në Holandë.

“Unë qëndroj prapa asaj që kam thënë se nga telefonat nuk do të ketë asgjë të re por duhet të bëhet punë më shumë“, tha Pista- Demiri.

Nga ana tjetër prokurori Ali Uka tha se do e intervistoj motrën e Pistës lidhur me deklaratat për rastin por se fillimisht thotë se do e pres raportin e përgjithshëm të policisë.

Elvis Pista u vra me 15 qershor

Elvis Pista ishte vra në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec. Ai ka qenë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së. Pista ka qenë edhe zyrtar i lartë i Post Telekomit të Kosovës.

Pas vdekjes së tij dyshime për rrethanat e vrasjes u hodhën rreth aktiviteteve që zhvillonte Pista.

Familja kishin deklaruar se Pista sa ishte gjallë kryente funksione të shumta dhe kishte raporte të ndryshme me njerëz të profileve të larta.

“Me plot përgjegjësi e them që nuk janë intervistuar njerëzit e profileve të larta”, pati thënë motra e tij Beatrisa Pista-Demiri.

Nga ana tjetër Blerim Buriani ekspert i sigurisë tha për Gazetën Fjala se ka shumë enigma për disa raste që asnjëherë nuk dihet se çka ka ndodhur.

Sipas tij zvarritja e zbardhjes së rasteve tash e një kohe të gjatë u be praktikë e cila nuk dihet se a është rastësi

“Pra duhet të vërtetohet edhe kjo zhagitje. Së paku organet e rendit të sqarojnë më shumë dhe  të jenë më transparent para publikut”, tha ai. /Gazeta Fjala/