Home Blog Page 6165

Ministria e Arsimit shtynë fillimin e mësimit për shkak të motit

0

Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyerjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017.

“Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MASHT’it.

Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.

Prizren: Bashkëshorti nën ndikim të alkoolit sulmon bashkëshorten

0

Në Prizren, viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit , është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 10 fishekë.

Nuk raportohet për të arrestuar por me urdhër te prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rahovec: Sulmohet fizikisht nga bashkëshorti

0

Mbrëmë rreth orës 18:00, në Rahovec, në rrugën “Milazim Isma”, një femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, njofton Klan Kosova.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Zhduket një grua në Prizren

0

Policia e Kosovës njofton se një grua është zhdukur në Prizren më 5 janar dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Ankuesja shqiptare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thotë PK.

Në raportin e Policisë nuk jepen detaje të tjera rreth këtij rasti.

OSHP-ja kthen në rivlerësim tenderin për Hartën Zonale të Prizrenit

0

Tenderi për hartimin e Hartës Zonale të Prizrenit është kthyer në rivlerësim të pjesshëm nga Organi Shqyrtues të Prokurimit. Një vendim i tillë është marrë pasi që është konstatuar se Komuna e Prizrenit në këtë aktivitet të prokurimit nuk ka vepruar në përputhje të plotë me Ligjin për prokurimin publik. Kësisoj ankesa e një operatori ekonomik e ka kthyer lëndën në rivlerësim prej fazës pas dorëzimit të vendimit të jurisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Miratohet, pjesërisht e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Prima Engineering” – Prishtinë, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Hartimi i hartës zonale për Komunën e Prizrenit”, të iniciuar nga Komuna e Prizrenit. Anulohet, njoftimi për rezultatet e konkursit të projektimit të iniciuar nga Komuna e Prizrenit për aktivitetin e prokurimit “Hartimi i Hartës Zonale për Komunën e Prizrenit” dhe lënda kthehet në rivlerësim prej fazës pas dorëzimit të vendimit të jurisë”, shkruan në vendimin e OSHP-së.

Komisioni i Ramadan Mujës: Rrugët janë të kalueshme

0

Komisioni Komunal, që është formuar nga kryetari i Prizrenit , Ramadan Muja, ka shqyrtuar gjendjen pas reshjeve të borës.

“Nga informatat e marra nga terreni rezulton se të gjitha rrugët e fshatrave të komunës së Prizrenit janë të kalueshme dhe kanë qasje në rrugët magjistrale”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Në qytet gjendja është e mirë në rrugët kryesore,kurse në rrugët tjera ka vështirësi,por që jemi duke punuar që edhe në këto rrugë të intervenohet sa më shpejt”.

“ Apelojmë te qytetarët që të kenë kujdes në vozitje në tërë komunën tonë e posaçërisht të kenë kujdes të shtuar në rrugën magjistrale Prizren –Prevallë për shkak tërreziqeve nga ortekët dhe ngricat” .

“Ne si Komision Komunal kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim për moshedhjen e borës në rrugë si dhe me mbështetjen e tyre për evitimin e kësaj situate”./PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Fshatrat e Prizrenit pa rrymë dhe të bllokuara nga bora

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën Zafir Berisha e ka kritikuar  komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Kosova Sot Online.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se shërbimet publike në Prizren janë në gjendje të mjerë.

Më poshtë mundë ta lexoni statusin e tij të plotë:

“Rruge te bllokuara nga bora, pa energji elektrike, se di pse ekzistoin institucionet qe i paguajmë.

Fshatra dhe lagje të tëra në Prizren janë pa energji dhe të bllokuara nga bora, kjo është e papranuar për një vende ku funksionojnë shërbimet publike, por te ne këto shërbime janë ne shërbim te gjepave te parapolitikes se partive ne pushtet….”

(Kosova Sot)

Bllokohet një lagje në Atmaxhë

0

Banorët e lagjes “Spaqi” në Atmaxhë të Prizrenit janë bllokuar nga bora.

Anton Spaqi nga ky fshat ka dërguar fotografi, ku shihen rrugët e bllokuar.

“Jemi krejtësisht të izoluar”, tregon ai.

“Askush deri me tani nuk na ka dal në ndihmë”./PrizrenPress.com/

Bllokohen banorët e fshatit Gjinoc të Suharekës

0

Një pjesë e lagjes “Haxhiaj”, që njihet si “Pazhiku”, janë totalisht të bllokuar që prej tre ditësh.

Qarkullimin qoftë me këmbë apo me automjete e kanë të pamundur.

Ata kanë bërë thirrje që të shkojnë ekipet e pastrimit dhe ta lirojnë rrugën nga bora.

Çka duhet të mësojmë nga arrestimi i Ramush Haradinajt ?

0

Rexhep Qosja

Ramush Haradinaj do të na kthehet shpejt në Kosovë dhe do të na kthehet krenar e heroik si gjithmonë.

Por, arrestimi i Ramush Haradinajt prej Gjykatës franceze mbas lëvizjes së lirë në vendet e mëdha të BE-së e edhe në vetë Francën, para disa muajsh, na solli pezmatim të pamatshëm në njërën anë ndaj kësaj gjykate, kurse në anën tjetër ndaj oligarkisë sonë politike.

Ky arrestim na bën aq të pezmatuar ndaj Gjykatës franceze me përvojë shumë shekullore sepse ajo arrestoi çlirimtarin shqiptar Ramush Haradinaj edhe pse ai dy herë, pas dy gjykimeve, u shpall i pafajshëm prej Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në themelimin e së cilës kishte marrë pjesë edhe vetë Franca.

Ky arrestim i çlirimtarit shqiptar na bën aq të pezmatuar sepse Gjykata franceze e arrestoi Ramush Haradinajn në baze të aktakuzës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe të bashkëpjesëmarrësve të tij në krimet e shumëllojshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Arrestimi i Ramush Haradinajt na bën aq të pezmatuar edhe për shkak se gjykata në fjalë është gjykatë e shtetit të Francës që me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e kjo domethënë edhe me njërin nga komandantët e saj, mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej dhunës e terrorit të Sllobodan Millosheviqit, domethënë mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej pushtimit të Serbisë.

A mos është çudi e madhe kuptimore dhe etike arrestimi i një çlirimtari të Kosovës prej atyre që me të kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës?!

Arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila qe sa vite bën bisedime politike me Serbinë për çështje të ndryshme midis dy shteteve, por asnjëherë pa kërkuar që të anulohen aktakuzat ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe më tej, arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila me politikën e saj dritëshkurtër, servile, të frymëzuar mbi të gjitha prej karrierizmit vetjak e formoi Gjykatën e Veçantë dhe me të deshi s’deshi i kontribuoi edhe këtij arrestimi të Ramush Haradinajt.

Nuk është e lehtë të kuptohet pse vendet që morën pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës krijojnë gjykatë të veçantë për gjykimin e çlirimtarëve shqiptarë! Dhe, është aq më vështirë të kuptohet pse aq lehtë oligarkët tonë politikë e ndërrojnë Kushtetutën vetëm e vetëm për të shprehur pajtimin e tyre me formimin e asaj gjykate unike në botë.

As pas sa vitesh pavarësi, as pas njohjes nga 112 shtete, as pas aq shumë shprehjesh për “meritat” vetjake politike e shtetërore, oligarkia jonë nuk arriti të shquajë mëvetësinë, prandaj as dinjitetin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet me shtetet e tjera, madje, po të shohim qartë e pa ngurrim nga vetëkritika objektive, as në bisedimet me pushtuesin e dikurshëm, Serbinë.

Arrestimi i Ramush Haradinajt tregon se çfarë goditje i kemi dhënë vetes dhe luftës sonë çlirimtare me atë gjykatë!

Përkushtimin atdhetar të tij dhe të familjes së tij ndaj Kosovës, ndaj lirisë dhe pavarësisë së saj, Ramush Haradinaj po e paguan shumë shtrenjtë: me dy gjykime në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe me dy arrestime – herën e parë në Slloveni dhe tash në Francë.

Por, këto janë sakrificat e shtrenjta me të cilat idealistët jo rrallë gjatë historisë e kanë paguar idealizmin e tyre atdhetar.