Home Blog Page 6175

Babadimri nuk na solli dhurata!

0
Nga Faik Krasmiqi
Viti 2016 u karakterizua me shumë ngjarje skandaloze, dështime, degradim dhe kapje të mëtutjeshme të shtetit dhe nënshkrime të marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi në dëm të interesave shtetërore.
Është fjalë e urtë popullore: aty ku s’ka shtet, shkollë edhe mjek, ik prej atij vendi. E, Kosova fatkeqësisht nuk e ka as njërën e as tjetrën!
Normalisht që, as këtë vit nuk do të ketë dhurata për fëmijë, sepse ato i morën këta politikanë njësoj siç po e marrin edhe të ardhmen e këtyre fëmijëve duke zbatuar në Kosovë projekte të dëmshme politike dhe ekonomike të cilat, vendin tonë po e shpien në humnerë.
Nuk do të ketë jetë të mirë për aq sa na udhëheqin njerëz të korruptuar që mund të jenë në shërbim të kujtdo tjetër përveç qytetarëve. Nuk do të ketë jetë të mirë për popullin e Kosovës deri atëherë kur vendimet për këtë jetë i merr vetë qytetari; deri atëherë kur politikani vihet në shërbim të popullit dhe i jep llogari vetëm këtij të fundit.
Ka një rrugë dhe ajo është të përmbyset kjo klasë e degjeneruar luksoze, të shtypen këto shushunja që po ia pinë gjakun, por populli ka frikë, apo i quan ‘zota’’ dhe ndaj ‘zotave’’ nuk mundet të ngre dorë!!!
Fatkeqësi e një populli të rrënuar… Populli ka gjetur rrugën e lehtë për t’u larguar dhe për t’ua bërë akoma më të lehtë luksin politikanëve.
I pafuqishëm për t’i përmbysur këta hiena e përbindësha, këtij populli nuk i ka ngelur rrugëdalje tjetër, përpos të ik larg e më larg nga këta banditë e kriminelë, të etur për para dhe pushtet.
Prandaj, kanë ngelur vetëm dy rrugë: ose kjo klasë politike të ikë, qoftë edhe me protesta masive derisa të largohen nga skena politike, ose ne populli të ikim. Rrugë të mesme nuk ka.
Lufta kundër korrupsionit, kriminalitetit, drogës, tregtisë me qeniet njerëzore, prostitucionit duhet të jetë një nga detyrat kryesore. Hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i bujqësisë ndihma që duhet dhënë për t’ju kthyer njerëzit tokës, krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve nga jashtë, rregullimi i sistemit shëndetësor të pastruar prej korrupsionit për të ofruar shërbim të gjithë qytetarëve. Te sistemi i shkollimit duhet të bëhen investimet më të mëdha ngase aty është zhvillimi. Duhet krijuar kushte që studenti që kryen fakultetin të ketë mundësi punësimi, e shumë e shumë të tjera që duhet bërë për të dërguar vendin përpara.
Të bëjmë që ky vit që po vjen të jetë vit i fillimit të veprimeve konkrete të mëdha, vit i kthesës së madhe, vit që do t’i jep fund një periudhe të errët e do të kthejë shpresën për një ardhmëri më të mirë, të shikojmë përpara të marrim guximin të vejmë në lëvizje të gjithë potencialin që posedojmë e të bashkohemi në një të vetmin qëllim ta bëjmë Kosovën tonë, vend ku do mund të jetojmë me dinjitet!
Pas gjithë këtyre skandaleve dhe dështimeve që ndodhën gjatë vitit 2016 nga politikanët tanë të kriminalizuar, të korruptuar, të papërgjegjshëm dhe aventurier, ne qytetarët e stërlodhur të Kosovës duam sa më shpejt të harrojmë vitin që po e lëmë pas dhe të shpresojmë se viti 2017 do të jetë shumë më i mirë se vitin që lemë pas. Por, pa këtë pushtet dhe këtë klasë politike mafioze, të korruptuar dhe të kriminalizuar, falë të cilëve jemi në këtë gjendje të mjerueshme. Gëzuar.

Limaj: Ky do të jetë kufiri i ri i Kosovës, nëse vendi vazhdon të qeverisët nga Qeveria “Mustafa”! (Video)

0

Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në një intervistë për “Gazeta Blic” tha se muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës mund të bëhet pikë kufitare e Kosovës në një të ardhme të afërt, kjo nëse vazhdon të qeverisë me vendin edhe më tutje Qeveria e tanishme, ajo “Mustafa”.

E trajtimi i murit në Mitrovicë si ndërtim pa leje nga ana e Qeverisë së Kosovës, sipas Limajt, tregon se sa jo serioz janë ata.

“Të ndërtohet një mur që ta ndan qytetin, territorin tëndë dhe ti e trajton si një ndërtim pa leje, ose e trajton si një ndërtesë, e shihni sa jo serioz janë ata“, tha Limaj për “Gazeta Blic”

Më tej ai shtoi se nëse edhe më tutje vazhdon të qeveriset vendi nga kjo Qeveri e cila udhëhiqet nga Isa Mustafa, muri i ndërtuar në veri të vendit mund të shndërrohet në pikë kufitare, raporton GazetaBlic.com

“Ai mur nëse vazhdojmë me pas këtë qeveri, ai është pika kufitare nesër e Kosovës . Nëse kjo qeveri vazhdon qeverisjen në vend, mos të habitem nesër që me pas kufirin atje“, ka thënë Limaj.

Intervistën e plotë mund ta gjeni më poshtë:

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1360878157310069/

Dita e Veteranit të UÇK-së

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot shënon Ditën e Veteranit, ditë që nderon kontributin e sakrificën e tyre për liri.

Shënimi i kësaj dite është organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, duke filluar nga ora 19:00 në Prishtinë.

Ndryshe, veteranët po kërkojnë një ligj për UÇK-në, përmes së cilit do të mbrohet lufta si një gjë e shenjtë dhe me vlerë kombëtare.

Kosova ia sheh sherrin politikës së xhepit

0

Qeverisja e keqe përgjatë këtyre 17 viteve të pasluftës, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, ka thelluar një trend të dëmshëm të degradimit të shtetit. Partitë politike e degraduan shtetin në gjithë këto vite, me luftën për pushtet me çdo kusht dhe me mënyrën më kriminale të qeverisjes së vendit, të lidhura me mafinë për përfitime. Kjo është pikërisht pasojë e lidhjes së politikës me krimin e organizuar, për çka edhe nuk insistohet asnjëherë, nga asnjë subjekt politik, që të debatohet hapur, pa dorëza, për shkarjen e sistemit të rendit e ligjit nga mafio-politika, për krimin e organizuar dhe korrupsionin, për të cilat fenomene edhe raportet e organizatave vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, japin analiza të trendit në rritje. Si pozita edhe opozita po e fshehin këtë temë tepër serioze, për faktin se dita- ditës po del e vërtetë që të gjitha, pa dallim, kanë burime të njëjta kriminale të financimit nga paraja e pistë e krimit të organizuar dhe se krimi i organizuar realisht e qeveris Kosovën. Arsyeja e krejt kësaj heshtje shihet te fakti se të gjitha partitë, si pozita edhe opozita, zhvatin dhe financohen nga po të njëjtit mafio-oligarkë, shkruan Kosova Sot.

Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se kjo gjendje e tillë vjen sepse nuk është vetëm shteti i kapur nga oligarkët e lidhur me krimin dhe korrupsionin, por edhe vetë spektri i gjerë politik, në pozitë dhe në opozitë.

“Duke marrë parasysh se partitë politike janë ato që marrin pjesë në zgjedhje dhe pastaj, përmes deputetëve, e formojnë Parlamentin, ndërsa nga Parlamenti formohen edhe institucionet tjera, atëherë vetvetiu del se të gjitha institucionet e tjera janë të kapura dhe janë në shërbim të partive politike”, ka theksuar ai.

“Në partitë politike në Kosovë nuk ka aspak demokraci të brendshme, aty dominojnë liderët dhe klanet e tyre, të cilat interesat e partisë dhe të shtetit ua nënshtrojnë interesave të tyre. Prandaj, si përfundim, nuk mund të ketë shqyrtim në Parlament as të çështjeve siç janë krimi i organizuar, korrupsioni, oligarkët dhe kapja e shtetit nga vetë këto struktura”, potencoi më tej Salihaj.

“Strukturat që kanë kapur partitë politike dhe institu cionet e shtetit nuk janë të interesuara që të shqyrtohen pasojat që i kanë shkaktuar vetë ato struktura”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Viti i mbrapshtë

0

Viti 2016 konsiderohet vit i mbrapshtë për qytetarët e Kosovës. Gazi lotsjellës, koktej i molotovit, granata ndaj institucioneve, protesta në rrugë, korrupsioni e gjykimi…, ishin vetëm disa “pjesëza” të mozaikut kosovar. Izolomi e korrupsioni ishin sfidat e pakapërcyeshme të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.

Sulmet me koktej molotovi ndaj ndërtesës së Qeverisë e ndaj Presidencës, si dhe ai me predhë ndaj Kuvendit kanë shënuar pikën më të rëndë të krizës politike në vend gjatë vitit 2016. Viti që po mbetet pas u karakterizua me protesta në rrugë e në Kuvend, ndërsa demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe ishin temat qendrore gjatë 12 muajve të këtij vit. Në anën tjetër, qytetarëve të Kosovës as në vitin 2016 nuk u janë liberalizuar vizat, Kosova ende nuk e ka formuar Ushtrinë, pavarësisht premtimeve të pushtetarëve, shteti i Kosovës u pranua vetëm nga dy shtete të OKB-së. /Zëri

Spitali i Prizrenit vizitohet nga përfaqësues të “Namik Kemal University”nga Turqia

0

Drejtopri ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, të enjten, ka pritur në takim përfaqësues të Universitetit “Namik Kemal University” me seli në Tekirdag të Turqisë, i udhëhequr nga prorektori, Prof. Dr. M.Insan Soysol, ndërsa shoqërohej edhe nga Prof. Bekim Gashi, nga Universiteti i Prishtinës.

Në takim është biseduar për vendosjen e bashkëpunimit dhe mundësitë e avancimit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenirt në Qendër Klinike dhe Universitare.

Suharekë: Besim Kuçi jepë dorëheqje nga AAK-ja

0

Kuvendari i AAK-së në Suharekë , Besim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Ai, këtë vendim e ka marrë “si pasojë e botëkuptimeve të mia politike dhe partisë sime të deritanishme”.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë :

Të nderuar qytetarë të Komunës së Therandës, pas një analize që i kam bërë aktivitetit tim të deritanishëm në Asamblenë Komunale, në KPF dhe ngjarjeve të zhvilluara në to dhe rreth tyre, dhe pas një sërë konsultash të bëra me një pjesë të madhe të votuesve dhe bashkqytetarëve të komunës sonë ,kam arritur në përfundim se më duhet të ndërmarr një hap i cili më jep liri akoma më të madhe dhe më mundëson edhe më shumë aktivitetin tim politik, në mbrojtje të interesave tuaja të ligjshme.

Ky hap është dorëheqja ime nga Asambleja Komunale si dhe nga partia e deritanishme AAK, pjesë e së cilës isha për 15 vite me radhë. Arësyeja e dorëheqjes sime nga partia vjen si pasojë e një procesi të caktuar politik i cili arriti në një stad të atillë me ç’rast në mes botëkuptimeve të mia politike dhe partisë sime të deritanishme u krijua një rrethanë e tillë që zvogëloi tej mase elementet që më mbanin anëtar dhe veprimtar të saj.

Pra sot po e deklaroj neutralitetin tim partiak. Se sa do të zgjasë ky neutralitet varet nga rrethanat politike në Therandë dhe në Kosovë. Por neutraliteti im partiak nuk nënkupton neutralitetin e aktivitetit tim politik, pra të nderuar qytetarë unë do të vazhdoj me ngritjen e zërit në mbrojtje të interesave tuaja të ligjshme, do të vazhdoj aktivitetin tim në shërbim të votuesve të mi, në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të sundimit të ligjit.

Të nderuar bashkëpartiakë të deritanishëm të AAK-së dhe të nderuar kolegë asambleistë ju faleminderit për bashkëpunimin e deritanishëm.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Therandës dhe ju votues që më keni besuar votën ju faleminderit për bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe me këtë akt dua tu dëshmoj se politikën nuk e shoh vetëm si një mundësi përsonale punësimi por si një mision që kërkon mund dhe sakrifice, me të vetmin qëllim dhënien e kontributit në përmirësimin e jetës dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë!

Me që jemi në prag të vitit të ri më lejoni t’u uroj Gëzuar 2017, me dëshirën që në vendin tonë të ketë më shumë paqe, punësim, arsimim, demokraci e zhvillim!

Ju Faleminderit!

Krenohet Ramadan Muja

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2016-të. Ai në takimin përmbyllës, ka premtuar se do të angazhohet për të përmisuar mirëqenien e qytetarëve.

Muja , si sukses të veçantë ka përmendur ndërtimin e banesave për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe atyre skamnore.

Ndërkaq, zëdhënësi i Komunës Ymer Berisha tregoi se gjatë këtij viti janë realizuar 300 projekte./PrizrenPress.com/

Prizren: E shantazhon në Facebook, i kërkon 20 mijë euro

0

Viktima mashkull ka raportuar në polici se, një person i panjohur është duke e kanosur-shantazhuar përmes rrjetit social Facebook, duke i dërguar foto të ndryshme, me qëllimin që viktima t’i jap të dyshuarit një shumë prej 20.000 euro.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Prizren dy ditë më parë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Kapen armë në Vërmicë

0

Një person është arrestuar në Vërmicë, pasiqë gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike, dy karikator dhe shtatë fishekë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, dhe me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe vetura, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.