Home Blog Page 6193

Nysret Durmishi u dënua për mbindërtime

0

Ish-drejtori i Inspektoriatit në Prizren, Nysret Durmishi është dënuar me tetë muaj burg, për shkak të disa mbindërtimeve.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Sylë Hoxha, në kohën kur është ngritur aktakuza, pat sqaruar se ish-drejtori, Durmishi dhe dy punonjësit e Drejtorisë së Inspektorateve, qenë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autorizimit, për shkak të disa mbindërtimeve.

“Si persona përgjegjës në Drejtorinë e Inspektorateve kanë pasë për obligim që t’i përcjellin tejkalimet e shkeljet urbanistike. Për shkak të dyshimit të bazuar se nuk e kanë bërë këtë ndaj tyre është ngritur aktakuza dhe Gjykata pas shqyrtimit gjyqësor ka shpallur aktgjykimin”, pat deklaruar Hoxha.

Inspektorët e ndërtimit në Komunën e Prizrenit dhe drejtues të këtij dikasteri, vite më parë, i kanë mbyllur sytë përballë tejkalimeve pa leje në ndërtimin e objekteve shumëbanesore, gjë që është konstatuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, në tri aktgjykime të ndara.

Kësisoj janë shqiptuar tri aktgjykime fajësuese ndaj një punonjësi, një ish-punonjësi dhe një ish-drejtuesi të Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë mbikëqyrjes inspektuese në objekte shumëbanesore në lagje të ndryshme të qytetit. Në dy rastet e para punonjësi dhe ish-punonjësi i DI-së patën pranuar fajësinë dhe qenë gjobitur me nga 4 mijë euro.

Ndërsa në aktgjykimin ndaj Nysret Durmishit, Gjykata Themelore e Prizrenit pat theksuar se ai ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, sepse si drejtor i Inspektorateve gjatë viteve 2009-2010 nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që të përfitojë personi tjetër dobi pasurore dhe të shkelen të drejtat e personit tjetër, pasi që nuk i ka ushtruar autorizimet e tij rreth ndalimit të kryerjes së punëve ndërtimore pa leje ndërtimi, në një kompleks banesor në rrugën “Jeronim de Rada”, ashtu që investitori ndërton katin e tetë dhe të nëntë në kundërshtim me lejen ndërtimore të lëshuar nga DUPH-ja. Gjykata Themelore e pat dënuar Durmishin me tetë muaj burg, gjë që sipas zëdhënëses Kicaj është konfirmuar edhe me vendim të Apelit. Gjatë shqyrtimit gjyqësor në shkallën e parë, Durmishi pat mohuar fajësinë lidhur me këtë vepër penale.

Ai ishte dënuar me tetë muaj burg efektiv.

Nisma në Prizren: Qeveria e Mujës nuk po i respekton vendimet e Qeverisë së Kosovës

0

Nisma në Prizren ka akuzuar kryesuesin e KK-së, Kujtim Gashin se nuk po i respekton vendimet e Qeverisë së Kosovës. Ky subjekt politik, sërish ka numruar shkeljet ligjore që po i bënë ‘Qeveria e Mujës’.

Reagimi i plotë i Nismës në Prizren

Qeverisja Komunale ne Prizren vazhdon te mbetet shqetësim serioz për qytetarët, ngase përpos shumë shkeljeve dhe keqëperdorimeve të parasë publike, del edhe fenomeni i mosrespektimit të qeverisë qendrore nga ajo lokale, ku shqetësues është fakti se Kuvendi Komunal i Prizrenit konkretisht kryesuesi këtij Kuvendi Kujtim Gashi, nuk i përfillë dhe respekton vendimet dhe sygjerimet e qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ku me datën 25 Korrik 2016, Kuvendi Komunal nuk e pranoj rekomandimin e MMHP për Rishqyrtimin e vendimit Nr. 01/011-57670, të datës 28 prill 2016, për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues Urban i Hollësishëm “Qendra e Re” dhe e la në fuqi aktin (vendimin) komunal të kontestuar nga Ministria në fjalë, që nënkupton se qeverisja komunale nuk e respekton qeverisjen qendrore.

Dështimi i qeverisjes në Prizren po i kushton rëndë mirëqenjes së qytetarëve në të gjitha segmentet e jetës. Si rezultat i keq-qeverisjes miliona euro vazhdojnë të jenë të bllokuara në investime që janë bërë që disa vite, e që nuk janë vënë në funksion të qytetarëve. Shkelja më eklatante e keqëpëdorimit të parasë publike është mosvënja në funksion e rrugës nga Lagjja Arbana në lagjën Dardania rrugë ku janë investuar me shumë se 3 milion euro, por e cila nuk shfrytëzohet nga qytetarët për shkak të një kontesti gjoja pronësor, e që dyshohet se është i improvizuar, pas të cilit me të drejtë dyshohet se ekziston krimi i organizuar më qëllime përfitimi.

Projektet e dështuara sikurse kjo rrugë, janë të shumta në Prizren, të cilat kanë gëlltit taksat e qytetarëve, por ka edhe të tilla të cilat gjoja janë përfunduar me ç’rast edhe janë bërë përurime dhe pranime teknike, por që nuk janë në shërbim të qytetarëve për arsye të punimeve jocilësore.

Prizreni përpos infrastruktures vazhdon të jetë i atakuar rëndë edhe në aspektin urbanistik ku mijëra objekte pa leje janë ndërtuar vetëm këtë vit, derisa Plani Rregullativ si, Dardania 2, me qëllim nuk përfundohen, vetëm e vetëm që pushtetarët të kenë mundësi të zhvasin ndonjë haraq, kur dihet se për plane rregullative janë shpenzuar shuma të mëdha parash të qytetarëve. Tejkalimet në ndertimet shumëkatshe si dhe pranimi teknik i tyre nga ”expertet” komunal pa i plotësuar edhe kriteret minimale përpos korrupcionit, paraqet edhe rrezikshmërinë për qytetar nga këto ndërtime jocilësore.

NISMA ne Prizren shprehet e shqetësuar për gjendjen në të cilën është qyteti ynë dhe për këtë do të vazhdoj të angazhohet për ta demaskuar keqëqeverisjen nga klanet parapolitike përball qytetarëve./PrizrenPress.com/

Një femër në Prizren arrestohet për armëmbajtje ilegale

0

Rreth orës 08:30 minuta, hetues rajonalë të Prizrenit, në vazhdën e hetimit të një rasti të kanosjes, kanë kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Beteja e Pashtrikut” dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur një pistoletë të markës së panjohur me dy karikatorë dhe 16 fishekë të kalibrit të panjohur.

Lidhur me këtë rast, siç njofton policia në Prizren, një femër është shoqëruar në polici, në cilësi të personit të dyshuar.

Pas intervistës është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për armëmbajtje ilegale, ndërsa e dyshuara është liruar.

Shkelet këmbësori në Prizren

0

Një këmbësor është goditur me veturë në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Prizren.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin- viktimën mashkull K-Boshnjak. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar”, njofton Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com/

Policia në Prizren kap katër persona me marihuanë

0

Gjatë një kontrolle Policia në Prizren ka ndaluar katër të dyshuar meshkuj dhe në posedim të personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, shkruan PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur dje në sheshin “Shadervan”, në ora 14 e 20 minuta.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit njeri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Dy të mitura keqpërdoren seksualisht

0

Policia e Kosovës bën të ditur se në Suharekë dy femra nën moshën 16 vjeçare janë keqpërdorur seksualisht nga dy meshkuj.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur seksualisht dy viktima femra K-Shqiptare (të mitura). Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Sot shqyrtohet peticioni për Astrit Deharin

0

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot do ta shqyrtojë peticionin për rastin Dehari.

23.774 qytetarë përmes nënshkrimeve të tyre kanë kërkuar zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren para një muaji.

Porosia e Amerikës: Largoni të korruptuarit nga pozitat!

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i largojë nga pozitat e tyre zyrtarët e korruptuar dhe të paaftë, përderisa ministrat duhet të kenë të kaluar të pastër dhe të jenë të përkushtuar për kryerjen e misionit dhe mandatit të tyre me një kapacitet profesional. Këto komente gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” i ka bërë Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).

Palmer po ashtu ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku, sipas tij, drejtësia ndërkombëtare është e dizajnuar për t’i hetuar në mënyrë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dyshimet për sjellje kriminale dhe të atribuojë përgjegjësitë për individët dhe jo grupet etnike, jo për kombe/shtete, jo për një organizatë të tillë si UÇK-ja, si një institucion.

“Pra, në atë masë saqë ky proces identifikon veprimet e individëve përmes një procesi të drejtë, transparent dhe llogaridhënës, duke bërë ata përgjegjës si individë dhe jo si përfaqësues të popullit të Kosovës”, ka thënë ai. /Zëri/

Hoxhaj me Ambasadoren Kiliç: Incidenti në Prizren nuk i prek raportet Kosovë-Turqi

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale ndërmjet vendeve veçmas në aspektin ekonomik. Ata gjithashtu kanë folur edhe për incidentin në Konsullatën turke në Prizren, për të cilën thanë se nuk ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të shtetit turk dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit, zhvillimit, të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të intensifikohen në vazhdimësi. Ne e falënderojmë Turqinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që i jep vendit tonë në shumë fusha prej ekonomisë deri tek njohjet”, ka deklaruar ministri Hoxhaj, shkruan në komunikatën e dërguar për media.

Gjatë takimit Hoxhaj shprehu edhe njëherë keqardhje për incidentin në Konsullatën e Turqisë në Prizren. Të dy, përgëzuan reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës në kapjen e personave përgjegjës, ndërsa incidenti u konsiderua si një rast i izoluar i cili nuk ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore./GazetaExpress/

Në Zaplluxhe të Dragashit shfaqen ujqit (Video)

0

Disa ujq janë shfaqur në fshatin Zaplluxhe të Dragashit.

Banorët janë shumë të shqetësuar, pasi që ujqit kanë filluar të shfaqen afër rrugës kryesore nëpër të cilën kalojnë edhe nxënësit.

Në redaksinë e Portalit “Opoja.net”, ka ardhur një video në të cilën shihen disa ujq.

“Sivjet është ndryshe nga vitet tjera, në këtë stinë dimri po vërehen shumë ujq dhe çdo herë e më shumë po i afrohen fshatit”, thotë një banorë i fshatit Zaplluxhe.

Sipas tij, treva e Opojës përfshirë të gjitha fshatrat janë të rrezikuar nga ujqërit.

Shqetësimi më i madh i banorëve të fshatit Zaplluxhe është se në këtë rrugë çdo ditë kalojnë nxënësit për të shkuar në shkollë.

“Në këtë rrugë kalojnë nxënësit për të shkuar në shkollë, ata janë më të rrezikuarit nga ujqërit”, shprehën banorët e fshatit.

Shteti dhe institucionet nuk kanë ndërmarr ende asgjë për rrezikun e ujqërve, e gjuhëtarëve të kësaj ane nuk po ju lejohet vrasja e tyre as edhe për t’u mbrojtur nga ta. /Opoja.net/