Home Blog Page 6197

Vetëvendosje në Malishevë: Rregullorja për taksat komunale thellon pabarazinë dhe varfëron komunën

0

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë, ka kritikuar Projekt-rregulloren  për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2017.

Sipas VV-së Miratimi i kësaj rregullore u bë në kundërshtimi me nenin 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe në kundërshtim me nenin 12.1 të Statutit të Komunës së Malishevës.

Reagimi i plotë i VV-së në Malishevë

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Malishevë e cila u mbajt me datë  30.11.2016, asamblistët me shumicë votash miratuan Projekt-rregulloren
për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2017.

Miratimi i kësaj rregullore u bë në kundërshtimi me nenin 68 të Ligjit  për Vetëqeverisjen Lokale, dhe në kundërshtim me nenin 12.1 të Statutit  të Komunës së Malishevës, i cili parasheh informimin, pjesëmarrjen dhe  konsultimin e gjerë të qytetarëve përmes fushatave informuese,  shpalljeve publike dhe debateve të ndryshme. Derisa edhe rregullorja e  punës së Kuvendit Komunal i ka të detajuara procedurat për miratimin e
rregulloreve komunale.

Rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale është njëri nga  dokumentet më të rëndësishme që ndërlidhet me jetën e qytetarëve dhe me  veprimtarinë e bizneseve, pasi përmes saj përcaktohen obligimet në formë  taksash, që qytetarët dhe bizneset paguajnë në formë të shërbimeve dhe  kontributeve, mjete këto të cilat hyjnë tek të hyrat vetanake, e të  cilat më pas do duhej të ju kthehen qytetarëve dhe komunitetit të  biznesit në formë të investimeve apo shërbimeve komunale.

Duke u bazuar në këto Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes përfaqësuesve të saj  në Kuvendin Komunal ka kundërshtuar miratimin e kësaj rregullore, duke
kërkuar nga kryetari dhe Kuvendi i Komunës që ky dokument ti nënshtrohet  konsultimit të gjerë publik, dhe konsultimit brenda kuvendit, para se ai
të miratohet.

Është hipokrizi që në njërën anë qeverisja lokale përdorë retoriken e  politikës sociale dhe pjesëmarrje qytetare, kurse në praktikë pamundëson  pjesëmarrjen qytetare, dhe përmes vendimeve të tilla si ky i  rregullores, krijon pabarazi sociale, duke vënë në pozita të njëjta si  qytetarin e varfër me bizneset, si dhe duke krijuar pabarazi edhe brenda  vet bizneseve, formë kjo që ju siguron përfitime bizneseve të mëdha në  kurriz të bizneseve të vogla dhe nxit klientelizmin politik.

Miratimi i kësaj rregullore si për nga mënyra, ashtu edhe për nga  përmbajtja, shpërfaqë papërgjegjësinë e komunës, ndaj qytetarëve të saj,  tregon mungesë elementare të njohurisë së zhvillimit ekonomik të bazuar  në mirëqenie si dhe pamundëson rritjen e të hyrave vetanake që janë  parakusht për vetqëndrueshmërinë e Komunës së Malishevës.

Ky veprim i ngutshëm dhe i pa takt i kuvendit të komunës do të thotë  humbje e mijëra eurove në buxhetin e komunës të cilat do të mund të  destinoheshin për çështjet shumë jetike për qytetarët e komunës së  ranguar ndër më të varfrat në vend.

Arrestohen 16 persona për organizim të skemave piramidale dhe krim të organizuar

0

Policia e Kosovës arreston 16 persona të dyshuar për konsumim të veprave penale: ,,organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm” dhe veprën penale ,,krim të organizuar”.

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve më, 1 dhjetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.

Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.

Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, me 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.

Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

· R. L. lindur me 1962 m/sh/k
· D. H. lindur me 1986 m/sh/k
· B. I. lindur me 1985 m/sh/k
· R. I. lindur me 1960 m/sh/k
· S. H. lindur me 1959 m/sh/k
· F. I. lindur me 1992 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
· 3 ruleta,
· 2 tavolina pokeri,
· 69 aparate të lojërave të fatit,
· 2 lojëra Keno,
· 2 armë,
· 546 fishekë,
· 17 PC,
· 3 DVR,
· 9 telefona celularë,
· 41 260 euro, si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike, pas një pune te gjatë hetimore po ashtu me datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”, sipas nenit 300 te KPRK-se.

Gjate kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohe janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

· B.B lindur me 1983 m/sh/k
· A.SH lindur me 1986 m/sh/k
· R.S lindur me 1986 m/sh/k
· A.G lindur me 1983 m/sh/k
· G.M lindur me 1991 m/sh/k
· Xh. M lindur me 1980 m/sh/k
· I.G lindur me 1969 m/sh/k
· V.I lindur me 1984 m/sh/k
· A.A lindur me 1986 m/sh/k
· L.H lindur me 1978 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike.
10030 Euro,
200 Franga të Zvicrës,
100 Dollarë Amerikan dhe
Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme. /PrizrenPress.com/

Prokuroria zgjeron hetimet në rastin e sulmit ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

0

Pesë të dyshuarit për sulmin me gur dhe koktej molotovi në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren mund të përballen me akuzat edhe për rrezikimin e objektit zyrtar të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Kjo ngase Prokuroria Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që të zgjerojë hetimet duke përfshirë edhe dispozitat e veprës penale të rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, përkatësisht paragrafin 3 të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Prokuroria ka vendosur që të zgjerojë hetimet lidhur me dyshimin se në këtë rast mund të jetë kryer një vepër më e rëndë penale nga neni 173, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës. Pra, vepra penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm mbetet dhe hetimet zgjerohen edhe për veprën penale nga neni 173, paragrafi 3”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, teksa ka sqaruar se me rastin po merret Departamenti i Krimeve të Rënda.

Neni 173 i Kodit Penal të Kosovës përkufizon veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”. Ndërsa, paragrafi 3 i këtij neni thekson se “kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat ose në mjetet e transportit të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet”.

Deputetja Rexhepi e banorët kërkojnë nënstacion policie, në Restelicë

0

Përfaqësues politikë të nivelit lokal e qendror kanë adresuar shqetësime, lidhur me rastet e vjedhjeve dhe dëmtimit të pasurisë në fshatin Restelicë të Dragashit, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë kërkuar marrjen e masave konkrete nga autoritetet përgjegjëse si për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe pronës së tyre ashtu edhe për gjetjen e kryesve të këtyre veprave dhe vënien e tyre para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

Brengën, lidhur me dukurinë e vjedhjeve në Restelicë të Dragashit e ka adresuar edhe deputetja e NDS-it, Emilija Rexhepi, e cila gjatë seancës së fundit plenare të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që MPB-ja të vendosë ndonjë post, ose nënstacion policor në Restelicë, me qëllim të parandalimit të vjedhjeve dhe rritjes së sigurisë.

Republika, në qorrsokak

0

Mënyra se si është qeverisur dhe po qeveriset vendi deri më tani nga kjo klasë politike, si në nivelin qendror edhe në atë lokal, po e krijojnë një përshtypje te analistët politikë se qytetarët mund të jenë krejtësisht indiferentë nga pjesë- marrja në zgjedhjet e reja, qofshin ato lokalet apo parlamentaret. Sipas tyre, qytetarët kosovarë janë pa pikë shprese se diçka mund të ndërrojë në Kosovë edhe pas zgjedhjeve të reja, pasi si pozita, si opozita janë në duart e mafio-oligarkëve dhe financohen prej tyre.

Shqetësimi i tillë vjen për faktin se si në nivelin qendror, që e mbajnë partitë e mëdha, si në nivelin komunal, për shembull në kryeqytet që udhëhiqet nga opozita,”VETEVENDOSJE”, nuk dallon mënyra e qeverisjes apo keqqeverisjes, bile edhe tenderët, lejet e ndërtimit dhe shumëçka tjetër shkojnë për te njëjtët mafio-oligarkë të inkriminuar. Analisti politik, Fadil Lepaja konsideron se në Kosovë mbretëron një klimë e tillë, pikërisht për faktin se akoma nuk është pjekur vetëdija qytetare për ndryshime rrënjë- sore.

“Fillimisht, jo të gjithë qytetarët e Kosovës duan ndryshime rrënjësore. Pjesa më e madhe janë për ndryshime të pjesshme. Prandaj edhe e votojnë këtë elitë politike. Pjesa më e madhe është indiferente dhe nuk del në zgjedhje, sepse nuk e sheh veten si faktor të ndryshimeve dhe mendon se ato mund të vijnë vetëm nga jashtë”, ka thënë ai.

Pse po na udhëheqin të njëjtët?

Edhe politologu Arsim Haziri mendon se për t’i dhënë vendit një lloj shprese, qytetari gjithsecili duhet t’i parashtrojë një pyetje vetes. Pse gjithnjë jemi nën udhëheqjen e njëjtë dhe drejtohemi nga ata që shpërfillën gjithçka çka ishte e mundshme? “Faktikisht, sot pjesa dërrmuese e popullit ndihen të ìmponuar në çështjen e votës, ndihen në pamundësi për të dhënë vlerësim të drejtë e subjektiv, çka njëherësh kjo situatë po garanton edhe më tej vazhdimësinë e pushtetit pothuajse të njëjtë. Derisa për vite me radhë kemi këso situate të tillë, atëherë përgjegjësia bie direkt në mendimin e qytetarëve, sepse ata përbëjnë bazën themelore nga e cila vjen e ndërtohet pushteti. Fatkeqësisht, mendimi qytetar gjithnjë po mbetet me gjykim gati të njëjtë . Pra, pa asnjë ndryshim ndaj subjekteve dhe duke qenë nën këso linje ia ka dhënë mundësinë pushtetit që të zhvillojë politika që në masë të konsiderueshme kanë shkuar në kundërshtim me nevojën publike të interesit të përgjithshëm qytetar”, u shpreh më tutje ai.

“Aktualiteti politik si ai lokal, edhe ky qendror, vështirë e kanë të ofrojnë strategji besimi në kuptimin e një qeverisjeje më të mirë në interesin social dhe publik, pasi e kaluara na tregon dukshëm se tërë agjendat e tyre kinse pozitive gjithnjë e më shumë kanë qenë për elitën e tyre politike, si dhe për zgjerimin e bizneseve. Kahja e shtetit dhe mirëqenia e përgjithshme ndryshojnë pozitivisht vetëm kur ikën mendimi aktual qytetar dhe duke pretenduar të mos jemi pjesë e statistikave negative, por që mund t’i shërbejmë zhvillimit dhe prosperitetit”, tha Arsim Haziri./kosova sot/

Gjykata Speciale funksionalizohet më 1 janar

0

Zbatimi i marrëveshjes që i hap rrugë funksionalizimit të plotë të gjykatës speciale përmes së cilës do të gjykohen krimet e pretenduara të luftës ku dyshohen të jenë kryer nga ish luftëtarët e UÇK-së, do të fillojë nga 1 janar i 2017-ës.

Kjo pasi, Mbretëria e Holandës e ka ratifikuar Marrëveshjen për Shtetin Nikoqir për Dhomat e Specializuara të Kosovës, Gjykatën Speciale.

Kështu bëhet e ditur në web-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, shkruan GazetaFjala. Kjo është marrëveshja e cila siguron bazën ligjore për dhomat e specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe e njëjta do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore./GazetaFjala

80 për qind të banorëve në Caparc i mori kurbeti

0

Dikur Caparci ishte një fshat me bujqësi e blegtori të zhvilluar, kurse sot fare pak banorë merren me këtë punë, për shkak se mbi gjysma e fshatit është shpërngulur jashtë. Banorët thonë se 25 familje tashmë i kanë mbyllur dyert me dry, e shumë të tjera kanë mbetur me numër të vogël të anëtarëve të familjes,shkruan gazeta Kosova Sot.

Thuhet se fshati Caparc, i komunës së Prizrenit, ishte ndër fshatrat e pasura dhe të kamura për shkak të tokës bukanike dhe një fushe me bereqet, ku prodhohej kryesisht grurë e misër. Me ndryshimin e kohës tashmë në këtë fshat me bujqësi merren vetëm pak familje. Xhavit Thaçi, banor i Caparcit, është shprehur për “Kosova Sot” se ky fshat ka pasur një bujqësi të rëndësishme për kohën. “Tani janë më shumë se 80 për qind e familjeve nga 180 sa ka fshati që punojnë jashtë Kosove. Me bujqësi merren fare pak “, është shprehur ai. I brengosur për fshatin e tij shprehet se në Caparc ka familje që tërësisht ia kanë vënë drynin shtëpive dhe jetojnë jashtë Kosove. “Janë mbi 25 familje që tashmë shtëpitë e tyre i mbajnë në dry. Kjo vërtet është e dhimbshme”.

Rrugët e pashtruara dhe të pakubëzuara

Thaçi shprehet se fshati ka mungesë të ujit të pijshëm. Rrjetin e ujësjellësit e ka të shtrirë që moti, por në atë rrjet ujë të pijshëm nuk ka tani e një kohë të gjatë.

Tefik Thaçi, sekretar i shkollës në këtë fshat, shpreh me brengë të madhe faktin se dikur, edhe pse fshati kishte më pak familje, megjithatë kishte 320 nxënës. Sipas tij, tani ka vetëm 130 nxënës në këtë shkollë me tendencë të rënies. Në fshat jetojnë dy konfeksione, pra shumica myslimane dhe po kështu edhe 30 familje katolike. Fshati tashmë ka edhe xhami dhe në përfundim e sipër e ka edhe kishën. Xhavit Thaçi shprehet se këtë fshat e karakterizojnë marrëdhëniet e mira ndërfetare e ndëretnike. Derisa dihet botërisht se familja Oroshi në këtë fshat ka raporte fenomenale dhe bashkëjetojnë më vëllezërit e tyre myslimanë. Thaçi shprehet se gjysma e këtij fshati ende nuk i kanë rrugët e shtruara as të kubëzuara. Mahmut Thaçi shprehet se kjo është e padrejtë, ngase banorët janë parapagues të rregullt të gjithë kontributeve ndaj Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Traditat ruhen me fanatizëm

Mahmut Thaçi thotë se fshati po përpiqet të ruajë traditën që e ka pasur, siç janë mikpritja e bujaria. Ruhen me fanatizëm tradita si kanagjegjet e dasmat. Tefik Thaçi shprehet se banorët përpiqen të jetojnë me vështirësi, ashtu si edhe kudo tjetër në Kosovë. Kurse për historikun e këtij fshati ka shumë gojëdhëna, që lidhen pikërisht me faktin se dikur këtu ishin fushat e mira dhe një vend blegtoral. Në këtë fshat vazhdon të frymojë besa shqiptare, ashtu si është trashëguar brez pa brezi. Mr. Nue Oroshi- kryetar i Shoqatës“ Trojet e Arbrit”, që merret me aktivitete të ngjeshura shkencore dhe kombëtare, thotë se shoqata ka arritur që t’i grumbullojë në gjirin e saj 150 intelektualë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Deri tash kanë mbajtur katërmbëdhjetë sesione shkencore, shtatë akademi dhe ka botuar trembëdhjetë vepra enciklopedike me një vëllim të përgjithshëm prej rreth nëntë mijë faqe. Sipas tij, është e vetmja shoqatë që mban sesione shkencore në të gjitha trojet etnike shqiptare, si fazë afatshkurtër të punës ka planifikuar që sesionit t’i planifikojë një sesion shkencor me temat bosht: nga aktualiteti. Fran Thaçi është një humanist i dalluar që në rrethana të shumta ka ndihmuar lëvizjet e ndryshme në Kosovë, duke ofruar para për të gjitha organizimet humanitare e atdhetare, fetare.

I brengosur për fshatin e tij, Xhavit Thaçi shprehet se në Caparc ka familje që tërësisht ia kanë vënë drynin shtëpive dhe jetojnë jashtë Kosove. “Janë mbi 25 familje që tashmë shtëpitë e tyre i mbajnë në dry. Kjo vërtet është e dhimbshme” .

(Kosova Sot)

EC Ma Ndryshe me performancë publike “Shadërvan Parking”

0

Organizata jo-qeveritare EC Ma Ndryshe, të premtën në ora 13:00, në Prizren do të realizojë performancën publike me moto: “Shadërvan Parking”.

Performanca publike “Shadërvan Parking” realizohet në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë.

“Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit. /PrizrenPress.com/

Mybera Mustafa emërohet këshilltare e kryeministrit Mustafa

0

Kryeministri Isa Mustafa nga sot është bërë edhe me dy këshilltarë të rinj. Mybera Mustafa dhe Kastriot Halili janë emrat e rinj që i janë bashkuar ekipës së kabinetit Mustafa.

Sipas njoftimit për media, Mybera Mustafa është emëruar në postin e këshilltares politike për çështje të shëndetësisë kurse Kastriot Halili, këshilltar politik për integrime evropiane dhe çështje të sigurisë.

“Mybera Mustafa është aktiviste e njohur politike e cila ka doktoruar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë. Kastriot Halili është njohës i proceseve integruese evropiane dhe ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ka kryer studimet evropiane në universitete të njohura ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se nga data 26 shtator, këshilltari i jashtëm për siguri, Edon Myftari, është liruar nga kjo pozitë. /Insajderi.com

Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

0

Ministri i Punëve të Jashtme , Enver Hoxhaj ka konfirmuar se Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë i ministrit Hoxhaj:

Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në Ney York. Tani numërojmë 113 njohje. Urime

Ndryshe, Singapori është i vendosur në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh. Singapori është një nga vendet më të zhvilluara në botë dhe nga GDP për kokë banori është vendi i 3-të në botë.