Mybera Mustafa emërohet këshilltare e kryeministrit Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa nga sot është bërë edhe me dy këshilltarë të rinj. Mybera Mustafa dhe Kastriot Halili janë emrat e rinj që i janë bashkuar ekipës së kabinetit Mustafa.

Sipas njoftimit për media, Mybera Mustafa është emëruar në postin e këshilltares politike për çështje të shëndetësisë kurse Kastriot Halili, këshilltar politik për integrime evropiane dhe çështje të sigurisë.

“Mybera Mustafa është aktiviste e njohur politike e cila ka doktoruar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë. Kastriot Halili është njohës i proceseve integruese evropiane dhe ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ka kryer studimet evropiane në universitete të njohura ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se nga data 26 shtator, këshilltari i jashtëm për siguri, Edon Myftari, është liruar nga kjo pozitë. /Insajderi.com

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit