Home Blog Page 6207

Parku i qytetit të Prizrenit, oazë trishtimi

0

Parku i qytetit të Prizrenit dikur ishte një nga oazat e freskimit dhe bukurisë së këtij qyteti dhe turqit kishin bërë një financim të konsideruar, duke e bërë parkun e qytetit një nga parqet me standarde të larta për relaksim dhe pushim. Deri para një viti gjithçka dukej mirë, por kohët e fundit ky park ka pësuar degradime të mëdha. Janë prishur pothuajse të gjitha ulëset, janë thyer lojërat e fëmijëve dhe ai park i dikurshëm ka marrë pamjen e trishtuar të një deponie publike, kështu pohuan studentët Elmedina Hoxha dhe Armir Hoti, shkruan gazeta Kosova Sot.

”S’ka njeriu ku ulet e ku pushon”

Studentja Elmedina Hoxha është shprehur për “Kosova Sot” se dikur dilte për të marrë ajër të pastër, por tani këtu ka trishtim. Por, me këtë rast, pos organeve përgjegjëse, ajo fajëson edhe qytetarët që e shkatërruan atë. “Edhe ne si studentë mirë është të marrim ndonjë iniciativë që këtë park të bukur ta shndërrojë në oazë mrekullie. Plaku Mustafë Berisha thotë se parku është bërë strehë e narkomanëve e ndoshta edhe më keq.”Tani këtu natën nuk mund të kalohet assesi”, tregon ai. “Po të zë nata këtu, as që guxon të hysh e mazomakeq”, shprehet ai. Ndërsa Armir Hoti, student, tregon se para një viti e më tepër këtu shumë ishte një vend për kënaqësi, sidomos gjatë dimrit. Tash po e shihni këtu ka vetëm trishtim. S’ka njeriu ku ulet e ku pushon. Tashmë këtu ka gjithçka, por nuk ka mundësi të relaksohesh”, është shprehur ai.

Së shpejti tenderi

Drejtori i Shërbimeve Publike, Sulltan Badallaj, për gazetën pohon përmes telefonit se janë duke u munduar ta sanojnë gjendjen.”Para disa ditësh kemi bërë pastrimin e mbeturinave, kemi caktuar edhe një roje, i cili e ka për detyrë të mbikëqyrë gjendjen. Tashmë i kemi përgatit të gjitha dokumentet dhe së shpejti do të dalë tenderi për parkun e qytetit me financim dhe shërbim publiko-privat dhe afati do të jetë për një dekadë. Ne me këtë besojmë që atë park ta rikthejmë ashtu, siç ka qenë një vend pushimi për prizrenasit”, shprehet ai.

Edhe asamblisti i komunës së Prizrenit, Naser Berisha, që është ekspert i ambientit pohon se Qeveria turke ka investuar shuma të mëdha në këtë park. “Por, tashmë, siç dihet, i tëri ai investim është dëmtuar. Prandaj duhet të ngutemi ne si prizrenas për të mbrojtur parkun e qytetit. Kemi rastin që Prizreni së pari të ruajë këtë ambient të bukur e pastaj pse mos të mendojmë që këtij qyteti t’i falim edhe një park botanik. Por, duke parë këtë park disi nuk mund të jemi shumë optimistë se ne e duam ambientin”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)

“Mbledhësit e puplave” me Bekim Fehmiun, në pesë qytete të Kosovës

0

Turneu i filmit “Mbledhësit e puplave” në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016 do të organizohet në periudhën kohore prej 6 deri më 10 dhjetor, shkruan KultPlus.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” vjen me edicionin e tretë në Kosovë me Turneun e Filmit “Mbledhësit e puplave” në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016 . Ky film, i shpërblyer me Grand Prinë në Festivalin e Kanës më 1967 dhe njëri ndër filmat me të famshëm të aktorit Bekim Fehmiu, vjen kësaj radhe në pesë qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan KultPlus. Turneu i filmit “Mbledhësit e puplave” në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016 do të organizohet në periudhën kohore prej 6 deri më 10 dhjetor, dhe do të filloj në qytetin e Kamenicës më 6 dhjetor në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, më 7 dhjetor në Pejë në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, më 8 dhjetor në Mitrovicë në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, më 9 dhjetor në Ferizaj në Teatrin “Adriana Abdullahu” dhe më 10 dhjetor në Gjakovë në “Teatrin Kombëtar”. Orari i shfaqjes së filmit në pesë qytetet është nga ora 19.00. Hyrja për të gjitha shfaqjet e filmave do të jetë falas.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” është iniciative unike që kontribuon në dialogun dhe shkëmbimin kulturor në mes Kosovës dhe Serbisë, më qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve sociale, politike dhe kulturore në mes dy shoqërive. Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, që është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi. Synimi i organizatorëve është që ky festival të vazhdojë të organizohet në mënyrë tradicionale, duke kontribuar në vazhdimësi në vendosjen e paqes së përhershme dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Projekti “Mirëdita, dobar dan!” implementohet nga Integra në partneritet me KFOS, Iniciativat Qytetare, dhe Qendra për Politikë. Java e Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës – Kamenicë, Anibar – Pejë, Qendën e Kulturës – Mitrovicë, Teatrin “Adriana Abdullahu” – Ferizaj dhe Teatrin e Qytetit – Gjakovë. Ky projekt përkrahet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Rockefeller Brothers Fund, Charles Steëart Mott Foundation, Ambasada Zvicerane në Prishtinë dhe Ministria e Kulturës në Kosovë./KultPlus.com

Edhe Prizreni kërkon drejtësi për Astrit Deharin

0

Shoqëria Civile ka organizuar marsh në Prizren ku ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.
Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi në llogarinë e saj ën Facebook.

“Janë mbushur 17 ditë nga vdekja e dhunshme e Astritit, kurse ministrja Dhurata Hoxha dhe ministri Skënder Hyseni vazhdojnë të mos japin përgjegjësi. Familja ka kërkuar dorëheqjen e tyre, që më pas t’i hapet rrugë hetimit të pavarur”, thuhet mes tjerash në njoftim

Shtypet me traktor një person në Mamushë

0

Një person është shtypë me traktor në Mamushë. Viktima ka përsuar lëndime të rënda trupore.

“Një person gjersa ishte duke punuar arën, dyshohet që aksidentalisht është shtypur nga traktori me të cilin ishte duke punuar”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Marte Prenkpalaj:Vdekja e Astrit Deharit, sikur e Halil Berishës në vitin 1989

0

Përfaqësuesja e OJQ-së “Femra vizionare e shekullit XXI”, Marte Prenkpalaj, vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje! Astrit Dehari, e krahason me atë të ortopedit të njohur të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, dr. Halil Berisha në vitin 1989.

“Në Prizren kemi dy vdekje enigmatike. Vdekja e parë është ajo e dr. Halil Berishës, i cili pasi nuk pranoi të nënshkruajë vdekjen e profesorit Xhemajli Berisha, u vra nga UDB-ja, kurse vdekja e dytë është kjo e Astrit Deharit”, tha Pernkpalaj, shkruan PrizrenPress.

Ortopedi i njohur i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, dr. Halil Berisha, në qershor të vitit 1989, ka vdekur në mënyrë enigmatike.

Asokohe të gjithë dyshonin për këtë vdekje. Megjithatë, ndonëse të gjithë dyshonin për këtë vdekje mjaft misterioze, askush nuk guxonte të fliste haptazi nga rreziku kanosej nga çdo anë, dhe dera e burgjeve ishte prore e hapur për shqiptarët.

Vdekja e tij misterioze ishte një humbje e pakompensueshme për spitalin e Prizrenit në veçanti dhe për shëndetësinë kosovare në përgjithësi.

Pushteti Serbë kishte kërkuar nga Halili, një dokument në të cilën thuhej se profesori Xhemajli Berisha, kishte gjetur vdekjen pas kërcimit nga burgu.
Doktori kur e kishte parë se kriminelët e kishin mbytur në torturë profesorin kishte refuzuar nënshkrimin. Kriminelët serb 1 muaj e gjysmë pas vrasjes në torturë të prof.Xhemajli Berishës, e helmojnë mjekun Halil Berisha.

Marte Prenkpalaj nga regjioni i Hasit në Kosovë, e cila në vitin 2006, mori çmimin për Kreativitetin e Grave në Jetën Rurale, çmim shumë prestigjioz që ndahet nga Women’s World Summit Foundation (WWSF), thotë se vdekja e Astrit Deharit nuk duhet të mbetet enigmatike si ajo e dr. Halil Berishës.

“Astriti ka vdekur në burg. Mua nuk më intereson si vdiq, unë pyetem si vdiq një i ri i yni në një institucion të sigurisë së lartë” thotë Prekpalaj./PrizrenPess.com/

Shkarkohen drejtori i Shërbimit korrektues dhe përgjegjësit e Qendrës së paraburgimit në Prizren

0

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka shkarkuar nga detyra stafin menaxhues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren si dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, gati tri javë pas vdekjes së Astrit Deharit.

Ministrja Hoxha vendimin për shkarkimin e personave përgjegjës të Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe drejtorit të Shërbimit Korrektues e ka marrë sot gjatë ditës.

Ndryshe, edhe shoqëria civile ditë më parë kërkoi shkarkimin e personave që janë përgjegjës për Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Astrit Dehari, student i mjekësisë dhe aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje më 5 nëntor 2016, u gjet i vdekur në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Zafir Berisha: Prizreni po rrezikohet nga hajdutët e maskuar të Qeverisë së Ramadan Mujës

0

Nisma në Prizren ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë së Ramadan Mujës.

Kryetari Zafir Berisha tha se kjo qeveri po e bënë shumë të rëndë jeton e qytetarëve të Prizrenit.

“Është shumë shqetësues, madje edhe i rrezikshëm fakti që, Qeveria Komunale në Prizren nën udhëheqjen e të dënuarit për krim të organizuar dhe shkelje ligjore, Ramadan Muja, si edhe shumë të emëruarve tjerë politik me dosje kriminale, me shkelje ligjore dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, po e bëjnë shumë të rëndë jetën në qytetin e Prizrenit. Si rrjedhojë sot, për fat të keq jemi dëshmitar se në qytetin tonë, mungon njëra nga nevojat e para themelore të njeriut, siç është siguria për të jetuar i qetë dhe siguria për të punuar dhe vepruar pa frikë”, tha Berisha.

“Pra, nga mungesa e sigurisë në qytetin tonë, ne sot po përjetojmë rëndë, zhvillimin e jetës normale”.

Sipas tij, akoma më paradoksale e bënë fakti se, Këshillin e Sigurisë në nivel qyteti, e udhëheqë vetë kryetari i Prizrenit.

“Në mungesë të dijës dhe vizionit, ka bërë që sot qytetarët të jenë të pasigurt në shtëpitë e tyre”.

“Sot, në Prizen hajdutë të maskuar vjedhin çdo ditë, ngase kjo situatë e krijuar, ka rrjedhë si shpërblim, falë hajdutëve që fshehen pas maskave në Qeveri. Edhe pas 17-të viteve liri dhe 9-të viteve pavarësi, të jemi të pasigurt për të jetuar dhe për të zhvilluar veprimtari ekonomike dhe biznesore, është mëse skandaloze dhe e patolerueshme”.

“Situata e rëndë në rrafshin e sigurisë, ka bërë që shumë biznese, veçanërisht argjentarët në Rr. ,”Adem Jashari”, të hapin dyqanet e tyre, pasi të popullohet rruga me qytetarë si dhe t’i mbyllin para se të bie terri në qytet”.

“Pasiguri e madhe është edhe nëpër shkolla, ku edhe përkundër faktit se këto institucione janë “Tempujë të dijes”, megjithatë shkollat në qytetin tonë, duke përfshirë edhe Universitetin e Prizrenit, janë me rrethoja, që më shumë i përngjajnë burgjeve, sesa institucioneve arsimore”.

“Se kjo qeveri ka dështuar në aspektin e sigurisë, sikurse që ka dështuar edhe në të gjitha dimenzionet qeverisëse, mjaftueshëm tregon fakti se në shumë shkolla, kërkohet nga nxënësit deri në 5-euro në muaj, për të bërë sigurimin privat të shkollave. Kjo duhet të jetë e papranueshme në një shtet ligjor, ku qytetaret me taksat e veta financojnë organet e sigurisë së shtetit”.

“Prizreni vazhdon të atakohet edhe nga investimet kapitale, të cilat bëhen pa kurrfarë kriteri, që lenë në dyshim se këto bëhen me qëllim të krijimit të mundësisë së zhvatjes së parasë publike. Dhe jo rastësisht në Prizren ka investime milionëshe që kanë filluar para 8-të viteve dhe akoma nuk kanë

“Shkolla mesme e mjekësisë “Luciano Motroni” edhe pse që dy muaj është inauguruar, nxënësit mësojnë pa nxemje, fenomen ky që po përcillet edhe në shumë shkolla të tjera, ku disa prej tyre per arsye të nxemjes, zhvillojnë mësimin me orar të shkurtuar”.

“Prizreni është e vetmja komunë në Kosovë, e cila deri tani nuk ka vendos tabela me emertime të rrugëve dhe shesheve”.

“Disa herë anulohet ky tender, ngase nuk kurdiset në favore të grupeve parapolitike, të partisë në pushtet”.

“Nepotizmi vazhdon ta përcjellë çdo sektor të punësimit në Prizren, ku për pasojë, shumë kuadro me përgatitje profesionale, mbesin pa u kyqë në punë vetëm e vetëm se nuk i përket asnjë klani mafioz që menaxhon qeverinë komunale në Prizren”./PrizrenPress.com/

50 aksidente për 24 orë

0

Numri i aksidenteve, nuk po zvogëlohet. Kjo po dëshmohet më së miri në raportin e Policisë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 50 aksidente.

Mirëpo fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, siç bëhet e ditur në raport, shkruan Gazeta Fjala

34 aksidente kanë përfunduar me të lënduar, derisa 16 prej tyre pa lëndime. Gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar 980 tiketa trafiku.

Dita e Forcës – Ditë e hapur

0

Forca e Sigurisë së Kosovës, më datë 25 nëntor 2016, duke filluar nga ora 10 deri në ora 14, organizon “Ditën e hapur” për nder të “Ditës së Forcës”.

FSK mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, ambiente si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Shtyhet sërish rasti ‘Beska’ në Prizren

0

Për shkak se prokurorja e rastit solli dëshmi të reja, avokatët e të akuzuarve kërkuan kohë për t’i shqyrtuar. Seanca e radhës për rastin e rrëmbimit të djalit të pronarit të restorantit “Beska” në Prizren u shty për në janar.

Seanca gjyqësore në rastin e të akuzuarve për kidnapimin e Gentian Shkrelit, djalit të pronarit të restorantit “Beska”, u shty me kërkesën e avokatëve të të akuzuarve pasi prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, u dorëzoi një mori provash të reja.

Bashkim Nevzati, avokat i të pandehurit Selam Shoshaj, kërkoi që seanca të mos mbahet pasi që nuk mund të deklaroheshin lidhur me provat e reja të pranuara në këtë shqyrtim gjyqësor.

“Rasti fatkeqësisht u shty për arsye se provat janë voluminoze dhe si të tilla prokuroria nuk ka pasur mundësi të na ofrojë të gjitha. Një pjesë e tyre na është dorëzuar sot derisa nuk kemi mundur të deklarohemi lidhur me ato prova. Ka qenë e domosdoshme shtyrja e seancës. Kjo ka qenë edhe arsyeja. Natyrisht edhe mungesa edhe një avokati, por arsyeja kryesore ka qenë kjo”, tha avokati Nevzati.

Me këtë propozim u pajtua edhe prokurorja Ervehe Gashi, e cila tha se pengesë për mosmbajtjen e seancës paraqet edhe mungesa e avokatit të të akuzuarit Beqir Dangallaj.

I akuzuari Dangallaj tha se avokati i tij është i sëmurë.

Selam Shoshaj, Bashkim Krasniqi, Besim Paçarizi, Beqir Dangallaj, Fatmire Rexhbeqaj, Shukri Krasniqi dhe Leonard Veshalli, akuzohen se më 14 shtator të vitit 2011, në bashkëkryerje kanë rrëmbyer të birin e biznesmenit Mërgim Shkreli, Gentianin dhe e kanë mbajtur deri kur u pagua një shpërblesë prej 100 mijë euro.

Tre nga të akuzuarit janë zyrtarë të Policisë Rajonale në Prizren. Ata janë suspenduar.

Gjykimi do të vazhdojë në janar të vitit të ardhshëm.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi nga ky proces gjyqësor.